SI NDODHI NGJARJA/ Ekzekutohet në Sukth Komisar Adem Tahiraj, baba i tre fëmijëve
Komisari kishte dalë për kontroll. I dyshuar për vrasjen Ilir Xhakja, dënuar me 21 vite për vrasje, del nga burgu nga Apeli i Durrësit për armëmbajtje pa leje. Familja pret kthimin e vëllait nga Belgjika
Lajmi
Ekzekutohet në një kurth gjatë ndjekjes me makinë Adem Tahiraj, shefi i komisariatit të Shijakut. Të dyshuarit si vrasës janë Ilir Xhakja dhe nipi i tij Ledio Krasniqi. Policia është vënë në ndjekje të tyre ndërsa forcat Renea kanë bërë kontrolle gjithë natën në fshatin Katund Sukth.
Në foto: (majtas) Kryekomisari Adem Haxhi Tahiraj (49 vjeç), i ekzekutuar dje në Sukth të Durrësit (lart) Ilir Xhakja (39 vjeç), i dyshuari kryesor për vrasjen
TIRANE
Habjon Hasani
Dy ditë më parë ishte ulur me miq të tij për të pirë kafe, madje i kishte propozuar atyre që të mblidheshin dhe ndonjë fundjavë të organizonin një udhëtim diku ndryshe në Kërrnajë të Tropojës dhe... vijon në faqen 2-3
Ja si e nderuat Ahmet Zogun
Koment
NGA PANDELI MAJKO
Ja si e nderuat Ahmet Zogun
Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”... Kush më njeh përfish dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë... Ironikja, është se kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë!
Duket se jemi në një situatë të “ré”...! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe u kujt çfarë tjetër... Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se “ipaska ardhur keq që unë mund të bëhem “kurban” i mbretërisë”?!
Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokërnaja” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme, të cilat prodhojnë keqpërdorim e politikës mbi faktet dhe historinë.
Unë nuk jam historian! Por, di që PD e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”... U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!... Shpresoj... vijon në faqen 8
Ish-të përndjekurit: I gjuajtëm me miell Berishës, ai u tremb
PARA SEANCES PARLAMENTARE
Skënder Tufa: Mielli, simbol për të treguar varfërinë, ne duam lekët
TIRANE
Edvin Paruca
Eskorta e kryeministrit Berisha është sulmuar nga ish të përndjekurit politik. Rrugës për në Parlament kreu i qeverisë është... Page 5
NE TIRANE
Page 7 Shtohet siguria te ambasada e SHBA pas sulmeve
VRAU POLICET
Page 4 Kërcënimi i gjyqtarit, dorëheqja favorizon Dritan Dajtin
DHUNIMI
Page 20 E dashura e fali, gjykata lë në burg Roland Perajn
QAFE-THANE
Page 20 Viktima Fatjona Sula E përdhunon e më pas e vret me goditje guri
NEPER PUB
Page 9 Pushkar, mes 850 milionë eurove dhe jetës së natës
DHOMAT
Page 11 Konviktet, “suita” 20 mijë lekëshe për studentët