Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 05-04-2013

QEVERIA NE KEMBE ME “TRADHETARET” E PS

MIRATOHET KABINETI Shumica me votat e Kadelit, Dogjanit dhe Islamit. Dule kundër, LSI abstenim Debate mes deputetëve socialistë. Kadeli: Nuk ka pasur tone të larta. Dogjani: Në rast të mos kalimit të qeverisë vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme ▸ Faqe 2-3
Kadeli Dogjani Islami Dule

Në emër të moralit

NGA Genci Kojdheli Në emër të moralit Nëse ka një epitet që është përmendur me tepricë gjatë tentativës këto ditë ndër komentuësit e politikës shqiptare apo dhe mbështetësit e të gjitha forcave politike, ai është “i pamoralshëm”, që ka qenë pak a shumë përshkrimi i koalicionit të porsalindur mes PS-së e LSI-së. Për ta bërë të qartë qysh prej fillimit, unë personalisht nuk kam qenë një mbështetës entuziast i koalicionit, por pozicionimi im është i pandjeshëm për debatin në fjalë. Kjo sepse të flasësh për moralin e politikës shqiptare sikur ai ekziston si një entitet i mirëpërcaktuar, i ngurtë dhe i bazuar në themele aq solide të palëvizshme të kastës politike është minimalisht një mangësi logjike, por edhe një amnezi e vullnetshme për sa i takon ngjarjeve që politika shqiptare ka përjetuar në këto 22 vitet e fundit. Në një përqasje dialektike, morali i një shoqërie përfaqëson një kod të cilin pjesëtarët e saj pranojnë dhe e përdorin si sistem reference për veprimet e tyre. Rrjedhimisht, edhe politika dhe politikanët (e dala prej kësaj shoqërie) duhet të reflektojnë në qasje dhe veprimet e tyre të tillë kod moral. Dhe teksa bëjnë moralistët politikë, duhet ta mbajnë përherë parasysh sa e sa politikanë e parti makiaveliste janë valëvitur andej nga ka fryrë era e interesit afatshkurtër e afatmesëm (të cilat me siguri këtë moralistëpolitikë nuk i kanë... ▸ Vijon në faqen 11
Genci Kojdheli Shqiptare

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Erëza dhe fruta të thata Adresa: Autostrada Tiranë- Durrës, km 7, Yzberisht Tiranë; Tel: 042 406 500; 042 406 501; Fax: 042 406 502; e-mail: neranxi@neranxi.com; www.neranxi.com
Tiranë Durrës Yzberisht