16/02/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 shkurt 1990

THELLIMI I VIJËS SË MASAVE - HAP I SIGURT NË LUFTËN KUNDËR BUROKRATIZMIT

Përvoja ka treguar se rruga për ruajtjen dhe forcimin e rendit socialist, në tërësi, është zhvillimi dhe thellimi i demokracisë, i vijës së masave, lufta kundër burokratizmit. Sepse dihet: dobësimi i masave të cojë në degjenerimin e socializmit. Partia jonë në periudha të ndryshme ka marrë një varg masash të rëndësishme për të luftuar e rrënuar të keqen e burokratizmit. Edhe sukseset janë të mëdha. Por paravëshit nga këto, lufta kundër burokratizmit mbetet detyrë e përhershme e organizatave-bazë të Partisë dhe e forumeve të tyre, e komunistëve, e kuadrove dhe e të gjithë punonjësve. Është e vërtetë që në shoqërinë tonë ende ekzistojnë disa dukuri, që e mbajnë gjallë dhe e ushqejnë burokratizmin. Fjalja vjen, jo rrallë disa praktika të vjetëruara krijojnë largim e ndarje midis kuadrove, nga njëra anë, dhe masave punonjëse, nga ana tjetër. Partia vazhdimisht, por tani edhe një herë në Plenumin e 9-të të Komitetit Qendror të saj ka ngulur këmbë që kuadrot të jetojnë intensivisht pranë masave, të njohin hallet e shqetësimet që kanë ato, të dëgjojnë mendimet dhe zërin e tyre. Kjo do të thotë që të ngrihen më këmbë klasa punëtore, masat kur kjo nuk vlerësohet me seriozitet, kur pengohet nga burokratizmi. Dhe dihet: kur flet klasa është burokratizmi. Kjo nuk është një çështje thjesht organizimi, as dëshirë, por një çështje e një rëndësie kapitale, për të cilën është i papranueshëm formalizmi. Me idenë e demokratizimit lidhen të gjitha masat e përcaktuara në plenumin: mbledhjet e hapura, kufizimi i mandateve, shkurtimi i organikave, përdorimi i gjerë i konkursit, dhënia e kompetencave të plota kontrollit punëtor, zgjerimi i kompetencave të bazës e të tjera. Dhe arritjet e mira janë të pamohueshme kudo. Mirëpo në takimet me kolektivët punonjës në ndërmarrje e institucione, në takimet me popullin nëpër lagje e fshatra herë-herë ka një frymë zyrtarizmi: një presidium, ku zënë vend titullarët; një raport, një listë me emrat e atyre që janë «përgjegjës» për diskutim dhe me pas, përfundimet e të deleguarit, porositë e të cilit ngulët këmbë të kthehen në vendime. Në raste të tilla s'mund të bëhet fjalë për vijë të thellë masash. Gjithashtu, ka mjaft kuadro që në të vërtetë bëjnë një takim, mbajnë shënime, por harrojnë ose kujtohen vonë për të shkuar përsëri në gjirin e masës, që të japin llogari për çfarë u bë dhe përse nuk u bë. Jo rrallë prirja për t'i rrumbullakuar gjërat bëhet e pranueshme dhe e mërzitshme. Ndodh që një instruktor, një sekretar e më tej, nuk informon për problemet, se pse ndruhet mos i thonë: «Kujt ia thua këto? Po ti, çfarë bën?». Mirëpo Partia kudoherë ka kërkuar dhe kërkon edhe sot që njerëzve t'u flitet hapur si për çdo problem që ata ngrejnë, ashtu edhe për disa vështirësi të rritjes. Zgjidhja e problemeve, kapërcimi i vështirësive nuk përballohen me formula të përgjithshme, me urdhëra administrative, por me argumente, duke u shpjeguar me aftësi e duke i frymëzuar masat për të gjykuar rrugët reale të zgjidhjes së tyre. Fjala vjen, është thënë se pallatet e kryeqytetit do të suvatohen e lyhen. Por me mjetet që janë duhen afërsisht 20 vjet që të realizohet ky objektiv. Ja një çështje për të cilën mund të diskutohet me masën e gjerë të novatorëve. Konceptet burokratike të disa veçanërisht se «i dinë të gjitha», se «masat s'duan mbledhje» (në të vërtetë ato s'i duan fare, kur ndonjë kuadër shkon me mendimin se është i plotfuqishëm e kompetent), se «masat nuk të thonë ndonjë gjë të madhe», e të tjera, s'bëjnë gjë tjetër, veçse shtojnë ndjenjën e çpërisë mbi masat, shtrëngojnë shqetësimet e pakënaqësitë. As detyra, as titulli shkencor, as merita e gradave nuk të jep autoritet. Autoritetin ta jep puna, aftësia për të komunikuar me njerëzit e thjeshtë e për të zgjidhur problemet. Prandaj deviza, ashtu si për herë, është dhe mbetet vetëm një: kuvendim gju më gju me popullin, shqetësim për të punuar me kulturë e pasion për rritjen e rendimentit, të mirëqenies së popullit, për të sugjeruar dhe për të zgjidhur atë që do populli. Debati, rrahja e mendimeve për problemet që e interesojnë, është domosdoshmëri; por për t'i zbatuar ato në nivele të reja ka rëndësi kërkimi i një mjedisi të ngrohtë. Socializmi ka nevojë për punën dhe mendjen e të gjithëve. Një drejtim tjetër i rëndësishëm i punës së Partisë është lufta kundër disa kuptimeve jo të drejta të centralizmit në veprimet praktike të organeve e të administratave të ndryshme shtetërore. Në jetën e përditshme, në përgjithësi, ka kuptime të drejta, njerëzishte ka edhe realizime. Por aty-këtu ka prirje për të komanduar, për të përgjëruar në diktaster e komitete shumë gjëra, deri në tregues të dorës së dytë, të cilat mund t'i zgjidhë baza. Një prirje e tillë, dikur e përgjuar, sot bëhet një pengesë për zgjidhjen e shpejtë të problemeve dhe jo rrallë e hedh bazën në pritmëri. Për këtë ka detyrë çdo organizatë-bazë, Partia të sqarojë të ndëgjegjësuar se kështu detyrët janë të kapen dhe të mos lejohen të bëhen më kompetenca. Aq më keq dhe më të kritikueshme janë ato raste, kur disa organe ekzekutive, drejtori të ndërmarrjeve ekonomike e kryesi të kooperativave bujqësore u marrin kompetencat këshillave popullorë. Shpesh herë, sipas mundësive, jepen kompetenca apartamentesh, por bashkë me to jepen edhe «porosi» të veçanta. Edhe kështu i hapet rrugë miqësive, hatërave. Pikërisht këto «ndërhyrje» janë kufizim dhe cenime të demokracisë sonë socialiste. Sidomos nënamjini i organeve të zgjedhura nga populli prej organeve ekzekutive, përbën një shtrëmbërim serioz të natyrës demokratike, sepse le në mënyrë parimin bazë se bartësit e pushtetit të ne janë organet e zgjedhura nga populli. Prandaj herë pas here, asnjë rast nuk ka përse të bëhet lëshim. «Pushtetin e ka ai që ka detyrën për të marrë vendime. Pushtet pa kompetenca nuk ka», - thëkson shoku Ramiz Alia. Një ndër shprehit më të shqetësuara të burokratizmit është shfrytëzimi i postit zyrtar për hatëre, deri në përfitime vetjake në kurriz të shtetit e të shoqërisë. Populli flet për ata që privilegjohen prej mundësive që u kanë dhënë njëri më njëri nëpër gjërat e gjegjësi, flet për disa të privilegjuar që çohen jashtë shtetit për specializim pa patur masën (dhe ka raste që shkojnë në prag të pensionit). Është kjo arsyeja që Plenumi i 9-të i Komitetit Qendror të Partisë vendosi që kolektivët punonjës të kenë të drejtën e zgjedhjeve dhe të drejtën e revokimit, pra, të pushimit nga puna të çdo kuadri e të drejtimit për specializim e të tjera. Shokët e gjykatave e të hetuesisë të çdo rrethi kanë një rregullat e praktikat e tyre në ndjekjen e problemeve, por kjo nuk do të thotë që të mos merret si duhet mendimi i masës. Diskutimi i qëndrimit të një personi që shkel rregullat, që veç dorëzë punën e mirë, në organizatat e masave, ndikon që masa të bëjë qëndrime. Më tej: nuk është i mirë-qenë ai veprim i një punëtori si, për shembull, në kombinatin e tekstileve «Stalin», apo në fabrikën e cigareve në Durrës e gjëkundi, të kontrollojë një për një punëtoret të porta. Një «zgjidhje» e tillë çënon personalitetin e punëtorëve dhe nuk u vë «fre» hajdutëve. Partia kërkon që kundër dukurive të huaja të luftohet me zgjuarsi e me respekt si. Kryesoria është që organizatat-bazë të Partisë dhe ato të masave të ngrejnë në këmbë opinionin e shëndoshë shoqëror dhe rreth atyre të tjerëve të krijohet një atmosferë mbjellëse. Në luftën kundër burokratizmit, Partia kërkuar vëmendjen rreth repartit të kësaj të keqeje të madhe dhe ndërgjegjshëm për t'i bërë më sad. Vendimi për t'i bërë mbledhje të organizatave-bazë të Partisë të hapura do t'i japë mundësi çdo pjesëtari të kolektivit të marrë pjesë në dëshiron. Dhe këto mbledhje bëhen të hapura, sepse Partia s'ka interesa të tjera, veç atyre të popullit. Kështu do të duken edhe vlerat e komunisteve. Ndonjë «shqetësim» për numrin e pjesëmarrësve, për «shuarjen e kufijve», për «rolin e ndonjë ngatërrestari», janë të kota. Vetëm në mbledhjet e hapura krijohen ato kushte të domosdoshme për t'i ndihmuar, për t'i ruajtur komunistët, kuadrot, organizatat-bazë nga ndryshku i burokratizmit. Se sa i rrezikshëm është një komunist burokrat kjo dihet. Komunisti që ka tëserën e Partisë nuk e bën atë për «epërsi», por për detyra më të mëdha. Sa më mirë të zhvillohen mbledhjet e hapura, sa më shumë debat, kritikë e autokritikë të sinqertë të ketë në çdo njëri prej tyre, aq më mirë do të zbatohen e të zgjidhen detyrat e mëdha të kohës dhe aq më shumë do të thëkhen në shkolla të vërteta të edukimit komunist për komunistët dhe punonjësit pa parti. Një komunist që nuk e vlerëson mendimin e masës, një komunist i prapambetur, i cili nuk plotëson normat, një komunist që nuk e ka meraku se ç'bën sektori, brigada, një shok që ka përbri, një komunist që hesht para atyre që vënë dorë mbi pronën e popullit, ai nuk ka përse ta mbajë teserën e Partisë. Ato do ta shikojmë më mirë në të masa dhe ajo mund të flasë në herë, dy, por të tretën, jo. Çështja e kuptimit në thelb të vijës së masave dhe e zbatimit të saj në praktikë do të realizohet më sukses, duke rritur rolin udhëheqës të organizatave-bazë të Partisë. Duke e ndjerë masat vetën në çdo kohë e në çdo fushë të veprimtarisë shoqërore, si një faktor me rëndësi vendimtare, edhe jetën e organizatave-bazë dhe e vendit do të revolucionarizohen çdo ditë e më shumë, edhe lufta kundër burokratizmit do të ngrihet në një shkallë më të lartë, si kusht për forcimin e demokracisë sonë socialiste.

POSTA E KORRESPONDENTËVE TANË

Me përparësi detyrat e eksportit LIBRAZHD - Edhe pse këtë vit detyrat e eksportit janë 25 për qind më të mëdha se ato të vitit të kaluar, siç mësojmë në seksionin e planit të komitetit ekzekutiv të rrethit, detyrat e janarit dhe të këtij muaji të shkurtit u tejkaluan mbi 900 mijë lekë. - LIBRAZHD - Edhe pse këtë vit detyrat e eksportit janë 25 për qind më të mëdha se ato të vitit të kaluar, siç mësojmë në seksionin e planit të komitetit ekzekutiv të rrethit, detyrat e janarit dhe të këtij muaji u tejkaluan mbi 900 mijë lekë. Përvojë të mirë ka miniera e kromit në Përrenjas. «Problemet e plotësimit në kohë e me cilësi të eksportit, - thotë drejtori i kësaj miniature Refik Disha, - i kemi bërë problem te vetë punëtorëve». Për janarin dhe dhjetë e para të shkurtit eksporti i kromit të cilësisë të larta është tejkaluar rreth 30 për qind. Kjo ka bërë që në mos më reklamime nga eksporti. Në minierën e hekur-nikelit, në sajë të përkujdesjes për sasinë e

Shofërët - midis më të dalluarve

- SHKODËR - Shofërët e parkut të mallrave në Shkodër, në zbatim të detyrave Plenumi të 9-të të KQ të Partisë, janë midis më të dalluarve. Kryesori është shoferi, i cili, foli për ecun të mirë. Plani i koeficientit të udhëtimit u plotësua 71 nga 67 që ishte detyra, kurse koeficienti i përdorimit arriti 65.5 nga 62 që ishte detyra. Arritje të mira ka edhe në treguë të tjera, për të cilët janë dalluar brigadat e shoferëve që drejtohen nga Bajram Halluni e Ferit Bilali. Kolektivi i parkut po i plotëson detyrat edhe në treguesit kryesorë të transportit, si në ton

Në repartin e montimit të kushinetave në UMB-në e Korçës janë zatuar të prodhojnë këtë vit edhe tri tipe të reja. Në FOTO: Punonjësit Aleksandra Toçi dhe Dhimitër Koço, gjatë kontrollit të cilësisë së kushinetave. (Foto: F. Hoti)

Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të FDSH Nexhmije Hoxha i dërgon telegram Nelson Mandelës

Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë Nexhmije Hoxha i dërgoi këtë telegram Nelson Mandelës: «Me kënaqësi të veçantë mësuam lirimin Tuaj nga vuajtjet dhe mundimet e shumta dhe të gjata në burgjet e regjimit të Pretorias. Kjo na jep rastin e shumëpritur për t'Ju shprehur urimet më të mira dhe përshëndetjet më të ngrohta vëllazërore të Frontit Demokratik të Shqipërisë, dhe të mijtë personalë. Populli azanian për një kohë të gjatë ka luftuar heroikisht për realizimin e aspiratave të tij të larmë, të lirisë, barazisë dhe demokracisë, kundër forcave të errëta e të egra raciste dhe politike së tyre të aparteidit. Ai mund të jetë krenar që ka nxjerrë nga gjiri i tij një udhëheqës të tillë siç jeni Ju, që, me qëndrimin e vendosur ndaj kauzës së të drejtave kombëtare u bë një shembull i madh frymëzimi. Populli ynë ka shprehur dhe do të shprehë gjithnjë solidaritetin me përpjekjet e gjithanshme të popullit azanian për shërbimin e sistemeve të aparteidit me bindjen e plotë se lufta e tij do të vazhdojë do të kurorëzohet me fitore, do të vendosë paqen e demokracinë e vërtetë, si të drejta të tij të pamohueshme, në rrugën e përparimit shoqëror. Në emër të mbarë popullit shqiptar, Ju shprehim ndjenjat tona më të thella të simpatisë, ndaj Jush dhe ndaj popullit azanian. Ju urojmë suksese të mëtejshme në luftë për krijimin e një shoqërie të barazisë, lirisë dhe pavarësisë kombëtare.» (ATSH)

Filloi punimet mbledhja përgatitore për takimin e ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit

Dje paradite në një nga sallat e hotelit «Tirana» në kryeqytet filloi punimet mbledhja përgatitore për takimin e ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit. Në mbledhje merrnin pjesë delegacioni i Republikës Popullore të Bullgarisë, i kryesuar nga zëvendëskryetari i Komitetit të Energjitikës Dimitër Sokolov, delegacioni i Republikës Greke i kryesuar nga drejtori i Politikës Energjitike në Ministrinë e Industrisë, Energjitikës dhe Teknologjisë, Ioannis Delezios, delegacioni i Rumanisë, i kryesuar nga zëvendësministri në Ministrinë e Energjitikës Tiberiu Kempeanu, delegacioni i Republikës së Turqisë, i kryesuar nga nësekretari i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Sami Yavuz, delegacioni i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, i kryesuar nga zëvendëssekretari për Energjitikën, Dr. Sretan Spasic dhe delegacioni i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga zëvendësministri i Industrisë, Minierave dhe Energjitikës Llavdosh Hamataj, i cili pasi falënderoi të gjithë delegacionet për kontributin e dhënë gjatë konsultimeve të zhvilluara për identifikimin e problemeve dhe drejtimeve të mundshme të bashkëpunimit shumëpalësh në fushën e energjitikës, shprehu besimin se është dëshira e përbashkët që ky takim të kurorëzohet me sukses, të arrijë në një shkëmbim të dobishëm mendimesh dhe të japë ndihmesën e vet për përt-gatjen sa më mirë të mbledhjes së ardhshme të ministrave. Pjesëmarrësit zgjedhën kryetar të mbledhjes së delegacionit të Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendësministri i Energjitikës Llavdosh Hamataj.

SHOKU BESNIK BEKTESHI PRITI KRYETARËT E DELEGACIONEVE TË SHTETEVE TË BALLKANIT

Dje pasdite ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjitikës i RPS të Shqipërisë, Besnik Bekteshi, priti kryetarët e delegacioneve që marrin pjesë në mbledhjen përgatitore për takimin e ministrave të Energjitikës të shteteve të Ballkanit. Në bisedën e zhvilluar, kryetarët e delegacioneve i paraqitën Besnik Bekteshit, pasi u njohën me vendin tonë dhe me sukseset në zhvillimin e mbledhjes, që i shërben përgatitjes më mirë të takimit të ministrave të Energjitikës, dukej se qeveria shqiptare e vendosur në procesin e bashkëpunimit ballkanik si veprimtari reale dhe të dobishme për popujt e vendet e rajonit tonë, që i shërben mirëkuptimit e përfitimit reciprok dhe është në interes të paqes e të stabilitetit të vetë Ballkanit, por edhe më gjerë. Ai foli për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojës në fushën e energjitikës. (Vijon në faqen 4)

Mbërriti në vendin tonë një delegacion zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit

Me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, dje mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare një delegacion zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit. Me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, dje mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare një delegacion zyrtar parlamentar i Dhomës së Deputetëve të Brazilit, i përbërë nga deputetët Aldo Arantes, Jose Carlos de Saboya, Eduardo Bonfim, Florestan Fernandes dhe Oswaldo Lima Filho, të partive të ndryshme të përfaqësuara në parlament. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Ibrahim Hamza, deputetë e shokë të tjerë. (ATSH)

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Petro Dode, priti delegacionin parlamentar të Brazilit

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Petro Dode, priti dje në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, delegacionin zyrtar parlamentar të Dhomës së Deputetëve të Brazilit. Në pritje merrnin pjesë sekretari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Sali Shijaku, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, deputetë dhe shokë të tjerë. Gjatë pritjes, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shoku Petro Dode pasi u uroi mirëseardhjen miqve brazilianë, foli për ndjenjat e miqësisë e të respektit që populli shqiptar ushqen për popullin brazilian, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy parlamenteve etj. Ai i njohu parlamentarët brazilianë me sukseset e arritura nga populli shqiptar, zhvillimin ekonomik, shoqëror të vendit, me funksionimin e pushtetit popullor në Shqipëri, me demokratizimin e sistemit dhe masat për thellimin e mëtejshëm të saj duke zgjeruar pjesëmarrjen e popullit në qeverisjen e vendit, etj. Deputeti Aldo Arantes, ndër të tjera vuri në dukje se kjo vizitë dhe kontaktet që ata do të kenë me personalitete të larta shqiptare do të kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy parlamenteve etj. (Vijon në faqen 4)

KRONIKE KULTURORE

Këtë ditë në hollin e teatrit të qytetit të Vlorës për artdashësit u dha koncerti premierë i orkestrës së harqeve të pallatit të kulturës. Ai përmbante pjesë muzikore nga autorë tanë dhe të huaj. Koncerti u mirëprit dhe tregoi se ai ka mjaft artdashës që e ndjekin me pasion. Në kinemanë e qytetit u organizua ditët e fundit «Ditë të filmit zviceran» ku u paraqitën para shikuesve katër filma si «Palafisa», «Vrasja e Mario Ricitet», «Ftesa dhe Meridiana», të cilët u ndoqën me interesim nga shumë shikues vlonjatë. Shumë vizitorë pati këto ditë edhe Galeria e Arteve Figurative. Këtu u çel ekspozita e piktorit P. Stefani. Në punimet e këtij autori ndjehet forca e talentit dhe e punës, pasionante të tij. Ekspozita u ndoq me interes. Veprimtari të shumta kohët e fundit janë zhvilluar edhe në fshat. Kështu, nga forcat krijuese të pallatit të kulturës në Dukat në bashkëpunim me komitetin e rinisë të kësaj kooperative u zhvillua «Dita kulturore» ku u dhanë shfaqje, u organizua një pasdite tematike e shoqëruar me një program të larmishëm letraro - artistik. GEZIM LLOJDIA