ATY KU KALON KONTROLLI PUNËTOR DUHET TË FRYJË ERA E DEMOKRACISË SOCIALISTE
ME KOMPETENCA TË PLOTA, MBI KËDO E MBI ÇDO GJË
Armë e fuqishme kundër burokratizmit është edhe kontrolli punëtor. Nëpërmjet kontrollit të saj të drejtpërdrejtë, klasa punëtore realisht drejton shtetin e vet dhe këtij buron vlerësimi leninist i bashkimeve profesionale si shkolla të përvojës socialiste. Prandaj Partia tërheq vëmendjen që bashkimet profesionale të marrin fort në dorë këtë çështje, të vënë në lëvizje kontrollin punëtor, që klasa punëtore, me organizatën e vet të luftojë edhe më mirë për forcimin e pushtetit popullor, për të çuar përpara fitorеt socialiste. «Është detyra e Partisë dhe veçanërisht e Bashkimeve Profesionale, - theksoi shoku Ramiz Alia në Plenumin e 9-të të KQ të Partisë, - që kjo armë e pazëvendësueshme për luftën kundër burokratizmit, hatërеve, përvetësimeve, arrogancës padrejtësive të ndryshme, të marrë forcën e nevojshme. Dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse kontrolli punëtor i jepet kompetenca të plotfuqishme, mbi këdo e mbi çdo gjë, ashtu siç u konceptua kur u hodh për herë të parë në veprim».
Kufizime formale dhe të ashtuquajturat rregulla janë bërë në të vërtetë pengesë që kontrolli punëtor të veprojë me frytshmëri. Duke u kapur pas tyre, duke i fryrë e fetishizuar, në të vërtetë burokracia e ka futur kontrollin punëtor në kanune e lista, në «objekte» e «autorizime» që në linë në pah edhe konceptet e praktikat që kanë penguar veprimin e kontrollit punëtor. Veçanërisht disa kuadro «këshillojnë» që kontrolli punëtor të merret me disa çështje ekonomike të zbatimit të planeve, të tjera sugjerojnë se në çdo rast kontrolli punëtor «të marrë leje nga sekretari i Partisë», apo «të informojë paraprakisht drejtorin», «të bëjë plan pune» e «të hartojë lista» etj., etj. Vetë punëtorët këto i quajnë përpjekje burokratësh për të sanuar kufizime të kontrollit punëtor, që ai të mos ushtrohet ashtu siç kërkon Partia: «Mbi këdo e mbi çdo gjë». Kur kontrolli punëtor vajti te drejtoria e NPA-së në Elbasan, ajo nuk pranoi të kontrollohej prej dhe veprimit burokratik. Në zonën «D» të minierës së Bulqizës, kontrolli punëtor shkarkoi dy punonjës kulture për mefshëti të theksuar. Por menjëherë filloi presioni mbi kontrollin punëtor nga drejtuesit dhe nga disa shokë të organizatës së Partisë. Ndërsa kontrolli punëtor u dha përgjigjen e saktë e të qartë: «Në përfundimet nuk i dhamë në rrugë. Pse nuk erdhët kur u mblodh kolektivi për të dëgjuar kontrollin punëtor?». Në Pogradec kontrolli punëtor që u organizua në tregti kërkoi që t’i shtrohte problemet dhe detyrat me popullin, të cilit i shërbejnë punonjësit e tregtisë. Por pati nga ata që u hodhën përpjetë: «Pse në popull dhe në kolektiv?» Natyrisht, ata nënshtruan! Kur veprojnë punëtorët, probleme të zvarritura ditë, javë e muaj zgjidhen brenda një kohe të shkurtër. Kjo frymë është e nevojshme të futet në çdo grup të kontrollit punëtor. Ai nuk «bën bisedime», nuk le procesverbale pas procesverbalesh, por vepron, korrigjon, ndëshkon. Shikon dobësi në kushtet e punës e të jetesës. Pa hyrë në labirintet e shfaqjes burokratike, me ndjenjën e përgjegjësisë që ka klasa punëtore, cakton afatet e zgjidhjes së problemit, kërkon llogari deri më një për nënvlerësimet e nënvlerësuesit; qofshin këta në brigadë, repart, ndërmarrje, në komitetin ekzekutiv apo në dikaster.
Problematika e kontrollit punëtor buron nga detyrat që përballon klasa punëtore, për të shmangur çdo pengesë e vështirësi që krijohet në punë e në sipër. Çdo organizatë profesionale i di ku ngecin punët dhe s’ka nevojë që dikush nga lart t’i «rekomandojë» objektin e kontrollit punëtor. Çdo kontroll punëtor vjen si një nevojë e ditës, si shqetësim e domosdoshmëri e ditës. Ai shpreh vullnetin dhe mendimin më të përparuar të klasës punëtore. Ndaj njerëzit që i përbëjnë ato do të jenë më të aftë, më të ndershmit, më militantët. Po u futën në kontrollin punëtor njerëzit e qoshëve të rehatshme, të tillë do ta bëjnë edhe kontrollin. Çdo gjë e huaj për moralin proletar duhet të vihet në goditjen e veprimit të klasës pu-
e lista, në «objekte» e «autorizime» që në të vërtetë e zbehin atë, e zyrtarizojnë dhe e amortizojnë forcën vepruese të tij. Grupet e kontrollit punëtor shpesh janë zhveshur nga kompetencat vendimore, ndërsa objekt i kontrollit të tyre ishin bërë jo administrata, jo burokracia, por më shumë klasa punëtore, dhe kjo për disiplinën formale kryesisht. Në vend të vetëveprimit ato vinin shkresat, listat, aktkontrollet, të cilat shpesh si shkruheshin, edhe mbeteshin në letër.
Pas Plenumit të 9-të të KQ të Partisë që gjallohet veprimi i kontrollit punëtor. Në Tiranë, në kombinatin metalurgjik të Elbasanit e në hidrocentralin e Banjës grupet e kontrollit punëtor brenda një kohe të shkurtër kanë vënë në zgjidhje çështje të zvartitura prej kohësh. Në veprim e sipër po përforcohet edhe një opinion më i shëndoshë e një kuptim më i plotë për nevojën dhe qëllimin e kontrollit. Klasa punëtore është shumë e interesuar që kontrolli i saj të ushtrohet kudo e mbi çdo gjë. Në një këshillim masiv që organizoi gjatë një jave Këshilli i Përgjithshëm i BPSH për këtë problem, morën pjesë mijëra punëtorë. Direktiva e Partisë për organizimin e kontrollit punëtor është shumë e rëndësishme, veçanërisht në zhvillimin e tanishëm të vendit, kur lipset një luftë më e vendosur kundër burokratizmit e liberalizmit, kundër shfaqjeve të huaja ndaj pronës, punës e moralit proletar.
Në veprim e në diskutim po dalë në dritë mendimet e njerëzve për tregti kërkoi që t’i shtrohet problemat e Por pati nga ata që e hodhën përgjegjësinë: «Pse në popull dhe jo në kolektiv?». Natyrisht, ata që tremben të ballafaqohen me njerëzit, të cilëve u shërbejnë, janë në hileraçë, dembelë, të prapambetur. Po kontrolli punëtor kërkon që secili të japë llogari për punën e tij, që secili të lidhë ndërrin dhe mirëqenien e vet me punën dhe djersën e tij, me kontrollin që jep në ndërtimin e socializmit dhe në shërbimin ndaj popullit. Vlerat e kontrollit punëtor do të ishin të nivelit të lartë, nëse ai do të ushtrohej i pavarur brenda një kohe të shkurtër dhe me pjesëmarrjen sa është e nevojshme. Fjala vjen, për Tiranën, do të ishte të mjaftueshëm të zgjidheshin 100 punëtorë nga më të devotshmit, të emancipuar, njerëz të profesioneve të ndryshme, të rregullt e seriozë, për të ushtruar kontroll të fortë atje ku duhet të ndryshojë e të shëndoshet gjendja. demokracisë socialiste. Vetë punëtorët e dinë ku janë problemet e shqetësimet, nga vijnë pengesat e zvarritjet, kush e vë rehatllakun e vet mbi vrullin e punëtorisë. Vetë ata janë në gjendje të japin rrugëzgjidhjen dhe më të mira, më bindëse, më të mundshme e më të plota. Prandaj është e nevojshme që mendimi i tyre të dëgjohet dhe, kur nuk dëgjohet, «të përplasin grushtin në tavolinë». Të mos ndodhë, si në Elbasan kur, ndërsa kontrolli punëtor në kombinatin metalurgjik në përpëra përgjegjësisë disa punonjës të NFP-së, të tjerë u shpërndanë fletëvlerësimi këtyre punonjësve në nivele të ndryshme, të cilëve iu dhuruan kontrol- lin kërkoi që t’i shtrohet e tregtisë. duhet të ndryshojë e të shëndoshet gjendja.
Për të dhënë zgjidhje sa më të plotë këtyre problemeve, kontrolli duhet të ketë kompetenca vendimore e të jetë i plotfuqishëm. «Por mos del mbi kolektivin grupi i kontrollit punëtor?», merakosen disa. Nuk ka si të dalë mbi kolektivin, sepse vetë organizata profesionale i zgjedh njerëzit e saj më të mirë për kontroll. Ata ushtrojnë veprim e tyre jo vetëm me mandatin e klasës, por edhe me «mendimin e klasës». Nuk futen zyrave, por çdo gjë e bisedojnë dhe e diskutojnë me punëtorët, «do përfundojnë me kalojnë në bankëproven» e kolektivit, në biseda të ngushta apo mbledhje me zëra. Kështu sigurohen mendimet e pjekura dhe vendimet e sakta. Kështu rritet besimi i masave te ky veprim i fuqishëm i klasës. Nuk mund të quhet kontroll i vërtetë punëtor ai që vëren, lë ca detyra dhe ikën me mendje tjetër: «Epo, tani bëni si të doni si të dini». Rigiállërimi i kontrollit punëtor, ngritja e tij në nivelin e misionit që ka klasa punëtore në shoqërinë socialiste, kërkon një punë shumë të gjerë e të thellë në kuptim, në organizim dhe në veprim. Ai, siç ka theksuar Partia dhe siç vendosi Plenumi i 9-të, duhet të jetë i plotë, pa të çara, vendimtar.
DIMËR PA DIMËR...
E veçanta e këtij dimri: është ndër më të thatit ndër këto 40 vitet e fundit. Temperaturat po arrijnë deri mbi 23° C, më të lartat në këto 200 vitet e fundit për periudha të tilla. Në pluguimin e tokave jemi më dobët se vitin e kaluar. Diku thuhet se mungon superfosfati, diku karburanti. Këto zvartje tregojnë se po harrohet vlera e hershmërisë, kur sivjet atë e kemi dhuratë nga natyra.
Me sa duket, stinët janë ngatërruar keq. Dy muaj më parë, në prag të Vitit të Ri, është botuar një shkrim për pranverën në Vrinë. Dy muaj më pas mund të thuhet ka ardhur vera. Veç për traditë nuk ngjihen ende veshjet e dimrit.
Ngjitëm shkallët e Institutit Hidrometeorologjik me një ndjenjë kureshtjeje për këtë vapë të parakohëshme. Nëpër korridore e në zyrën e drejtorit ka freski, po nga ato që na thotë ai dhe Myzejen Borici, përgjegjëse e sektorit të klimatologjisë, nden si ravijëzohet nëpër diagrame, përmes shifrave gjerësore. Shkëputim nga informacioni i gjerë që marrim: dimri i këtij viti (tetor - shkurt), është ndër më të thatit ndër të këta 40 vjetët e fundit. Reshjet e rëna në këta muaj kanë qenë 10-30 për qind më të pakta se mesatarja shumëvjeçare. Ja një e dhënë nga janari i 1990-ës: në Pogradec u regjistrua niveli më i ulët i reshjeve, 1 mm shi; në Shkodër niveli më i lartë, 66 mm shi (!). Mesatarja shumëvjeçare për Pogradecin është 78 mm, më e larta i takon Gjirokastrës: 280 mm. Pra, një ndryshim i madh që shkon nga 77 deri 214 mm. E ndiejmë të gjithë edhe me prurjet e pakta të lumenjve. Dimri i këtij viti regjistron rënie të ndjeshme. Vetëm Vjosa ka tani 30 për qind më pak ujë se norma mesatare shumëvjeçare. Përjashto zonën e Alpeve ku kanë rënë reshjet e dëborës në normë, gjithandej po bëhet pothuaj 50 ditë pa shi. Temperaturat po shkojnë mbi 23° C, më të lartat në këto 200 vjetët e fundit për periudha të tilla, siç janë regjistruar në vendet fqinje. Normalisht shkurti i ka temperaturat në kufijtë 5-15° C. Po jemi mësuar edhe me shifra në zero. Me ngrica. Më të kujtueshmit që kanë mbjellë herët domate, patate etj., edhe janë penduar. Shkurti i këtij viti po shfleton fletët e fundit të kalendarit e shkurt nuk ndiemë asnjë ditë. Ja pra, këto shkëputim nga informacioni i gjerë në Institutin e Hidrometeorologjisë e në gjithëka gjen përqasjet me qershorin, një qershor i nxehtë, i thatë, një qershor i vërtetë tani në muajin shkurt.
Po themi edhe këtë fakt:
- Temperatura të larta do të thotë avullime më shumë. Do të thotë shira në të ardhmen. Ndoshta marsi do të ketë shumë reshje.
Përfundime nxjerr gjithkush ka punë me ujët e lumenjve, me temperaturat e tokës e të ajrit, me lagështinë e thatësirën. Nxjerr më shumë, dhe u bën ballë a përfiton nga to. Këto mendojmë duke ecur drejt Ministrisë së Bujqësisë (s’po ndalemi në drejtori e energjetikë). Jemi njohur ndërkohë me fakte të tilla: rrethi i Lushnjës mbolli brenda një jave 1200 ha luleshdielli. Mund të mbillte edhe 600 ha jonxhë. Mund, por... S’i mbloll, s’e mungonte superfosfati. E ndoshta kur të vijë ai, s’do të mungojë shiu. Kështu e (Vijon në faqen 2)
«Gjithë të mirat dhe... një dasmë»
Në Peshkopi, vjeshtën që kaloi, një ngjarje e hodhëm në bllokun e shënimeve për të veçantën e saj. Vetëm dy muaj pas fejës së Bardhyl Bardullës dhe Natasha Mazarit u thanë që të bëheshin gati për dasëm.
Në Peshkopi, vjeshtën që kaloi, një ngjarje e hodhëm në bllokun e shënimeve për të veçantën e saj. Vetëm dy muaj pas fejës Bardhyl Bardullës dhe Natasha Mazarit u thanë që të bëheshin gati për dasëm. «Po ne s’kemi caktuar datën pas një viti?! Po përgatitjet, po ftesat për dasmorët, po...!»
Ishte rast i veçantë. Vinte një i afërm nga miqtë. «Kur erdha herën tjetër, - thoshte ai, - pashë gjithë të mirat ngaqë po shkova. I tregova dhe nënës. Qau. U gëzua dhe u çmall. Vetëm një dëshirë nuk e plotësova dot: desha të shoh një dasmë në Shqipëri. Edhe ne bëmë dasma. Zakonet i kemi ruajtur. Nusen e marrim me flamur. Kur kthehen, krushqit me nusen ndërrojnë rrugë... Ndoshta ju nuk e bëni më, kurse neve na ka mbetur nga ai zakon i priftave. Dasma u bë dhe unë pashë edhe një dasmë në Shqipëri më në Shqipëri thu më duk se pashë gjithë të mirat që keni: me gëzime, me zakone, me gjuhën e këngët. E kisha amanet nga nëna. Më ka thënë se atë që e sheh në dasmë, nuk e sheh dot edhe sikur të rrisësh një vit në Shqipëri...»
Ndërsa dasma rridhte me ritmin e saj, na bëri përshtypje se Flore Toska vetëm sa i fillonte këngët. Izet Hasani e Afrim Lleshi, pastaj edhe dhëndërri e nusja, uishin në çdo odë. Ndoshta më shumë se në çdo krahinë tjetër, në Dibër dasmat janë në festival i vogël vallesh. Pogoni, Devolli, Golloborda, Kukësi, Shqipëria e mesme, të gjitha vallet kërcehen, Jug e Veri. Një tregues uniteti është edhe ky. Në një dasmë është vetë festa.
Kur ndien borxh edhe në Beqia...
Kushdo që kalon qoftë edhe një natë në hotelin e Bulqizës, do ta njohë edhe një në Beglien, e cila pret e përcjell mysafirët që vijnë në këtë qytet minatorësh. Del aty teka dera e hotelit. «Ata që flasin me zë të lartë, me siguri kanë dalë mirë me kromin sot», - thotë ajo. Po herë herë disa vijnë ngadalë - ngadalë dhe ashtu kokulur hyjnë në restorant. Edhe me kaq i merr vesh nënat punët e tyre. Sa merzitet me shqetësimin e njërit, gëzohet me sytë e qeshur të tjetrit. Ja, aty para saj, në shëtitore, Xhevzat Elezi, Heroi i Punës Socialiste, i hidhet në qafë një mësuesi, Sejfulla Katës. «Ku paske qenë Xhevati që po përqafohet kështu?» - thotë nënë Beglia si me vete. Edhe mësuesi shtanget nga ai përqafim. «Krom - krom... përpi dy muaj e i sigurua!» - nuk mbahen Xhevzati. Sytë i qeshin e dhe nënes.
Dikush, një i ri i porsaardhur, e pyet për qytetin, pastaj edhe për përshtypjet e saja.
- Në 93-shin i ka të dhënë nënës të dalë në pension. Më duket se po dal me një borxh. Ky hoteli sa vjen e rritet me mijëra lekë. Kur kalova dy muaj e përpara, më duket se këtu ishte 1 000 lekë. Ritet Bulqiza përditë. Dhe mendoj se gjithnjë e më shumë Shqiperia dhe Shqipëri dhe ku Shqiperia dhe Shqipëria e tjerë është në pa- she gjithçka. Ku i kam kthyer...
Kur ndien borxh edhe në Beqia Uka, të tjerët duhet të ndiejnë më shumë, për një kénd të bukur lojërash për fëmijët, për shumë gjëra që i kërkon një qytet i rritur si minatorësh si Bulqiza...
FRANO ÇAKA
PRESIONI ÇEKOSLLOVAK PËR LARGIMIN E TRUPAVE SOVJETIKE
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel, ndodhet në Moskë një javë pas arritjes së marrëveshjes dypalëshe për tërheqjen e trupave sovjetike nga trojet e këtij vendi evropianolindor. Mbërritja e Havelit në Moskë u shoqërua me largimin e njësisë së parë të 31 tankistëve nga Moravia Veriore.
Ky sfond zhvillimesh përcaktoi edhe boshtin e bisedimeve Gorbacov - Havel, e deklaratën që pasoi ato, si dhe takimin e ministrave të Jashtëm, Shevarnadze-Dinstabl. Të dy këta të fundit ratifikuan dhe marrëveshjen për tërheqjen e trupave sovjetike nga Çekosllovakia. Ndërsa problemet e lidhjeve ekonomike, tregtare apo politike, si dhe ato për zhvillimet evropiane, në përgjithësi, ishin dytesore në krahasim me çështjen e ndjeshme të pranisë sovjetike në këtë vend, e cila veçanërisht për Çekosllovakinë evokon një ngjarje të hidhur e tragjike, atë të pushtimit më 1968.
Qeveria shqiptare, ashtu si gjithë opinioni përparimtar europian dhe botëror, e dënuan me forcë pushtimin e Çekosllovakisë. Futja e trupave sovjetike përbënte një ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të këtij vendi dhe ishte një shkelje e pavarësisë dhe e sovranitetit të tij. E kësaj e vërtetoi drejtësinë e qëndrimit shqiptar. Largimi i trupave sovjetike, që kanë qenë një kërkesë e vazhdueshme e popullit çekosllovak, do të ndikojë pozitivisht edhe në uljen e tensionit në kontinentin evropian.
Ishte presioni nga poshtë i popullit çekosllovak ai që tek marrëveshja për t’i dhënë fund pranisë sovjetike në vend. Një kërkesë e tillë u shpreh me forcë në shumë mitingje e protesta masive kohët e fundit në Çekosllovaki. Ajo u parraqit me këmbëngulje nga mijëra veta Havelit para nisjes për në Moskë, që të arrinte në përfundime konkrete në bisedimet e tij me Gorbaçovin.
Marrëveshja, që ratifikoi Shevarnadze e Dinstabl, për të cilën BS ka deklaruar se e pranon dhe do ta zbatojë, do të kryhet në tri faza, (me sa duket fazat dhe kohëzgjatja janë kërkuar nga Moska për ta orientuar në gjendjen e re «vakum» - ushtarak që do të krijohet në Çekosllovaki apo në vende të tjera të Evropës Lindore pas largimit sovjetik). Pjesa më e madhe e trupave ushtarake sovjetike, sipas marrëveshjes, do të largohen brenda 31 majit të këtij viti, faza e dytë tërheqjen brenda 31 dhjetorit 1990 dhe faza përfundimtare, siç njofton Radio-Moska, do të mbarojë më 1 korrik 1991.
SHKELQIM BEQARI
Punëtori i dalluar i SMT-së së Fierit, Mario Papuçiu, shqyhet për cilësi në punë. (Foto: N. Xhufka)
DOLI NGA SHTYPI VËLLIMI I 69-të I VEPRAVE TË SHOKUT ENVER HOXHA
Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim vëllimi i 69-të i Veprave të shokut Enver Hoxha. Në këtë vëllim përfshihen fjalime, diskutime, biseda e shënime që i përkasin periudhës dhjetor 1978-shkurt 1979, pjesë e të cilit botohet për herë të parë.
Me interes janë këtu komentet në Plenumin e 6-të të KQ të PPSH-së «Në luftë për realizimin e planit të forcojmë kontrollin e zbatimit të detyrave», diskutimi mbi Byronë Politike të KQ të PPSH «Para popullit përgjegjësisë për mosrealizimet kanë drejtuesit e Partisë dhe të pushtetit», përgjegjësit për masat e «Propaganda dhe puna e Partisë në nxitjen në rreth e në bazë», bisedat «Propaganda dhe puna e Partisë në nxitjen e njerëzve të vënë mendjen e të jenë kryes në punë», etj.
Në këtë vëllim gjejnë pasqyrim dhe analizohen shkencërisht edhe mjaft probleme ndërkombëtare të momentit të lidhura ngushtë me detyrat që u dalin njerëzve tanë për t’i kuptuar si duhet dhe për të jetuar me situatat.
Vëllimi është i pajisur me tregues. (ATSH)
Drejt rrugës së bukur të shkencës
- Konferencë kombëtare e rretheve shkencore të rinisë shkollore -
Komiteti Qendror i BRPSH-së në bashkëpunim me Komitetin e Rinisë së Rrethit të Korçës, organizoi në shkollën e mesme të përgjithshme «Raqi Qirinxhi» të qytetit Konferencën e Parë Kombëtare të rretheve shkencore të rinisë shkollore.
Merrnin pjesë anëtarë të rretheve shkencore të shkollave të mesme të vendit, veprimtarë të orga-
(Vijon në faqen 3)
SHKURT
• Sharrëtarët pukianë kanë dhënë deri tani afro 500 mijë lekë prodhime tej planit.
• Pas disa vitesh mosrealizimi, kolektivi i ndërmarrjes së zënies së peshkut në Sarandë për dimërimin i tejkalon detyrat.
• Çdo ditë në rrethin e Shkodrës prashiten afro 300 ha me grurë.
• Duke tejkaluar 1 500 kokrra vezë detyrën ditore, rrethi i Krujës sot prodhon sa dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
(Sipas ATSH-së)