Ndërtuesit e kompleksit hidroenergjetik të Banjës, duke punuar me frymë sulmuese, për të fituar titullin «Sulmues i vitit 1990 dhe i pesëvjeçarit të 8-të», vëllimin e ndërtim-montimit për periudhën janar - 15 shkurt e plotësuan 101 për qind, ndërsa duke punuar me rendiment 8 për qind më të lartë, prodhimin e përgjithshëm industrial e tejkaluan 20 për qind.
Tejkalime të ndjeshme kanë shënuar ata në të gjitha proceset e punës. Gjatë kësaj periudhe gërmimet janë tejkaluar 5000 m3, mbushjet me zhavorr 2000 m3, betonet 2500 m3, vendosje hekurbetoni 40 tonë, ndërsa çimentim të thella 200 m. Ndërkaq, duke u kujdesur për ekonomizimin e lëndëve të para dhe atyre ndihmëse, kostoja është ulur 100.000 lekë tej detyrës. Me aksion vazhdon puna në gërmimet në shpatullat e digës e në galerinë e kontrollit e të çimentimit, si dhe betonimet në galeri, çimentimet e thella në penden e kundërfiltrimeve, mbushjet me zhavorr në digë, si dhe vendosja e hekurit në galerinë e kontrollit e të çimentimit. Edhe në transport, megjithëse ka disa vështirësi, punohet për kapjen e grafikëve. Për plotësimin ritmik të detyrave dallohet brigada Hero i Punës Socialiste, që drejtohet nga Heroi i Punës Socialiste Xhemë Peca, që punon në pastrime të bazamenteve; ato të përgatitjes së betonit të ekuipazhit të ekskavatorëve 4 m3 e 2 m3 që drejtohen nga Flamur Ujka e Përparim Beqari etj. Objektivi i ndërtimeve është që së shpejti të fillojnë betonimet në tunelin e sjelljes së ujit me presion dhe më 15 mars mbushet me argjil.
DIONIS NOTI
(Fotot: nga G. Xhengo)
RRITET FRYTSHMERIA E LIDHJEVE TEKNIKO-SHKENCORE ME BOTËN E JASHTME
— Intervistë me shokun Ajet Ylli, kryetar i Komitetit të Shkencës dhe të Teknikës, dhënë redaktorit Musa Uljanli. —
— Marrëdhëniet e bashkëpunimit me botën e jashtme edhe në fushën e shkencës dhe teknikës janë shtruar mjaft, sidomos vitet e fundit. Mendojmë se shprehim edhe interesin e lexuesve për të ditur diçka më konkretisht, shoku Ajet, për shumëllojshmërinë e komunikimeve tekniko-shkencore me botën.
— Marrëdhëniet tekniko-shkencore me botën e jashtme realizohen nëpërmjet zbatimit të programeve periodike që vendi ynë nënshkruan me mjaft organizata ndërkombëtare dhe shtete të ndryshme. Format e këtij bashkëpunimi janë marrëveshjet qeveritare dypalëshe që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tekniko-shkencor, arsimor e shkencor; kohët e fundit edhe me bashkëpunimin industrial e teknik; marrëveshjet e veçanta të Akademisë sonë të Shkencave me akademitë e vendeve të tjera; të Universitetit «Enver Hoxha» të Tiranës, me universitetet e huaja. Me mjaft vlerë janë lidhjet e drejtpërdrejta të institucioneve tona kërkimore-shkencore me institucionet e ngjashme, si dhe të shkencëtarëve e specialistëve tanë me shkencëtarët dhe specialistët të vendeve të tjera.
Vitet e fundit bashkëpunimi tekniko-shkencor me botën e jashtme është shtuar mjaft. Të dhënat më diçka më konkretisht. Mjaft i frytshëm ka qenë dhe është bashkëpunimi me PNUD-in (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin). Gjatë periudhës 1981-1986 u ndërmorën dhe u realizuan 5 projekte të rëndësishme, si për shembull përmirësimi shkencor i nivelit të mesëmshinës dhe të punës kërkimore-shkencore në Universitetin «Enver Hoxha» të Tiranës dhe në Institutin e Lartë Bujqësor, ngritja e rrjetit informatik, projekti i telekomunikacioneve dhe ai i automatizimit të kontrollit të proceseve industriale. Ndërsa gjatë periudhës 1987-1991 janë në procesin e realizimit 9 projekte, nga të cilat 5 janë të reja: informatizimi i sistemit hidrodrenogjetik të lumit Drin, reaktori bërthamor kërkimor, stacioni eksperimental i prodhimit të verave, laboratori i rrezeve laser dhe kontrolli i kancerit.
Përveç këtyre, bashkëpunimin të frytshëm kemi me Fondin e Kombeve të Bashkuara për aktivitet në fushën e popullsisë (UNFPA), me të cilën po bashkëpunohen për zbatimin e projektit të pediatrisë dhe të projektit të informatizimit të statistikave për regjistrimin e
(Vijon në faqen 3)
Ata i japin jetë minierës
Mbresa nga Memaliaj
Vargu i gjatë i autobuzave shkëputet nga qyteti i Memaliajt, bupë bregut të Vjosës dhe duke dredhuar mbi rrugën e asfaltuar të pellgut qymyrmbajtës, drejtohet portave të qytetit nëntokësor me të njëjtin emër.
Qyteti i nëntokës i ka mbushur të dyzet vjet rrugët e tij përcjellin drejt grykës së puseve qindra vagonë qymyrguri. Koha kur transporti i mineralit bëhej me kosha të ngarkuara mbi samarın e mushkave duket sikur i takon shekullit të kaluar, por ata që janë marrë me këtë punë, sot pensionistë, e pijnë të qetë kafen në klubin e bukur «1 Maj» të minatorëve. Tani makina vetngarkuese e elektrovoz at nuk kanë pushim. Të tremijë banorët e këtij «qyteti nën tokë», duke zëvendësuar brigada brigadën me katër ndërrime e shokun për 24 orë, me radhë përshkojnë të gjitha «apartamentet» e pallateve katërkatëshe që nga apartamenti i parë që është 10 metra nën nivelin e detit e deri tek ai që ndodhet në thellësi 250 metra. Ata i trembëjnë pashtruar nëntokës arin e zi. Këtu çdo brigadë është si njëri nuk i shkon më pak se 20 gradë dhe më shumë se 24 gradë. Ndaj dhe punëtorët këtu punojnë me veshje të lehta dhe nuk vuajnë nga sëmundjet profesionale. Figura qendrore në çdo lavë është minatori. Ai ka rolin kryesor në brigadë, nga puna e tij varet shumë realizimi ditor. Në llavën 7 jug të Pusit nr. 3 minator është heroi më i ri i punës socialiste në minierë Ali Çausi. Anëtarë të tjerë të brigadës janë Fatmir Hoxha, Refat Varfi, Muharem Shapa, Kujtim Hoxha, Sami Kullau dhe Servet Cela. Mosha mesatare e saj nuk i kalon të 26 vjet. Gati aq është mosha mesatare e gjithë punëtorëve të nëntokës që punojnë në prodhim. — Cili është më i dalluar në punë? — pysim Aliun. — Përderisa plani realizohet mbi 120 për qind, të gjithë të dalluar janë — përgjigjet ai. Shkuam dhe tek fqinjët i Aliut, te brigada e Halim Qatos, ku Aliu punoi vite më parë dhe ngjiti ngadalë shkallët e vështira të rrugës drejt titullit të lartë. Halimi dhe brigada e tij janë krenarë që nga gjiri i tyre nxorrën një hero. — Për dy vjet dal në pension — thotë Halimi. — Më vjen sinqerisht keq të shkëputem nga kolektivi i mrekullueshëm i punëtorëve. Shkuam dhe në disa lava tjera, pa si i kalosh të gjitha është krejt e vështirë. Është një lojë sikur të shkosh në këmbë nga Tepelena në Kavajë. Këtë llogari, na thanë, e ka bërë këtu një minator. Kur vjen koha e ndërrimit të turneve, rrugët e nëntokës mbushen me qindra drita xixëlluese.
brigada brigadën me katër ndërrresa ai që ndodhet në thellësi 250 metra. Ata i rrembëjnë pareshtur nëntokës arin e zi.
Këtu çdo brigadë është si një familje dhe numuri i pjesëtarëve të saj nuk i kalon 7 vetë. Në gjuhën e minierës brigada quhet luavë. Brigadat kujdesen të gjitha për mirëmbajtjen e tyre, siç kujdesen amviset në shtëpi. Kujdesi më i madh është për tavani. Në shes'n e tij mbi tokë mbështeten miliona tonë. Për të tjerat kujdesen ata të sipërfaqes. Ata i furnizojnë vazhdimisht shokët me ajër të pastër, të cilit temperatura
(Pjesa vijon në faqen 2)
Me se do të ngrohen punëtorët?
— Vëzhgim nga Puka —
Këto ditë dhanë llogari para punëtorëve të minierës së Lak-Roshit drejtuesit e NFP-së së Fushë-Arrëzit. Punëtorët e minierës, gjeologjisë, të ndërtim-minierës etj. me të drejtë kërkuan sigurimin e kushteve të nevojshme në fjetore dhe plotësimin e planit të druve të zjarrit sipas nevojave në hotele, furra, kuzhina, lavanteri etj.
Këto ditë dhanë llogari para punëtorëve të minierës së Lak-Roshit drejtuesit e NFP-së së Fushë-Arrëzit. Punëtorët e minierës, gjeologjisë, të ndërtim-minierës etj. me të drejtë kërkuan sigurimin e kushteve të nevojshme në fjetore dhe plotësimin e planit të druve të zjarrit sipas nevojave në hotele, furta, kuzhina, lavanteri etj. Ç’thotë për këtë drejtori i ndërmarrjes së furnizimit të punëtorëve, Rustem Braha. — Kërkesa e tyre është shumë e drejtë. Por në nuk kemi çfarë të bëjmë. Vitin e kaluar janë harxhuar jo më pak se 7500 mst dru zjarri (me gjithë heqjen e kursimeve që u bënë), megjithatë nevojat e punëtorëve nuk janë plotësuar mirë. Quditërisht për këtë vit na janë planifikuar vetëm 4500 mst dru zjarri dhe ditët e fundit edhe nga ky plan u zbritën 70 mst. Në këto rrethana, kur që tani është konsumuar plani i tremujorit të parë, dhe ndërmarrja e përpunimit të drurit nuk jep pa plan, rrezikohet trajtimi i punëtorëve në fjetore, furra, kuzhina, hotele etj. Edhe plani i qymyrît është vetëm 45 tonë, aq sa vitin e kaluar. Në për këto probleme kemi kërkuar të ndryshohet plani. Kjo nuk është bërë. Ç'tu themi punëtorëve? Shqetësimi për kushtet e trajtimit të punëtorëve është me vend. Si do të zgjidhet problemi? Kushtimi i lëndës së drurit kërkohet kudo, edhe këtu në malet e Pukës. Por ngrohja, gatimi janë të domosdoshme, nuk janë as luks, as kërkesë e tepërt. Nëse mund të bëhet diçka me fare pak investime për të marrë avull nga fabrika e fibrës për ngrohjen e hoteleve në qytetin e Fushë-Arrëzit, kjo do të ulë shpenzimin e druve e qymyrit. Kjo nuk ka pse të zvarritet. Para kësaj gjendjeje, janë të papranueshme shfajësimet, se ato, si të thuash, nuk ngrohin askënd. Edhe këto shqetësime ndikojnë në plotësimin e detyrave. HALIL BUÇPAPAJ
Simpozium shkencor për energjetikën industriale
Dhoma e Tregtisë e RPS të Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë, organizoi më 27 dhe 28 shkurt, në kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme Elektroenergjetike, Simpoziumin shkencor shqiptaro-bullgar me temë: «Shfrytëzimi efektiv i rezervave energjetike», në sallën e leksioneve të Muzeut Historik Kombëtar në kryeqytet.
Në hapjen e simpoziumit ishte i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RP të Bullgarisë në Tiranë, Hristaki Kanov.
Në emër të Këshillit të Dhomës së Tregtisë të RPS të Shqipërisë përshëndeti kryetari i saj, Ligôr Dhano, i cili ndër të tjera vuri në dukje se ky simpozium që zhvillohet pas mbledhjes përgatitore për kalimin e ministrave të Energjetikës të shteteve të Ballkanit, është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, sidomos në fushën e energjetikës. Në emër të grupit të specialistëve bullgarë, foli zëvendëspresidenti i Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë, Bozhidar Bozhinov, i cili midis të tjerash tha se kjo veprimtari është hapi i parë në kontaktin midis dy dhomave tona të tregtisë.
Në simpozium, specialistë dhe studiues të prodhimit e të shfrytëzimit të energjive të të dy vendeve, vunë në dukje rëndësinë e njërit prej problemeve për përdorimin më efektiv të burimeve energjetike, të rezervave etj. Në fillim, drejtori i ndërmarrjes ekonomike «Energjika industriale», Petar Ivanov, i njohur pjesëmarrësit me punën dhe arritjet për rritjen e efektivitetit të prodhimit të energjisë elektrike, të pajisjeve, të mbrojtjes së mjedisit, etj. Pastaj, bashk. shkencor Nestor Grozev, në Institutin Kërkimor Shkencor teknologjik të Bullgarisë, mbajti kumtesën «Utilizim» (përdorimi) i gazeve mbeturinore industriale, inxhinieri Marov Dimiter foli për «shfrytëzimin e lëndëve djegëse jo tradicionale», bashkëpunëtorja shkencore Lilia Mautner, mbajti kumtesat «Burime jo tradicionale të energjisë» dhe «Disa elementë të prodhuar nga ndërmarrja ekonomike «Energjitika Industriale» në Bullgari, që paraqiten si pjesë përbërëse të skemave të impianteve të prodhimit të nxehtësisë», Kandidati i shkencave, Kirov Mici, në Institutin e Energjetikës në Tiranë, kumtoi për «Përdorimin e qymyreve me fuqi të ulët kalorifike në vendin tonë», kandidati i shkencave, Nuri Hasa, në Institutin e Studimeve dhe Projektimëve Metalurgjike në kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» në Elbasan, foli për studimin e ndjeshmërisë për një dhomë djegie me zgjarë me dimensione mesatare, inxhinieri I po këtij instituti Engjëll Daki, mbajti kumtesën «Shfrytëzimi i energjive dytësore në uzinat e ferrokromit».
Pjesëmarrësit në simpozium bënë pyetje e diskutuan për përdorimin më të mirë të burimeve energjetike të vendit, për të shtuar prodhimin e për të rritur shfrytëzimin e tyre në dobi të ekonomisë, si dhe ndanë demonstrime e interpretime materialeve të paraqitura.
Në mbylljes e mbajtjes drejtori i Institutit të Energjetikës, bashkëpunëtori shkencor, Llazar Papagjil.
(Sipas ATSH-së)
Vlerëson serrat, ke perime gjithë vitin
Disa vite më parë në rrethin e Kolonjës nuk gjeje qoftë edhe një dy dunë serrë diellore për kultivimin e perimeve.
Mungonte tradita, por së bashku mungonte edhe pasioni për ta bërë atë, quhej telash. Për pasojë, për të plotësuar nevojat e tregut, sidomos në perime të hershme, syçit e mishin drejtuar nga viset më të ngrohta, si Elbasani etj. Prej andej vinim domatet, specat, trangullit. Edhe mikrozona e rrethit, si Leskoviku, Barmashi, Sanjollasi, me kushte shumë të mira, nuk shfrytëzoheshin plotësisht. Sasitë që vinin prej andej ishin të pakta.
E para serrë diellore në këtë rreth u ngrit në kooperativën e Selenicës me një sipërfaqe 1 dynym. Fare simbolike. Që në vitin e parë, më 1986, u duk dobia e saj. Shembulli i Selenicës, jo pa ngurrime, u përsërit kudo. Tani me përjashtim të dy ekonomive bujqësore, Piskalit dhe Qinam-Radovickës, në tërë ekonomitë e rrethit ka serra diellore. Sipërfaqja e tyre në shkallë rrethi vjet arriti katër hektarë. Nga këto 2,4 hektarë i përkasin sektorit shtetëror, NB së Mo-
llasīt dhe NB së Leskovikut.
Puna e kujdesshme në serra duket më së miri në treg. Vjet, që në ditët e para të qershorit në tregun e qytetit të Ersekës gjeje edhe domatet, edhe trangullit. Ekonomitë bujqësore plotësuan më mirë nevojat e banorëve për perime të hershme. Në disa serra u morën rendimente të kënaqshme: 800 kv për hektar domate morën kooperata-
riale, me shtetëror, NB së Mo-
(Pjesa vijon në faqen 2)
RIBASHKIMI GJERMAN DHE POLONIA
NJE NGA NGJARJET NDERKOMBETARE TE DITES
Ndërkohë që perspektiva e ribashkimit të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e afërt, Polonia kërkon garanci për paprekshmërinë e kufirit perëndimor të saj.
I Polonisë, i shprehur nga ana e kryeministrit Tadeush Mazoviecki, është që RF e Gjermanisë dhe RD Gjermane duhet të përgatisin një traktat të përbashku me Poloninë, i cili do të garantojë përfundimisht kufirin perëndimor të shtetit polak. Një traktat i tillë, sipas Mazovieckit, duhet të nënshkruhet pas ribashkimit të Gjermanisë.
Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm gjermanoperëndimor Hans Ditrih Gensher theksoi dje se propozimi i një Gjermani e ribashkuar të njohë kufirin perëndimor të Polonisë dhehet pasur në konsideratë dhe ai do të shqyrtohet në Bon. I cituar nga agjencia ROJTER, Gensheri deklaroi para gazetarëve se «ky është një propozim të cilin duhet ta marrim shumë seriozisht, si një rrugë elastike për të dhënë fund pasigurie së problemit të kufirit».
Sipas ekspertëve për problemet ndërgjermane dhe dhe ato që lidhen me tërë Evropën Qendrore, në këtë çështje është e rëndësishme të bëhet një ndarje pas bisedimeve që kancelari gjermanoperëndimor Helmut Kohl zhvilloi në Washington ku ai e kushtëzoi çështjen kufitare me zgjidhjen lirshëm të një qeverie pangjermanë. Duke konfirmuar edhe një herë qëndrimin e Bundestagut lidhur me mosndryshimin e kufijve të tanishëm, Kohli theksoi se «ne i respektojmë ndjenjat e fqinjëve tanë».
Është për t'u vënë në dukje se të dyja shtetet aktuale gjermane e kanë theksuar që nuk kanë pretendime territoriale ndaj Polonisë, duke u shprehur gjithashtu për paprekshmërinë e kufijve ekzistues evropianë si kusht për zhvillimin paqësor të Evropës. Në deklaratën bërë dje përpara gazetarëve në Bon Gensheri vuri në dukje se ideja e Mazovieckit do ta siguronte Poloninë duke marrë parasysh, në të njëjtën kohë, përkapëmjen e kancelarit gjermanoperëndimor Kohl, që ai e quajti drejtuar nga ana lëvizore, ndërkohë, sipas agjencisë ROJTER që i referohet zyrtarëve në Bon, kancelari do të flasë personalisht me kryeministrin polak lidhur me propozimin e këtij të fundit.
ARBEN KARAPICI
(Fotot: nga G. Xhengo)
Shifrat flasin
Popullsia e rinuar
Vitin e kaluar popullsia e vendit tonë arriti në 3.2 milionë banorë, ose 2 herë më shumë se në vitin 1960.
Po të ecet me këtë ritme gjer në fund të shekullit, numri i banorëve në vendin tonë do të arrijë në rreth 4 milionë njerëz.
Lindjet tek ne kanë një mesatare prej 25.5 për 1000 banorë, nga 14 që e ka Europa. Për çdo vit lindin mesatarisht 80.000 fëmijë.
Jetëgjatësia mesatare e femrave është 74.9 vjeç dhe meshkujve 69.4 vjeç, ndërsa e popullsisë është gjithë 72 vjeç, ose 43.6 për qind më të lartë se ajo e vitit 1950.
Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, në fund të shekullit do të jetë rreth 29 vjeç, kur mesatarja e Europës sot është mbi 34 vjeç, ndërsa në fund të shekullit do të kalojë të 37 vjeç.