20/01/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 janar 1990

E sigurtë hedh hapin e rritjes Shqipëria

Marshimi i ’90-tës në Banjë Edhe pse shtrirja dhe përmasat e kompleksit hidroenergjetik janë tepër të mëdha, megjithatë aty syri përditë të kap diçka të re. Në bisedat me ndërtuesit mëson se, veçanërisht këto tri-katër ditët e fundit në përgjigje të fjalës së shokut Ramiz Alia se me punë i kemi krijuar të gjitha ato të mira që na bëjnë të gëzuar, e optimistë, me punë do t’i shtojmë ato, ritmet i kanë kapërcyer grafikët, madje edhe parashikimet. Në galerinë e çimentimit dhe kontrollit, një prej objekteve ku janë përqëndruar punimet, përveç mbushjeve të digës dhe gërmimeve në shpatullën e saj, shpim-çimentimet në thellësi në perden e kundërfiltrimit kanë ecur nga 30 ml, që është dyrta ditore, në 40-45 ml. Kësaj here, përveç brigadës që drejton Heroi i Punës Socialiste, Haxhi Mandreka, në krye ka dalë edhe pjesëtarët e brigadës së Ali Çarkut. Ndërkohë, një brigadë tjetër, ajo e mbushjeve në digë, që ka brigadier Shaban Shehu, normën ditore e realizon mesatarisht 115 për qind. Pra, puna e këtyre ditëve ka afirmuar emra të rinj. Pas shpigimit se detyrat e 90-ës janë më të ngjeshura e më të vështira se të çdo viti tjetër, Agim Dumani, brigadier i palodhur i hekurthyesve, që punon për llogari të shkurtit, tregon për zotërimin më të ri të këtij kolektivi: - Po e shtojmë vrullin e punës edhe për diçka tjetër, thotë ai, brigada e Heriot të Punës Socialiste Xhemë Peca, ka hapur garë të re: më 16 tetor të realizojë planin e 90-ës. Dhe ne do ta ndjekim garën e do ta mbajmë fjalën. Jehona e garës dhe zotimit të këtyre brigadave është përhapur në gjithë kantieret e veprës. Dy shofere të kantierit të makinerisë së rëndë, që punojnë me mjete 36-tonëshe, Idriz Idrizi e Xheladin Brah’mi, gjithashtu janë zotuar të realizojnë planin vjetor në muaj e gjysëm para afatit. Këtë zo- (Vijon në faqen 2)

Lajme nga fronti i industrisë së rëndë

Nga Instituti i Studimeve Metalurgjike në Elbasan është në përfundim ndërtimi i impiantit pilot për prodhimin e rreshirave që përdoren në përzierjet vetëngurtësuese për derdhjen e detaleve në shkrirje të industrisë sonë. Deri tani kjo rreshirë importohet. Studimi që po kryhet nga ky Institut parashikon prodhimin e këtij materiali me lëndë të para të vendit. Në Perlat dhe Rubik të rrethit të Mirditës do të ngrihen dy fabrika pasurimi për mineralet e bakrit. Projektet për këto dy vepra të rëndësishme janë në fazën e hartimit nga Instituti i Studimeve e Projektimeve të Teknologjisë Minerare. Ky institut po ndjek edhe zbatimin e projektit që ka hartuar për ndërtimin e fabrikës së pasurimit të qymyreve në Maliq të Korçës. Kjo fabrikë i shërben gjithë perëndimit qymyrmbajtës të vendit. Pas përfundimit të projektit për fushën nr. 4 në Memaliaj, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Minerare po harton edhe projektin e hapjes dhe shfrytëzimit të shtresës nr. 9 në këtë minierë. Në drejtori në minierat e qymyrtares në Maqan të Korçës, projektet e pjesshme për shfrytëzimin e vendburimeve të minerërës së serës në Selenicë etj. MEHDI KOKHAJ

U mbloodh kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë

Pardje paradite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u mblodh kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë, që shqyrtoi raportet e paraqitura nga kryesitë e Frontit Demokratik të rretheve Durrës e Tropojë «Mbi punën e bërë për rritjen e rolit të inteligjencës në veprimtarinë e organizatës së Frontit Demokratik». Anëtarët e kryesisë, në diskutimet e tyre, vunë në dukje se inteligjencia jonë popullore, që përbën një armate të madhe mbi 72 000 veta, përfaqëson një nga investimet më të çmuara të shoqërisë sonë socialiste në këta 45 vjet. Ajo, e formuar me mësimet e Partisë dhe të udhëheqësit të lavdishëm, shokut Enver Hoxha, është e vetëdijshme për rolin dhe detyrimin e lartë që ka për t’ia shpërblyer popullit në rrugën për përparimin e gjithanshëm të vendit. Nëpërmjet diskutimeve u soll jehona e gjerë e fjalës së shokut Ramiz Alia mbajtur mes punëtorëve të Kombinatit të Autotraktorëve, zemërimi dhe revolta që ka shpërthyer në mbarë popullin dhe inteligjencien tonë ndaj shpifjeve antishqiptare të armiqve, si dhe angazhimi i madh për të mbrojtur atdheun dhe fitoret e socializmit. Inteligjencia jonë patriotë, e përgatitur në vite e pushtetit tonë popullor, është përkushtuar shoqërorizimit, merr pjesë aktive e luan rol të veçantë në përparimin e vendit. Ndikimi i saj në jetën dhe veprimtarinë politike e shoqërore të organizatës luftarake të Frontit Demokratik ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje. Ajo me formimin e saj politik, profesional e shoqëror jep një ndihmesë të madhe për një horizont të gjerë në edukimin atdhetar të njerëzve tanë, për njohjen e historisë e të kulturës sonë, për edukimin moralo - qytetar të masave, s’domos të brezit të ri, për propagandimin e të rejave bashkëkohore në shkencë e në teknikë. Anëtarët e organizatës së Frontit Demokratik, mes tyre gjithë inteligjencia, u vu në dukje në mbledhje, është hedhur në punë të gjithanshme për të plotësuar detyrat e vitit 1990, që mbull krejt 5-vjeçarin e 8-të për të shënuar fitore të reja në ndërtimin socialist të atdheut. Në mbledhje foli dhe shoqja Nexhmije Hoxha. Ndër të tjera ajo tha: Populli ynë është shumë politik. Ai ndjek me interesim ngjarjet politike ndërkombëtare e në vend. Shpesh, në të kaluarën, këto i ka pas regjistruar edhe në folklorin e tij. Aq më shumë i ndjek tani që ai ka pushtetin dhe kuart e veta dhe e ndjen përgjegjësinë për të mbrojtur e çuar përpara fitoret e arritura. Ja, edhe këto ditë po e shohim dhe ndjejmë me sa zemërim i ka pritur populli ynë shpifjet e kurdisura nga nga shovinistët e Beogradit, nga reaksioni grek dhe nga shtypi perëndimor. Por këto sulme të turpshme e kanë bashkuar popullin tonë më shumë rreth Partisë dhe udhëheqësit të dashur shokut Ramiz Alia, e kanë mobilizuar më shumë në punë, për të realizuar planin e vitit të fundit të 5-vjeçarit, i kanë mprehur vigjilen- (Vijon në faqen 2)

Sigurimi i valutës rrit fuqinë ekonomike

- SHKODËR - Populli i Shkodrës, na thonë një grup punëtorësh në uzinën e telave elektrikë, në përgjigje të fjalës së shokut Ramiz, po punon me mobilizim për plotësimin e çdo detyre. E filluam me uzinën e telave, sepse ajo mban peshën kryesore të eksportit në rrethin e Shkodrës. Por edhe kolektiva të tjerë që Ja në këtë kolektiv të dalluar u bë remonti i makinerive të repartit të petëzimit. Punëtorët të drejtuar nga inxhinieri Xhenarin Shatoja, arritën të bëjnë në afatin e duhur këtë, duke krijuar mundësinë për ta futur uzinën në prodhim me aftësi të plota, për eksport. Ndërkohë repartet e telëzimit të hollë e shumë të hollë dhe ai i kabllo i plotësuan me sukses detyrat. xunkth kashtës prodhimi për eksport po shënon çdo ditë rritje. Në pesë ditët e fundit, eksporti u rrit 2 për qind mbi detyrën. Në ballë të punës për tejkalimin e planit janë reparti që drejtohet nga Meqizare Pelivani dhe ai me përgjegjëse Xhevahire Abdyl. Këtu na thonë se tejkalimi prej 2 përqindësh qe shënuar në këtë ditë, do ta ruajnë për tërë muajin. Për brigadën e dalluar që drejtohet nga Qetore Nishi na flasin në ndërmarrjen e veshjes. Ajo po bëhet faktor nxitës për brigadat e tjera që në këtë (Vijon në faqen 2)

Miniera të reja në prag të përurimit

- Detyrat e periudhës në prodhimin e bakrit janë tejkaluar - - PUKË - Minierat e Pukës kanë gjallëri të veçantë këto ditë. Në çdo front punohet me frymë sulmuese për t’i dhënë sa më shumë bakër atdheut. Duke besduar me zëvendësdrejtorin e ndërmarrjes së bakrit janë tejkaluar detyrat e periudhës në prodhimin e bakrit. Minatorët e Tuçit kanë dhënë deri tani 130 ton mineral bakri mbi planin. Përgjegjësi i sektorit Llesh Prendi thotë se po të veçojmë ndonjë rreshtin do të ishte «Fitorja». Edhe në sektorin e Lak Roshit, thotë përgjegjësi i tij Ton

Për t’i bërë ndërmarrjet bujqësore pararojë e bujqësisë sonë

Ministria e Bujqësisë organizoi dje në qytetin e Lushnjës, një aktiv të zgjeruar për të analizuar plotësimin e detyrave të vitit 1989 nga ndërmarrjet bujqësore e për të diskutuar drejtimet kryesore të punës për plotësimin frontal të planit të këtij viti. Merrnin pjesë drejtorë dhe kryetarë të degëve të financës të ndërmarrjeve bujqësore të vendit, përgjegjësa të seksioneve të bujqësisë, drejtues të institucioneve shkencore të sistemit të bujqësisë, përfaqësues të dikastereve qendrore etj. Në raportin që mbajti drejtori i drejtorisë së ndërmarrjeve bujqësore, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Stefan Qirjako, dhe në diskutimet e pjesëmarrësve u vu në dukje se në zbatim të detyrave të Kongresit të 9-të të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia, që ndërmarrjet bujqësore të bëhen pararojë e bujqësisë sonë, jo vetëm në fushën e prodhimit, por edhe në atë të or-

- SHKODËR -

E filluam me uzinën e telave, sepse apo edhe kolektiva të tjerë që prodhojnë për eksport janë hedhur në sulm për të dhënë sa më shumë mallra tregut të jashtëm. Në këto ditë i tejkaluan detyrat e eksportit fabrika e duhan cigareve, ndërmarrja e prodhimit të konservave, NB «Perlat Rexhepi» e NB Oblika, si dhe shumë kooperativa bujqësore, të cilat po tejkalojnë planin e eksportit të copave antifillokserike, të preshit dhe të karotave. Në ndërmarrjen e

- PUKË -

më shumë bakër atdheut. Duke biseduar me zëvendësdrejtorin e ndërmarrjes minerare, Mark Nika, mëson se synimi për të shkuar në konferencën e bashkimeve profesionale të rrethit me detyrat mujore të plotësuara, garantohen me ritmet e tanishme të

- Dëtyrat e punës kaluar -

punës. Minatorët e Tucit Përgjegjësi i sektorit Llësh Prendi thotë se po të veçojmë ndonjë ndërrës thotë përgjegjësi i tij Ton Pjetri, fryma e mobilizimit të lartë ndihet në çdo front, në çdo ndërresë. Kur bëhet fjalë për minierat (Vijon në faqen 2)

Prodhime të reja fajance

- KORÇË - Kryeinxhinieri i ndërmarrjes së prodhimeve të fajancës, Trifon Çeçe, ndër novatorët e dalluar të rrethit, pasi na njeh me disa nga zotimet për këtë vit, thotë se janë kryer eksperimentet për të hedhur në prodhim dy modele të reja pjata si dhe disa lloje tasash të madhësive të ndryshme. Masa përgatitore janë marrë gjithashtu për të hedhur në prodhim të gjerë edhe dy modele të reja lavamanësh. Pa investime shtesë punonjë- (Vijon në faqen 2)

Taksitë presin...

DIE NË SHTËPINË E LINDJES NË TIRANË - Sa shkon ora 12.00 para spitalit Obstetrik - Gjinekologjik në Tiranë fillojnë e vihen në radhë taksi të shumta, shumica «TR», po tek-tuk edhe nga rrethet. Ç’presin këto taksi? - Jemi futur në një nga dhomat e repartit të pediatrisë të të porsalindurve. Prapa dyerve me xham kemi qenë gjyshe, gjyshër, burra, gra, deri vajza të vogla që presin tërë emocion. Presin duke biseduar fare lehtë me njëri-tjetrin. Dhe ja hapet një derë dhe hyn një infermiere me një fëmijë në dorë mbështjellë në të bardha. Iliriana Leno, që vjen pas saj është tërë gëzim. Ka lindur fëmijën e parë. - Të të rrojë - e urojnë Liri dhe përgjegjësja e këtij reparti dhe Beatrice Filipi, infermiere. - Gocë e desha - flet e emocionuar ajo. Dera hapet. Iliriana rrethohet nga të afërmit e zbret shkallët poshtë. Dëgjohet në zhurmë makina. Ikën një taksi. Një qytetare tjetër tu shtua Tiranës. Ndërkohë hyn në dhomë Fiqrete Mervushi, banore e lagjes 2, punonjëse në kopështin 41. - Jam shumë e lumtur - flet ajo. - Të gjithë fëmijët i kam lindur këtu. - Vetë jam djalë i vetëm dhe dua shumë djem - i përgjigjet i ati. Ja, me të tilla biseda të gëzuara priten e përcillen mysafirët më të rinj: fëmijët që si zogjtë ikin një nga një në drejtim të ndryshëm. Të gjithë me nga një taksi. Minutat kalojnë si pa u vënë re. (Vijon në faqen 2) Dera e koridorit është paksa e hapur. Një burrë me mustaqe e shtet futur ndërkohë në dhomë së bashku me të bijën Edigenën 10 vjeçare. Ajo duke shkuar drejt motrës së vogël e të ëmës thotë: - Po tre motra e tre djem a s’janë mirë, o ba?

Senatori italian, Xhulio Orlando përgënjeshtron njoftimet jugosllave për Shqipërinë

- Intervista dhënë gazetës «La Republika» dhe televizionit italian pas kthimit të tij nga vizita në Shqipëri - ROMË, 19 janar. - Gazeta italiane «La Republika» botoi sot një intervistë me senatorin Xhulio Orlando, i cili bëri ditët e fundit një vizitë në Shqipëri. Intervista jepet me titullin «Asnjëlloj gjëndje e jashtëzakonshme në Tiranë» dhe në nëntitull theksohet se senatori italian «përgënjeshtroi lajmet e përhapura nga gazetat jugosllave». Në fillim të intervistës, Orlando tha se datën e vizitës së tij në Shqipëri e kishte caktuar shumë kohë më parë se të përhapeshin zërat e parë për «gjëndje të jashtëzakonshme, për protesta dhe për të shtënat kudo nga pak në të gjithë vendin». Ai shtoi se duke bërë këtë vizitë do të mund të shihte me sytë e tij se çfarë po ndodhte. Konstatova, theksoi ai, se nuk ka asnjëlloj gjëndje të jashtëzakonshme. Lidhur me faktin se televizioni dhe shtypi jugosllav kanë folur për greva, demonstrata dhe të shtënat në Shqipëri, senatori italian tha se TANJUG-u dhe televizioni jugosllav i kanë përhapur dhe amplifikuar këto zëra, por në të vërtetë bëhesh fjalë për lajme që nuk kishin asnjë bazë. Ajo që dëshirohet nga ana nuk korrespondon me realitetin, shtoi ai, duke nënvizuar se çdo njeri mund të mendojë çfarë të dojë për Shqipërinë, por në fund të fundit duhet të respektojmë faktet. Ambasada e Italisë në Tiranë, vazhdoi Orlando, ka informuar Romën se situata ishte e qetë. Unë vetë kalova një natë të tërë në Shkodër, në rrugët e të cilës thuhej se bëheshin demonstrata. Gjendja ishte e qetë. Isha pastaj në Berat, dhe përsëri gjithçka e qetë. Duke bërë fjalë për përshpejtimin e tij nga vizita në Shqipëri, e cila është e treta pas atyre të bëra më 1972 dhe 1980, senatori italian tha se në Shqipëri vihet re dëshira për të ruajtur pavarësinë e saj të qëndrueshme. Ai i quajti të arsyeshme motivet nga të cilat është udhëhequr Shqipëria në politikën e saj ndaj Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve të tjera. Tirana, theksoi ai, ka dashur të mbrojë me xhelozi pavarësinë e saj nga ndërhyrjet e huaja, duke përfshirë edhe ato jugosllave. Ai shtoi se Titoja donte ta përfshinte Shqipërinë në Federatën jugosllave, por shqiptarët nuk pranuan. Tani, vazhdoi senatori italian, në Shqipëri vihet re gatishmëria për të patur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, bile edhe me Jugosllavinë, megjithë problemet që ekzistojnë midis tyre, e në radhë të parë atë të Kosovës. Në fund senatori Orlando tha se qeveria dhe populli shqiptar tregojnë interesim të veçantë për marrëdhëniet me Italinë. Ai përmendi gatishmërinë e Shqipërisë për të përfunduar një marrëveshje për Adriatikun së bashku me vendet e tjera që lagen nga ky det. Edhe kanali i parë i Radiotelevizionit italian (RAI-1) dha më 19 janar një intervistë me Xhulio Orlandon, në të cilën ai tha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Shkodër dhe Berat nuk pa asnjëlloj gjëndje të jashtëzakonshme, nuk pa tanke në rrugë, lëvizje të ushtrisë etj. Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj ngjarjeve në Evropën Lindore, senatori italian tha: Në Shqipëri nuk ka qenë e papritur ajo që ndodhi në vendet e Lindjes dhe këto ndryshime nuk i kanë befasuar. Ajo ka ideologjinë e saj, të cilën e mbron. Ajo është shkëputur prej kohësh nga këto vende dhe me BS-në nuk ka farë marrëdhënie.

Taksitë presin...

ME FORCAT TONA

- ÇDO VIT KRYEQYTETI SHTOHET SA POPULLSIA E QYTETIT TË ERSEKËS. -

- ÇDO VIT KRYEQYTETI SHTOHET SA POPULLSIA E QYTETIT TË ERSEKËS.