27/09/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

27 shtator 2012

DJALI I BASHKIM KOPLIKUT TMERRON SALI BERISHEN

INCIDENTI NE AUTOSTRADE/ U fut me makinë mes eskortës. Garda uli në sedilje kryeministrin Ngjarja mbahet e fshehur. Pretendimi i policisë: Djali i ish-zv.kryeministrit i dehur dhe i droguar. Flet Kopliku: E sajuar, djali është në Itali. Si ndodhi ndjekja e makinave nga Maminasi në Tiranë Lajmi Romir Kopliku, djali i ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku gjatë qeverisjes së PD-së ka arritur të hyjë me makinë, në gjendje në dehur mes eskortës së kryeministrit Berisha në autostradë, ndërsa kthehej nga Roma te dielën. Kopliku u kap vetën afër stadiumit “Dinamo”, por u la i lirë dhe ngjarja u fsheh. TIRANE ELTON QYNO Djali i ish-zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, Romir Kopliku është bërë problem serioz për eskortën e kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit kishte nga Rinasi për në Tiranë. Në drejtim të një automjeti tip Benz-Mercedes, 33-vjeçari Romir Kopliku, ka arritur të depërtojë në eskortën e kryeministrit që sapo ishte kthyer nga Italia, duke sjellë çorganizim të saj dhe panik. Sipas policisë, nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike si dhe nën... ► vijon në faqë 8

“Vullnetarët e Saliut”

Editorial NGA ARBEN RROZHANI “Vullnetarët e Saliut” Nga një adresë email-i të quajtur “Shoqëria civile”, mbrëmë në redaksitë e gazetave erdhën disa foto shumë shqetësuese, që tregonin disa shtetas duke qëlluar mbi disa beze ku kreu i AKZ-së, Kreshnik Spahiu, cilësohej kriminel. Në tekstin e shkurtër që shoqëronte gjashtë foto të revolës “qytetare”, pranohje se parë aktivistë të Aleancës Kuq e Zi ishin goditur me vezë, nën moton “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?”; “Qytetarët kanë... ► vijon në faqe 10

Gardisti në gjykatë: Në 21 janar, shtëpinë e kryeministrit e mbrojta me 24 vetë

KOMANDANTI I GARDES ► Faqe 3 Sali Berisha Albert Bala Pallati ku jeton Berisha në Tiranë Gardisti në gjykatë: Në 21 janar, shtëpinë e kryeministrit e mbrojta me 24 vetë Albert Bala: Kallashët me fishekë luftarakë dhe tre karikatorë

Përgjimet, tani pa vendim gjykate

PROJEKTLIGJI I QEVERISE Përgjimet, tani pa vendim gjykate Si do të përgjohen telefonat dhe e-mailet. Genc Pollo: Nuk cënohet privacia TIRANE JAKIN MARENA Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në projektligjin për përgjimet, ku ajo që vihet re... ► Faqe 4-5

“Mami, do ikim ke Bleona?”

Koment NGA ENO CACAJ “Mami, do ikim ke Bleona?” C’nuk me shohin sytë kësaj Tirane teksa i bie kryq e tërthor me majë të motorrit. Parkoj lehtë. Nuk has trafik. Por më shumë s’më shpëton gjë. E fundit skenë sot. Me saktë dy. E para. Bleona me syte të errëta bënte prova në sheshin “Nënë Tereza”. Drekë. Kujdes! Ishte e veshur. Në cepin e skenës ishin dy tre çadra birrash dhe tezga qofteesh. Kot nuk thonë kothet... ► vijon në faqe 11

“Almedicus” Suplementi për mjekësin

Hepatiti B dhe C, rrugët e transmitimit të virusit dhe masat parandaluese ► Faqe 13-20

KUVENDI

Kreu i ri i KQZ, pesë kandidatë, zyrtarë lokalë nga Shkodra ► Faqe 6

PAS 21 JANARIT

Gjenerali izraelit, 1.6 milionë euro pajisje për qeverinë ► Faqe 4

YLLI MANJANI

LSI sulmon Topallin: Prishja e aleancës, problem i PD-së ► Faqe 7