“E ÇOVA DJALIN NE PEZË DO Ë VRISNIN NE GJIMNAZ”
DHUNA NE SHKOLLA
INTERVISTA/ Prindi largon djalin nga “Çajupi” në Tiranë, e kërcënuan me thikë
“E ÇOVA DJALIN NE PEZË DO Ë VRISNIN NE GJIMNAZ”
Rrëfimi i Artan Çelmetës, ish-punonjës policie. U detyrua të largojë fëmijën nga shkolla. Drejtori dhe policia nuk i dhanë zgjidhje. Historiku i plagosjeve. Studimi: Nxënësit në mësim me armë
Lajmi
Artan Çelmeta, ish-punonjës policie është detyruar të largojë nga gjimnazi “Andon Zako Çajupi” djalin tij, pas dhunës që i bënin nxënës të tjerë. Ai është ankuar te drejtori i shkollës dhe te polici i zonës, por ata i kanë dhënë si zgjidhje identifikimin e djemve, ose largimin nga shkolla dhe pas kësaj ai ka transferuar djalin në gjimnazin e Pezës.
TIRANË
ELTON QYNO
Konfliktet dhe sherret e njëpasnjëshme në gjimnazet e Tiranës kanë regjistruar viktima dhe dhjetëra të plagosur në statistikat vjetore të policisë. Rasti më i fundit i plagosjes me thika të dy gjimnazistëve 17-vjeçare ka... ► vijon në faqe 9
Në foto: (majtas) Artan Çelmeta, prindi i nxënësit që u largua nga gjimnazi “Çajupi” (djathtas) Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” në Tiranë
Luanët e partive
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Luanët
e partive
Dje Luan Rama, njëri prej zyrtarëve të LSI tha se do të konkuronte për “mbretin” e partisë së majtë. Duke kërkuar të rivalizojë me kryetarin, atë që i jep trogën, mundësinë për t’u dalë në publik si përfaqësues politik. Edhe pse eufori për këtë shans demokratik që i jep qen[a?] një një parti si LSI-ja, është e vështirë për ta gëlltitur, ideja se sekretari i përgjithshëm do të konkurrojë me kryetarin që e ka emëruar, edhe pse në daljen për shtyp Luan Rama shfaq mjaft pjekuri për të bërë lojën e tij, të përdorë njerëzit e tij dhe të marrë pjesën që i takon. Dhe padyshim do ta marrë, sepse “luani” i partisë do t’ja japë kafshatën. Por jo ‘kurorën’, se, edhe pse nuk quhet Luan, kreu i LSI-së është mbreti, a udhëheq, urdhëron, ai merr fitimet, pra pjesën e luanit dhe të tjerët marrin ç’të mbetet.
Dhe Luan Rama nuk është as i pari e as nuk do të jetë i fundit, në këto konkurime qesharake. Të paktën prej dy dekadash. Në 1991, ish-presidenti i fundit komunist, i ndjeri Ramiz Alia përdorte Namik Doklen, ish-gazetar dhe drejtues i gazetës “Zëri i Popullit”. Pastaj u zgjodh president i parë në 1991 i parlamentit të parë pluralist. Pastaj ishte... ► vijon në faqe 4
Pranga policëve, s’mbrojtën Tahirajn
VRASJA E KRYEKOMISARIT
Pranga policëve, s’mbrojtën Tahirajn
Arrestimi, një javë pas vrasjes nga Ilir Xhakja. KLD merr dosjet e gjyqtarit Tabaku
TIRANË
Procedohen penalisht dy punonjësit e policisë, që ditën kur u vra kryekomisari Adem Tahiraj nuk bënë asnjë gjë për arrestimin e autorit të krimit Ilir Xhakja. Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, janë dy policët që akuzohen për “Shpërdorim detyre”... ► Faqe 7
Fatmir Hoxha
Kastriot Gosturani
Fatmir Hoxha; Kastriot Gosturani
“FUNDJAVA”
• Iva Shtrepi: Si e bëra bunkerin bujtinë
• Martin Leka: Rrëfej udhëtimet në Kinë
► Faqe 13-20
Ish-punonjësi i SHISH
Eduard Doku: Më qëlloi pas shpine, nuk e njoh
► Faqe 10
Dhuna në Gjykatë
Padia e Muhamet Dalacit: Bashkiaku vjedh fondet
► Faqe 21
TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI
A1 REPORT!
origjina e lajmit...
Raporti i OSBE: Korrupsioni në administratë, drejtësia s’reagon
KRITIKAT
► Faqe 2-3
Raporti i OSBE:
Korrupsioni në administratë,
drejtësia s’reagon
MARREVESHJA
Nard Ndoka me Berishën, merr zv.ministrin e Brendëshëm
NERANXI
Ushqime aziatike dhe meksikane
... gjithmonë një hap përpara...
Ushqime aziatike
dhe meksikane
Adresa: Autostrada Tirane- Durres, km 7, Vreshtat Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 601; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com