17/01/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

17 janar 2013

GJYQTARJA, SI U AKUZUA PËR LIRIMIN E KRIMINELËVE

ZBULOHEN DOSJET E “NXEHTA” VLORË/ Mirela Mishgjoni sulmohet me acid ndërsa shkonte për në gjykatë GJYQTARJA, SI U AKUZUA PËR LIRIMIN E KRIMINELËVE Sulmi dje paradite në Vlorë. Gjyqtarja u shkarkua në 2002 nga KLD për shkelje dhe abuzime. Fitoi dëmshpërblim nga Strasburgu. Në 2008 firmosi lirimin e të akuzuarve për vrasje dhe trafik droge Lajmi Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni, është bërë pre e një sulmi. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, në orën 09.00, kur 40-vjeçarja ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në punë. Sapo ka mbyllur derën, ajo është përballur me një person, i cili ka hedhur në detyrë acid. VLORË GRANIT SOKOLAJ Në shkallë ka vënë re një njeri me një shishe plastike në dorë, por as që i ka shkuar mendja se mund të kishte... ► vijon në faqe 2-3 Në foto: (majtas) Gjyqtarja Mirela Mishgjoni gjatë një seance në Gjykatën e Vlorës (lart) Faksimile e vendimit të Gjykatës së Strasburgut

Alfred Ashiku, takimi me Enverin në spitalin e Vlorës

PERSEKUTIMI I FARMACISTIT Dossieri/ Rrëfimi i dr. Bajram Çelës. Mario Ashiku: Provokimet e Sigurimit VLORË ZENEPE LUKA Në numrin e djeshëm u përqëndruam në rrëfimin ekskluziv të aktorit të njohur Mario Ashiku, i cili, duke... ► Faqe 18-19

Liria e medias në zemër të vleravetë BE-së

Editorial NGA ETTORE SEQUI* Liria e medias në zemër të vleravetë BE-së Unë kam qënë vetë gazetar për tre vite rresht kur isha 20 vjeç. Punoja në një radio dhe televizion privat. Dhe në fakt, ndjehesha një gazetar jo i lirë te thoja çfarë doja, si shumë gazetarë shqiptarë të rinj dhe më pak të rinj. Prandaj sot jam veçanërisht i lumtur të hap këtë konferencë. Liria e medias si kusht paraprak për demokracinë është një temë e mbyllur: në të vërtetë nuk asnjë dyshim mbi rëndësinë absolute të medias së lirë për një shoqëri të lirë. Pa demokraci pa shtyp të lirë. Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave të BE-së: dhe kështu duhet të jetë edhe për vendet kandidate dhe kandidate potenciale. Bindja e Shteteve Anëtare të BE-së lidhur me këtë pikë reflektohet me shkrim ashtu edhe në praktikë. Në besojmë me vendosmëri se liria e fjalës, liria e shtypit, kanë një aspekt të dyfishtë: liri mendimi dhe liri veprimi. Ne kemi nevojë për një media të lirë, jo vetëm për liri fjale... ► vijon në faqe 22

Paralajmërimi

SHBA-BE: Shqipëria kujdes me zgjedhjet ► Faqe 4

ARRESTIMI

► Faqe 11 Kapet “bos”-i i kromit, kërkohej për vrasje në Bulqizë

NE LUSHNJE

► Faqe 10 Vëllai i të plagosurit: Si e masakruan maskat

FLET DAJTI

Komunistët: Kushti ynë për koalicionin me Berishën ► Faqe 5 Komunistët: Kushti ynë për koalicionin me Berishën