Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 27-01-2012

DREJTËSIA RIVRET PROKURORIN

Vdekja e Xhevat Hanës, Qeveria s’jep 15 mln lekë EKSKLUZIVE/ Organi i akuzës kërkoi fondin për shpenzimet e kurimit në spitalin italian Letërkëmbimi mes Akuzës dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe të Punëve Publike prej dy javësh nga njëra ministri në tjetrën. Akuza: Çelni fondin, për të shlyer shpenzimet e mjekimit në Itali Lajmi 15 milionë lekë të vjetra i ka kërkuar qeverisë Prokuroria e Përgjithshme, me qëllim mbulimin e të gjitha shpenzimeve të transportimit në Itali, mjekimit dhe varrimit të prokurorit Xhevat Hana. Megjithëse kërkesa është bërë prej dy javësh deri në këto momente ende nuk është ndezur drita jeshile për çeljen e fondit. TIRANE ELTON QYNO Prokuroria e Përgjithshme, i kërkon qeverisë 15 milion lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të këtij viti në një spital në Bergamo të Italisë. Kërkesa e organit të Akuzës mësohet se është bërë që pas vdekjes së prokurorit Hana, por edhe pse ka kaluar dy javë, kjo shumë financiare ende nuk është marrë nga ana tjetër e familjes, por as nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas mësimeve nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme kërkesa i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Gerdjan Xhanari si dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Dorian Teliti. Mirëpo pas njohjes me kërkesën e organit të Akuzës për përpilimin e një projekt-vendimi për dhënien e... vijon në faqen 7 Në foto: Homazhet për ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Xhevat Hana
Xhevat Hana Elton Qyno Gerdjan Xhanari Dorian Teliti Tiranë Bergamo Itali

Një vështrim mbi median shqiptare

Editorial NGA XHAFERR RAKIPLLARI Editorial NGA XHAFERR RAKIPLLARI Një vështrim mbi median shqiptare Vetëm 17% e popullsisë se botës jetojnë në vende ku gëzojnë lirinë e medias. Në pjesën tjetër të botës, qeveritë apo aktorët e tjerë jo shtetërorë kontrollojnë pikëpamjet që mbërrijnë tek qytetarët duke shtypur zërat e pavarur. Ky është pak a shumë thelbi i Raportit për Lirinë e Medias në Botë 2011-2012, publikuar nga “Reporterët pa Kufij”. Në raport, vihet re qartazi prirja negative që ka po shkon media në Ballkan. Shqipëria është renditur në vendin e 96, një vend pas Republikës Dominikane dhe një vend para Kamerunit. Ndër vendet ballkanase, para nesh renditen: Bosnja (58), Kroacia (68), Serbia (80), Kosova (86), Maqedonia e (94), ndërsa pas nesh vetëm Mali i Zi në vendin e 107. Në krah të Shqipërisë vihen re dy shigjeta (si dy televizione që jemi të detyruar të shohim për të balancuar sadopak informacionin që marrim) që rrëfejnë se përkeqësimi është më i madh sesa 10 vende, plot 16 vende më poshtë se një vit më parë. Po cilat janë arsyet që e kanë çuar median në këtë nivel? “Reporterët pa Kufij” shprehen qartë se përdorimi i medias për interesa private dhe kriminale, konkurenca e padrejtë në tregje tjetet të vogla, autocensura nga ana e një numri të madh gazetarësh të keqpaguara, janë gurë mbi varr i të gjitha vendeve ballkanase, përfshirë Shqipërinë. “Drejtësia, me personel me formim të dobët, aleate me qeverinë dhe shpesh e korruptuar, duket më e interesuar të godasë median t’i japë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kërcënojnë ose sulmojnë fizikisht gazetarët. Ky është rasti i Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe... vijon në faqen 10
Xhaferr Rakipllari Shqipëri Ballkani Republikës Dominikane Kamerunit Bosnja

“Jala, gjuqet po i fiton qeveria”

Raporti i Bankës Botërore për skandalin e prishjes së ndërtimeve 5 vite më parë EKSKLUZIVE TIRANE GENC KONDI Banka Botërore ka përgatitur një raport se si po procedohet në Shqipëri pesë vjet pas skandalit të Jalës, ku qeveria, në bazë të të dhënave satelitore të marra nga BB, prishi objektet e banorëve, duke i... vijon në faqen 6-7 Në foto: Prishjet e objekteve në Jalë të Himarës, prill 2007 Në foto: Prishjet e objekteve në Jalë të Himarës, prill 2007
Genc Kondi Tiranë Shqipëri Jalë Himarës

“Patrulla e Përgjithshme” e Policisë, lista me 186 femrat fituese

Faqe 14 Monumentet e kulturës, si do të shndërrohet kalaja e Ndroqit Faqe 12
Ndroqit

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km. 7 Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 405 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht