07/07/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 korrik 1990

FILLOI PUNIMET PLENUMI I 11-të I KQ TË PARTISË

Fjala e shokut Ramiz Alia Shoqe e shokë, Edhe unë jam dakord me raportin që na u paraqit nga ministri i Arsimit shoku Skënder Gjinushi, me problemet që ngrihen në të dhe propozimet që bëhen për aspekte të ndryshme të zhvillimit të arsimit popullor e të shkollës sonë. Jam gjithashtu dakord edhe me diskutimet që u bënë në këtë rreth dhe. Në emër të Komitetit Qendror të Partisë dua të falënderoj veçanërisht kuadrot e specialistët e ftuar, të cilët me mendimet e sugjerimet e tyre të vlefshme, kontribuan në sqarimin e problemeve që u trajtuan. Ashtu si në të gjitha fushat e tjera, edhe në arsim Partia e populli ynë kanë realizuar shndërrime të mëdha e historike. Gjatë këtyre 45 vjetëve është kryer një revolucion i pashëmbullt në fushën e arsimit. Ky është një tregues i qartë i vitalitetit të rendit tonë socialist, i cili hapi horizonte e krijon mundësi që masat të pajisen me dije, arsim e kulturë. Gjatë gjithë etapës 45-vjeçare të Pasçlirimit, në arsim na është dashur të realizojmë tri detyra-themelore, të cilat edhe sot mbeten aktuale: Së pari, të krijohet një sistem shkollor me të gjitha hallkat e nevojshme, që nga arsimi parashkollor e deri tek ai pasuniversitar. Së dyti, të ndërtohet një shkollë e re për nga brendia dhe metodat e mësimit e të edukimit, një shkollë që synon të realizojë një edukatë të gjithanshme e harmonike, me frymë socialiste e kombëtare. Së treti, t’i jepet shkollës një karakter i vërtetë bashkëkohor edhe në planin shkencor - pedagogjik. Zhvillimet tona arsimore, shkollore e pedagogjike kanë qenë të pasura e komplekse. Një veçori e këtij kompleksiteti ka qëndruar në faktin se të tria këto linja të mëdha nuk kanë ecur e nuk ecin as njëra pas tjetrës, as veçmas nga njëra - tjetra. Ato janë alternuar duke marrë përparësi herë njëra, herë tjetra. Kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Arsimi ynë popullor dhe shkolla jonë socialiste kanë luajtur rolin e një arme të fuqishme në luftën për progresin tërësor të vendit, sidomos të progresit kulturor e të formimit shpirtëror të brezave. Për një kohë ne i kemi dhënë përparësi arsimit të mesëm profesional, ndërsa në fshatra mbizotëron arsimi i mesëm bujqësor. Mirëpo rezulton se shumica e shkollave tona profesionale, sidomos ato bujqësore, janë të dobëta. Jeta kërkon që të bëhen diçka korrigjime. Më duket se arsimi profesional, me strukturën që propozohet, është më racional, më progresiv. Me rëndësi është sidomos krijimi i shkollave të mesme teknike për të përgatitur kryesisht hap përpara jo vetëm me karakter arsimor e pedagogjik, por edhe përgjithësisht kulturor e social. Një problem tjetër që tani për tani është vështirë të zgjidhet plotësisht, është ai i pranimeve në universitet. Sot për sot dhe për një kohë jo të shkurtër nuk do të jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha kërkesat për pranime në arsimin e lartë. Sigurisht, organet e arsimit duhet të kërkojnë e të gjejnë mundësi e rrugë të ndryshme për shtimin e të bëjnë me mundësitë materiale e teknike. Një pengesë tjetër ka të bëjë me cilësinë. Sot për sot maturantët që nxjerr shkolla e mesme nuk e kanë bagazhin e domosdoshëm kulturor për të përballuar kërkesat që ka shkolla e lartë, e cila nuk duhet të shpërndajë diploma, por të përgatitë specialistë të zotë e të kulturur. Ruajtja e cilësisë së arsimit të lartë, bile ngritja e vazhdueshme e nivelit të saj, është me rëndësi vendimtare për të ardhmen e vendit. Arsimin tetëvjeçar e kemi realizuar, por shkolla tetëvjeçare do forcuar nga të gjitha anët, sidomos nga ana cilësore. Ajo do lehtësohet nga ngjaft gjëra të panevojshme e të tepërta, ashtu siç duhet rritur edhe efikasiteti e rendimenti i punës së saj. Shumë probleme për të zgjidhur kemi edhe përsa u përket brendisë e metodave të mësimit e të edukimit. Në shkollë është zbatuar parimi i lidhjes së mësimit me punën prodhuese dhe edukimin fizik e ushtarak. Por, në praktikë, kanë dalë disa vështirësi. Opinioni arsimor, rinor dhe publik shohin se në zbatim të kësaj ideje ka edhe përsëritje të panevojshme, edhe humbje kohe. Atëherë, nuk ka pse të mos bëjmë edhe këtu ndreqjet e nevojshme e të arsyeshme, pa hequr dorë nga synimet për t’i zgjidhur këto probleme në të ardhmen në mënyrë më fundamentale. Duke shtruar çështje të tilla, desha të theksoj se kjo që po bëjmë është një reformë e re arsimore në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Vetë ngritja e arsimit të përgjithshëm e unik të detyrueshëm është një akt i lartë reformues për një sistem arsimor. Aq më tepër kur edhe arsimi i mesëm i të gjitha llojeve, konceptohet në një nivel të ri më të lartë. Ndryshimet që po bëjmë në arsim lidhen me problemet e reja të kohës që ka shtruar Partia për revolucionarizimin e demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. Në këtë kuadër, është problem i madh se si ta gjallërojmë e ta bëjmë më jetësor, si ta bëjmë më luftarak e krijues edukimin e brezit të ri. Është gjithashtu problem i madh se si demokracia socialiste të depërtojë gjerësisht e konkretisht në jetën e shkollës Synimi ynë kryesor mbetet forcimi i edukimit të gjithanshëm komunist të brezit të ri. Këtë detyrë ne e kemi shtruar prej kohësh dhe kemi realizuar edhe arritje të ndjeshme. Në gjendjen e shëndoshë të rinisë sonë ka luajtur e luan rolin e vet edhe shkolla jonë socialiste. Por në formimin e rinisë kemi ende mjaft zbra-zëti e të meta. Formimi i një mendimi të lirë e demokratik, të shëndoshë e revolucionar, duhet kuptuar e lidhur ngushtë me thellimin e demokracisë socialiste në jetën e gjithë vendit dhe të vetë shkollës. Fëmijët e të rinjtë tanë duhet të mësohen të komunikojnë lirshëm e natyrshëm, pa druajtje e me guxim. Shkolla, si një institucion tradicionalisht human e demokratik, e, aq më tepër, shkolla jonë socialiste, duhet t’i mësojë e t’i edukojë ata që të jenë subjekte të lira e të gjalla, aktive e revolucionare. (Vijon në faqen 2) Dje në sallën e Kuvendit Popullor të RPSSH-së nën drejtimin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë shokut Ramiz Alia, filloi punimet Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të Partisë me këtë rend dite: 1. Raport për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës. 2. Informacion mbi zbatimin e vendimeve të Plenumit të 10-të të KQ të PPSH. 3. Relacion për përmirësimin e mëtejshëm të organizimit dhe rritjen e nivelit të shërbimeve të artizanatit dhe atij tregtar. 4. Të ndryshme. Për pikën e parë të rendit të ditës në mbledhje, përveç anëtarëve e kandidatëvë të KQ të Partisë, morën pjesë edhe të ftuar, mësues e specialistë të arsimit, të kulturës, të shkencës e të ekonomisë, kuadro drejtues të Partisë e të pushtetit në rrethe e në qendër, drejtues të organizatave të masave etj. Rreth raportit të përgatitur nga Komisioni i Arsimit ngritur pranë Byrosë Politike të KQ të Partisë të shkollës», të cilin e mbajti ministri i Arsimit Skënder Gjinushi, e, motë cilën e mbajti ministri i Arsimit Skënder Gjinushi, e morën fjalën shumë diskutantë. Në mbyllje të diskutimeve për problemet e përsosjes së sistemit arsimor foli dhe shoku Ramiz Alia. Plenumi i vazhdon punimet e tij sot për të diskutuar rreth pikave të tjera të rendit të ditës.

Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës

- Nga raporti i ministrit të Arsimit Skënder Gjinushi - Shokë e shoqe, Të gjithë jemi dëshmitarë të përp- parimit të vrullshëm të arsimit popullor e të shkollës sonë socialiste. Politika arsimore e Partisë ka qenë kurdoherë një politikë konsekuente revolucionare e demokratike, që u është përgjigjur kushteve të vendit e nevojave të zhvillimit të shoqërisë. Masivizimi e demokratizimi i arsimit si një proces i pareshtur, ka bërë që ai të jetë i njëjtë për të gjithë, pa dallime sociale, i barabartë për vajzat e për djemtë, falas e pa taksa, me mundësira të mëdha për zhvillimin e mësimit në gjuhën amtare në pakicat kombëtare etj. Me një arsim të detyruar 8-vjeçar, me zhvillimet e shpejta të shkollës së mesme e të lartë, me ngritjen e pareshtur të nivelit të tyre, e drejta për shkollim, si një nga të drejtat fondamentale të njeriut, ka marrë përmasa reale gjithnjë e më të mëdha dhe përmbajtje cilësore gjithnjë dhe më të lartë. Në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH për arsimin, të mbajtur në vitin 1969, nga i cili kanë kaluar 21 vjet, u miratua një program i gjerë për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës. Kongreset dhe dokumentet e tjera të Partisë të kësaj periudhe e pasuruan më tej këtë program. Në zbatim të tij ka patur arritje të shënuara. Të ndjeshme kanë qenë përmirësimet cilësore në përmbajtjen e shkollës. Veçanërisht pas Kongresit të 9-të të Partisë, vuri në dukje ai, arsimi i mesëm pësoi zhvillime të vrullshme, duke realizuar, madje tejkaluar, detyrën e shtruar. Tani në të përfshihen 74 për qind e nxënësve që mbarojnë tetëvjeçaren, ndërsa në fshat 66 për qind. Shkolla e mesme ka hyrë thellë në fshat me klasat e arsimit bujqësor e shkallë-shkallë edhe të arsimit të përgjithshëm. Për rrjedhojë struktura arsimore e popullsisë ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Në shkollat tona janë përgatitur rreth 80.000 kuadro të lartë, pra 1 në çdo 38 banorë të rritur. Këto shifra e bëjnë të qartë se nuk duhet të biem në vetëkënaqësi e në eufori; se drejtuesit e tezave tona do ta vërtetojmë nga praktika revolucionare, e cila do të mësojë të korrigjojë pasktësitë, të metat e gabimet e sistemit dhe të praktikave që vendosim, që me siguri do të ndryshojnë drejt përpjekjeve së tyre të mëtejshme. Një Komision i posaçëm pranë KQ të Partisë, vazhdoi më poshtë shoku Skënder Gjinushi, hartoi një program pune e disa teza themelore dhe organizoi diskutimin e synimeve kryesore të kësaj reforme të masave që duhen marrë. Rreth këtyre tezave për disa muaj u zhvillua një diskutim i gjerë popullor. Në të morën pjesë mësues e pedagogë, nxënës e studentë, specialistë e kuadro, prindër e punonjës. Ky diskutim ishte një shprehje tjetër konkrete e zbatimit të vijës së masave, e demokracisë sonë në veprim. I. Probleme themelore të përsosjes së sistemit arsimor Në rrethanat e zhvillimeve arsimore të deritanishme e të ardhshme, spikat me forcë nevoja e përsosjes së sistemit arsimor, e strukturës teorësore të tij, e kategorive kryesore të shkollave. Nyja më me rëndësi, pika themelore nga duhet kapur është rritja e trungu unik të arsimit të përgjithshëm të detyrueshëm. Në qoftë tonte arsimi vullnetik, pika themelore nga duhet kapur është rritja e trungut unik këtu komplekset që as veçmas nga njëra - brezave të ri. Por Partia dhe shoku Enver Hoxha na kanë mësuar të shikojmë përpara e të mos i neglizhojmë problemet që grumbullohen, qof të edhe ato që posa kanë lindur, dhe të përpiqemi t’i dalim përpara dukurive të reja. Ky qëndrim ka rëndësi sidomos për arsimin e për shkollën, e cila duke punuar për të sotmen, punon edhe më shumë për të ardhmen. Në këtë vështrim, siç u argumentua në raport e në diskutime, si duket ka ardhur koha të marrim masat që propozohen, në mënyrë që të ngremë nivelin e shkollës në përputhje me kërkesat e kohës. Fryma e Plenumit të 9-të e të 10-të duhet të përshkojë edhe shkollën e arsimin. Shumë probleme që propozohen të zgjidhen kanë karakter mjaft jetësor, jo vetëm arsimo e pedagogjik, por edhe social. Kështu, le të marrim zhvillimin e vrullshëm të arsimit të mesëm. Disa anë të këtij zhvillimi ka vend t’i shikojmë me sy kritik. punëtorë me kualifikim të lartë teknik e me specializim bashkëkohor, ose, siç i quajmë ndryshe, teknikë të mesëm. Për këtë prodhim aktualisht ka ndoshta më tepër nevojë se për inxhinierë. Po kështu, me vlerë më duket propozimi për të krijuar një tip unik shkolle të mesme në fshat, ku të merret një arsim i përgjithshëm solid me anim bujqësor, por që siguron një përgatitje të gjithanshme për punë dhe për shkollim të lartë. Është një kontingjente në shkollat e larta. Rinisë nuk i duhet humbur kjo alternativë. Duhet të shfrytëzohen në maksimum mundësitë që ekzistojnë e që do të krijohen shkallë - shkallë për të shtuar gjatë vitit të ardhshëm pranimin e reja, duke tërhequr kontingjente të mëdha në arsimin e lartë, si në atë me shkëputje nga puna, ashtu dhe në sistemin e korrespondencës. Veçse duhet patuar parasysh se kjo çështje lidhet me faktorë që kanë

Vendin tonë mund dhe duhet ta ndërtojmë e ta përparojmë vetëm ne, populli shqiptar e askush tjetër.

(Foto: ATSH)