05/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 korrik 1990

FRONTI YNË – ORGANIZATA E UNITETIT TË MADH

Ka kaluar rreth një muaj që nga dita kur shoku Ramiz Alia mbajti një fjalim të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik. Kudo është krijuar një atmosferë e shëndoshë pune dhe mobilizimi qytetar për të ecur me vendosmëri në rrugën e zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë sonë, të zbatimit të vendimeve të plenumeve të Komitetit Qendror të Partisë. Sa e sa herë dëgjojmë të thuhet: «Ç’është kjo që ta diskutojë me kompetencë Fronti. Cili është mendimi i Frontit?». Përse ndodh kështu? Sepse pikërisht këtu bëhet edukimi i përgjegjshëm atdhetar, këtu shtrohen e diskutohen me përgjegjësi probleme nga më të rëndësishmet, këtu kultivohet demokracia popullore. Dhe i shikojmë në mbledhjet e kësaj organizate të madhe shoqërore me kënaqësi baballarët dhe nënat tona, ashtu si janë të thinjur dhe ballërrudhur. Ka jetë intensive në to, prandaj fronti i mbështetur në traditën e lashtë dhe të re për një gjërësi pluraliste të shtresave e të individëve, është bërë i dashur. Ka nyja që i zgjidhin vetë veprimtarët, por ka edhe nyja që i hedhin për diskutim në organizatë, sepse ajo nuk është një organizatë, amorfe, por e gjallë; nuk është një kuvend i brejtur nga grindjet, por një organizatë plot dinamizëm politik e komunikim demokratik që i frymëzon njerëzit të vihën gjithnjë në shërbim të socializmit, të lirisë e të pavarësisë kombëtare. Mirëpo ka edhe organizata të ujit të pijshëm e të mjediseve të kulturuara, zënien me punë të forcave të lira etj. Organizata e frontit nuk ka qenë ndonjëherë as mund të jetë thjesht për të bërë një mbledhje, «për të qenë brenda», për efekte propagandistike; por është për punë, madje për punë të mëdha. Ajo nuk duhet t’ia lejojë vetes indiferentizmin për asgjë, për thashethemet, për të gjithë ata që duan të vënë gurë në procesin e revolucionarizimit të jetës, të unitetit. Është tepër primitiv mendimi se unitetin mund ta forcojnë në formulat, thirrjet patetike për atdhetarizëm, apo duke përsëritur direktivat dhe orientimet, që jo rrallë quhen të mirëqena. Asnjë organizatë Partie s’ka të drejtë t’i diktojë frontit. Spekulimi i ndonjërit që ka funksione sa partiake, aq dhe shtetërore (i zgjedhur këtu, apo i emëruar atje) është i kritikueshëm. Ti si person apo si forum mund të kesh detyra përkatëse për një çështje politike, ekonomike, kulturore e shoqërore, por kjo nuk do të thotë të marrësh përsipër edhe përgjegjësitë partenaliste për organizatën e frontit. Në këtë rrafsh, ndoshta do pare edhe çështja e disa drejtuesve të organizatave të frontit në shkallë rrethi, që janë vënë nga një detyrë më përgjegjësi që kanë pasur më parë dhe tani këtë e quajnë si një punë angarie: «Të bëj sa të bëj, deri sa të dal në pension». Partia ka thënë dhe tani nënvizon faktin që të mos ngatërrojmë unitetin me unanimet. Mendimi i njërit s’ka pse të jetë mendimi i shumicës apo i anasjelltë. [teksti vijon jashtë kufirit të imazhit] njëkohësisht edhe mendimi i tjetrit. Njerëzit nuk janë të prerë në një gërshërë. Mirëpo për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se mendimet dhe votat e kundërta herë-herë janë politizuar e vlerësuar si keqdashëse. Të mbulosh mendimet e ndryshme me duartrokitje apo me interpretime politike, do të thotë të ecësh me mendjen e fjetur e të vjetëruar të disave. Fjala vjen, ka plot mendime për mekanizmin e ri ekonomik, vihet re se ka një trajtim pluralist të rrugëve për realizimin e objektivit të dëshiruar, edhe të arritjeve në një konsensus logjik, edhe një mobilizim të ndërgjegjshëm për t’i vënë në jetë vendimet. Mirëpo ka edhe mosmarrëveshje, në ndonjë rast mosbesim. Detyra që shtrohet ka të bëjë me tërheqjen gjithnjë e më të mirë të këtyre mendimeve. Sa më të ngrohta ta krijojmë këtë klimë të ndershme, këtë edukatë demokratike në mbledhjen e organizatës së frontit, në mbledhjen e kolektivit, në këshillin shkencor, në mbledhjen e çdo organizmi, aq më tepër do të kalitet e do të forcohet uniteti. Masa e gjerë e popullit e ka mbështetur dhe është frymëzuar nga fjala e shokut Ramiz në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, ashtu siç ka mbështetur fuqimisht vendimet e rëndësishme e tepër jetike të plenumeve të kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë. Por ka edhe nga ata që bëjnë të habiturën dhe thonë: «Ç’mund të bëjë organizata e frontit? Ç’do të thotë kjo që të mos jemi më levë e rri transmetuesi?» Këta ja- se të pavarësisë kombëtare. Mirëpo ka edhe organizata të frontit e këshilla përkatës në shkallë rrethi me vlerësime të pakta për vete. Dhe për pasojë heshtin, mblidhen formalisht e nganjëherë «merren do të vijë një shok nga komiteti». Nuk u vjen higjienë anëtarëve të frontit, kur dikush i mbledh për t’u mësuar diçka që e kanë parë e dëgjuar në radio e televizion. Prandaj edhe organizatorët e mblidhen, edhe të flasin për të bërë «kuvend», e kanë për detyrë të shprehin pejkur politikë, aftësi profesionale, duke flakur shabllonet në interpretim e duke u nisur nga të dhënat që sugjeron jeta. Në stadin e sotëm vetëm problemet reale tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Në rastet e tilla mbledhja e organizatës së frontit duhet të jetë tribuna të vërtetë të zërit të masave. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që ky zë domosdo duhet të jetë në unison, - ka thënë shoku Ramiz Alia. - Po të ishte se do të kishte vetëm një zë, atëherë nuk do të kishte fare nevojë për frontin. Fronti ekziston që t’i dëgjojë zërat e ndryshëm...». Në këtë kuptim, uniteti nuk është mekanik: «ma thu, bëj», «tha Partia dhe s’ka nevojë për diskutim». Uniteti vjen nëpërmjet debatit, kritikës, autokritikës, ballafaqimit të ideve e të mendimeve; si ta bëjmë blokun dhe lagjen që të dëgjohet për mirë, si ta bëjmë ndërmarrjen pararojë, si t’i kapërcejmë vështirësitë, si dhe përse t’i bëjmë ndryshimet, si t’i shtojmë e t’i forcojmë dashurinë rinisë për Atdheun. Duke diskutuar me ndjenjë përgjegjësie për vete dhe për të tjerët, do të vinë edhe rrugëzgjidhjet, për bërthimin, për sigurimin e punës në zyra apo tej saj, në uzina e në fabrika, atë që u vë në dukje vetë shoqëria, atë që u vjen nga koka e shtigmatizon domosdoshmërinë e një kohë e stigmatizon domosdoshmërinë e një lidhje, hajdutësh, atë që ia ka me hile këtij populli, kësaj lirie të fituar me gjak. U takon organizatave të frontit që të japin ndihmesën e veçantë edhe për forcimin dhe demokratizimin e pushtetit. Është e vërtetë se kuadrot e zgjedhur janë njerëz të devotshëm, bartës të interesave të popullit, të drejtësisë e të demokracisë, por jo rrallë ka edhe të paaftë, të rënduar nga mosha e të prirë nga rehatia vetjake, në ndonjë rast edhe të komprometuar. Prandaj, kontrolli i popullit nuk ka përse të heshtë, por të veprojë; t’i kritikojë e t’i ndihmojë, por kur e do interesi i përgjithshëm, ata vetë të japin dorëheqjen apo edhe të revokohen e të shkarkojë. Kontrolli i popullit për përfaqësuesit e tij është dhe duhet të jetë i fortë. Dhe kur shihet se ndonjë kuadër i çdo instance është bërë opinion për të punuar diku tjetër, koncepti «prit të presim» dëmton punën, dëmton ekonominë. Sot më shumë se kurrë duhet uniteti kombëtar, ai unitet përballë të cilit janë zbrasur të gjitha ata që nuk ia kanë dashur të mirën Shqipërisë. Për popullin tonë uniteti është jetik. Si i tillë ushtjehet e forcohet me dijet, me kulturë, me vendosmëri, me ndjenjën e dashurisë dhe të respektit të ndërsjellë. Dhe nuk ka dyshim se anëtarët e organizatës së frontit demokratik, të organizatës së unitetit të madh, pa dallim klase, moshe, gjinie e arsimi do të bashkojnë më tepër forcat në të gjitha fushat e jetës. Më shumë do të shquajë puna ndërtimtare, atdhetarizmi i vërtetë, vigjilenca, dashuria për Partinë e Punës dhe udhëheqësin e dashur të Partisë e të popullit tonë, shokun Ramiz Alia. punës në uzina nga koka e stigmatizon dëmton ekonominë.

Zemërim dhe dënim i njëzëshëm i opinionit tonë shoqëror

Ngjarjet e mbrëmjes të datës 2 korrik në Tiranë kanë ngjallur indinjatën e thellë dhe zemërimin e ligjshëm të opinionit tonë shoqëror. Ngjarjet e mbrëmjes të datës 2 korrik në Tiranë kanë ngjallur indinjatën e thellë dhe zemërimin e ligjshëm të opinionit tonë shoqëror, i cili punon me këmbëngulje e entuziazëm për të vënë në jetë vendimet e plenum eve të kohëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia. Kudo masat punonjëse kanë dënuar me indinjatë e zemërim veprime të tilla që prekin interesat e popullit tonë, që synojnë të errësojnë respektin që gëzon PPS e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe të dëmtojnë marrëdhëniet miqësore të vendit tonë me shtetet e tjera. Me këtë rast shumë kolektiva punonjësish i kanë drejtuar letra Komitetit Qendror të Partisë, ku shprehet uniteti i çeliktë i tyre rreth Partisë me shokun Ramiz Alia në krye dhe vendosmëria e patundur për të ecur kurdoherë përpara në rrugën e socializmit.

Një ngjarje që rinia jonë e përjetoi me indinjatë

Dje pothuajse i takova të gjithë djemtë e pallatit tim. Thuajse asnjëri nuk më buzëqeshi si zakonisht. Ç’t’ju thoja? Doja të bisedoja me ta për veprimet e disa huliganëve 300-400 metra larg pallatit tonë, por fjalët më dukeshin të tepërta. Edhe ata e kanë përjetuar ngjarjen e një nate më parë me një inat të brendshëm, janë indinjuar ashtu si unë e ti, i dashur lexues. Ç’më thanë ata? Kelmendi, që sivjet mbaroi gjimnazin: «Njerëz pa vrazitë si këta kërkojnë që të mos veprojnë asnjë ligj e rregull në shoqërinë tonë. Si drita e diellit është i qartë dekreti, se kushedo mund të udhëtojë lirisht me pasaportë jashtë shtetit. Ata nuk e kanë hallin se nuk e kuptojnë drejt ligjin, por duan të turbullojnë ujra, të dëmtojnë marrëdhënien miqësore me shtetet e popujt e tjerë, emrin e mirë e të nderuar të Shqipërisë. Si parazitë e uruguajë jam i bindur se ata askund nuk mund ta nxjerrin bukën për vete». Andi, student: «Fëmija është pasqyrë e prindit. E kam mësuar këtë shprehje si kushdo që i vogël. Mendon se kanë përgjegjësi të rënda disa prindër që më përkëdhelen e tyre u shtrembërojnë karakterin fëmijëve dhe pastaj habiten nga këto njerëz të këqinj u vënë sheklmin bukës që hanë, familjes e atdheut». Jetojmë prej shumë vitesh së bashku 15 familje në pallatin 61/9 të rrugës «Naim Frashëri», këtu në kryeqytet. Kur u ngrit pallati ynë mjaft nga këta të rinj, që në i quajmë «djemtë tanë» ishin një pëllëmbë. Sot ndonjëri prej tyre, si Eduardi, ka mbaruar universitetin dhe punon ekonomist në Burrel, të tjerë si Arbeni e Andi vazhdojnë shkollën e lartë, disa janë gjimnazistë, kurse Drini prej disa muajsh ka hyrë në punë në një ofiçinë. Sidoqoftë pasdrek e pallati ynë gumëzhin nga zërat e tyre. I shoh djemtë e pallatit edhe mbrëmjeve kur diskutojnë për sportin e për çdo temë tjetër të ditës. Sa gjykime të pjekura japin, sa me maturi flasin! Dhe pastaj nxitonin të futeshin në shtëpi, dikush për të vazhduar një problem trigonometrie pa zgjedhur, dikush për t’u përgatitur për provimin e së nesërmes. Tek shembulli i prindërve ata e shohin se jeta është luftë, se për të duhet duruar derisa çdo ditë. Dje djemtë e pallatit tonë ishin të shqetësuar, po ashtu si ne të rriturit: Mirë e tha Drini: Disa huliganë duan të na prekin në atë që kemi më të shenjtë – lirinë e Atdheut e jetën tonë. Si gjithnjë armiqve u themi: nuk do t’ju lejojmë kurrë! KASTRIOT KRUJA

Do t’ju thosha disave: «U ka marrë koka erë»

– Në kombinatin e tekstileve, – na thotë sekretari i Komitetit të Partisë, Perlat Muçaj diskutuan shumë punëtorë, të cilët, në radhë të parë, kërkuan që me të gjitha forcat dhe nga të gjithë punonjësit konkretisht për zbatimin e vendimeve të Plenumit të 9-të e të 10-të të KQ të Partisë, duhej filluar secili nga vetja. Kjo, thanë ata, është kërkesë e ditës për çdo punëtor, por është kërkesë që e shtron me forcë koha edhe përpara çdo komunisti e kuadri, në çdo detyrë e funksion qoftë. Me demokraci dhe thellim të saj kuptojmë forcim të rendit publik, të qetësisë që gëzojmë, të jetës së sigurtë që kemi. Huliganët e dinë mirë forcën e klasës punëtore, prandaj u themi atyre: «punoni, se vetëm puna të siguron gjithçka. Të mirat vijnë nga djersa e ballit». [teksti vijon jashtë kufirit të imazhit] Punëtorët e këtij kombinati shprehen mendime të shumta, plot optimizëm për të ardhmen. - Unë, - tha punëtorja tegelxhi Violeta Musabelli, - punoj me gjithë burrin këtu në kombin at, rroj me djersën e ballit. Nuk lundroj në të mira e në bollëk, por kur vemi në shtëpi gjumi na zë të qetë se borxhi nuk i kemi askujt, as punës, as shoqërisë. Me huliganët e njerëzit e rrugëve të mbrapshtë nuk na lidh asgjë. Nga qendra jonë e punës janë ndaluar nga policia disa të rinj. Ne i njohim mirë cilët janë ata: i çuar komunistë vijnë nga djersa e ballit». Punëtorët e këtij kombinati kanë mendime të shumta, plot optimizëm për të ardhmen. për të ardhmen. - Unë, - tha punëtorja tegelxhi Violeta Musabelli, - janë ata: i ata dëshirë e vërtetë, asnjë pengesë nuk pata. Me syte e mi pashë gjithëçka dhe do t’u thosha disave. U ka marrë koka erë. S’ka si vendi tënd! Këtu është gjithçka, prandaj t’i përveshim punës. Të mirat nuk bien nga qielli. Bukë e hi në shtëpi, thonjsh e populli e thoshte këtë fjalë të urtë, kur Shqipëria s’kishte një fabrikë, kur s’kish një shkollë, kur s’kish një spital, kur s’kish... Jo sot! Ke sy? Shih dhe mendo dhe veri gjithçka kokës. Me Partinë, me shokun Ramiz në krye, gjithçka do ta arrijmë. - Një nga shokët tanë të punës, - minoritari Sokrat Sotiri - ka hyrë në ambasadë. Ai nuk e njollos emrin e nderuar të minoritarit. Këtu jemi 300 punëtorë të nëntokës së Valiasit që po bisedojmë për këto veprime të shëmtuara të disa njerëzve që ne më të drejtë i quajmë «fundërina të shoqërisë».

S’të fal populli, s’të falin ligjet!

– Partia, popullin e ka me vete! Me këto fjalë e mbylli diskutimin e tij Selim Dedej, në mbledhjen e organizuar në bllokun nr. 4 të lagjes nr. 38 në Tiranë për të demaskuar veprimet turbulluese të disa vagabondëve dhe huliganëve. – Kanë përgjegjësi në radhë të parë familjet e Agron Elmazit e Afrim Dulës që nuk kanë edukuar fëmijët e tyre, por të kërkojmë edhe përgjegjësinë tonë si anëtarë të organizatës së Frontit, – thotë Ymer Qosja. – I zemëruar sa nuk thuhet jam për veprimet e tyre. Pushtetin dhe socializmin do t’i ruajmë qoftë edhe me gjak, siç e derdhëm po shumë gjak për t’i fituar. Të gjithë, veteranë, punëtorë, të rinj të këtij blloku, të indinjuar e njëkohësisht me përgjegjësi dënuan veprimet e shëmtuara të këtyre ku-marxhinjëve. [teksti vijon jashtë kufirit të imazhit] kulakëve. - Nuk pajtohen me rininë tonë ato, - tha i riu Namiz Meta. Ndërsa Petraq Papadhimo u shpreh: Veprime të tilla çojnë në mullirin e armikut e për këtë populli ka kërkuar e kërkon të zbatohen ligjet. Kur folën Avni Boçi e Lulëzim Begolli, Xhemal Gashi etj., thanë se dashakeqësit tanë kanë kërkuar të krijojnë shqetësime duke vënë në veprim lumin e shoqërisë. Atëherë a nuk duhet të rishikojmë punën tonë të përditshme, ato shfaqje in-diferentizmi në zbatimin e normave e ligjeve. MEHDI KOXHAJ

«Jemi të gjithë kundër këtyre akteve...»

Në ndërmarrjet ekonomike dhe institucionet e rajonit nr. 2 klasa punëtore dhe inteligjencia shprehin indinjatën e thellë për veprimet e disa huliganëve në Tiranë, - njoftojnë korrespondentët e ATSH-së. «Atmosferën e gëzueshme të jetës (Vijon në faqen 2)

Cilët janë këta njerëz që na shqetësojnë?

Mjaft banorë të bllokut nr. 1 dhe nr. 3 të Lagjes nr. 55 në kryeqytet u mblodhën dje pasdite dhe me indinjatë të thellë diskutuan e dënuan veprimet e shëmtuara të disa vagabondëve që shfrytëzuan ngjarjen e shëmtuar të ditëve të fundit. Cilët janë këta njerëz? Kush është biografia e punës dhe e jetës së tyre, qendrimi në familje e shoqëri? Po përgjegjësia e jonë ku qëndron? Këto janë disa nga pyetjet që diskutantët u dhanë përgjigje. Ja ç’thonë disa prej tyre: - Ne, të rinjtë e këtij blloku dënojmë me indinjatë veprimet e këtyre moshatarëve tanë, që janë lumi i shoqërisë sonë dhe nuk përfaqësojnë rininë e kryeqytetit. Punëtori Petrit Ismaili, frezator në uzinën «Dinamo» tha: Gjest i tyre na ka revoltuar. Ata ishin njerëz me dembelë që kujtojnë se mund të jetoh ethe pa punuar! Më i gëzuar dhe i lumtur është nje- (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË VENEZUELËS

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Venezuelës Karlos Peres, në rastin e kremtimit të festës kombëtare të Venezuelës, në emër të popullit shqiptar, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim. Uroj përshëndetjet e sinqerta dhe popullit mik të Venezuelës urimet më të mira për përparimin e lumturisë. (ATSH)

Zëvendësministri i Jashtëm u kthye në Atdhe

Dje u kthye në Atdhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani, i cili bëri një vizitë të shkurtër pune në Konfederatën Zvicerane. (ATSH)

Kolektivi i repartit të kartonit të valëzuar është ndër më të dalluarit në kombinatin e drurit «Misto Mame» në Tiranë. NË FOTO: Çast nga puna në këtë repart. (Foto: N. Xhurka) Kolektivi i repartit të kartonit të valëzuar është ndër më të dalluarit në kombinatin e drurit «Misto Mame» në Tiranë. NË FOTO: Çast nga puna në këtë repart. (Foto: N. Xhurka)