AUTIZMI
FAMILJET DHE FËMIJËT S’DUHEN LËNË VETËM
2 PRILL DITA BOTERORE E SENSIBILIZIMIT
▶ INTERVISTA NE FAQEN 2
EDITORIAL
Ne japim më të mirën tonë në vështirësi
NGA Alba Malltezi Shqiptarja.com dëshiron të sensibilizojë strukturat shtetërore dhe shoqërinë shqiptare në ndihmë të personave më të brishtë të shoqërisë. Sot është Dita botërore e sensibilizimit dhe solidaritetit me personat autikë. Në raste emergjente, shqiptarët, japim më të mirën tonë. Në të përditshmen, në rutinën, në programimin, në institucionalizimin, në respektin e ligjeve dhe të rregullave, duket se nuk i kemi marrë ende dorën. Dhe këtu nuk duam të evgjitshëm mbas krahë, por tek ne ka të gjithë. Dëshira për të bërë mirë, për të ndihmuar ata që janë më të dobët, duhet të kthehet në kulturë, në shtyllë të shtetit dhe të shoqërisë. Secili mund të bëjë qoftë dhe një grimcë sipas mundësive që ka, por një grimcë bëri Universin dhe jo më të përmirësojë jetën e atyre në nevojë. Media është një urë lidhëse ndaj njerëzve të thjeshtë dhe administratës vendimmarrëse. Prandaj dhe ne, me median tonë dëshirojmë të sensibilizojmë shtetin, shoqata, individë, familje për të gjetur një rrugëdalje të problemeve shëndetësore dhe sociale. Duke informuar, duke bërë të ditur histori, vështirësi, probleme, duke treguar dyer të mbyllura, por dhe duke propozuar rrugëdalje, bëhemi të gjithë më të mirë. Sot, me 2 prill, dëshirojmë të kujtojmë solidaritetin e shoqërisë me familjet dhe fëmijët autikë. Dëshirojmë ta bëjmë këtë apel duke parë e konstatuar në punën tonë dhe kontaktet tona se sa vetëm dhe pa mbështetje janë ende këto familje me fëmijët e tyre dhe të rriturit, sot. Sepse problemi në i madh është kur fëmijët autikë bëhen të rritur dhe ata duhet të punojnë, të integrohen dhe Shteti vetëm Shteti këtej mund dhe duhet ta bëjë. Si? Ja një propozim i yni për shëndetin: Të detyrojë këdo që merr fonde publike të punësojë të rritur nga shtresa e brishta të shoqërisë: sindroma Down, autizëm e probleme të tjera. Dhe punësimi në numër, të jetë në proporcion me fondet që biznesi merr nga Shteti: Sa më të larta, aq më shumë të punësuar nga shtresat e brishta të shoqërisë. Ja ky mund të jetë një veprim. Një ndihmë konkrete për fëmijët dhe të rriturit autikë.
Cyan magenta yellow black