ME DEBAT E ME GUXIM, ME PUNË KRIJUESE I HAPET RRUGË SË RESE
NE GJURMË TË NJË LETRE NË REDAKSI
Nga mesi i janarit, për rezervat që ka Dibra në prodhimin blegtoral, gazeta botoi një intervistë me drejtorin e ndërmarrjes së kullotave të këtij rrethi. Pa kaluar as dy javë, në redaksi erdhi një letër ku inxhinieri Ajet Skarra, midis të tjerash, shkruante se, po të ishte marrë edhe mendimi i specialistëve, artikulli do të formulohej ndryshe, si një kritikë për drejtorin që merr përsipër gjëra të pamundshme duke u kënaqur me lugë bosh. Ndoshta, menduam në fillim, letërshkruesi ka të drejtë. Sepse jo rallë nëpër mbledhje disa drejtues, kur është fjala për zotime, mbushin faqet të tëra me «do ta bëjmë këtë e atë aksion, do të arrijmë këtë e atë sasi», ndërsa kur vijnë afatet, nuk ndjehen. Këtë përçtytje të krijon edhe letra për drejtorin e ndërmarrjes së kullotave në Peshkopi, sikur ai zmadhoh do arrijë, sikur punën e kolektivit ia vesh vetes, sikur merr zotime me kokën e tij. Në të vërtetë, ai nuk është nga ata që nxitojnë për të rrëmbyer lavdërime e zotime të bujshme. Kështu doli nga një ballafaqim që u organizua për të diskutuar për letrën. Siç doli në ballafaqim mendimin për ta kthyer ndërmarrjen në ekonomi komplekse, nuk e hodhi as e përkrahu i pari ky drejtor, madje disa herë ai është kritikuar në forumet drejtuese të rrethit për kundërshtime ndaj kësaj porosie dhe në një rast ndaj tij është propozuar masë. Ama, kur i bëri ba- Për më tepër, ata rrahjen e lirë të mendimeve e kanë kuptuar gabim, si demokraci vetëm për mendimin e tyre, paçka se mund të jenë edhe të prapambetur. Natyrisht, aq sa është bërë në këtë ndërmarrje nuk mund të quhet gjithçka, është vetëm një fillim siç pati thënë edhe drejtori i ndër- shtë që secili në punën që bën të jetë drejtori, në kuptimin që të mbajë përgjegjësinë, të ketë iniciativë dhe me shembullin e tij të nxitë të tjerët. Të tillë e kërkon koha, fryma e Plenumit të 9-të çdo punonjës e specialist. FRANO ÇAKA shte specialist. (pjesë e paplotë në krye) ... të sigurt në këtë rrugë. Ai vuri në dukje lidhjet e miqësisë midis popullit shqiptar e popullit brazilian dhe mundësitë që ekzistojnë për ... ... të njëjtin që u bëri shokut Ramiz Alia. Duke folur për vizitat në Tiranë dhe në rrethe të tjera, ai tha se na bënë shumë përshtypje ... ... popullor Snat ... dhe anëtarja e këtij Presidiumi Eleni Selenica. (ATSH)
shkë direktivën e Partisë për shtimin e furnizimit të popullit me mundësitë konkrete për ta kthyer Dibrën në një park të madh të prodhimit blegtoral që nga brigjet e Drinit e deri në kullotat e Korabit, kur u këshillua me komunistët e me masën, ai u bind për përgjegjësinë, por edhe për leverdinë e kësaj nisme, bëri autokritikë të sinqertë dhe bashkë me kolektivin i vunë supet një zotimi shumë të vështirë.
Mirëpo ky zotim, kjo detyrë, u prishi qetësinë disa specialistëve në administratën e ndërmarrjes. Dhe u gjetën «pika» ku duhej kritikuar drejtori, sikur ai «nuk di të komunikojë me specialistët, nuk përfill mendimin e tyre». Kështu, kërkesa e fortë e llogarisë u quajt prepotencë, ndërsa qëndrimi kritik i drejtorit ndaj kundërshtimeve për të futur blektorinë në ndërmarrjen e kullotave e për ta mbjellë pemë në brezare, u quajt mospërfillje e mendimit të specialistëve.
Përse mbahen disa herë qëndrime të tilla? Sepse kërkesat që shtrohen për revolucionarizimin e metodës së punës, ndonjë kuadri e specialisti ia prishin rehatinë. Për më tepër, ata rrahen siç pati thënë edhe drejtori i ndër-
marrjes në intervistën e tij, veçse jo një fillim «me lugë bosh». Ekonomi me komplekse, ai që do të punojë, e kupton edhe me blegtori, edhe me pemë, edhe me bletë, me bimët mjekësore: madje edhe me kërpudhat, për të cilat u shkrua këto ditë në gazetë. Po me rregullat e denjta që nuk e lidhin shpërblimin e specialistit me treguesit e tij në prodhim, rroga mund të merret e plotë edhe pa gjithë këto «telashe».
Që disa specialistë në ndërmarrjen e kullotave të Peshkopisë janë jashtë kësaj nisme, larg mendimit të përparuar më mirë e themi ky fakt: në fund të dhjetorit u bë analiza vjetore e kolektivit. Vetëm zootekniku Hysen Kola bëri këtë pyetje: «...Nga se vijnë dëmtimet në blegtori? Sa është bilanci i bazës ushqimore?...». Ai që përgjigjet për këto detyra, pyet drejtorin! Siç bënë edhe disa specialistë të tjerë duke u kërkuar llogari drejtuesve për atë që kanë lënë mangut vetë. Aq sa të krijohet përshtypja se ata janë të deleguar në analizë e vijnë për herë të parë në këtë ndërmarrje. Kërkesë e kohës është që secili në punën që bën të jetë drejtor, e specialist.
FRANO ÇAKA
Forcohen lidhjet e miqësisë midis popullit shqiptar e atij brazilian
- SHOKU RAMIZ ALIA PRITI DELEGACIONIN ZYRTAR PARLAMENTAR TË DHOMËS SË DEPUTETËVE TË BRAZILIT -
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti dje paradite në Selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor delegacionin zyrtar parlamentar të Dhomës së Deputetëve të Brazilit.
Gjatë pritjes, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë miqësore, shoku Ramiz Alia i njohu miqtë brazilianë me zhvillimin ekonomik-shoqëror të Shqipërisë, me arritjet në fusha të ndryshme të jetës, me të mirat që i ka sjellë socializmi popullit dhe me optimizmin e njerëzve tanë për të ecur që ekzistojnë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis të dy vendeve. Populli ynë, tha shoku Ramiz Alia, ka respekt për popullin mik brazilian dhe për popujt e tjerë të Amerikës Latine. Ai foli për politikën e brendshme e të jashtme parimore e të pavarur të vendit tonë, që i shërben interesave të lirisë e të pavarësisë së tij, paqes e sigurimit në Ballkan e më gjerë.
Kaluam shumë mirë këto ditë në Shqipëri, tha ndër të tjera, deputeti Aldo Arantes, i cili në emër të delegacionit falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe përnderin e madh që u bëri shoku niveli i lartë i zhvillimit të bujqësisë, sidomos taracimi i tokave, zhvillimi i industrisë, si dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për të arritur me tej efektivitetin e prodhimit. Mbi të gjitha, pamë një popull të lumtur e të lirë, me një nivel jetese gjithnjë në rritje, një popull me kulturë. Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe politikën e saj të pavarur dhe shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve, vendeve e parlamenteve tona.
Në pritje morën pjesë sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj dhe anëtarja e këtij Presidiumi Eleni Selenica.
(Foto: ATSH)
U përurua fabrika e pasurimit
Dje, në prag të ditës së minatorit, në Mjedë të rrethit të Shkodrës
Në Kosovë vendoset shtetrrethimi
- Tanket dhe trupat patrullojnë qytetet e qendrat e banuara -
- Ora policore sundon kudo -
PRISHTINË, 21 shkurt. - Agjencia TANJUG njoftoi se, duke filluar nga dita e sotme, në Kosovë është vendosur ndalim-qarkullimi.
Sekretariati krahinor i Punëve të Brendshme urdhëroi ndalimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve nga ora 9 e mbrëmjes gjer në orën 4 të mëngjesit. Komunikata zyrtare rikujton se është ende në fuqi ndalimi i grumbullimeve publike dhe i manifestimeve, që u shpall një vit më parë në kohën e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ajo “paralajmëron” gjithashtu se do të merren të gjitha masat kundër shkelësve të këtyre urdhrave.
Agjencia britanike e lajmeve, Rojter, vë në dukje se autoritetet vendosën sot ndalim qarkullimin, pasi ushtria u urdhërua të shtypte protestat e shqiptarëve. Ndalimqarkullimi, thekson kjo agjenci, u njoftua vetëm disa orë pasi trupat zunë pozicionet në qytetet e Kosovës. E dhëna e TANJUG-ut, bëri të ditur se në shumë qendra banimi u vendosën sot njësi të blinduara dhe njësi të tjera të ushtrisë.
Sipas njoftimeve të TANJUG-ut, sot pati manifestime të reja proteste në Vuçiternë, Podujevë, Gjakovë, Prishtinë, e gjetkë. Pjesa më e madhe e shkollave të krahinës nuk funksionojnë, sepse nxënësit shqiptarë vazhdojnë bojkotimin e mësimeve. Greva të shumta po zhvillohen gjithashtu nga punëtorët e ndërmarrjeve të ndryshme. Puna është ndërprerë në të gjitha minierat e Trepçës, ndërsa autoritetet njoftuan se do të merren masa ndaj grevistëve në minierën e Stari Tërgut.
Ndërkaq, njoftimet më të plota për manifestimet e djeshme bëjnë të ditur se policia përdori armët e zjarrit në paktën në dy qytete: Mitrovicë dhe Ferizaj. Nga plumbat e policisë u vra një protestues dhe u plagosën afro 20 të tjerë. Manifestime proteste u bënë gjithashtu në Gjilan, Istok, Vuçiternë, Kaçanik, Lipjan e gjetkë. Rreth 5 000 protestues u grumbulluan në rrethinat e Prishtinës, ndërsa aeroplanë dhe helikopterë luftarakë fluturonin ulët mbi qytet. Për të dytën ditë me radhë, në rrugët e Pejës dolën rreth 1 000 gra shqiptare, të cilat protestuan kundër brutalitetit të forcave të policisë, të dënuara në krahinë. Për shkak të pranisë së kësaj policie, theksuan pjesëmarrësit në manifestim, shqiptarët nuk janë më të sigurtë as në shtëpi, as në vendet e punës dhe nuk mund të lëvizin lirisht në qytet. Ato protestuan, gjithashtu, kundër keqtrajtimit të grave nga njësitë e policisë federative. Manifestime proteste u zhvilluan dhe edhe në shumë fshatra kosovare.
Radio-Prishtina bën të ditur ndërkohë se vazhdon braktisja e radhëve të LK të Kosovës në shenjë proteste kundër politikës antishqiptare që zbatohet në këtë krahinë. Tëserat e partisë i dorëzuan këto ditë edhe 41 anëtarë të LK në ndërmarrjen “Montazha e Kosovës”. Edhe arsimtarët e shkollës “Hivzi Sulejmani”, të Vllasticës dorëzuan teserat e partisë për të protestuar lidhur me gjendjen e krijuar në Kosovë.
(ATSH)
PAMJE E ZAKONSHME NËPËR RRUGËT E KOSOVËS
U përua fabrika e pasurimit të bakrit në Mjedë
Dje, në prag të ditës së minatorit, në Mjedë të rrethit të Shkodrës u përurua fabrika e pasurimit të bakrit, vepër e rëndësishme e pesëvjeçarit të 8-të.
rrethit të Shkodrës u përurua fabrika e pasurimit të bakrit, vepër e rëndësishme e pesëvjeçarit të 8-të.
Për të marrë pjesë në këtë gëzim u mblodhën në një miting punonjësit e shfrytëzimit të saj, gjeologë, minatorë, ndërtues e montatorë, banorë të fshatrave të zonës së Vaut të Dejës etj.
Ndodheshin edhe anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, shoku Besnik Bekteshi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit Xhemal Dymylja, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Bashkim Sykja e shokë të tjerë.
Në emër të Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, përshëndeti sekretari i përgjithshëm i saj Pajtim Bello, i cili vuri në dukje përparimet e mëdha që janë shënuar nëpër pesëvjeçarë në zbulimin, nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, si dhe perspektivat që hapen në këtë fushë këtë vit dhe pesëvjeçarin e ardhshëm.
Kolektivat e gjeologëve, minatorëve, të ndërtimit të minierave e të fabrikave të pasurimit, në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të të KQ të Partisë dhe të porosive të shokut Ramiz Alia kanë rritur më shumë mobilizimin për të plotësuar detyrat e nxjerrjes së mineraleve në sasi e cilësi, të intensifikimit në kërkimin e zbulimin e rezervave të mineraleve kryesore e të atyre të rinj, të përmirësimit të teknologjisë së punimeve e të shfrytëzimit të minerave, pasurimit e përpunimit të mineraleve, duke rritur më tej shkallën e mekanizimit e automatizimit të proceseve të punës.
Nga mitingu iu dërgua një telegram Komitetit Qendror të Partisë.
(Sipas ATSH-së)
DENIMI PENAL NE RPSSH NGA VITI NE VIT KA ARDHUR DUKE U ULUR
- Intervistë e ministrit të Punëve të Brendshme, shokut Simon Stefani, dhënë redaktorit të gazetës sonë -
Pyetje: - Disa agjenci të huaja, me qëllime keqdashëse, nga koha në kohë njoftojnë se në vendin tonë gjenden në burgje mijëra të dënuar.
Herë flitet për 20 mijë të burgosur, herë për 30 mijë, bile flitet edhe për 40 mijë.
Si qëndron e vërteta, shoku ministër, për këtë çështje?
Përgjigje: - Nuk është hera e parë që qarkullojnë të caktuara me paramendim, nëpërmjet mjeteve të propagandës, janë përpjekur e përpiqen të paraqesin në mënyrë të shtrembër gjendjen në Shqipëri. Në këtë kuadër bëjnë pjesë edhe shifjet e gjoja në vendin tonë ka një numër tepër të madh të dënuarish. Kurse realiteti është krejt ndryshe. Aktualisht, në vendet e kryerjes së dënimit dhe të riedukimit në tërë Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë gjithsej gjenden vetëm 3850 të burgosur, të dënuar për krime të llojeve, ordinare e politike. Në këtë numër të dënuarit për veprimtari që ka synuar përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor janë gjithsej 83 persona. Ndërsa nuk ka asnjë person të dënuar për veprimtari që bën ...[?]
Përgjigje: - Dënimi penal në Shqipëri ka karakter të theksuar edukativ. Ai përshkohet nga qëllime të larta humane. Për realizimin e këtij qëllimi, ligja përcakton qartë normat e rregullat që u sigurojnë të dënuarve mundësi reale për t’u riedukuar dhe për t’u bërë të dobishëm për shoqërinë. Veç të tjerave, gjatë kohës që vuajnë dënimin, të burgosurit u jepet leje për në shtëpi në raste fatkeqësish në familje; u zbritet masa e dënimit kur realizojnë e tejkalojnë detyrat në punë; lirohen para kohe, me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ata të dënuar që u jepet amnisti, ose të cilët e kanë qëllimin e ri...[?]
Në vendin tonë si pasojë e gjendjes së qëndrueshme politike dhe e stabilitetit ekonomik përja e kriminalitetit është gjithmonë në ulje.
Pyetje: - Në radhën e shifjeve, ka edhe nga ato që flasin për keqtrajtim të të dënuarve në vendet e kryerjes së dënimit.
A mund të na thoni ndonjë gjë për këtë çështje?
Përgjigje: - qëllimin e tyre të përmbushur. (Pjesë të tekstit janë të prera në skajin e fotos.)
Pyetje: - Propaganda e huaj flet, gjithashtu, se gjoja në Shqipëri ka disa mijëra minoritarë grekë të dënuar. A mund të na thoni, shoku ministër, sa persona të minoritetit gjenden sot duke vuajtur dënimin?
Përgjigje: - Është e tepërt të theksoj se edhe në këtë drejtim fantazia propagandistëve antishqiptarë punon pa hesap. Në vendin tonë minoritarët i gëzojnë të gjitha të drejtat që u garanton Kushtetuta. Ata janë të barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët shqiptarë dhe nuk diskriminohen në asnjë drejtim. Përsa i përket pyetjes suaj, përgjigjja është kjo: numri i të dënuarve minoritarë që vuajnë dënimin është gjithsej 35.
Pyetje: - [tekst i pjesshëm] ...
Përgjigje: - Dënimi penal në Shqipëri ...