Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 20-11-2012

TRE SHQIPTARË, SHANTAZH 35 MILIONE EURO BERLUSKONIT

PROCESVERBALI I DENONCIMIT Financieri i ish-kryeministrit italian, peng në këmbim të shpërblimit për dokumentet supersekrete TRE SHQIPTARË, SHANTAZH 35 MILIONE EURO BERLUSKONIT Profilet e shqiptarëve, pjesë e bandës në Itali. Roli i vëllezërve Ilirjan e Laurenc Tanko si dhe Marjus Anuta, në pengmarrjen e 15 tetorit 2012. Dëshmia e ekonomistit të “Bunga Bunga” Lajmi Zbardhet historia e pengmarrjes së ekonomistit më të besuar të Silvio Berlusconit. Në grupin e të arrestuarve tre shqiptare dhe tre italianë. Prokuroria e Milanos thotë se pengmarrësit donin të negocionin me Berlusconin shitjen e disa materialeve filmike. TIRANE HABJON HASANI Tre shqiptarë akuzohen se kanë rrëmbyer dhe kërçënuar ekonomistin dhe njeriun më besnik dhe të konsideruar si më të fuqishmin pranë ish kryeministrit italian Silvio Berlusconi një muaj më parë. Mediat italiane bëjnë të ditur se... ► vijon në faqe 2-3
Silvio Berlusconi Ilirjan Tanko Laurenc Tanko Marjus Anuta Habjon Hasani Itali Milano Tiranë

Të huaj që ikin, të huaj që rrinë

Editorial NGA Genc Kondi Të huaj që ikin, të huaj që rrinë Komentet e medias së huaj lidhur me konfliktin e krijuar në Shqipëri midis CEZ Group dhe qeverisë, ditën e djeshme kanë qenë tejet kritike. Bëripërshtypje, madje, dhe një njoftim i një gazete të njohur ekonomike austriake, sipas së cilës edhe kompania Verbund, një nga ndërtueset në sistemin energjitik shqiptar, me HEC-in e Ashtës, por që kishte shprehur synimin për të marrë pjesë në vepra të tjera, deklaroi se do të rishohë qëndrimin e saj pas kësaj ngjarjeje. CEZ është kompania numër një e listuar në bursë në Evropë, qendrore dhe për një evropian është e vështirë të kuptojë se si sektori publik në një vend refuzon të paguajë faturat për një shërbim. Shteti është krijuar për të mbrojtur dhe realizuar në praktikë kuadrin ligjor, ndërkohë që shteti shqiptar ka vepruar në mënyrë të hapur ndryshe nga fryma dhe nene e ligjeve në fuqi. Një qëndrim i tillë nga shteti shqiptar është vështirë se e ndihmon këtë shtet. Investitorët nuk joshen vetëm nga deklaratat se ne jemi më mirë se të tjerët apo se kemi miratuar reforma të suksesshme. Gjithshka bie poshtë nga arrestimi i punonjësve të investitorit apo vendosja e gjobave marramendëse, që synojnë vijim praktikës së mospagimit të detyrimeve nga shteti tek privati. Po kështu, vështirë është të mendohet... ► vijon në faqe 22
Genc Kondi Shqipëri Europë Ashtë

LSI: Basha, mos hiq “Avni Rustemin”

NËNKRYETARI PETRIT VASILI LSI: Basha, mos hiq “Avni Rustemin” Përçahet shumica në këshillin bashkiak. Këshilltarët e Metës kundër TIRANE ESMERALDA KETA Në mbledhjen e sotshme të këshillit bashkiak, do të diskutohet edhe propozimi i Tahir Muhedinit, bërë në emër... ► Faqe 13
Petrit Vasili Basha Avni Rustemi Meta Tahir Muhedini Tiranë

SOT TAKIMET

► Faqe 6 Nishani me partitë, ja kandidatët për kryeprokuror KONSENSUSI ► Faqe 7 Dështon Rama-Berisha, ja biseda mes Ruçit dhe Patozit TABELAT ► Faqe 10-11 Projekt-buxheti 2013, më i ulët se në 2010, rritet borxhi GJYQI ► Faqe 4 Konflikti me CEZ, qeveria merr avokat “Patton Boggs”
Nishani Rama Berisha Ruçi Patozi

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7, Xhafzotaj, Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Xhafzotaj