SKENARET SEKRETE PD-PS
Zgjedhjet 2013, skemat e Berishës e të Ramës
VOTIMET/ Variantet e organizimit të koalicioneve që qarkullojnë te dy partitë e mëdha
Berisha ofron një ministër për 15 mijë vota dhe një zëvendësministër për 5 mijë. Rama ofron post drejtues për numërin e dhjetë në listë. Pritet krijimi i partisë së Topit dhe Spahiut dhe roli i tyre Laimi Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë të përcëndruar punën e tyre te koalicionet. Kryeministri ofron një post ministri për 15 mijë vota që sjell çdo parti në zgjedhjet e përgjithshme. Ndërsa Edi Rama, bazohet më shumë te lista e deputetëve. Sulmi ndaj Spahiut, pas dështimit të negociatave që Aleanca KuqeZi të bashkohej me të djathtën TIRANE ANILA BASHA Sali Berisha, Edi Rama dhe Bamir Topi, kanë ndërtuar skenarët e tyre për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Nisur edhe nga deklarata dy ditë më parë e kryeministrit Sali Berisha, por edhe sulmet i vazhdueshëm ndaj Presidentit Bamir Topi, duket se skenarët janë bërë gati për të dy kampet. Fakti që ligji zgjedhor dhe formula do të mbeten të pandryshuara, u ka dhënë dy kryetarëve të forcave kryesore politike, PD e PS, të drejtën për të filluar të mendojnë për koalicionet, dhe mënyrën sesi do të hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Demokratët Kryeministri Sali Berisha nuk e ka me[?]uar dy herë faktin se gjithçka për deputetët dhe maxhorancën në kuvend do të varet nga koalicioni që do të krijojë për zgjedhjet e reja. Burime afër kryeministrit, thanë për gazetën shqiptarja.com, se... vijon në faqen 2
Edi Rama vë flamurin kombëtar në ballkonin e shtëpisë për 100-vjetorin
Foto e “Shqiptarja.com”
Faqe 4 Në foto: Pallati ku banon kreu i PS-së Edi Rama ku duket në ballkon flamuri kombëtar Edi Rama vë flamurin kombëtar në ballkonin e shtëpisë për 100-vjetorin
Demokracia në rresht!
Editorial
NGA AFRIM KRASNIQI
Në Shqipëri kemi 122 parti politike, rreth 1800 organizata qeveritare, 28 media të përditshme, kemi 6 parti parlamentare, 140 deputetë, 14 ministra dhe rreth 1214 zyrtarë të lartë ekzekutiv në pushtet qëndror e lokal. Kemi zgjedhje parlamentare e lokale çdo 4 vjet dhe zgjedhje presidenciale çdo 5 vjet. Për një vend me 2.8 milion banorë (sipas INSTAT) dhe 1.1 milionë emigrantë, - ky bilanc formal duket se shpreh një standard të lartë demokracie. Sipas SHBA dhe Bashkimit Europian kjo nuk mjafton dhe në raportet e tyre politike Shqipëria renditet ende si demokraci e brishtë në përmbajtjen e jetës së saj. Ajo çfarë e dallon një shoqëri demokratike me një shoqëri parademokratike është raporti midis ligjit dhe individit, midis politikanit dhe institucioneve, midis qytetarit dhe pushtetarit, midis të drejtës së deklaruar dhe asaj të aplikuar. Shqipëria e vitit 2012 është shoqëri bipolare, e ndarë në dy kampe, pa siguri për liri individuale mendimi e zgjedhjeje... Shqipëria e vitit 2012 është shoqëri bipolare, e ndarë në dy kampe, pa siguri për liri individuale mendimi e zgjedhjeje, pa kufij midis pushtetit të partive dhe institucioneve kushtetuese, pa garanci për pronën, barazinë e ligjit, integritetin vendimmarrës dhe qeverisjen e mirë. Shembujt janë të shumtë. Kur një deputet, ministër apo zyrtar nuk jep llogari e sundon mbi ligjin; kur gjykatat nuk janë të lira të vendosin, kur administrata llogaritet si kontigjent nderi i mitingjesh; kur s’ka kufij midis medias e propagandës, kur një grup personash sundojnë e kontrollojnë me rotacion shtetin, shoqërinë, ekonominë; kur antivlerat imponohen si... vijon në faqen 2
Arvizu na ndihmo, Berisha mori jetë!
Familjarët e katër viktimave i drejtohen ambasadorit amerikan në Tiranë
21 JANARI
JAKIN MARENA Familjarët e katër viktimave të vrarë më 21 janar teksa protestonin para kryeministrisë, i kanë dërguar një letër ambasadorit amerikan, Arvizu ku kërkojnë që të nxisë organet e drejtësisë për të zbardhur këto vrasje shtetërore. vijon në faqen 7
Ish-ambasadori Uidhërs: Shqipëria në drejtim të gabuar
Faqe 7
Dhuna në universitet, studentët: Na rrahin për të blerë librat
Faqe 14
Ish-trajneri, gruaja e Medin Zhegës: Shteti s’na ka dhënë ndihmë
Faqe 10
Biletat e urbanëve 70 lekë? Firmat: Kemi shpenzime të mëdha
Faqe 11
Firmëtari i pavarësisë, e bija: Si e dënoi komunizmi Zihni Kaninën
Faqe 12-13
Kryesia e PS-së, debate për delegimin e anëtarëve nëpër rrethe
Faqe 5
NERANXI
....gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerëra për bare dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com