12/09/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

12 shtator 2012

HISTORIANËT: ZOGU TRADHËTAR

Braçe kundër Majkos: Ai shiti vendin Në 100 vjetorin e pavarësisë Berisha propozon shtatore, PS pa qëndrim zyrtar Ish-kryeministri rihap debatin për Ahmet Zogun. Akademiku Arben Puto: Zogu iku me turp. Historinë ta bëjnë historianët, jo politikanët. Në grupin e PS, Ruçi: Po edhe me Zogun do merremi tani?! Lajmi Kërkesa për rivlerësim të figurës së Ahmet Zogut dhe deklarata e Pandeli Majkos se Zogu s'ka bërë ndonjë tradhëti, ka shkaktuar reagime të historianëve dhe deputetëve të PS. Arben Puto thotë se politika duhet t'ia lërë historianëve çështjen e figurave, ndërsa Erion Braçe kundërshton Majkon duke e treguar se Zogu ka qenë tradhëtar e vrasës. NË FOTO: (majtas) Akademiku Arben Puto (djathtas) Ahmet Zogu ■■■ TIRANË JAKIN MARENA Është e turpshme e tradhëti e ka cilësuar profesori i historisë dhe eksperti i të drejtës ndërkombëtare, akademik Arben Puto largimin e... vijon në faqen 2-3

Nxjerrja e njerëzve nga shtëpitë e ish-pronarëve, PS-ja kundër

Tahiri: Harxhoni lekë për vilat qeveritare. Olldashi: Të pastrehëve, kredi me interes 0 DEBATE PER AKTIN NORMATIV ■■■ TIRANË FERNADA CENKO Strehimi i të pastrehëve ka Rikthyer në Kuvend një debat tjetër mes ministrit të Transporteve Sokol Olldashi dhe deputeteve... Faqe 6-7

Koment

NGA ENTON ABILEKAJ Duke pritur garantin Tenderi i Albpetrolit ka shkaktuar një hutim të përgjithshëm. Euforia qeveritare e momenteve të para është fashitur prej heshtjes së kryeministrit, ndërsa opozita nuk ka bërë asnjë koment për ofertat e hapura të premten në 7 shtator. Atë ditë kur Vetro SilkRoad Enquiry, një firmë e regjistruar në Çikago lëshoi ofertën gjigande 850 milionë euro. Janë aq para sa mund ta nxjerrin ekonominë nga kriza e likuiditetit dhe të rimëkëmbin të gjithë sektorët që lëngojnë nga kriza. Mund të ndihmojnë në uljen e borxhit publik që ka arritur pikën kritike dhe mund të hapin rrugën për investime të domosdoshme dhe elektorale. Ardhja e firmës nga Shtetet e Bashkuara mund të ndikojë ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe afrimin e mëtejshëm të interesave të Shqipërisë me fuqinë më të madhe në botë. Por kryeministri nuk duket i lumtur. Ende nuk ka reaguar, ndoshta nga dyshimet që e kanë shoqëruar procesin e tenderit dhe veçanërisht firmën e paraqitur që rrethohet nga misteri. Por, ndoshta Berisha e ka kuptuar që tenderi rrezikon të dështojë ndaj nuk nxitohet të shpallë “bingon”. Rreziku i dështimit në radhë të parë... vijon në faqe 10

Historia| Familja, frikë nga denoncimi

Dhunonhet 18-vjeçarja nga Tirana: I dashuri më fiku cigaret në trup Faqe 9

DEBATI

Faqe 20-21 Kundër drejtshkrimit në 1972, Leshi: Mos e prekni standardin

NDESHJA

Faqe 22 Zvicra dy gola kundër Shqipërisë, shënon Xherdan Shaqiri

BLOG/ DITA E KATERT

Faqe 10 DYZET KATRA DHE NJË PESË NGA VALBONA SULÇE

NE PULJA

Faqe 17 Bllokohet gazsjellësi TAP, Italia del kundër

NAFTA

Faqe 16 Albpetrol, tenderi shkon drejt anulimit s’ka dokumente

JA PROVAT

Faqe 18 Ushqime të skaduara në treg, subjektet falsifikojnë

INVESTIMET

Faqe 19 Lame e Shkreli: Te Dogana s’kishte punime vetëm u lye