09/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 shkurt 1990

FILLIMI I VITIT, POR DITËT PO KALOJNË...

Arritjet vitin e kaluar në ekonomi, kulturë e fusha të tjera ishin nga më të mirat e viteve të fundit. Edhe sivjet mjaft degë e sektorë të ekonomisë e kanë nisur mbarë. Dhjetëra kolektiva të industrisë mekanike, nxjerrëse, kimike, të ndërtimit, transportit etj., me punë të organizuar ruajnë ritmikën e arritjeve. Shembulli i përparuar i kuadrove dhe të punonjësve të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës të Marinës e të NB «Çlirimi» në Fier, të minierës së Mushtesës, të kombinatit përrpunim - drurit «Misto Mame» në Tiranë, të uzinës së telave në Shkodër, të NB «Nëntori», të Maliqit në Korçë e të tjerë e të tjerë është i dukshëm. Mirëpo ka edhe shembuj jo të mirë. Janari u mbyll e për kombinatin ushqimor «A. Kelmendi», për ndërmarrjen kimike në Tiranë, për NTI-në e NTU-në në Elbasan, për NFP-në e Rubikut etj, por u krijuan deficite jo të vogla. Pra, zë vend si perde për të mbuluar edhe dobësitë në organizim, në drejtim dhe në zbatim. Edhe vështirësi ka sidomos në fillim të vitit, kur ka rolin e vet ndonjë mospërputhje e planit, ndryshim i ndonjë shtese që është bërë, por ato kapërcehen jo me qarje, por me punë, duke kërkuar zbatimin e detyrimeve kontraktore, duke vënë para përgjegjësisë e në kontrollin e masës shkaktarët. Ngoshta rreth e plotëson planin në tërësi, por ndonjë ndërmarrje që krijon deficite, ka më keq, kur ato kanë të bëjnë në kërkesat jetike të popullit, s’ka përse të mbetet në «hije» e të mos vihen drejtuesit përpara kërkesës për llogarisi, të dalë përgjegjësia. Disa, jo rrallë, për të gjetur burimin e vështirësive, hidhen degë më degë, ngaqë prodhimi i një ndërmarrjeje është lëndë e parë për tjetrën. Në këtë kuptim, pse të kenë vështirësi për plotësimin e disa treguesve kombinati i çelësit, siç ndodh në uzinën mekanike të blojës në Shkodër, që në shumë raste rikthehet. Edhe vështirësitë e industrisë tekstile njihen, megjithatë planet ngjeshen dhe nuk merren masa të plota për furnizimin me lëndë të para dhe për sigurimin e fuqisë punëtore. E njëjta gjë mund të thuhet për ndërmarrjet me ndihmësë vullnetare, për disa ndërmarrje të bonifikimit si në Sarandë e në Lezhë, kur ka raste që edhe pse është planifikuar objekti dhe viti ka filluar, ende nuk janë përfunduar projektet. Pikërisht këtë frymë lëshimesh nuk duhet ta lejojë kolektivi punonjës, organizatat - bazë të Partisë dhe organet shtetërore. Çdo pengesë, çdo vështirësi e rritjes e ka një rrugëzgjidhje. Jo pak vështirësi paraqiteshin për furnizimin e fshatrave me ujë të pijshëm e të bollshëm, por ato me mobilizimin e masave dhe me ndihmën e klasës punëtore po kapërcehen që në fund të këtij viti detyra të plotësohet në shkallë vendi. Ja një përvojë e mirë pas të cilës duhet të kapemi fort. Tani që kaloi muaji i parë i 1990-ës kërkohet punë më këmbëngulëse nga kolektivat punonjës për të mbyllur me sukses planin e këtij viti, vit i fundit i pesëvjeçarit të 8-të, kërkohet metodë e stil i ri dinamik, militantizëm, jo teori, por në praktikë, për të vënë në jetë vendimet historike të Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë. NTI-në e NTU-në në Elbasan, për NPF-në Pra, zë vend koncepti dhe praktika sipas së cilës «ka kohë», «fillimi është», «edhe ndonjë deficit i 15-ditëshit do të plotësohet në tjetrin» etj. E keqja është se në punë e sipër, drejtues e kuadro të veçantë të ndërmarrjeve që mbetën pas, jo rrallë të zmadhojnë vështirësitë për të mbuluar përpjekjet e tyre të pamjaftueshme si organizatorë. Fjala vjen, në ndërmarrjen e fabrikës së këpucëve artistike «Migjeni» vonesat e furnizimit me lëndë të parë të vendit dhe të penge­sat në transport përdoren

Në kantierin e ndërtim-montimit në qytetin Stalin dallohët në punën për prodhimin e pajisjeve të reja edhe saldatori Yvan Nito. (Foto: N. Xhufka)

Në Lushnjë kanë ndërruar ritmet

NË ZBATIM TË VENDIMEVE TË PLENUMIT TË 9-të Duke u njohur me disa tregues ekonomikë që ka arritur rrethi i Lushnjës për muajin janar dhe këto ditë të shkurtit të shkon mendja tek ato forma të shkahta pune që po përdoren me punonjësit për t’i hapur rrugë prodhimit. Ja disa prej tyre. Çdo ditë dorëzohen në shtet mbi 860 kv qumësht më shumë nga plani. Për muajin janar u tejkaluan gati të gjithë treguesit, ndërsa në datën 7 shkurt u mbyll plani 3-mujor i eksportit. Furnizimi i popullit si në qytet e në fshat po përballohet mjaft mirë. Nga tufëzat, p.sh., merren më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar 110 kv qumësht në ditë. Ka një mobilizim të dukshëm, gjithashtu, për të kryer punët e ditës. Është tregues i mirë, besojmë, që në mbi 45 mijë punonjës të bujqësisë të mungojnë diçka më shumë se dyqind vetë. I sollëm këto pak të dhëna për t’i pasur si argument për punën që po bëhet në këtë rreth për konkretizimin e vendimeve që mori plenumi i 9-të i KQ të Partisë. Thelbësore është se në punën e organizatave - bazë, të organeve të Partisë e të pushtetit po ze gjinjthnjë e më mirë vend angazhimi, logjika ekonomike, iniciativa e veprimi, e jo urdhëri administrativ. Njerëzve po u flitet jo me slogane, por me gjuhën e argumenteve, kur është fjala për të avancuar treguesit ekonomikë. Të marrim p.sh., arritjet e muajit janar të punonjësve të fabrikës së tullave. Vetëm tulla e pjekur u dha më tepër se plani përkatësisht 68 e 19 mijë copë, kur më përpara nuk plotësohej as detyra. Mund të pyetet: cila levë e solli këtë? Përgjigjen ta thonë vetë punëtorët të cilët përfituan mbi 7 për qind më shumë se paga mesatare mujore. Pra atyre u tha shkqour «po arritët këta tregues përfitimi personal do të jetë ky». Fjalën e kemi që me njerëzit, me punën me komunisitët, me specialistët, me kuadrot, punëtorët e kooperativistët, po punohet me ato forma pune që ata të bëhen vetë të interesuar për rritjen e prodhimit. Vetëm duke përdorur këto praktika, njëra nga NTSH-të, siç na tha drejtori naile Balli, planin e grumbullimit të vezëve nga oborri kooperativist për janarin e plotësoi rreth 300 për qind. Njerëzit më shumë se çdo gjë tjetër i bind argumenti, forca e logjikës së shëndoshë e parimore. Duke biseduar me sekretaren e parë të komitetit të Partisë të rrethit shoqen Themie Thomai, dolëm tek fakti që gjatë kësaj periudhe nuk është bërë asnjë mbledhje apo ballafaqim për të analizuar problemet e prodhimit të qumështit. Sigurisht, jo se nuk ka probleme, se nuk ka rezerva që grafikët të rriten edhe më, por sepse ato do të bëheshin formale e të pabesueshme për njerëzit, kur ato mund të bëhen për çështje të tjera siç janë shërbimet në bimët foragjere dhe që kërkojnë drejt për drejt tek rritja apo rënia e prodhimit të qumështit. Pra, fjala është për veprime të logjikshme, që e kërkon interesi i punës, e jo formalist, për të qenë në rregull me ndonjë praktikë burokratike që as ndez, as shuan. Në këtë rreth, p.sh., ka patur ndonjë problem për ndërtimin e banesave për familjet kooperativiste. Mirëpo tani pas njohjes me fjalën e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ, vihen re disa veprime të shkahta dhe që janë në interes të kooperativistëve të shtetit. Konkretisht janë siguruar lidhjet me këshillat popullore të fshatrave të veçanta, duke i evidentuar jo vetëm nevojat konkrete (në këtë rast mënjanohen edhe hatërat e akraballëqet), por edhe ç’mundësi ka kooperativisti për të përballuar vetë ndonjë nevojë për baza materiale. Ndërkohë janë mënjanuar sorollatjet, humbjet e kohës mbasi baza materiale është kontraktuar dhe i çohet personit atje ku ka hedhur themelet e shtëpisë. Tani nuk duhet «gjej mjetin dhe hajde merr bazën materiale» por «prit në filan ditë automjetin». Vetëm gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë disa qindra mijë copë tulla e tjegulla, metra kub gurë e tonë gëlqere, përveç lëndës drusore. Ky është një veprim konkret, zbatim i drejtpërdrejtë i vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ. Madje ky është zbërthimi më i mirë. Mund të bëhen mbledhje e ballafaqime, mund të mbahen edhe leksione të veçanta, por njerëzit nuk shikojnë se çfarë thuhet, çfarë premtohet, por çfarë realizohet. Në këtë kuptim ka rëndësi veprimi praktik, për zbatimin ose jo të direktivës së ndryshë dalim te fjala e urtë e popullit «fjalët e shumta janë fukarallëkë». Pra çështja shtrohet se ç’përpjekje bëhen për të bërë punën më efektive, ç’forma pune e ç’angazhim tregohet për të vënë në lëvizje levat ekonomike, ç’pozicion mbajnë organet e Partisë e të pushtetit për t’i lënë njerëzit të vetveprojnë me iniciativa brenda normave e rregullave. Në rrethin e Lushnjes na duket se ka përpjekje të mira për t’i dhënë impulse të reja prodhimit. vështirësi paraqiteshin për furnizimin e brigadave. Diskutimi që u bë i frymëzuar nga Plenumet e 8-të dhe të 9-të të KQ të Partisë nxiti mendimet e njerëzve të prodhimit, dëshirën e argumentuar të tyre që të pasqyrohen sa të jetë e mundur rrogëtarët, nëpunësit pa efektivitet, që veç rëndojnë ekonominë dhe pengojnë në punën. Ai u mbështet në një studim. Ç’ti thoshte studimi? Ndërsa pas diskutimit për organizatën bujqësore të këtij rrethi u pakësuan 60 nëpunës, që përbëjnë 16 për qind të organikës. U shkurtuan edhe 30 brigadierë, 13 përgjegjës sektorësh dhe 93 veta në veprimtari jo prodhuese me ditë fiksë. Pra, afërsisht sa forca pune ka kooperativa bujqësore e Spacit. pakësohen në një studim. Ç’thoshte studimi? Ndërsa

Shkurtimi i nëpunësve të tepërt rrit rendimentin, përmirëson organizimin

- NË RRETHIN E MIRDITËS SHKURTOHEN 16 PËR QIND ORGANIKAT NË KOOPERATIVAT BUJQËSORE - Në Komitetin e Partisë të Rrethit të Mirditës mëson se pas diskutimit për organikat dhe pakësimin e nëpunësve në sektorët jo prodhues, në kooperativat bujqësore të këtij rrethi u pakësuan 60 nëpunës, që përbënin 16 për qind të numrit konkret. Me shkurtimin e sektorëve dhe pakësimin e nëpunësve, aparati administrativ, specialistët, drejtuesit janë më afër prodhimit. Kështu më të aftit qëndrojnë, kurse të tjerët ndërrojnë detyrat. Aty provohet nga punët konkrete. qëndrojnë, kurse të tjerët ndërrojnë detyrat. Aty provohet në vitin 1980 për çdo 18.3 krakha punë në kooperativat bujqësore kishte një nëpunës, në fillimin e këtij viti në çdo 17.4 krakha punë kishte 1 nëpunës ose një rritje prej 106 nëpunësve dhe 27 kooperativiste të disipli- kooperativistëve të disiplinuar në organikë, kur fondi i tokës është ulur dhe rendimentet në kulturat bujqësore e prodhimet blegtorale kanë rritje të pajustifikueshme, pa përmendur ndonjë tregues që është përkeqësuar. Belul Memaj, instruktor në komitetin e Partisë të rrethit, duke folur për diskutimin që u bë në kooperativën bujqësore të Bardhajt, e cila ka rreth 280 ha tokë, thotë se me prezpozimin dhe vendimin e kooperativistëve u shkurtuan dy sektorë si hallka të tepërta që rritin sorollatjet, duke larguar drejtuesit e ekonomisë nga brigada, për politikën e paqes e të bashkëpunimit miqësor me shtetet e tjera, për të thelluar më tej procesin e mirëkuptimit e bashkëpunimit ballkanik. Nga ana e tij, Ake Wihtol, falënderoi për pritjen që iu rezervua e për bisedën me interes të veçantë që dëgjuan dhe shprehу dëshirën e qeverisë finlandeze për forcimin e konkretizimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit miqësor, ekonomiko-tregtar e kulturor me Shqipërinë. Pikërisht, tha ai, ky është edhe qëllimi i vizitës sonë. nga punët konkrete. qëndrojnë, kurse të tjerët ndërrojnë detyrat. Aty provohet edhe aftësia. «Bëhet mirë që kërkohet llogari për disiplinën nga një kooperativist që vonohet 5 minuta, po kur administrata e vonon për shumë kohë sjelljen e planeve në brigadë, apo kur ajo zvarrit zgjidhjen e problemeve c’t’i themi kësaj?» - tha një kooperativist. Pikërisht ishte kjo kërkesa e kooperativistëve që çoi në shkurtimet e administratës. U veprua me njëherë dhe përgjegjësit e sektorëve, specialistët e prodhimit që u pakësuan apo ekonomistët, kaluan në drejtimin e brigadës apo në prodhim. Ndërsa nga studimi që është bërë edhe në kooperativat bujqësore të Kaçinarit del se asgjë nuk ka përmirësuar rritjen e organikës. Nga 39 që ishte në vitin 1980, në 49 në vitin 1990. Prandaj në këtë kooperativë u shkurtua organika e nëpunësve dhe punonjësve jo prodhues 25 veta. Këtu është më e ndjeshme se kudo në kooperativat e tjera përkushtimi për të rritur rolin e kuadrove të zgjedhur, si rrugë për të pakësuar rrogëtarët, për të rritur punën e gjallë të secilit. «Këtu u pa se puna e sektorëve ishte pa dobi se ato nuk i shërbyen prodhimit, li- (Vijon në faqen 2)

Shoku Ramiz Alia priti ambasadorin e Republikës Demokratike Popullore të Laosít

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosít në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Khamphent Phengmuong, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andon Berxholi dhe të tjerë. (ATSH)

Vizitoi vendin tonë kryetari i Shoqatës së Miqësisë Greqi-Shqipëri

Me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, bëri një vizitë në vendin tonë kryetari i Shoqatës së Miqësisë Greqi-Shqipëri, gazetari dhe publicisti, Vaso Gjorgjufi. Ai vizitoi qendra social-kulturore në qytetet e Tiranës, Krujës, Durrësit, dhe në fshatrat Goran, Dajç, dhe Jergucat të rrethit të Gjirokastrës. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, mikun nga Greqia u prit nga ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, i cili e njohu me zhvillimin e arsimit e të shkencës në vendin tonë; zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, i cili i foli për marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve tona dhe zhvillimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, Dritëro Agolli, që e njohu me zhvillimin e letërsisë e të artit tek ne. Miku u largua nga vendi ynë. (ATSH)

Shoku Adil Çarçani priti sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës, Ake Wihtol

Dje paradite Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Adil Çarçani, priti në Selinë e Këshillit të Ministrave sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Republikës së Finlandës, Ake Wihtol, dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Shoku Adil Çarçani, pasi i shprehu mikut nga Finlanda ndjenjat e miqësisë e të respektit që populli shqiptar ushqen për popullin finlandez, vuri në dukje marrëdhëniet pozitive që ekzistojnë midis dy qeverive e vendeve tona dhe shprehjen për zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Ai e njohu delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës me politikën e brendshme e të jashtme të vendit tonë, me vendosmërinë e popullit shqiptar për të ecur i sigurt në rrugën e lirisë, pavarësisë e paqes, në këtë rrugë që do t’i sjellë mirëqenie akoma më të madhe. Shoku Adil Çarçani foli gjithashtu për disa aspekte të zhvillimeve të sotme politike në Ballkan dhe në Evropë, duke theksuar se Shqipëria gjithnjë ka qenë dhe është të veçantë që dëgjuan dhe shprehu tha ai, ky është edhe qëllimi i vizitës sonë. Duke folur për përshtypjet gjatë vizitave të bëra këto ditë në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera, ai shprehu kënaqësinë dhe vuri në dukje se pamë me sytë tanë se gjendja në Shqipëri është e qetë dhe nuk qëndron asnjë nga shpifjet që janë bërë kohët e fundit ndaj vendit tuaj. Ai uroi popullit shqiptar suksese më të mëdha dhe begati në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Në pritje merrte pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. (ATSH)

Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës pritet në Presidiumin e Kuvendit Popullor

Dje paradite Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj priti sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës, Ake Wihtol dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Dje paradite Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj priti sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të ngrohtë dhe miqësore. Në takim u fol për zhvillimin e marrëdhënieve konkrete dhe të bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve. Gjithashtu u shpreh dëshira për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë edhe shkëmbimin e delegacioneve parlamentare midis Shqipërisë e Finlandës, si një kontribut në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis të dy vendeve. Po dje u largua nga vendi ynë sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Finlandës, Ake Wihtol. Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet Ekonomike në Ministrinë e Jashtme, Ilkka Ruso, këshilltari në Drejtorinë për Çështje Politike të kësaj ministrie, Hannu Videnoga, si dhe afaristët dhe grupi i gazetarëve të organeve të ndryshme të shtypit dhe të Radiotelevizionit finlandez që e shoqëronin. Për të përcjellë delegacionin, në aeroportin e Rinasit kishin dalë zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjatë qëndrimit në vendin tonë Wihtol, dhe personat që e shoqëronin bënë vizita në objekte ekonomike dhe social-kulturore në rrethet e Fierit, Beratit, Krujës e Durrësit. (ATSH)

Fabrika e verërave në Leskovik ka bërë emër të mirë në të gjithë vendin. Në foto: përgjegjësi i fabrikës Ludhi Miçi gjatë analizave të kampionëve. (Foto: R. Durolli)