16/02/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

16 shkurt 2013

EKSPERTI FUTI ASHKEL NE KEMISHEN E ZIVERIT

VENDIMI I PLOTE Prokuroria e Tiranës: Gardistët vranë, mbrojtja manipuloi provat EKSPERTI FUTI ASHKEL NE KEMISHEN E ZIVERIT Dokumenti i prokurorëve për vrasjet e 21 Janarit: Ndoc Çardaku e shtyu ashklën me gisht për të inskenuar plumbin rikoshet. U filmua, duke sajuar alibinë për të nxjerrë pa faj Gardën Faqe 2-3

Eri Peçi, motra e Flories: Si e mësuam shtatzaninë

EKSKLUZIVE/ FOTOT NË MATERNITET Faqe 9 NË FOTO: Florie Peçi në maternitetin “Mbretëresha Geraldin” Eri Peçi, motra e Flories: Si e mësuam shtatzaninë Drama e studentes, familja asnjë dyshim për kosovarët dhe mjekët NË FOTO: Florie Peçi në maternitetin “Mbretëresha Geraldin”

Në rrethin e burracakërisë dhe absurdit

Koment NGA PREÇ ZOGAJ Në rrethin e burracakërisë dhe absurdit Kanë qëlluar me plumba luftarake duke e ditur se po qëllojnë me plumba luftarake; kanë qëlluar në drejtim të turmës duke e ditur se po qëllojnë në drejtim të turmës; kanë lënë të vdekur katër demonstrues paqësorë të opozitës dhe kanë plagosur disa të tjerë...Por... por-mbani vesh, o njerëz!- nuk e kanë dashur të vrasin. Ky është konkluzioni i parë që del nga arsyetimi i vendimit të gjykatës së faktit Tiranë, që shpalli të pafajshëm të akuzuarit e pandehurit për vrasjet e 21 janarit, ish komandantin e Gardës, Andrea Prendi dhe ish oficerin e grupit të zjarrit, Llupo. Përballë fakteve të pamohueshme, Gjykata është e detyruar te pranojë se arma e të parit ka vrarë Faik Myrtajn dhe arma e të dytit Ziver Veizin. Por, por-mbani vesh, o njerëz!- nuk provohet se këta i kanë njohur personalisht viktimat e tyre dhe kjo është një rrethanë tjetër që shkon në favor të pafajësisë së vrasësve. Ky është konkluzioni i dytë që del nga arsyetimi i vendimit të gjykatës së faktit, Tiranë. Me fjalë... vijon në faqe 20

SUPLEMENTI “THASH&THEM”

DOBROSHI: EMOCIONET NË BERLINALE Intervista/ Aktorja u përlot kur u thirr Kosova MODERATORJA MEÇO NDËRRON EKRAN Debati me drejtorin e ri dhe kalimi te TV Klan Faqe 13-17

Lëvizjet në PS

Ulgini: Jam për Tiranën Kukës, Duraku: Ika vetë Faqe 4-5

Fjalëkryqet e fundit nga Kadri Vokopola

Fjalëkryqet e fundit nga Kadri Vokopola Faqe 23

ISH-MINISTRI

Faqe 18-19 Paskal Milo: Si e refuzoi Berisha Rambujenë në vitin 1999

E GROPOSI

Nusja vret vjehrrën në Dibër, vaj të nxehtë në vesh Faqe 11 Nusja vret vjehrrën në Dibër, vaj të nxehtë në vesh

Të ngashëryer me Këngën Magjike

/HIGH DEFINITION Faqe21 Të ngashëryer me Këngën Magjike NGA Arlinda Guma

NE TIRANE

Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Shqipëria është si Greqia Faqe7 Kryeekonomisti i Bankës Botërore: Shqipëria është si Greqia

GRIMCA URBANE

Faqe 20 KINEMAJA NGA Evis Cerga