MBI THELLIMIN E MASAVE PER REVOLUCIONARIZIMIN E JETES SE PARTISE DHE TE GJITHE VENDIT
- Vendim i Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë -
Plenumi i 9-të i KQ të Partisë i zhvilloi punimet më 22 dhe 23 janar të vitit 1990. Ai, duke u mbështetur në fjalën që mbajti shoku Ramiz Alia, shqyrtoi problemet që dolën në zbatim të vendimeve të Plenumit të 8-të dhe përcaktoi detyrat për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së Partisë e të gjithë vendit, nëpërmjet thellimit të demokracisë socialiste, rritjes së rolit të masave punonjëse dhe përsosjes së marrëdhënieve ekonomike.
Në këtë mbledhje Komiteti Qendror u bë një analizë të thellë zhvillimeve aktuale në vendet e Evropës Lindore, duke përcaktuar edhe qëndrimet ndaj tyre.
Komiteti Qendror konstatoi:
1. Ndryshimet politike që kanë ndodhur në Evropën Lindore, në Poloni, në Hungari, në Çekosllovaki, në RDGJ, në Bullgari e në Rumani, sollën në pushtet forcat e djathta. Borgjezia e reaksioni ndërkombëtar kërkojnë e punojnë që atje të shkatërrohet çdo gjë që mund të kujtojë socializmin. Në propagandën borgjeze ideali socialist është shpallur anakronik. Reaksioni e paraqet komunizmin si një fantazmë kërcënuese jo për borgjezinë, po për popullin.
Procesi kundërrevolucionar në vendet e Lindjes u realizua me nxitjen dhe ndërhyrjen e reaksionit perëndimor dhe të Bashkimit Sovjetik. Por ai u mbështet edhe nga masat e punonjësve, të cilat u dezinformuan nga sundimi revizionist, nga burokracia e dhuna e tij, nga stanjacioni ekonomik. E keqja është se këto fenomene popujt e këtyre vendeve i përjetuan si produkt të sistemit socialist, të marksizëm - leninizmit.
Partia jonë me të drejtë në luftën titanike kundër revizionizmit është përqendruar në grisjen e maskave «socialiste», në demaskimin e spekulimeve «marksiste» nga ana e tij. Komunistët shqiptarë e kuptuan dhe luftuan me sa mundën, me sa ngjarjet në vendet e Lindjes, me synim që të garantohet vazhdimësia socialiste, liria e pavarësia e atdheut Plenumi i 9-të i Komitetit Qendror njëzëri
VENDOSI:
I
Të forcohet gjendja politike dhe ekonomike e brendshme, në mënyrë që t’u bëhet ballë presioneve të jashtme, qofshin këto politike, ushtarake apo ekonomike. T’u shpjegohet masave se borgjezia, reaksioni ndërkombëtar, siç tregojnë ngjarjet e Lindjes Evropiane, synojnë të shkatërrojnë socializmin e të rikthejnë rendin e shtypjes e të shfrytëzimit, të likuidojnë lirinë e fituar dhe të zhdukin pavarësinë e sovranitetin kombëtar.
Detyrat themelore që shtrohen aktualisht para Partisë janë:
1. Të përmirësohet dhe të intensifikohet puna politike dhe propagandistike e Partisë. Është e domosdoshme që njerëzit tanë të kuptojnë thelbin e luftës që zhvillohet sot kundër socializmit në përgjithësi, e vendit tonë në veçanti. Pas parullave demagogjike, si ato për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për pluralizmin politik, për zhvillimin e demokracisë etj., fshihet synimi kundërrevolucionar i reaksionit dhe i borgjezisë për t’i rrëmbyer popullit lirinë dhe të drejtat e fituara me aq gjak e sakrifica.
Përmirësimi i punës politike të Partisë kërkon që të shtohen e të zgjerohen lidhjet me masat punonjëse, të fshatit e të qytetit duke flakur tej çdo shfaqje të formalizmit, të zyrtarizmit e të burokratizmit. Në veçanti të aktivizohen më mirë organizatat e masave, Fronti Demokratik, BRPSH, BPSH, BGSh, si dhe organizatat e tjera shoqërore.
Shtypi, radiotelevizioni e propaganda e Partisë propaganda e Partisë duhet të përmirësojnë rrënjësisht punën e tyre, në mënyrë që interesat popullin, ka krijuar kushte për ngritjen e gjithanshme të rolit të masave e të demokracisë socialiste.
Megjithatë, çështja e vijës së masave, e rritjes së rolit të punonjësve, të qytetit e të fshatit, në tërë jetën e vendit, që përbën dhe thelbin e demokracisë socialiste, duhet të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së organeve të Partisë e të shtetit. Përsosja e vazhdueshme e tyre është bazë për mbajtjen gjallë dhe për rritjen e frymës revolucionare.
Detyrat themelore në këtë fushë janë:
1. Mbledhjet e organizatave-bazë të Partisë, si rregull, të zhvillohen të hapëta, duke i dhënë mundësi çdo anëtari pa parti të kolektivët të marrë pjesë nëse dëshiron. Kjo krijon kushte që veprimtaria e vendimet e organizatave-bazë dhe të komunistëve të njihen drejtpërdrejt nga masat, pra, edhe të ndiqet efektiviteti e rezultati i tyre. Zhvillimi i mbledhjeve të hapëta ndihmon që ato të bëhen shkolla edukimi si për komunistët, ashtu edhe për masat punonjëse, për të gjithë ata që janë të lidhur me çështjen e popullit e të socializmit.
2. Të shtrohet parimi i zgjedhjeve jo vetëm për ato kuadro që i parashikojnë Kushtetuta e Republika këto dhe Statuti i Partisë, po të organizatave të masave dhe atyre shoqërore-ekonomike, por edhe për drejtorë të ndërmarrjeve, të fabrikave, të instituteve e institucioneve të ndryshme, të shkollave etj. Pa u siguruar miratimi nga kolektivët përkatës, asnjë kuadër i këtyre kategorive nuk mund të emërohet nga organet më të larta.
Kolektivët punonjës, që kanë të drejtën e zgjedhjeve, kanë edhe të drejtën e revokimit, pra, të pushimit nga puna të çdo kuadri. Kjo masë duhet të konfirmohet nga organi përpara një kohe prej 10-15 ditësh.
3. Të përdoret gjerësisht konkursi, si rrugë për
nizëm i rëndësishëm, që duhet të vihet në lëvizje nga BPSH, të shndërrohet në një forcë revolucionare, me kompetenca vendimmore.
III
Për përsosjen e legjislacionit socialist.
Në këtë fushë sukseset janë të njohura. Legjislacioni ynë është plotësisht kushtetues, demokratik, popullor. Ligjet tona shprehin interesat e popullit, në përmbajtje e në zbatim.
Duke u nisur nga nevoja e përsosmërisë të këtij legjislacioni në përputhje me rritjen e nivelit kulturor të punonjësve, të ndërgjegjes dhe të edukatës juridike të tyre, Plenumi i 9-të rekomandon edhe këto masa:
1. Të merren masa që shtetasve t’u garantohet mbrojtje ligjore, si në procesin e hetimeve, ashtu edhe në atë gjyqësor, në çdo rast që ata e kërkojnë, në përputhje me të drejtat që u njeh Kushtetuta.
2. Të studiohet e të zbatohet institucioni i rehabilitimit ligjor e gjyqësor dhe i limit para kohe me kusht, si forma të ushtrimit të drejtësisë, për disa kategori veprash penale dhe të dënuarish që më pas dallohen për sjellje të mira në shoqëri.
3. T’u rekomandohet organeve shtetërore që, duke marrë parasysh zgjerimin e aktivitetit shtetëror; vështirësimin e kodifikimit të veprimtarisë ligjore etj., të krijohet Ministria e Drejtësisë.
4. Të rishikohet e të përmirësohet ligji për gjykatat e fshatrave; të qyteteve e të lagjeve të tyre, duke i përcaktuar si organizma shoqërorë, pa të drejtë për të dhënë dënime me karakter penal.
Të gjitha këto çështje të përgatiten përmbledhjen e ardhshme të Kuvendit Popullor.
si produkt të sistemit socialist, të marksizëm - kuptuan dhe luftuan me sa mundën, me sa mjete kishin, me sa forcë kishin, që njerëzit të kuptonin rrezikun e komprometimit të socializmit, të ideologjisë e të politikës revolucionare të tij. Por tragjedia ndodhi. Këtë tragjedi ne e përjetojmë me dhimbje, por, sigurisht, pa dëshpërim.
Enver Hoxha ka theksuar se një nga burimet kryesore që ndikuan në lindjen e zhvillimin e revizionizmit ishte burokratizmi e liberalizmi. Tani që kanë kaluar më shumë se tri dekada nga koha e shfaqjes së revizionizmit, një analizë më e thelluar e këtij fenomeni do të na lejonte për të përcaktuar drejt ato mekanizma të sistemit socialist që duhej të luanin një rol më të madh në forcimin e tij dhe që u neglizhuan.
Në Bashkimin Sovjetik e kuptuan se po rritej burokratizmi dhe se ai paraqiste një rrezik të madh. Por atje burokratizmin e luftuan jo nëpërmjet të kundërtës së tij, domethënë duke rritur rolin e masave, duke forcuar demokracinë socialiste, por nëpërmjet forcimit e perfekcionimit të administratës, të normimit të çdo gjëje në veprimtarinë e Partisë, të shtetit e të marrëdhënieve shoqërore, nëpërmjet rritjes së centralizimit vertikal. Edhe liberalizmin sovjetik e luftuan kryesisht me mënyra administrative. Atij i kundërvunë dogmën e jo ballafaqimin e ideve dhe argumentet, i kundërvunë parimet e përgjithshme dhe jo zgjidhjen e problemeve. Kjo krijoi kushtet që individë e grupe njerzish, sidomos nga radhët e inteligjencies, të rithoheshin me socializmin. Këtu i gjetën borgjezia disidentët, këtu e gjetën klikën revizioniste bazën shoqërore.
2. Borgjezia ndërkombëtare, duke përfshirë edhe udhëheqjen sovjetike, synon që edhe në Shqipëri të kryhen ato procese kundërrevolucionare që ndodhën në Lindjen Evropiane. Për këtë qëllim janë bërë e do të bëhen presione të shumta. Pavarësisht se kërkesat mbulohen me parulla për demokraci e të drejta të njeriut etj., objektivi është përmbysja e pushtetit popullor dhe likuidimi i pavarësisë, i lirisë dhe i fitoreve tona socialiste.
Prijësin e Komitetit Qendror thekson se lirinë dhe pavarësinë e fituar me gjak, socializmin, populli shqiptar do t'i mbrojë si gjënë më të shtrenjtë, me vendosmëri, me çdo mjet e pa asnjë hezitim. Populli ynë e ka zgjedhur vetë rrugën e zhvillimit dhe nuk lejon askënd të ndërhyjë në punët e brendshme të tij. Ai e askush tjetër e di se ç'duhet bërë, që procesi i ndërtimit socialist të ecë gjithnjë përpara. Në Shqipëri zot është populli shqiptar, ai dhe vetëm ai është sovran i fateve të tij.
3. Ndërtimi socialist në vendin tonë ka bërë hapa të mëdha përpara. Tani kemi hyrë në front të ri, një fazë të re në atë të zhvillimit intensiv. Kjo është një fazë të cilësore dalin gjithnjë e më shumë, ku faktorët cilësorë bëjnë të domosdoshme më në plan të parë. Këto bëjnë të domosdoshme përmirësimin e punës së Partisë, të shtetit dhe të ekonomisë dhe rritjen e rolit të masave, në mënyrë që t'u përgjigjen plotësisht kërkesave të kohës e që t'u përgjigjen të forcohen pozitat e socializmit dhe kushtet të krijuara, të forcohen të arriturat.
Duke patur parasysh detyrat që shtron Plenumi I 8-të i KQ., duke vlerësuar arritjet, ai dhe kërkesat e kohës së sotme, duke nxjerrë mësime nga
që fjala e Partisë të shkojë sa më mirë e më shpejt te masat, që ajo të transmetohet jo me slogane e frazeologji të përgjithshme, por me argumente bindëse e të kuptueshme.
Në veprimtarinë propagandistike të marrin pjesë aktive kuadrot më përgjegjësi e më të kualifikuar të Partisë, si dhe specialistë e aktivistë të fushave të ndryshme.
2. Të rritet vigjilenca revolucionare për t'u bërë ballë presioneve, shfijëve e provokacioneve të ndryshme që bëjnë armiqtë kundër socializmit e atdheut tonë.
Çdo komitet dhe organizatë partie të gjykojë e vendosë vetë si të konkretizojë, në kushtet e krijuara, masat për forcimin e vigjilencës në sektorin ku vepron.
3. Të shtohen përpjekjet dhe mobilizimi i punonjësve për realizimin e detyrave të planit në industri, në bujqësi, në ndërtim, transport, kulturë etj. Në veçanti t'u kushtohet kujdes planeve të eksportit, të cilët duhen plotësuar në kohë e me cilësi. Në kushtet e krijuara, duhet të nxitet fryma e kursimit e novacioni, ulja e shpenzimeve dhe rritja e rendimentit. Komunistët duhet të jenë kudo në pararojë dhe shembull për të gjithë punonjësit.
Të realizohen planet që kanë lidhje me ushqimin e popullit dhe veshmbathjen e tij. Asgjë nuk mund të justifikojë mungesën në treg të perimeve, të qumështit, bile edhe të mishit në çdo qytet. Vendimet që janë marrë për oborrin kolektiv, për shtimin e prodhimit të mishit etj., duhet të zbatohen me krijimtari e këmbëngulje. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe për prodhimin e industrisë së lehtë e asaj ushqimore. Plotësimi i detyrave në këto fusha duhet kuptuar dhe si çështje me rëndësi politike, prandaj të mos lejohet asnjë pakujdesi as nga organet qendrore, as nga ato të bazës.
II
Të revolucionarizohet më tej jeta e Partisë dhe e gjithë vendit. Në këtë kuadër forcimi i Partisë dhe i tërë bërthamëz një detyrë konstante, se Partia është forca udhëheqëse e vendit, me të cilën lidhet e sotmja dhe e ardhmja e socializmit, e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut.
Ruajtja e rolit udhëheqës të Partisë së Punës është një kusht bazë për të vazhduar ndërtimin socialist në Shqipëri.
Për kushtet e vendit tonë parullat e borgjezisë ndërkombëtare për pluralizëm partish janë thirrje për ringjalljen e «Ballit Kombëtar» dhe të «Legalitetit», ose për krijim organizatash të reja antipopolullore, antidemokratike e antikombëtare. Kjo do të çonte në dobësimin e unitetit kombëtar, në humbjen e pavarësisë dhe në shkatërrimin e socializmit.
Mungesa e shumë partive nuk do të thotë mungesë e demokracisë. Këtë e tregon vetë realiteti ynë. Partia jonë, që ushqehet me mençurinë e ideve dhe të mendimit të popullit, nëpërmjet rrugësh të ndryshme, sidomos me anë të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të punonjësve në jetën politike, në përpunimin e zbatimin e planeve të zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit, me anë të diskutimit me ta të çdo pro-
3. Të përdoret gjerësisht konkursi, si rrugë për caktimin e kuadrove e të specialistëve, sidomos në institucionet kulturore, arsimore, shkencore, të shtypit e televizionit e në ndonjë fushë tjetër. Rregullat e nevojshme t'i përcaktojë çdo dikaster ose institucion, sipas natyrës së punës e kërkesave ideoprofesionale.
Ngarkohet Byroja Politike që brenda muajit shkurt të vitit 1990 të përcaktojë cilët kuadro duhet të shkarkohen dhe të rekomandojë mënyrën e veprimit si për këtë rast, ashtu edhe për konkurset.
4. Të kufizohet mandati i kuadrove të zgjedhura në këtë mënyrë: për sekretarët e organizatave-bazë e ata të byrove të Partisë deri në 4-5 vjet me radhë; për anëtarët e komiteteve të Partisë e të këshillave popullorë të rretheve për 2-3 herë me radhë; për deputetët e Kuvendit Popullor dhe anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë për 2-3 legjislatura ose kongrese. Në çdo rast, për mandatin e tretë, kandidati duhet të ketë siguruar të paktën dy të tretat e votave mbi një kandidat alternativ.
Praktika e kufizimit të rizgjedhjes së një personi të rekomandohet edhe në organizatat e masave e në shoqatat letrare, kulturore e artistike. Gjithashtu i rekomandohet Këshillit të Ministrave që të përcaktojë edhe afatin e qëndrimit në të njëjtin post të drejtorëve të ndërmarrjeve ekonomike. E njëjta gjë mund të vendoset edhe nga asambletë e kooperativave bujqësore për kuadrot e saj.
Në çdo fund legjislature, në çdo konferencë ose kongres të Partisë e të organizatave shoqërore, të përcaktohet detyrimisht të paktën një e treta e përbërjes së organeve të zgjedhura.
5. Të përsoset më tej procedura e zgjedhjeve të organeve të pushtetit, si në fazën e paraqitjes e të diskutimit të kandidaturave, ashtu edhe në votimin përfundimtar. Kështu, për të vendosur kandidaturën që do të paraqitet, të diskutohen personat që propozojnë organizatat shoqërore. Nga këta, Fronti Demokratik mund të paraqesë për diskutim për një vend, sipas rastit, një ose më shumë se një kandidat. Pas diskutimit e seleksionimit të tyre, populli mund të vendosë që edhe në votime të shkohët, me një ose me dy kandidatura për një vend, për këshilltarë ose për deputet të Kuvendit Popullor.
Organet shtetërore përkatëse të marrin masat që në çdo rast të krijohen kushtet dhe të zbatohet ligji mbi fshehtësinë e votës.
Edhe përsa u përket zgjedhjeve në Parti të ndiqet praktika që të paraqiten e të votohen për më shumë kandidatë se numri i domosdoshëm.
6. Për të forcuar luftën kundër burokratizmit të merren masa që të forcohet më tej kontrolli punëtor mbi këdo e mbi çdo gjë. Të mënjanohen të gjitha kufizimet formale e të ashtuquajturat rregulla që në fakt janë bërë pengesë që kontrolli punëtor të veprojë me efektivitet. T'i jepen atij kompetenca të plota, në mënyrë që zëri e veprimi i klasës të vendimtarë në luftën kundër shfaqjeve të huaja, kundër burokratizmit e liberalizmit, kundër thyerjes së disiplinës etj.
Të ngarkohet Sekretariati i Komitetit Qendror të përpunojë rekomandimet e nevojshme që ky orga-