17/10/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

17 tetor 2012

BERISHA VENDOS: RISTANI MENAXHER I VOTAVE 2013

VENDIMI/ Qeveria emëroi ish-kreun e KQZ-së si zv.ministër i Brendshëm BERISHA VENDOS: RISTANI MENAXHER I VOTAVE 2013 Kryeministri mban premtimin, vë në krye të administrimit të votave të zgjedhjeve parlamentare njeriun që përmbysi 8 majin në Tiranë. Përgjegjës për regjistrin, listat e zgjedhësve dhe qendrat e votimit Lajmi Kryeministri Berisha ka emëruar ish-kryetarin e KQZ Arben Ristani zv.ministër të Brendshëm duke vënë seriozisht në rrezik zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ustai” i manipulimit të votës më 8 maj 2011 që i mori fitoren Ramës në tavolinë bashkohet me “mjeshtrin” Poni e Noka. TIRANE Artemisa Hoxha Arben Ristani nuk u ndahet zgjedhjeve në Shqipëri. Ish-kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, është emëruar nga dje pasdite zv.ministër i Brendshëm, duke formuar në këtë mënyrë dhe “çiftin” më të frikshëm të zgjedhjeve në Shqipëri, bashkë me zv.ministrin tjetër të... vijon në faqen 2-3

Grevistët, Arvizu: Qeveria të bisedojë, s’janë statistikë

FLASIN TE NGUJUARIT Grevistët, Arvizu: Qeveria të bisedojë, s’janë statistikë Ambasadori amerikan, i ashpër me politikën. Kasoruho: Greva, e gabuar TIRANE Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur për TV ABC News mbështetjen e ish-të përndjekurve dhe grevën e tyre të urisë... Faqe 4-5

Vlora dhe festa e 100 vjetorit

Koment NGA SHPËTIM GJIKA* Vlora dhe festa e 100 vjetorit Jam këtu për të komunikuar me gjithë opinionin publik, jo vetëm qytetit të Vlorës por të mbarë Shqipërisë, në lidhje me pengesat dhe sabotimet e vazhdueshme që qeveria e kryeministrit Sali Berisha po i bën kremtimit dinjitoz të 100 vjetorit të Pavarësisë. Më pak se dy muaj nga dita e festimit të këtij përvjetori kaq të rëndësishëm, më duhet të them me keqardhje se Vlora duket se është përjashtuar plotësisht nga axhenda e qeverisë, se mungon çdo lloj komunikimi dhe ndërveprimi, se nuk ka asnjë projekt, sado i vogël, që mund të përfshijë qytetin në këto kremtime prej qeverisë së Tiranës. Përkundrazi, në mënyrë të turpshme dhe të pashpjegueshme, Sali Berisha jo vetëm nuk ka akorduar asnjë grant financiar, asnjë ndihmë, asnjë shenjë, por ka ndërprerë edhe financimet vjetore që Bashkia e Vlorës ka marrë ndër vite prej buxhetit të shtetit. Asnjë planifikim i duhur për këtë ngjarje të rëndësishme nuk është komunikuar ende dhe duket sikur Vlora po përpiqet të anashkalohet për efekte politike. Një sjellje e tillë ka bërë që për fat të keq të gjendemi në një situatë... vijon në faqe 10

Ekspres Bingo Emrat e goglave fituese të shorteut të djeshëm

Faqe 13

Të premten

Asambleja e PS, pritet prania e Fatos Nanos Faqe 11

Në 17 nëntor

Eshtrat e Ahmet Zogut vij[n]ë nga Parisi në Tiranë Faqe 23

Testi me armën, Nazime Visha e aftë për të vrarë

DYSHIMET Faqe 17 Testi me armën, Nazime Visha e aftë për të vrarë

Seks në paraburgim, nën hetim polici i Kamzës

DENONCIMI Faqe 16 Seks në paraburgim, nën hetim polici i Kamzës

68-vjeçarja: Dua divorcin, burri nuk më afrohet

PADIA Faqe 18 68-vjeçarja: Dua divorcin, burri nuk më afrohet

E DUAM FJALËN

BLOG PERIFERI Faqe 10 E DUAM FJALËN NGA ALBA MALTEZI

TURPI? JO AQ I TMERRSHËM SA SHABAN NORJA

BLOG/NJË MIJË PSE? Faqe 10 TURPI? JO AQ I TMERRSHËM SA SHABAN NORJA NGA SUELA GERA

Ekspres Bingo

TELE BINGO SHQIPTARE Rezultati i shorteut të datës 16 tetor 2012 luajtur në TV Klan Numrat fitues i lexoni ne faqen 13