4 ARRESTIME PER 21 JANARIN
Akuza për vrasjet dhe fshirjen e filmimeve
VRASJET/ Gati prangat për 3 anëtarë të Gardës dhe një punonjës të kryeministrisë
Sot 1-vjetori i demonstratës së opozitës. Rrëfimet e Sali, Berishës, Edi Ramës dhe Besnik Bares. Policia blindon kryeministrinë, 2000 trupa dhe ujëhedhëse. Ambasada amerikane: Mos shkoni, do të ketë dhunë!
Lajmi
Sipas burimeve pranë prokurorisë, pas qyrjes së përfundimeve të ekspertizës së FBI, janë bërë gati katër fletë arresti që priten të çohen në Gjykatë dhe më pas të ekzekutohen. Bëhet fjalë për tre pjesëtarë të Gardës së Republikës, dhe një pjesëtar të administratës së Kryeministrisë.
TIRANE
Pritet që deri sot në mëngjes të ketë përfunduar përt[h]imi dhe krahasimi i ekspertizës së FBI, me atë shqiptare, të kryer më parë nga Policia e Shtetit. Sipas burimeve nga grupi hetues, është zbuluar se nga 2 pistoletat e ekspertuara mund të zbulohen edhe vrasësit e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt. Ndërkohë pritet arrestimi edhe i një punonjësi të Kryeministrisë, i cili ka ndërhyrë në server, ka klonuar fillimisht pamjet dhe më pas ka fshirë të gjitha filmimet e ngjarjes, natën e 21 Janarit 2011. Gjithashtu sipas burimeve, hetimi pritet të nisë edhe për ekspertët e Ministrisë së Brendshme, të cilët nxorën në përfundimin se 7 predhë-plumba, gjëhojat dhe 2 pistoletat e gardistëve me të cilat u vranë Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, “nuk mund të ekspert[o]hen, sepse kanë qenë të dëmtuara”.
Ekspertiza e 2 pistoletave të cilat i përkasin dy oficerëve të Gardës së Republikës, këtë radhë e kryer nga laboratori më i specializuar në botë, FBI, duket se do të zhbllokojë ngërçin e hetimeve duke bërë që prokuroria të kryejë arrestime të reja. Bëhet fjalë për krerët e Gardës së Republikës, të... vijon në faqen 6
Ndërprerjet e energjisë, banorët përleshen me policinë në Kombinat
Protesta ndaj CEZ-it
Faqe 8
Në foto:
Nga protesta e mbrëmshme e banorëve e Kombinatit
Ndërprerjet e energjisë, banorët përleshen me policinë në Kombinat
NGA GENC KONDI
Në foto: Nga protesta e mbrëmshme e banorëve e Kombinatit
60- vjetori i Tefta Radit
Koment
NGA ANILA BASHA
60- vjetori i Tefta Radit
Kur hyri për herë të parë në zyrat e Radio Televizionit shqiptar dhe hapi me ndrojtje mikrofonin e lajmeve, për të dhënë edicionet, Tefta Radi nuk do ta mendonte kurrë se 60-vjetorin do e festonte mes miqsh, gazetarësh, artistësh në sallën e shtëpisë së shqiptarëve në Tiranë. Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” organizoi konferencën për gruan gazetare, duke e konsideruar këtë edhe si një organizim të rëndësishëm në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Tefta Radi, mes lulesh dhe emocionesh ndodhej aty, jo për të ulur kokën, por e vlerësuar si një ikonë e televizionit publik shqiptar. Fatkeqësisht, në fakt, që në sallën e mbushur me gazetarë dhe artistë, nuk ishte prezent asnjë nga drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar, në të cilin zonja Radi ka hyrë që në vitin 1979. Por, kishte shumë nga gazetarët e televizionit që kishin ardhur në këtë aktivitet, ashtu sikurse edhe shumë gazetarë të tjerë nga media të ndryshme në vend. Që prej atij viti, nuk i është ndarë asnjëherë, në ecjaket e saj nga Radio drejt Televizionit. Në këtë 60 vjetor, për zonjën Radi u thanë shumë e shumë gjëra: ikonë e televizionit publik shqiptar; gruaja me një shqipe të pastër, që përcolli lajmin dhe jo aktrimin për teleshikuesit e ekranit të vogël; institucion më vete brenda televizionit publik shqiptar, e konsideroi Iva Tare. Por më së shumti, një medalje mirënjohje nga fondacioni “Nermin Vlora”, medalje që iu dorëzua nga zëvendëspresidentja e fondacionit artistja Inka Kurti.
Ndjeva po aq emocion, kur dëgjoja nga ato zonja në moshë, tek përgëzonin brezin e ri për kurajon... Por aty kuptova, se jemi shumë larg tyre
Aktiviteti
Tefta Radi ç’enga... vijon në faqen 12
Dritan Hate tentoi të qëllojë policinë
Detajet e kapjes së të shumëkërkuarit që ishte dënuar me 23 vite burg në mungesë
ADELA SHEHU
Momentet e arrestimit të personit të shumë kërkuar Dritan Hates, si një ndër anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi” ka qenë i rrezikshëm dhe për policinë. Burimet thanë se gjatë operacionit Hate nxorri pistoletën me qëllim për të qëlluar drejt tyre. Dritan Hate 37 vjeç, anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi” ka tentuar të sulmojë efektivët e policisë për t’i qëlluar gjatë kohës që të fundit ishin... vijon në faqen 7
Dritan Hate
Projekti, bashkia do të përzërë SHISH-in dhe Shkollën e Bashkuar
Faqe 11
Rritja e çmimit të biletës kontrollorët: Presion ndaj bashkisë Faqe 10
Borxhet, KESH e kërkon CEZ-it, 60 milionë euro
Faqe 8
Raporti i KLSH-së, Albpetrol dhe OST zhdukën 55 mln dollarë Faqe 9
Zbulohet flamuri i Kongresit të Lushnjes, ruhej në Muzen Historik
Faqe 12-13
Protesta tremb qeverinë zhbllokohen pagat për 12 mijë mjekë Faqe 10
NERANXI
.... gjithmonë një hap përpara...
Patatina Nachos dhe Meksikane shoqeruar me salcat dhe djathin përkatës
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com