DRITAN PRIFTI: MË MBRONI
LETRA SEKRETE/ Denoncimi i ish-ministrit për prokuroren Ina Rama
DRITAN PRIFTI: MË MBRONI
Deputeti: Më kërcënojnë me vdekje
Denoncuesi i video-skandalit për korrupsion kërkon siguri fizike. Iu hoq pas dëshmive në prokurori. Një vit më parë akuzoi Berishën dhe Metën nëse do t’i ndodhte gjë atij dhe familjes
Lajmi
Ish-ministri Dritan Prifti ka marrë disa kërcënime me vdekje për jetën me anë të telefonatave dhe mesazheve. Kërcënimet kanë ardhur pas publikimit të videos së fundit, ndërsa ka kërkuar mbrojtje nga Prokuroria e Përgjithshme
TIRANE
ARBEN RROZHANI
Ish-ministri Dritan Prifti është kërcënuar sërish me vdekje me anë të telefonatave dhe mesazheve në numrin e tij të celularit. Ngjarja e përsëritur ka ndodhur pak ditë më parë dhe sërish deputeti, brenda një viti, i është drejtuar organit të Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar mbrojtje fizike për jetën e tij.
Në një reagim me anë të celularit për “Shqiptarja.com” dhe që më pas u shpërnda për shtypin, Prifti shprehet: “Më vjen shumë keq për një shkrim të pavërtetë dhe abuziv të Rilindjes Demokratike sot (dje). Kjo gazetë ka shpifur dhe mashtruar për çdo gjë që ka shkruar, nga fillimi deri në fund.
Unë i kam shkruar prokurores së Përgjithshme një letër tepër sekret për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar”. Por ndryshe nga shqetësimi real për sigurinë e tij fizike gazeta “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i PD-së, botoi një shkrim dje, duke pohuar se Dritan Prifti ka dërguar një letër kohë më parë kryeprokurores Ina Rama, të cilën, sipas RD-së, Prifti e ka paguar miliona lekë. Në shkrim thuhej se letra vërteton bashkëpunimin e Priftit me PS-në...
vijon në faqen 5
Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të Teodor Kekos
"RILINDASI"/ Ishin hedhur në bodrumet e Kryeministrisë
Faqe 13-20
Në foto:
Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk dëshironin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002
Zbulohen dorëshkrimet e muajve të fundit të Teodor Kekos
NGA ADMIRINA PEÇI
Në foto: Faksimile e disa prej fletëve me dorëshkrime e skica, të cilat nuk dëshironin që ekzistonin. Dorëshkrimet ishin ruajtur në bodrumet e Kryeministrisë që nga vdekja e Teodor Kekos në vitin 2002
Dy realitetet e Shqipërisë sime
Editorial
NGA ANILA BASHA
Dy realitetet e Shqipërisë sime
Dje, më 21 janar pashë dy Shqipëri. E trishtë.
Ndoqa live nga Teatri i “Vaçe Zelës” në Lushnje, korin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ardhur enkas nga Tirana për të performuar për 92 vjetorin e hapjes së punimeve të Kongresit të Lushnjes në qytetin tim; të lindjes; trupa profesionale e solistëve, artistëve, dirigjentëve dhe orkestruesve, trupa e valltarëve të këtij institucioni, ishin duke kënduar live përpara kryeministrit, kryetares së kuvendit, ministrit të kulturës e mandej pushtetarëve vendorë të qytetit...
U ktheva në redaksi. Po shihja zhvillimet e ditës. Ndoqa nëpërmjet internetit, jolive, muzikën funebre që po luhej në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Përkujtohej 1 vjetori i vdekjes së katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e kombit”. Mandej iu ktheva fjalimit të kryeministrit, si një historian. Fol në teatrin “Vaçe Zela” për meritat e kongresit të Lushnjes dhe qeverinë e Sulejman Delvinës. Foli për kontributin e çdo patrioti delegat në atë kongres; ngriti në pah vlerat e asaj mbledhjeje të lavdishme, që sipas tij, bashkë me Lidhjen e Prizrenit dhe shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, në këndvështrimin e kryeministrit, ishin tre ngjarjet e mëdha historike që hodhën bazat e shtetit demokratik shqiptar.
— Përballë e dy Shqipërive që pashë dje: ftohtësia. Shumë ftohtë në sallën e teatrit ‘Vaçe Zela’; më shumë ftohtë në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.
Zbrita sërish në filmimet në Tiranë: ndoqa dhimbshëm fjalimin e Edi Ramës, i dridhures deri në palcë, me një stil migjenian duke përcjellë vuajtjen e katër familjeve që kishin humbur njerëzit e tyre të dashur; një fjalim drithërues deri në...
vijon në faqen 2
Serveri, FBI: U zhduk hard disku
FILMIMET
Thellohet skandali me dëmtimin e aparaturës së Kryeministrisë që filmoi 21 janarin
TIRANE
Thellohet akoma më tepër skandali i zhdukjes së provave filmike nga serveri qendror i kryeministrisë. Ekspertët e laboratorit shkencor të Byrosë Federale të Investigimit në Amerikë, në përgjigjen e tyre dërguar autoriteteve të prokurorisë shqiptare, jo vetëm që kanë...
vijon në faqen 6
Në foto:
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezha
Në foto: Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezha
Faqe 2
Homazhet për 21 janarin familjarët: Duam drejtësi
Faqe 9
Drogat e shtrenjta në Tiranë konsumatorë, politikanë e artistë
Faqe 11
Studimi i ZMK në 2008: Urbanët 40 mln dollarë xhiro në vit
Faqe 3
Kënga e kongresit të Lushnjes TOB e sjell për herë të parë
Gabimi fatal pas 21 janarit 2011
BLOG/Periferi
NGA ALBA MALLTEZI
Gabimi fatal pas 21 janarit 2011
Faqe 3
NERANXI
... gjithmonë një hap përpara...
Patatina Nachos dhe Meksikane shoqeruar me salcat dhe djathin përkatës
Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yrshek Tiranë; Tel: 042 406 500;
042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com