6 ZYRTARËT HAJDUTË
Operacioni “Pronë e spostuar”, në pranga ish-drejtori dhe punonjës të AKKP-së
Ja si e falsifikuan pronën në Kavajë Bënë tokë buke rërën e detit në Spille
Lajmi
Konfliktet e shumta brenda fisit Jenisheri kanë sjellë që disa prej tyre të “spiunojnë” lidhur me 79 dynym tokë të marrë në mënyrë abuzive nga shteti. Pas 6 muajsh hetime, policia vuri në pranga 5 zyrtarë dhe shpalli në kërkim 1 bashkëpunëtor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
■■■ TIRANE ADELA SHEHU Denoncimet e shumta të qytetarëve, kryesisht të pronarëve pretendëntë të tokës në zonën e Spilles kanë bërë që ngritjen e një grupi hetimor për të kryer verifikimet përkatëse të ish-zyrtarëve të AKKP. Policia arrestoi dje gjashtë ish-zyrtarë të lartë të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, që akuzohen se kanë shpërdorur detyrën duke kthyer disa prona në Spille personave që nuk ishin pronarë të vërtetë të saj. Bëhet fjalë për një truall prej 79 dynymë tokë në vijën bregdetare të Vilë-Bashovës, Grethit, Spillesë dhe Domenit. Këtë zonë u bë pronë e Jenishervëve. Kjo familje njihet si “pronare e dokumenteve të tokës”, sipas ish-zyrtarëve të kthimit të kompensimit të pronave, të cilët abuzuan duke i dhënë sipërfaqen e tokës. Persona të ...brendshëm të fisit Jenisheri thanë se kanë pasur probleme familjare dhe disa prej tyre kanë spiunuar se sipërfaqja e tokës ishte marrë në mënyrë të padrejtë. Prangosja e ish-zyrtarëve... vijon në faqen 2
Braçe kundër
Faqe 6 Zgjedhja e presidentit, përplasje në kryesinë e PS për “konkursin” NGA JAKIN MARENA
Dilemat para një interviste
Editorial
NGA EDLIRA MUEDINI Dilemat para një interviste Sot do të dëshiroja të ndaja me ju një tjetër aspekt, pjesë përbërëse e punës tonë të përditshme në ofrimin e shërbimeve të personelit. Pas marrjes së aplikimeve për vendet e punës që kompania jonë ka shpallur për kompanitë kliente dhe pasi kryejmë përzgjedhjen e parë të aplikantëve bazuar në eksperiencat që ata kanë paraqitur në CV-të e tyre, në përgatitjen për procesin e intervistimit të kandidatëve të përzgjedhur. Por ndodh në disa raste që një aplikant, i cili ka aplikuar dhe është përzgjedhur nga dokumentacioni i paraqitur për një intervistë, tërhiqet nga aplikimi në momentin kur ftohet për këtë intervistë pune. I njëjti fenomen ndodh edhe kur kandidati ka kaluar fazën e parë të intervistimit dhe ftohet për të kryer intervistën me punëdhënësin e ardhshëm, ai nuk paraqitet në këtë intervistë. Tërheqja nga aplikimi justifikohet dhe është për tu vlerësuar në rastin kur vjen si shkak ndërgjegjësimit më të mirë të aplikantit Tërheqja nga aplikimi justifikohet dhe është për tu vlerësuar në rastin kur vjen si shkak ndërgjegjësimit më të mirë të aplikantit Cilat janë shkaqet e këtij fenomeni? Po përjashtoj fillimisht rastin kur aplikanti ka gjetur një punë ndërkohë dhe nuk është më i interesuar dhe po ndalemi në analizën e rastit kur aplikanti është i papunë, aplikon për një pozicion pune, kryen edhe një intervistë të parë me sukses dhe në momentin final kur ai apo ajo do të përballet me punëdhënësin e ardhshëm tërhiqet. Tërheqja nga aplikimi justifikohet dhe është për tu vlerësuar në rastin kur vjen si shkak i ndërgjegjësimit më të mirë të aplikantit, bazuar në informacionin më të detajuar që ai merr për kërkesat e pozicionit të punës gjatë intervistës së parë, për mospërputhshmërinë e aftësisë dhe kompetencën që ai zotëron, ose me pritshmëritë që ai ka për këtë pozicion pune. Rëndësi ka që vendimi të jetë i mirë menduar. ... vijon në faqen 4
Topi: I lumtur që nuk iu binda PD-së
■■■ TIRANE Presidenti Topi ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me zgjedhjen e pasardhësit, duke u shprehur se nuk do të kërkojë interpretim në Kushtetuese për kuorumin. Ai tha se ndjehej mirë që s’kishte zbatuar vendimet e PD, duke zbatuar Kushtetutën, ndërkohë që foli dhe për të famshmen votë në zgjedhjet e 8 majit... vijon në faqen 4
Licensimi, qeveria nis garën për lotarinë kombëtare
Faqe 7
Kodi Rrugor, drejtori i Policisë: ja si do ndëshkohen shkelësit Faqe 8
Berisha kthen kooperativat
Themie Thomai: 20 vjet abuzime
Faqe 9 Matura 2012, nxënësve u kërkohen libra që s’i kanë patur në shkollë Faqe 10
Kthehet në shkollë, do të mbyllet konvikti i gjuhëve të Huaja
Faqe 11
Investigimi, Teatri Kombëtar pa ngrohje, 150 litra naftë në natë Faqe 12
INTERVISTA
Kreu i shtetit në “Fiks Fare”: Jam mbi palët. Berisha: Topi nuk na pyeti
NERANXI
.... gjithmonë një hap përpara... Patatina Nachos dhe Meksikane shoqeruar me salcat dhe djathin përkatës Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com