Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E enjte, 18-10-2012

PRANGA KOORDINATORIT TE GREVES SE URISE

AKUZA PER 700 EURO Policia arreston në mbrëmje vonë Asllan Patriotin, akuzoi qeverinë PRANGA KOORDINATORIT TE GREVES SE URISE Policia: Akuzohet për mashtrim, pas denoncimit të një italiani në qershor 2012 pasi iu gjet makina e zhdukur. Vendimi i plotë i gjykatës: Të shkrihet greva. Gjergj Ndreca kthehet te çadra e urisë Lajmi Arrestohet koordinatori i grevës së urisë Asllan Patrioti nga policia, pasi akuzohet nga një shtetas italian për mashtrim në shumën e 700 eurove. Aksioni i papritur i policisë pas vizitës së Gjergj Ndrecës në tendën e grevës. TIRANE Anxhela Tato Një aksion krejt i papritur i policisë mbrëmjen e djeshme ka sjellë arrestimin e shtetasit Asllan Patrioti, i cili është dhe koordinatori i grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë. Asllan Patrioti ishte duke folur në një studio të një televizioni i ftuar në emision, por gjatë rrugës disa efektivë të komisariatit nr.4 e kanë ndaluar dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Më tej ata i kanë komunikuar një urdhër të prokurorisë sipas të cilit ai duhet të ndalohej pasi akuzohej... vijon në faqe 2-3 Në foto: Asllan Patrioti, njëri nga koordinatorët e grevës së urisë së ish-të denuarve politikë
Asllan Patrioti Gjergj Ndreca Anxhela Tato Tiranë

Fridis ka nevojë edhe për ty

Koment NGA ALBI GREVA* Fridis ka nevojë edhe për ty Ishte 14 dhjetor 2009 kur prindërit Marsida dhe Meti u gëzuan me ardhjen në jetë të Fridisit. Ata e mbanin në krahë, e puthnin, e përkëdhelnin e kujdeseshin për të, pa ditur e kuptuar problemin e tij shëndetësor, pa ditur se ai vuante, edhe pse ishte një bebe që s'mund të tregonte për të. Të qarat e shpeshta apo grindjet pa shkak që në ditët, javët e muajt e parë të jetës të tij kishin shkak një shpjegim të madh. “Kishim vënë re një shtrirje të çuditshme fillimisht të njërin sy” - tregojnë prindërit të cilët filluan konsultat me mjekët specialistë. Ata nuk e dinin ende se ai ishte fillimi një lufte të madhe. “Fridisit i duhet të përballet një tumor në të dy sytë e tij të vegjël” - ishte fjalia e rëndë e bëbëzuar nga doktori. Është një sëmundje shumë e rrallë (1 rast në 30.000 fëmijë të lindur). Mes dhimbjes e lotësh, me dilemën e madhe se a do mundeshin ndonjëherë të dilnim më të fortë se sëmundja, prindërit nuk kanë reshtur asnjëherë së përpjekuri. Rrugëtim nisi për në Turqi. Atje iu propozua të hiqej njëri sy, me shpresë që të shpëtonte tjetri. Por më kot pasi kjo sakrificë e bërë me shumë përpjekje... vijon në faqe 10
Albi Greva Fridis Marsida Meti Turqi

“E vrava Ajshen se ishte me barrë”

RREFIMI I PLOTE “E vrava Ajshen se ishte me barrë” Debatet mes trupit gjykues, prokurorit, avokatit dhe të pandehurit Shaban Norja TIRANE Zbardhet e plotë seanca e masës së arrestit të shtetasit Shaban Norja dje në gjykatën e Durrësit. Gjykata e lë në burg pa afat, por “xhelati” jep versionin e... Faqe 11
Ajshen Shaban Norja Tiranë Durrës

SUPLEMENTI “ALMEDICUS”

KLEA: MAMI LUFTOI DERI NË FUND ME KANCERIN Dëshmia e vajzës, si të flasësh me fëmijët KUJDESI DHE MENAXHIMI I GRIPIT NGA DIABETIKËT Këshillat, përdorni madikamente pa përmbajtje sheqeri Faqe 13-18
Klea

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Shurupë për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë. Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502 www.neranxi.com
Tiranë-Durrës Yzberisht Tiranë

UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

Dhjetra programe bachelor dhe master në degë ekonomike dhe inxhinierike cel: 0696070111 www.umt.edu.al UMT UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA
Tiranë