LUFTA PËR NAFTËN
EKSKLUZIVE Greqia tenton të shfrytëzojë rezervat e vetme, shmang Shqipërinë dhe Italinë LUFTA PËR NAFTËN “Top Secret”: Joni fsheh 160 mln tonë Dëshmia e inxhinier Maks Shulit: Amerikanët erdhën që në vitin 1988. Dokumenti që iu paraqit kryeministrave në '99: Kemi naftë sa 400 Albpetrol-ë. Reagojnë Rama dhe “AK”: E papranueshme
Lajmi
Një dokument “top secret”, i cili publikohet sot për herë të parë, tregon se ish-kryeministrat Majko e Meta në vitin 1999, kanë marrë informacionin se nën ujrat e detit Jon, llogariten të ketë të paktën 160 milionë tonë naftë. Materiali që vjen ekskluzivisht për shqiptarja.com nga inxhinieri Maksi Shuli, sqaron shumë nga dilemat për nxitimin në firmosjen e marrëveshjes me detin. Rezultati: Nën det “fshihen” rreth 400 miliardë USD hidrokarbure të nxjerrshme. Dje deklarata u ashpërsuan edhe nga kreu i PS Edi Rama dhe kreu i AK Kreshnik Spahiu.
TIRANË
GENC KONDI
Qeveria ‘Berisha’ ka qenë në dijeni të pranisë së një sasie shumë të madhe hidrokarburesh... vijon në faqe 2-3
Rezultatet e eksplorimit në fushën e naftës dhe të gazit nga kompanitë e huaja në Shqipëri.
Politika e Qeverisë Shqiptare për sektorin e naftës dhe të gazit, në mënyrë të pandryshuar prej mëse 10 vjetësh, konsiston në synon arritjen e objektivave të mëposhtëme:
Hapjen e industrisë së naftës dhe të gazit ndaj konkurrencës të lirë dhe liberalizimit tregut hidrokarbur.
Inkurajim i investimeve të huaja në fushat e këtij gazi nepërmjet krijimit të nje legjislacioni inkurajues dhe me fleksibilitetin e duhur.
Ngritja e një thithëse të investimeve të huaja nepërmjet hartimit të nje legjislacioni tërheqësiv në lidhje mposçmimin fiskal dhe taksat.
Nga kompleksi i punimeve të kryera në det arrinhet në përfundimin se, rezervat e nxjerrshme të gazit dhe naftës nga puset e sipërmendura, priten afërsisht 500 x 10³ Nm³ gaz dhe rreth 160 x 10³ ton naftë.
(majtas) Harta e ndarjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese (lart djathtas) Faksimile e dokumentit për rezultatet e eksplorimit në fushën e naftës dhe të gazit nga kompanitë e huaja në Shqipëri, ku tregohen rezervat e nxjerrshme të hidrokarbureve në zonën Joni-5, në veri të detit Jon