Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

E martë, 23-07-2013

BERISHA S’NJEH ZGJEDHJET BASHA MANIPULON PARTINË

QENDRIMI I DYFISHTË Kryetari de fakto i PD deklaron mospranimin e maxhorancës së re BERISHA S’NJEH ZGJEDHJET BASHA MANIPULON PARTINË Sokol Olldashi në shumës: Uroj rivalët. Unë s’kam pasur listën e votuesve. Votova me numër rendor. Numërimi në Pallatin e Kongreseve pa praninë e mediave NË FOTO: Sali Berisha Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi ► Faqe 2-3-4-5
Sali Berisha Lulzim Basha Sokol Olldashi Pallatin E Kongreseve

Fillim i ri, avaz i vjetër

Editorial NGA ANILA BASHA Asnjëherë nuk mund të flasësh e të shkruash për një Fillim të Ri, me një avaz të vjetër. Është kaq e thjeshtë si aksiomë, sa ata disa mijëra demokratë që kanë shkuar pranë kutive të votimit për të hedhur votën e tyre për njërin nga kandidatët, do të duhet të ndjehen të zhgënjyer. Zgjedhjet djeshme në “një anëtar një votë” e strukturat e Partisë Demokratike treguan qartë dhe më se miri se partia që në 1996 e ngriti standardin e vjedhjes së votës në një standart antvlerash për PD dhe për vendin, nuk mund të organizojë zgjedhje që të mbeten në mendjen e çdo demokrati të ndershëm, që kërkon të shprehë vullnetin e vet për kandidatin e preferuar. Problemet e evidentuara ditën e djeshme gjatë procesit të votimit, treguan se pas tetë vitesh në pushtet, PD është kthyer në një parti shtet, ku strukturat prej vitesh kishin humbur funksionet e tyre dhe kurrkush nuk kishte database të dhënash për numrin e saktë të anëtarëve të partisë, apo atyre që paguajnë kuotizacionet e të saj çdo muaj. Anëtarët e vjetër, themelues të kësaj partie, demokratë të orëve të para, por rendnin sa në një qendër, në një qendër tjetër në Tiranë, dhe sa në një qytet, në tjetrin, për të gjetur emrin në listën e votuesve dhe për të shprehur vullnetin e tyre. Të dëshpëruar, pasi kanë votuar numrin 44 në 23 qershorin e kaluar, u ndjenjë të bojkotuar nga ata... ► vijon në faqe 22
Anila Basha Tiranë

Kolegji rrëzon KQZ, të drejtë PS-së

RINUMERIMI Kolegji rrëzon KQZ, të drejtë PS-së Mbetet në fuqi kërkesa për ripërsëritjen e votimeve në qarkun e Lezhës TIRANE ARTEMISA HOXHA KQZ filloi procesin e rinumërimit të votave për Qarkun e Shkodrës, kjo pas kërkesë ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendonte se ishin vjedhur votat që mund të fitonte një mandat deputeti. Nga hapja e kutive të KZAZ numër 1 në këtë qark rezultoi se PR jo vetëm që nuk kishte aq vota sa pretendonte, por më pak gjë që as i afrohej një mandati. Surpriza ishte edhe nga Partia... ► Faqe 6-7
Artemisa Hoxha Tiranë Lezhë Qarkun E Shkodrës

Tenda e funeralit shpëton një person nga zjarri

NGJARJA ► Faqe 10 Tenda e funeralit shpëton një person nga zjarri Merr flakë kati i katërt i një banese

Rektorja Jera Kruja: Përplasjet nuk i bëjnë mirë Universitetit

DEBATI I MJEKËVE ► Faqe 15 Rektorja Jera Kruja: Përplasjet nuk i bëjnë mirë Universitetit
Jera Kruja

NERANXI

... gjithmonë një hap përpara... Lëndë të para për restorante, piceri, kreperi dhe fast food.