Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E premte, 14-06-2013

RISIA E RAMËS: BYRO KOMBËTARE TË HETIMIT

PROGRAMI “RILINDJA” Agjensia e re që do të luftojë krimin, modeli i Britanisë së Madhe Kryetari i PS-së replikon me gazetarët: Shërbimi shëndetësor në Angli dizastër?! Po ju jeni shëmbëllytyra ekselente e injorancës që bën argumentin, vazhdoni se jeni pas Gjermanisë ► Faqe 5
Ramë[?] / Ramës Britani Gjermani

Vreni punën me votë

Koment NGA LINDA RAMA Vreni punën me votë Kur Edi më pyeti a ke dëshirë të vish në një takim ku do mblidhen tironcit, më shkoi mendja në oborrin e shtëpisë së fëmijërisë sime me avlli qerpiçi, ku biseda nën aromën e trëndafilave e të karafilave, selinojnt e hidhnashë, mes ngjyrave të luleve të borës e manushaqe, poshtë kumbullave, kajsive e hurmave. Gratë e shtëpisë vinin rrotull miqve duke i qerasur me ujë brisk të ftohtë nga pusi në hajat, shurup trëndafili e reçel të mrekullueshëm përgatitur nga petalet e luleve dhe frutat e pemëve të oborrit. Ende sot ai oborri është me mua dhe gjyshi e gjyshja ime apo “nona” si i thërrisnim, janë aty, megjithëse me vite larguar nga jeta. Kujtimi i tyre është këshilla më e mirë për mua. U linda këtu, këtu u rrita, mësuam në fillim mësimet e urta të shtëpisë pastaj ato të shkollës, kaluam vite vështirësish, pune, gëzimesh e hidhërimesh, lindjesh e ikjesh. Këtu, në Tiranë u lindën mu në kufirin e një kohe tjetër, edhe Rea dhe Grego. Koha tjetër e bëri tjetër edhe Tiranën. Tirana ku fëmijët tanë u rritën ishte shumë e ndryshme nga Tirana ku u rritëm ne. Edhe më e ndryshme akoma është Tirana e fëmijëve që lindin sot. Nuk do kisha ardhur sot nëse nuk do ta shihja si rast për të qenë mes tiranasve që duan një Tiranë dhe një vend ku të mos tretet për fare kultura qytetare e oborreve të bashkëjetimit e... ► vijon në faqen 21
Linda Rama Edi Rea Grego Tiranë

Mjekimi i gabuar i pacientes dalin raportet ligjore

JUSTIFIKIMI Sonila Neço me “kancer” gjykohet si gabim mjekësor TIRANE Esmeralda Keta Vajza nga Vlora, Sonila Neço, është mjekuar gabim nga të gjithë bluzat e bardha të onkologjikut. Ky është përfundimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore, pas shqyrtimit të këtij rasti. Por.... ► Faqe 10-11 Sonila Neço
Sonila Neço Esmeralda Keta Tiranë Vlorë

Presioni për votën, PS kallzim penal drejtoreshës së METE

DENONCIMI ► Faqe 4 Presioni për votën, PS kallzim penal drejtoreshës së METE

NERANXI

...gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.