Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 10-01-2012

KONTRATAT PER TE JOSHUR SHBA

Ja si PD, PS dhe LSI harxhuan milionat për konsulencat e zyrtarëve të Uashingtonit Lobimi pranë qeverisë amerikane prej vitit 2006. Fatura të kripura me paratë e buxhetit Lajmi Qeveria shqiptare ka paguar me qindra mijëra dollarë amerikanë mbështetjen nga qeveria amerikane në vitin 2009, por vijon ta bëjë edhe tani duke lëvruar nga buxheti i shtetit fonde të majme për kompanitë lobuese në SHBA. Nga kompania “BKSH & Associates” në 2009 deri te “Podesta” në 2012, qeveria që merr borxh për rrogat e administratës, jep fonde të majme për të blerë mbështetjen e Uashingtonit. TIRANË ARBEN RROZHANI Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka bërë shprehi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, blerjen dhe përkrahjen e qeverisë amerikane, pavarësisht skandaleve të panumërta, që nisin nga korrupsioni, mashtrimi elektoral dhe deformimi i standarteve demokratike në vend. Prej ardhjes në pushtet në shtator 2005 të kryeministrit Sali Berisha, dikur armik i administratës Klinton në vitet 1995-1997, qeveria dhe PD-ja kanë harxhuar qindra mijëra dollarë fonde buxhetore për të bërë lobing pranë administratës amerikane, duke paguar kompani lobuese që rekrutojnë kongresmenë, zyrtarë të administratës dhe më në fund vetë qeverinë amerikane, që ta shikonte në sy të mirë qeverinë shqiptare. Janë të njohura shumë deri në 500 mijë dollarë amerikanë që qeveria Berisha dha prej vitit 2006 për ish-sekretarin për... vijon në faqen 2
Arben Rrozhani Sali Berisha Tiranë SHBA Uashingtonit Shqipëri

Djali i Meidanit, drejtor i SHKB

Emërimi surprizë Faqe 9 Në foto: Denion Meidani me këngëtaren Fjolla Morina Djali i Meidanit, drejtor i SHKB Nga e majta nën urdhërat e PD Në foto: Denion Meidani me këngëtaren Fjolla Morina
Fjolla Morina Afrim Krasniqi Zhak Shirak

Kriza e besimit dhe demokracia

Editorial NGA AFRIM KRASNIQI Kriza e besimit dhe demokracia Demokracia nuk është procedurë, është diçka më shumë se kaq. Ligjet janë të rëndësishme, janë vite-bardiha në demokraci, por për një demokraci të shëndetshme kërkohet më shumë se kaq; - institucione funksionale, pjesëmarrje e mbështetje publike, transparencë dhe inspirim në vlera e parime qytetare. Në krizën globale ekonomike është e pritshme që vetë demokracitë të përballen me zemërimin apo rritjen e zhgënjimit qytetar. Sfida e demokracive mbetet aftësia për të reflektuar nga gabimet, për t'u korrigjuar dhe për të rinjallur shpresën. Ndryshimet e qeverive legjitime në Greqi e Itali përmes dialogut dhe marrëveshjes politike janë tregues sesi në këto vende demokracia funksionon dhe zgjidhja racionale vjen nga institucionet, nga politikanë me integritet dhe me sensin e masës. Efekti domino i revolucioneve solli ndryshime radikale në Afrikën Veriore, për të krijuar shpresa edhe në vendet të Gjirit Persik Përpjekjet për rikthimin e besimit tek demokracia, për ta bërë atë funksionale dhe inspiruese quan në ndryshime demokratike të qeverive edhe në Spanjë apo Kroaci, në Bosnje, apo Belgjikë. Efekti domino i revolucioneve solli ndryshime radikale në Afrikën Veriore, për të krijuar shpresa edhe në vendet të Gjirit Persik. Një vend si Franca që i përgjon para gjyqit dhe jo ish-presidentin Zhak Shirak, në Izrael dënohet ish Presidenti Moshe Katsav, në Kroaci ish kryeministri Ivo Sanader, etj. Lista e politikanëve perëndimorë të gjykuar e dënuar gjatë vitit 2011 shkon në 123, ku përfshihen drejtues të lartë të shtetit, ministra, kongresmenë, senatorë, gjyqtarë të lartë dhe figura të tjera të larta politike. Në Gjermani krimi i kryetullit është një skandal financiar që lidhet me presidentin. Kudo, shumica e... vijon në faqen 4
Moshe Katsav Ivo Sanader Bushati Genc Kondi Greqi Itali Afrikën Veriore Gjirit Persik Spanjë

Bushati: Si do jetë TV dixhital

GENC KONDI Sot organizohet tryeza e rrumbullakët, e organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, për të diskutuar projektstrategjinë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike). Afati për përfundimin e procesit është viti 2015, si viti i fundit i mbylljes të gjitha transmetimeve analoge... vijon në faqen 7
Bushati Genc Kondi

PROJEKTI

Në vitin 2014 hiqen televizionet analoge. KKRT: Dekoderat me financim të shtetit

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Ushqime aziatike dhe meksikane Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht