Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E diel, 26-05-2013

ILIR META: JA SFIDA IME E VERTETE

INTERVISTA FLET NGA MALLAKASTRA KRYETARI I LSI-së ILIR META: JA SFIDA IME E VERTETE • Edi Rama, a do të jetë ai kryeministri i ri i Shqipërisë? Mendimet e Ilir Metës për kryetarin e PS-së. Ishte ai personi i duhur për të marrë drejtimin e saj në 2005? • Familja politike e ish-kryeministrit, vetëm djali i dhënë pas teknologjisë Kush vendosi në familjen e Ilir Metës që Monika Kryemadhi të jetë kandidate për deputete në qarkun e Lezhës? • Marrëveshja me Partinë Socialiste dhe qeveria e ardhshme? Kush do të vendosë për anëtarët e rinj të kabinetit pas fitores së të majtës në 23 qershor? Faqe 2-3
Ilir Meta Edi Rama Monika Kryemadhi Mallakastra Shqipëri Lezhë

Sikur Presidenti i Republikës të fliste

Koment NGA ERION KRISTO Sikur Presidenti i Republikës të fliste Po ishte shumë më ndryshe sikur Presidenti i Republikës të fliste ndonjëherë edhe para qytetarët e vet. Po kjo s’ka gjasa të ndodhë. Presidenti ynë ka një mangësi. Ai nuk flet. Ai nuk ka agjendë. Dhe po flasim për një agjendë civile, sepse sa herë që politika ka ndonjë nevojë, ai aktivizohet si me sustë. Do të ishte ndryshe, sepse qytetarët civilë të këtij vendi do të gjenin një partner te Kreu i Shtetit, për të diskutuar hallet e shoqërisë, e jo për të dëgjuar hartime bajate. Për të gjitha ata që kanë probleme me kujtesen, më 20 mars një grupim i fuqishëm i shoqërisë civile protestoi përpara dyerve të Presidencës, duke kërkuar nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë të merret masa për parandalimin e krimit të pedofilisë dhe të abuzimit me të miturit. Rreth 300 njerëz, dhe njerëz me peshë, firmosën peticionin drejtuar z. Nishani, po ky peticion që ju dorëzua institucionit në mënyrë zyrtare, humbi pa nam e nishan. Dhe që nga ajo ditë e deri më tani, rastet e pedofilisë kanë qenë të panumërta. Po kujtojmë disa prej tyre sa për të freskuar ndjesitë e përgjumuara: dy raste në Tiranë, një pension 67 vjeç dhe një tjetër 58 vjeç u arrestuan për tentativë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur; njё gjyqtar në Ndroq kreu veprime të shëmtuara me një të mitur; një student rrëmbeu një fëmijë 8 vjeç me qëllim trafikimi; një 53 vjeçar nga Korça i shkruan një letër dashurie një vajze 13 vjeç; një person 32 vjeç sulmon seksualisht një 12 vjeçare në mes të ditës në mes të Durrësit; një person 49 vjeçar ngacmon seksualisht një vajzë 12 vjeç; një pedofil shqiptar i dënuar me 20 vjet burg ekstradohet nga Italia; një pedofil 20 vjeçar arrestohet... vijon në faqe 21
Erion Kristo Nishani Tiranë Ndroq Korçë Durrës Itali

NERANXI

...gjithmonë në hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.

TUBORG

i freskon pamjen e birrës më të mirë të prodhuar nga 100% malt LEXONI NË FAQEN 12