ABUZIME MILIARDERE ME KONCESIONET
KLSH kërkon pagesën e menjëhershme të detyrimeve dhjetëra milionë euroshe, shmangen prej 17 vitesh
9. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor të marrë masa për ekzekutimin e garancisë së kontratës në formën e depozitës bankare në shumën prej 4 milion Euro, si detyrim kontraktor nga shoqëria koncesionare “BEG SPA” e cila në zbatim të depozitimit, në kundërshtim me nenin 15.3 të kontratës së koncesionit në formës “BOT”, lidhur midsis METE-s dhe shoqërisë koncesionare “BEG SPA” për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, miratuar me ndyshuar disa herë VKM nr. 222, datë 24.05.1997, botuar në Fletoren zyrtare nr. 19 të Qershorit 2000, ndryshuar me VKM nr. 590, datë 02.11.2000, botuar në Fletoren zyrtare nr. 36, datë 15.11.2000 dhe VKM nr. 363, datë 06.06.2007, i pa botuar në Fletoren zyrtare.
10. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor të marrë të gjitha masat, që nga ana e shoqërisë koncesionare “BEG SPA”, të plotësohet kapitali i nënshkruar prej 4 milion Euro, kjo në zbatim të nenit 13 të marrëveshjes koncesionare të nënshkruar, ku përcaktohet se: “Koncesionari me rastin e krijimit të shoqërisë së re, ka detyrimin që kësaj shoqërie t’i transferojë të drejtat e marrëveshjes koncesionare dhe të jetë pronar 80% të pjesëmarrjes e drejtpërdrejtë ose jo të shoqërisë e kontrolluar nga koncesionari dhe pjesën tjetër të kapitalit aksioner. Kjo shoqëri do të ketë një kapital minimal prej 15.000.000 Euro”.
Menjëherë
D.2. Të njoftohet Departamenti i Administratës Publike për Ish Sekretarin e Përgjithshëm të largimit nga ministria z. Dardan Domi, i larguar nga puna, për shkak se ka fshehur masat disiplinore “largim nga shërbimi civil”, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.
Me veprimet dhe mosveprimet e tij ndodhur në zbatimin e detyrës së ngarkuar ka shkaktuar mungesë në rezultati të mungesës së bashkëpunimit me përfaqësuesit e KLSH-së dhe bllokimit të veprimeve me auditimin, për të penguar nxjerrjen në pah të së vërtetës, gjendjen e rëndë situatën e cila ka bllokuar me vite me radhë ministrin dhe deputetin z. Florion Mima.
ABUZIME
ABUZIME MILIARDERE ME KONCESIONET
Propozohet largimi si “nëpunës civil” i ish-sekretarit të përgjithshëm në METE Dardan Domi
FAQE 6