18/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 janar 1990

JEMI TË LIRË E TË PAVARUR, KËSHTU DUAM E KËSHTU DO TË MBETEMI GJITHNJË

Shqipëria jonë ecën përpara e vendosur në rrugën socialiste. Themelore është se ajo është një vend i lirë dhe i pavarur, një vend me një situatë të brendshme solide, ku populli është zot i fateve të veta.

Duam të themi diçka

. Në që radhisim çdo ditë gazetat. Ne jemi tre tipografë të shtypshkronjës «Bashkimi». Detyra jonë është të radhisim në shkronja: dëshirat, gëzimet, hallet e njerëzve tanë. Natyrisht, gëzohemi e na bëhet zemra mal kur radhisim shkrimet e gazetave të të bashkëpunëtorëve që bëjnë fjalë për transformimet tona të fuqishme. Dhe këto gëzime kanë qenë të shumta... Disa ditë më parë radhitëm të gëzuar fjalën e shokut Ramiz Alia në takimin që pati me punëtorët e Kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha». Nisëm të bisedonim me njëri-tjetrin për vijën, për trimërinë e Partisë sonë. Biseduam edhe për shpifjet e trillimet e fabrikura në «kuzhinën» e TANJUG-ut. Prej vitesh e njohim se sa i pafytyrë është shtypi jugosllav, por kësaj radhe thamë tërë për të revoltuar: «Sa poshtë ka rënë kundër...», «shpifni, shpifni, se kokat tua-ja do të hani...». Ne tipografët e bashkojmë zërin tonë me të gjithë popullin që flet e shkruan me indinjatë për kokat e nxhehta të shovinistëve serbë që na kanë rënë në fat si gjitonë, bashkojmë zërin tonë kundër të gjithë atyre që i quajnë të mirëqenë përrallat. Dhe duke u njohur me trillimet e pa kripë edhe revoltohemi, edhe qeshim, por njëkohësisht i vëmë detyrë vetes: «të punojmë dhe të vigjëlojmë». Shtypi i Partisë sonë është i pastër si drita e diellit. Ne, përkrah gazetave tanë që janë publicistë militantë dhe qytetarë korrektë, do të punojmë çdo ditë e më shumë për ta ruajtur këtë pastërti që popullit i hap sytë dhe armiqve u vret sytë, do të punojmë që fjala e Partisë të shkojë sa më shpejt atje tek punëtori në fabrikë, te ushtrari në kufi, te bariu në majë të malit... E vërteta edhe për ne është e shtrenjtë dhe ne e mbrojmë me djersë, por po të jetë nevoja edhe me gjakun, me jetën tonë. Të papërkulur na bën çështja e madhe për të cilën e derdhëm plumbin në linotyp, çështja e socializmit që ndërtojmë dhe mbrojmë. IBRAHIM BRAHO EDMOND DUKA ILIR ALIMEMETI tipografë

Letër në vend të një interviste

— DIBËR — Dja, në Peshkopi, kur shkuam për vizitë në një familje, me të zotin e shtëpisë, Ramadan Doci[n], një punëtor që gjithë jetën ka punuar nëpër veprat e socializmit, na ndodhi diçka e veçantë: Ramadani nuk flët dot, është i përvuar. Mirëpo, përkisht në këtë rast ai donte të fliste, të bisedonte sa më gjatë. Dhe që ta kuptonim më mirë atë që donte të thoshte, u ngrit e solli një letër, të cilën e kishte shkruar për Beqirin, djalin e madh që ka me shërbim në Tropojë. I kërkuam që një pjesë të saj ta sjellim në faqet e gazetës. «Aq më mirë, përgjigjet, le ta lexojnë edhe vajzat që kam në Tiranë, nipat dhe mbesat, kush të dojë». Në mes të tjerash ai shkruan: «Thirr[a] vëllanë tënd të vogël, Aliun dhe po të shkruaj këtë letër, sepse na kanë idhnu[e] fort ato shpifjet që kemi dëgjuar. Na erdhën për vizitë dy shokë, Ramadan Uka e Ahmet Laçi. Biseduam gjatë. Këtu në Dibër jemi mësuar me rrënat e të ‘lajve, me shpifjet e shovinistëve, të cilët duan të na shohin siç u pëlqen atyre. U bëne gazi i boës. Nejse, sido që të fl[a]vin, çfarëdo që të thonë, nuk na keqnjë dot nga rruga jonë e drejtë. Ty të kujtohet qumurguri i Krrabës, Vau i Dejës, Kruja, Kopliku, Seta, gjithë ato vende ku kam punuar me shokë e mi. Ajo djersë që derdhëm, na u bë shëndet për begatinë tonë. Prapë në këtë rrugë po ecim me Partinë dhe prapë më shumë do ta nalt[o]jmë vendin». Kërk[e]va Haziz Ndreun këto ditë. Nuk ndodhej këtu. Thashë të këndonim bashkë atë këngën e Hajredin Pashës. Ai me zë e unë me zemër. 12 mijë ushtarë la ai në atëherë dus[h]mani në fushë të Gjoricës. Ti e di këngën e Elez Isufit, edhe të Suf Xhelilit, të gjithë trimëritë e tjera. Di më mirë edhe historinë se i ke mësuar në shkollë. Mos harro se aty ku je, në kufi, edhe këngët, edhe historia janë pushkë të mbushura për atdheun. T’i përmenda këto, se deshta me të tregue diçka tjetër. Na erdhi një shkrimtar para disa ditësh në shtëpi. Biseduam edhe për shpifjet që po bëhen për Shqipërinë (Vijon në faqen 2)

Për ata që nuk duan të nxjerrin

Për ata që nuk duan të nxjerrin mësime nga historia

Sa herë që populli shqiptar nuk ka pranuar t’u nënshtrohet fuqive imperialiste e shoviniste, ka mbrojtur me vendosmëri e guxim lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar, armiqtë kanë shpërthyer mbi të një breshëri shpifjesh e trillimesh nga më të pashembulltat, të ngjashme me ato që kanë ndërmarrë në ditët tona organet e propagandës së Beogradit dhe të disa vendeve perëndimore. Të egër, barbarë e primitivë i quajtën shqiptarët shovinistë serbë e ata të vendeve të tjera në propagandën e tyre edhe kur në vitet 1878-1881 u ngritën në këmbë, nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur trojet amtare nga copëtimi, për të formuar shtetin kombëtar e të pavarur, për të hyrë në rrugën e përparimit e të qytetërimit evropian. Në emër të luftës për «mbrojtjen» e popujve të krishterë të Ballkanit nga dhunimet e shqiptarëve, monarkët e Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë kryen në vitet e luftës Ballkanike (1912-1913) krimet më barbare e monstruoze ndaj popullit shqiptar, të cilat vështirë t’i hasësh edhe në shekujt më të errët të Mesjetës, u përpoqën të likuidonin qeverinë e Vlorës dhe Shtetin e Pavarur Shqiptar. Populli shqiptar doli fitimtar edhe përballë armiqve të rinj, fuqive imperialiste dhe shoviniste fqinje. Është fiksuar në analet e historisë tërheqja nga bregdeti shqiptar më 1915 i ushtrisë serbe që la pas, përveç fshatrave të djegura, varret e ushtarëve serbë dhe urrejtjen e shqiptarëve ndaj shovinizmit serb. Përballë dashurisë së zjarrtë të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, vendosmërinë për të mbrojtur identitetin kombëtar, gjuhën dhe kulturën e tij u shpartalluan të gjitha projektet shoviniste të Pashiqëve, Kargjorgjeviçëve, Çubrilloviçëve, dhe Andriçëve të Serbisë për të likuiduar shtetin shqiptar dhe për t’i shombëtarizuar popullsinë shqiptare të Kosovës dhe të të gjithë Jugosllavisë. Nuk është lehtë ta sfidosh historinë e popujve. Edhe pse i përket së kaluarës, ajo u shërben të tashmes dhe të ardhmes së tyre. Vetëm Milosheviçët e verbuar nga shovinizmi serbomadh nuk duan të nxjerrin mësime prej historisë, prej marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Si mund të ndërrosh sot, duke u mbështetur te shpifje e trillime, që janë vazhdë e qëndrimeve të hershme të propagandës serbe, duke shtrëmbëruar në mënyrën më të hapur realitetin në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, të largosh popullin shqiptar që është bërë zot i fateve të tij nga rruga e socializmit e pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar.

«Mos ma zër rrezen e diellit, se të përvëlon», thotë kënga më e re

- SHKODËR - Shkodra e indinjuar nga shpifjet e Beogradit e Titogradit e shpreh në mënyrën e vet urrejtjen, me seriozitet dhe punë, me fjalën e urtë e të zgjuar. Bisedojmë për këtë me dramaturgun Fadil Kraja, i cili na thotë: «Ne jemi njerëzit e këtij trualli, jemi edhe Taraboshi dhe Maranaj. Gjithë jetën kemi luftuar për liri e pavarësi, jemi ndeshur me pabesitë e kralëve e shovinistëve serbomëdhenj. Të kegen ne nuk ua kemi duruar kurrë edhe atëherë kur luhej kufiri i atdheut. I kemi përballuar ata kur rrezikoheshin Shqipëria nga robërimi shumësekkullor, kur “Shkodra rrihej me topak shqotë kënga, e aq më tepër i përba-» (Vijon në faqen 2) «Mos ma zër rrezen e diellit, se të për-

U nënshkrua protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesat për vitin 1990 midis Shqipërisë dhe Rumanisë

Dje u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesat për vitin 1990 midis Qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë. Për palën shqiptare nënshkrimi u bë nga zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme Altin Ylli dhe për palën rumune nga zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Kooperimit Ekonomik Ndërkombëtar Stefan Stanku. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Rumanisë në vendin tonë Gheorghe Pop. RPS e Shqipërisë do të eksportojë në Rumani mineral kromi, ferro- (Vijon në faqen 4)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të bëjë një vizitë në Turqi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Muhamet Kapllani do të bëjë më 24 janar një vizitë në Ankara. Me këtë rast ai do të zhvillojë bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis dy vendeve, si dhe për zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Gjithashtu do të bisedohet për çështje të bashkëpunimit ballkanik, si dhe për probleme të tjera ndërkombëtare. (ATSH)

U largua nga vendi ynë senatori italian Xhulio Orlando

Gjatë qëndrimit në vendin tonë senatori italian Xhulio Orlando, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit Italian, u prit nga kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin Ekonomik me Jashtë Farudin Hoxha. Ata biseduan lidhur me tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik, midis dy vendeve. Senatori italian vizitoi objekte historike kulturore në qytetet e Tiranës dhe të Beratit. Dhe ai u largua nga vendi ynë. Në aeroportin e Rinasit u përcoll nga drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Sofokli Lazri. (ATSH)

Përurrohet linja e rregullt e transportit rrugor me autobuz Korçë-Stamboll

Dje në qytetin e Korçës u përurua një linjë e rregullt me autobuz për udhëtarë Korçë-Stamboll. Kjo linjë ver dorës në bazë të marrëveshjes për Transportin Rrugor, nënshkruar midis RPS të Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë. Ajo do të shërbejë për transportin e qytetarëve dhe të turistëve nga Shqipëria për në Turqi dhe anasjelltas. Autobuzi me pasagjerë e parë që udhëton nga Stambolli mbërriti në qytetin e Korçës. Me këtë rast nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Korçës u dha një pritje në të cilën morën pjesë autoritetet lokale, funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë së Transportve dhe shokë të tjerë. Ndodhej gjithashtu dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Turqisë, në Tiranë, Teoman Sür. Në ceremoninë e ngjashme u zhvillua edhe në Stamboll, ku morën pjesë gazetarë, qytetarë turq, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i RPS të Shqipërisë në Stamboll, Enver Zeneli. (ATSH)

Sukses i trupës sonë të Baletit në Milano

Mbrëmë trupa e baletit të Teatrit të Operas e Baletit dha shfaqjen e parë të baletit «Zhizel», në sallën e teatrit «Sme- raldo», në kuadrin e turneut që do të zhvillojë në Milano e Pavia. Më 12.000 shikues që mbushnin sallën e teatrit, ndo- dheshin edhe shumë personalitete të artit e të kulturës në Milano. (Vijon në faqen 4)

BRIGADA E MONTIMIT TË MAKINERIVE NË UZINËN E URE-SË SË FIERIT. (Fotomontazh nga Niko Xhufka) BRIGADA E MONTIMIT TË MAKINERIVE NË UZINËN E URE-SË SË FIERIT. (Fotomontazh nga Niko Xhufka)

JEHONE PER FJALEN E SHOKUT RAMIZ ALIA