18/03/2015
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Shqiptarja.com

18 mars 2015

ORGANIZATORI I TRAFIKUT TE LAGUNA E VILUNIT BARDHOK PLANAJ SI DREJTONTE FIRMEN E NDERTIMIT KUR U FSHEH NGA MARK FRROKU

Tom Doshi, Mark Frroku dhe Bardhok Planaj Kompania “Old-b”, është pezulluar me firmë të tij në 30 dhjetor të vitit 2014, dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim policor. Riaktivizohet në 11 shkurt 2015, por me nënshkrim të ndryshëm. Dyshohet se ka kaluar me këmbë kufirin e gjelbër për në Kosovë. Tom Doshi kërkon letërporosi për regjistrimet e aeroportit të Hanovrit FAQE 2-3

EDITORIAL

NGA CARLO BOLLINO Ka ardhur koha për dekriminalizim edhe të medias Kolegët e rinj të televizioneve konkurrente kanë shpikur një fenomen të ri: “skupin selektiv”. “Scoop” - skupi në terminologjinë gazetareske është një lajm që një media e ka dhënë më parë se të tjerat nuk e kanë. Selektiv sepse, kur e bën eta, do të thotë se kanë gazetarë të aftë. Ndërsa nëse e bëjmë ne, na e ka dhuruar politika. Dje televizioni A1Report publikoi përpara mediave të tjera pamje të operacionit të bërë nga policia e Fushë-Krujës kundër një bande që trafikonte tritol. Merita është e redaksisë sonë që arriti të gjejë pamjet para konkurrentëve, një garë e ndodh çdo ditë në të gjitha redaksitë e botës. Në të gjitha kohërat një gazetar synon të ketë pamje para të tjerëve, por rregullat profesionale mes gazetave shqiptare mesa duket nuk vlejnë edhe kështu tre TV xhelozë të skupit (News24, ABC dhe Ora News) ndërmorën një sulm befasues politik kundër Ministrisë së Brendshme, duke e akuzuar për “informacion selektiv”. Një sulm qesharak dhe i padëgjuar më parë në botën e informacionit. Këtu nuk ka shumë për të shtuar. Në këtë pikë mund të bëjmë vetëm një pyetje: Nëse policia “furnizoi” pamjet në A1Report, kush ia dha pardje ABC dokumentin e plotë të policisë përmes të cilit akuzohet deputeti Mark Frroku se ka fshehur në makinën e tij një trafikant droge? Kush ia dha News24 pamjet atentatorit të babait të Sajmir Tahirit te largohej me biçikletë? Por edhe: Me çfarë parash Armand Shkullaku ka blerë super-vilën e tij milionere? Si u financua (dhe nga kush) operacioni për blerjen e News24? Si lindi ABC dhe vetë Ora News? Sa dhjetëra mijë euro para publike merr në muaj ngjashëm Ylli Rakipit? Etj. etj. Ndoshta, pas dekriminalizimit të politikës, ka ardhur momenti i dekriminalizimit të medias. → vijon në faqen 18

PATENTAT

FAQE 15 Intervista, si hiqen e kthehen 20 pikët që nga data 1 prill

KRIMI

FAQE 4,6 Zbulohet banda e tritolit, rrëmbehet ish-trafikanti

ZGJEDHJET

FAQE 10 Gjirokastër, PS: Gabim t’i japësh Bashkinë LSI-së

KOMENT

21 qershori, shans i humbur për meritokracinë? NGA AFRIM KRASNIQI Në faqen 18

MËSUESIT

FAQE 17 Si mund të mbajnë vendin e punës nga viti 2016

BIG BROTHER 8

FAQE 21 Ikën Mimoza Ahmeti? Autorja: S’di gjë zyrtare!

Cyan magenta yellow black