05/01/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

5 janar 2013

S’PAGUAJNË AS TAKSAT

Presidenti, kryeparlamentarja e deputetët evazion me automjetet / Nga zyrtarët te ish-mbreti, ja emrat LISTA E DEBITORËVE Presidenti, kryeparlamentarja e deputetët evazion me automjetet S’PAGUAJNË AS TAKSAT Nga zyrtarët te ish-mbreti, ja emrat Dhjetëra mijëra makina qarkullojnë pa likuiduar detyrimet e s’i ndalon kush. Borxhlinj institucione, ambasada, madje edhe komunitete fetare. Drejtori: Debitorët harrojnë ose nuk kanë lekë Lajmi Leka Zogu, Bujar Nishani, Jozefina Topalli rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet ligjore ndaj financave të shtetit për pagesën e taksës vjetore të automjeteve të tyre personale. Por, një gjë të tillë e bëjnë me masë vetë institucionet shtetërore TIRANE GENC KONDI Sipas ligjit, një automjet rrezikon të bllokohet nga policia rrugore, në rast se rezulton që nuk ka shlyer detyrimet financiare ndaj shtetit, që konsistojnë në taksën vjetore të qarkullimit. Numri i makinave që... vijon në faqë 4

Ish-Sigurimi: Si i rekrutoi UDB-ja spiunët në Shqipëri

DOKUMENTET EKSKLUZIVE Ish-Sigurimi: Si i rekrutoi UDB-ja spiunët në Shqipëri Analiza e kundërzbulimit për agjenturën jugosllave në vitet 1966-1979 TIRANE Shqiptarja.com nis sot publikimin e materialeve, deri tani të mbetura sekret, të ish-Sigurimit të Shtetit, kryesisht lidhur me veprimtarinë e tij të kundërzbulimit ndaj... Faqe 18-19

Editorial

NGA ANILA BASHA Një vit i vështirë Do të doja të mendoja se ky do të ishte një vit i bukur. 2013-a për shqiptarët nuk hyri aq madhështor sa e kishim imagjinuar. Zbukurimet i pamë gjithandej, por të pasur të bukur jetën tonë për këtë vit, do të duhej të bëjmë më shumë. Lodhem teksa mendoj se ky vit do të jetë vit i sfidave të mëdha dhe të vështira. Lodhem teksa mendoj se bisedat në tryezat tona të përditshme, vërtiten sa nga Berisha, aq te Rama, sa te Bamir Topi, aq te Kreshnik Spahiu. Lodhem tek e mendoj se sfidat i kemi prezent, por nuk i marrim seriozisht, se duhet të përpiqemi pa fund për t’i filluar vitin me një përmbledhje vrasjesh që ditën e parë, dhe me vjedhje çantash ditën e tretë. Në fund të fundit, këto janë lajme që na lodhin, por janë krejt në miniaturë përballë asaj që do të duhet të përballojmë këtë vit. Dhe mendoj, se kemi dy sfida të rëndësishme: zgjedhjet dhe ekonominë. Viti 2013, do të jetë viti ku shqiptarët do të drejtohen tek kutitë e votimit për të dhënë verdiktin e tyre nëse do të... vijon në faqe 22

Analiza e Njazi Jahos

Shtimi i ZAZ-ve për zgjedhjet kushtoja 102 milionë lekë Faqe 2-3

NE KERKIM DY

Faqe 10 Rrëmbimi i italianit, shqiptari: Kurth nga kushëriri

FORUMI

Faqe 7 Deputetët PD: Do ikë Rama, PS: Berisha në pension

VJEDHJA NË SHBA

PS “ngrin” gruan e Kosta Barjabës / Fatbardha anëtare e Asamblesë, i shoqi vullnetar Faqe 8 PS “ngrin” gruan e Kosta Barjabës Fatbardha anëtare e Asamblesë, i shoqi vullnetar

INTERVISTA

Faqe 6 Biberaj: Berisha s’ka shans. Derë më derë për ta larguar