KA VRARE KREUI GARDES
Gjykata nis lojën: Provat janë të dobëta
Urdhërohet arrestimi i tre zyrtarëve. Ina Rama: Ndrea Prendi ndryshoi tytën e pistoletës me shoferin
Gazeta zbardh 27 faqe urdhërarrestesh - FBI: 16 ndërhyrje në serverin e Kryeministrisë për të fshehur pamjet filmike - Akuza kërkon imunitetin e Doshit, Ballës e Bares: Nxitën dhunë - PS: Përgjegjës Berisha dhe Basha
Lajmi
Pas kërkesës së prokurorisë së Përgjithshme dje gjykata urdhëroi arrestimin për ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferit e tij Margarit Kume dhe specialistit të IT-së Armando Kasaj. Të gjithë janë përfshirë në tragjedinë e 21 janarit 2011. Por, sipas gjykatës provat e sjella nga prokuroria, janë të dobëta
TIRANE
ARBEN RROZHANI
Gjykata e Faktit në Tiranë me anë të gjyqtarit Shkëlqim Mustafa, ditën e diel vendosi të refuzojë masat e arrestit me burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, ish-shoferin e tij Margarit Kume dhe ish-specialistin e IT-së në kryeministri Armando Kasaj. Në vendimin e saj gjykata e ka quajtur të papërdrejtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, duke u shprehur se për asnjë punonjës të gardës që ka qenë në ruajtje të godinës së Kryeministrisë, nuk mund të ketë vepër penale të vrasjes, përsa kohë ka qenë në ushtrimin e detyrës ushtarake dhe pasojat mund të ketë ardhur në kapërcim ose në moszbatim të saktë të rregullave për ruajtjen e këtij objekti, nga ana e Gardës së Republikës.
Sipas gjykatës Gardu mund të akuzohet vetëm për shkelje të rregullave të shërbimit të rojes në objekte të rëndësishme. Nga ana...
Në foto: Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe faksimile e vendimit të Gjykatës për Prendin
vijon në faqen 2-3-4-5-6-7
Mamude Myrtaj: Shteti tallet me gjakun e Faikut
Intervista
Faqe 7
Mamude Myrtaj:
Shteti tallet
me gjakun
e Faikut
ADELA SHEHU
Zari i fundit i qeverisë
Editorial
NGA ARBEN RROZHANI
Zari i fundit
i qeverisë
Gjykata e Tiranës imitoi në harkun kohor të një viti një veprim që la shumë pasojë në standardet demokratike të Shqipërisë. Ndërsa një vit më parë, pas maskrës së 21 janarit 2011, Policia e Shtetit nuk ekzekutoi urdhërat për të ndaluar zyrënhirin e komandës së Gardës së Republikës, duke lënë të lirë të dyshuarit për vrasje dhe plagosje, dy ditë më parë, gjykata vendosi të lerë në shtëpitë e tyre dy pjesëtarë të gardës dhe një specialist të IT në kryeministri. Prokuroria në arsyetimin e saj, duke u mbështetur në provat dhe përfundimet e sjella nga FBI-ja, i akuzoi të tre zyrtarët për vrasje dhe manipulime të provave. Ish-komandanti i Gardës u akuzua se ishte ai vrasësi i njërit prej demonstruesve, dhe për t’i shpëtuar krimit kishte manipuluar armën tip pistoletë, për t’ia faturuar vrasjen shoferit të tij, që atë ditë nuk ndodhej fare në vendngjarje. Ndërsa specialisti i IT-së në kryeministri është përgjegjësi për fshirjet e serverit të kryeministrisë që kishte mbledhur pamjet filmike të 7 kamerave që tregonin vrasjet dhe vrasësit, duke lënë në të vetëm ato që tregonin protestuesit që sulmonin policinë dhe gardën.
...në arsyetimin e gjykatës nuk është e vështirë të lexohet mbrojtja që bëri Sali Berisha...
Në arsyetimin e gjykatës nuk është e vështirë të lexohet mbrojtja heroike që Sali Berisha dhe qeveria u bënë gardistëve si mbrojtës të institucioneve, duke i nënvizuar ata si punonjës që ishin në krye të detyrës që nuk mund të akuzohen për vrasje, por për tejkalim të forcës. Ndërsa nga ana tjetër janë provat e sjella e Byroja Federale e Investgimit, e cila prej një viti është ndihmëtare e prokurorisë shqiptare. Pala amerikane...
vijon në faqen 2
Hysa: Fund monopoleve në PS
INTERVISTAT
Deputetja Arta Dade: Nano votoi kundër PS në 2009, të shohim tani
Hysa: Fund monopoleve në PS
JAKIN MARENA
Anëtarja e kryesisë së PS, deputetja Dade, pavarësisht se është shprehur kundër ndarjes së re të delegueteve të kryesisë në qarqe nga ana e Ramës, tha se ka filluar punën në Tiranë. Ajo thotë se pavarësisht se Nano ka deklaruar votën kundër PS më 2009, ai është...
vijon në faqen 8
Ndriçim Hysa
Arta Dade
Faqe 9
Lista e 77 evazorëve shqiptarë
Greqia u kërkon 8o mln euro
Faqe 10
Dështon “Berisha”, deficiti i
tregtisë rritet 16 për qind
Faqe 14
Tragjedia e Gërdecit, refuzohet
padia për ministrin Mediu
Faqe 12
Mjeku onkolog Agim Karaj:
Arrestimi im, kurth nga kolegët
Faqe 11
Matura shtetërore, specialistët
duhet të marrin leksione shtesë
Faqe 13
Rivarrimi i Ismail Qemalit
shfaqen fotot e trupit
NERANXI
.... gjithmonë një hap përpara...
Lëndë të para për restorante,
piceri, kreperi dhe fast food.