Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 14-02-2012

PS, SHERRI VLORE-TIRANE

‘Rama standart të dyfishtë organizimi’ Thellohen konfliktet mes degëve lokale dhe qendrës për kandidatët për kryetarë të PS Kreu i PS nuk lejon deputetin Eltar Deda në Vlorë të konkurrojë për kryetar. “Deputeti Saimir Tahiri si kryetar i Tiranës? Rama na tha se ka specifikë tjetër”. Kandidati për Tiranën: Nuk kam asnjë koment Lajmi Vendimi i kreut të PS që të mos rikandidojë deputeti Eltar Deda për kryetar i PS të qytetit të Vlorës, ndonëse që një gjë e tillë do të realizohet Tiranë nga deputeti Tahiri, është cilësuar si sjellje me standarte të dyfishta nga ana e socialistëve vlonjatë. Të cilët kanë vendosur t’i nënsh-trohen vendimit të forumeve. TIRANE JAKIN MARENA Strukturat e Partisë Socialiste përfshihen në sherr e konflikte. Përplasjen më të madhe kanë PS e rrethëve Vlorë dhe Tiranë të ku sipas zyrtarëve të tjerë socialistë, duet se nga Edi Rama po punohet me standarte të dyfishta. Vetëm pak ditë më parë, Edi Rama një e nga një ka mbledhur gjithë drejtuesit e qarqeve të cilëve u ka komunikuar vendimet e fundit: Asamblesë për të deleguarit në rrethe, por edhe për papajtueshmërinë e postit të deputetit... Vijon në faqe 8 Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika
Edi Rama Eltar Deda Saimir Tahiri Jakin Marena Shpëtim Gjika Vlorë Tiranë

Kush po e vret përditë Bulqizën

Editorial i një qytetari NGA Bujar CANI* Kush po e vret përditë Bulqizën Në faqen në internet të gazetës Shqiptarja.com, në rubrikën Raportoni Ju, e hapur për qytetarët e thjeshtë që bëhen dëshmitarë të ngjarjeve të gjithë Shqipërisë, por dhe kudo në botë, përzgodhëm këtë letër të Bujar Canit, një qytetari i lindur dhe rritur në Bulqizë, i cili ka vendosur të mos qëndrojë indiferent teksa sheh rrënimin e qytetit të tij të lindjes. Ai na ka nisur këtë shkrim, të cilin po e publikojmë, bashkë me foton të bërë gjithashtu prej tij. Pak ditë më parë publikuam letrën e një polici të thjeshtë te komisarati i Shqipërisë, i cili denonconte vjedhjen skandaloze që titullarët bëjnë nëpër komisariate përmes bazës materiale. Vjedhje të konstatuara edhe nga SHKB, por të mbyllura fshehur për shkak të favorizimeve politike. Letra e policit arriti numrin më të lartë të klikimeve në web. Redaksia e Shqiptarja.com atë letër të plotë ia dërgoi ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, nga i cili po presim akoma një përgjigje. Po shkruaj për Bulqizën qytetin tim të lindjes, qytetin që dikur kishte një emër, kishte një famë, kishte një mënyrë kroni nga më të mëdhatë në botë si nga madhësia e nga prodhimi i kromit, pra pa qenë nostalgjik i sëmurë, një qytet që ishte dikush. Më kujtohen vitet e mia të fëmijërisë, rreth viteve 1961-1976, kur qyteti kishte rreth 3 mijë banorë, një qytet ku jeta gumëzhinte megjithë problemet e saja, ishte plot gjallëri, një qytet i mbushur me fëmijë e të rinj, me shkollat 8 vjeçare e me një të mesme me tre profile: gjimnaz, minerar-gjeologji- bujqësore, me kopshte, çerdhe me punëtorë. Një qytet edhe intelektual, me inxhinierë, gjeologë, ndërtues, mjekë, mësues, agronomë, oficerë, me shumë e të reja sportive, me ekip futbolli e mundje, me aktivitete kulturore e sportive, një qytet që punonte i gjithi dhe jo vetëm qyteti i Bulqizës, por edhe... Vijon në faqe 4
Bujar Cani Bujar Nishani Bulqizë Shqipëri

22-vjeçarja humb fëmijën 4 muajshe

Rrëfimi i 33-vjeçares që erdhi nga Lekbibaj në Tiranë me helikopter: Kam hallin e dy djemve, më ndihmuan burrat e fshatit SITUATE E RENDUAR NE VERI TIRANE ESMERALDA KETA Valbona, ende i ka sytë e skuqur nga të qarat. I vjen keq për dy djemtë e saj, 6 dhe një vjeç që ka lënë në Lekbibaj dhe mezi pret ditën kur të shkojë sërish tek ta. Madje nuk e fsheh gëzimin kur i thanë se helikopteri nuk... Faqe 2-5 Në foto: Valbona Imeraj, në maternitetin e Tiranës (djathtas) Banorët duke marrë ndihma
Esmeralda Keta Valbona Imeraj Lekbibaj Tiranë Veri

TRASHEGIMIA

Gega thellon akuzat ndaj Tares: Meriton padi Faqe 20-21 Gega thellon akuzat ndaj Tares: Meriton padi
Gega Tares

NERANXI

1991 ... gjithmonë një hap përpara... Shurupe për kokteile dhe likerë për bar dhe restorante Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht