19/09/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

19 shtator 2012

GJYQTARI: PSE E NXORRA PA FAJ VRASËSIN E POLICIT

Motivi i Neritan Tabakut për t’i dhënë pafajësinë Ilir Xhakjas: U shtua edhe një armë. Ish-gjyqtari Fehmi Abdiu: Të shkrihet gjykata. Akuzat në Kuvend, Ruçi: Xhakja, killer i fushatës së PD-së EKSKLUZIVE/ Pas 19 muajsh del dokumenti: Ja argumentet e përdorura Lajmi Pas mëse një viti e gjysëm është bërë publik vendimi që gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku ka marrë në shkurt 2011 për shtetasin Ilir Xhakja, të dyshuar për vrasjen e një shtetasi në tetorik 1998 dhe që pak ditë më parë vrau kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahiri. Tabaku e nxjerr të pafajshëm Xhakjan, sepse është shtuar një armë tjetër, edhe pse në ekspertizë ishin katër armë. TIRANE ELTON QYNO Ilir Xhakja, ka fituar lirinë pas një interpretimi spektakolar të provave nga ana e Gjykatës së Durrësit dhe falë dëshmisë së dhënë nga ana e një inspektorit të zonës ku... ▸ vijon në faqen 2-3 Gjyqtari Neritan Tabaku Ilir Xhakja REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR DURRËS Numri i Çështjes: 52104-01035-11-2009 Numri i Vendimit 11-2011-625 Data e Regjistrimit: 14/12/2009 Data e Vendimit: 09/02/2011 VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS E PËRBËRË NGA: KRYESUESE: Neritan Tabaku ANËTAR: Fejzo Hys Ndoc Gjura SEKRETARE: Neritan Tabaku Sot më datë: 09/02/2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen penale që i përket Të pandehurit: Ilir Xhakja, biri i Azem dhe i Lumnurisë, i datëlindjes 05/11/1974, banues në Durrës Akuzuar: “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” Gjykata pasi shqyrtoi materialet e fashikullit gjyqësor, provat e marra gjatë gjykimit dhe pasi dëgjoi palët; Prokurori në fjalën e përfundimtare të gjykimit kërkoi... Faksimile e vendimit të Gjykatës së Durrësit që shpall të pafajshëm Xhakjan

Këshilla e SHBA dhe dilema jonë

Koment NGA AFRIM KRASNIQI Këshilla e SHBA dhe dilema jonë Shqipëria është një, por kur S[d]ëgjon politikanët, qytetarët dhe diplomatët e huaj duket se kemi të bëjmë me të paktën me pesë Shqipëri të ndryshme: një që lulëzon, rritet e begaton (qeveria), një që rënkon, e sëmurë dhe e varfër (opozita), një e zhgënjyer nga jeta dhe politika, pafuqi për ndryshim dhe pa shpresa të mëdha për të ardhmen (një shumicë qytetarë), një që Bashkëjetesa e këtyre vizioneve për vendin dhe fatet e tij është normale për periudha tranzicioni dhe krize identiteti të vlerave morale. Problemi është se popujt me kulturë dhe qytetari, kanë brenda tyre forcë e individë që bëjnë diferencën, si dhe kanë kurajën të përballen me sfidat më të mëdha në përpjekje për të bërë më të mirën për vendin e tyre. Shqipërisë sot i mungon hapësira vepruese e kësaj elite qytetare, që e bën diferencën e dukshme midis pritjes së madhe dhe zhgënjimeve të mëdha. Leximi retrospektiv na ndihmon të krijojmë një bilanc domethënës. Shqipëria deri më 1990 ishte vendi unik në izolim, varfëri, censurë dhe nën frikë. Pas 22 vitesh ajo ka ndryshuar shumë, por jo aq shumë sa të fitojë kohën e humbur. Vendi i shqiptarëve... ▸ vijon në faqe 8

SHBA: Kujdes në Pogradec nga protesta e myslimanëve

Manifestimi kundër filmit alarmon ambasadën amerikane PARALAJMËRIMI NË INTERNET TIRANE Liga e Imamëve Shqiptarë ka aplikuar për një leje në policinë e shtetit të Shqipërisë për të mbajtur një demonstratë publike në qytetin e Pogradecit ditën e nesërme, 19 shtator 2012. Qëllimi i... ▸ Faqe 7

Ekspres Bingo

TELE BINGO SHQIPTARE Rezultati i shorteut të datës 18 shtator 2012 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni në faqen 13

Ekspres Bingo

Emrat e goglat fituese të shorteut të djeshëm ▸ Faqe 13

Janar-shtator

Alarmi për krimin: 91 të vrarë për 8 muaj ▸ Faqe 10-11

Paratë e buxhetit

Imami, 2.5 mln USD Klanit të qeverisë për reklama ▸ Faqe 9

SI MUNDEM TË HARROJ?

- Në jetë kujtime - ▸ Faqe 8 SI MUNDEM TË HARROJ? NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI

“NJË PUNË ÇFARËDO QË TË JETË”

BLOG/ PUNËSIMI ▸ Faqe 8 “NJË PUNË ÇFARËDO QË TË JETË” NGA EDLIRA MUEDINI

Berisha nuk voton heqjen e imunitetit, ikën nga Kuvendi

DEBATET ▸ Faqe 6-7 Berisha nuk voton heqjen e imunitetit, ikën nga Kuvendi

Lutja e Kadaresë për Nexhmijen: Më ndihmo për shtëpinë e librat

LETRAT ▸ Faqe 16 Lutja e Kadaresë për Nexhmijen: Më ndihmo për shtëpinë e librat

Ditari i Langer: Në Shqipërinë e trazuar në dhjetor 1990

DEPUTETI ▸ Faqe 18-19 Ditari i Langer: Në Shqipërinë e trazuar në dhjetor 1990