Vazhdimësia e demokratizimit është jetike për përparimin e vendit
FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA
Shokë,
Dëgjuam me vëmendje informacionin që dha shoku Adil për punën që është bërë deri tani në zbatim të vendimeve që mori Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror dhe sesioni i fundit i Kuvendit Popullor. Mund të themi se në të tri drejtimet kryesore, në atë të rritjes së iniciativës e të veprimtarisë të ekonomisë, në fushën e demokratizimit të marrëdhënieve shoqërore, të përsosjes së mbrojtjes juridike të të drejtave të qytetarëve, si dhe në drejtim të integrimit në proceset evropiane e botërore në fushën e politikës së jashtme, janë hedhur hapa të rëndësishme përpara. Themelore është që të punëtorëve, të fshatarëve, të inteligjencës. E rëndësishme është që ecim përpara me konsekuencë e vendosmëri e të mos ndalemi në mes të rrugës. Mekanizmi i ri i ekonomisë është në qendër të vëmendjes së opinionit shoqëror. Në tërësinë e vet ai është mirëpritur. Mbarë shoqëria është në një moment reflektimi për perspektivat. Është kuptuar thelbi, që ky mekanizëm është themeli i demokracisë ekonomike në stadin e tanishëm. Njerëzit e ndiejnë nevojën që administrimi i ekonomisë të çlirohet nga metodat e moçme të burokratizimit, të cilat mbështeten në kritere e praktika që u ka kalu- [teksti vazhdon jashtë kornizës] ... që pritet. Prandaj këtu, në ndërmarrje duhet përqendruar vëmendja. Atë punëtorët, specialistët e kuadrot duhet të gjejnë rrugët të… [pjesa e poshtme e prerë] më racionale për rritjen e prodhimit e të fitimit. ... ty në bazë, në ndërmarrje, në fabrikë. Nga këto përpjekje do të dalin e do të shqehen njerëzit e rinj, njerëzit e kohës, kuadrot e aftë e me iniciativë, që me krijimtarinë e tyre do t’i japin impulse të reja ekonomisë sonë. I kuptuar kësisoj dhe i zbatuar në mënyrë krijuese, mekanizmi i ri ekonomik do të japë rezultate pozitive si për rritjen e prodhimit, ashtu edhe për shtimin e të ardhurave të punonjësve. Ligji për ndërmarrjen, që miratoi Kuvendi Popullor në sesionin e fundit, i krijoi si kolektiv, ashtu edhe individit punonjës, hapësirën e nevojshme për të fituar më shumë nga puna e tyre. Kjo shpërblen në një varg kompetencash që u spostuan nga ministritë në ndërmarrje, nga qendra në bazë. Fenomeni më i dëmshëm është që këto të drejta të mbeten pa zot. Dhe rreziku është evident: nga njëra anë, dikasteret, aparatet shtetërore, administratat, hezitojnë t’i përshtaten realitetit të ri, ato nuk e kanë të lehtë të heqin dorë nga metodat urdhëruese; nga ana tjetër, në ndërmarrje është ngulitur thellë edukata e pritjes nga lart. Tani s’ka më kohë as për leksione, as për propagandë. Nga të gjithë kërkohet veprim i shpejtë. Në sistemet kryesore të ekonomisë nuk bëhen më shumë se 500 ndërmarrje shtetërore. Pra, janë të gjitha mundësitë që dikasteret të shtrihen në diskutim një për një me këto ndërmarrje, për t’i dhënë mundësi bazës t’i gëzojë realisht të drejtat që i njeh ligji. Tani nuk janë të vlefshme urdhrat formalë. Nevojiten më shumë punë konkrete. Shteti duhet ta trajtojë ndërmarrjen si (Vijon në faqen 2)
[Fotografi e dy burrave në mbledhje, pa tekst të dallueshëm në fotografi.]
MBI DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN E BYROSË POLITIKE DHE TË SEKRETARIATIT TË KQ TË PARTISË
Dje paradite në Pallatin e Kongreseve vazhdoi punimet Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të Partisë.
Shoku Adil Çarçani, anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Këshillit të Ministrave, sipas rendit të ditës, informoi mbi zbatimin e vendimeve të Plenumit të 10-të të Komitetit Qendror të Partisë si dhe paraqiti një relacion për përmirësimin e mëtejshëm të organizimit dhe rritjen e nivelit të shërbimeve të artizanatit dhe atij tregtar. Lidhur me këto u bënë diskutime. Pastaj e mori fjalën shoku Ramiz Alia.
Në pikën të ndryshme plenumi mori vendimin
«MBI DISA NDRYSHIME NË PËRBËRJEN E BYROSË POLITIKE DHE TË SEKRETARIATIT TË KQ TË PARTISË»
Plenumi i 11-të i Komitetit Qendror të Partisë, njëzëri
VENDOSI:
1. Shokët Manush Myftiu, Prokop Murra dhe Rita Marko të lirohen nga detyra e anëtarit të Byrosë Politike të KQ të Partisë për efekt të daljes në pension.
2. Shokët Kico Mustaqi, Vangjel Çërrava dhe Xhelil Gjoni të zgjidhen anëtarë të Byrosë Politike të KQ të Partisë.
3. Shokët Xhemal Dymyla dhe Niko Gjyzari të zgjidhen kandidatë të Byrosë Politike të KQ të Partisë.
4. Shoku Abdyl Baka nga kandidat i Komitetit Qendror të Partisë bëhet anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.
5. Shokët Xhelil Gjoni dhe Abdyl Baka të zgjidhen sekretarë të Komitetit Qendror të Partisë.
6. Shoku Hekuran Isai të lirohet nga detyra e sekretarit të KQ të Partisë dhe t’i propozohet kryetarit të Këshillit të Ministrave për t’ia rekomanduar Presidiumit të Kuvendit Popullor që ta emërojë zëvendëskryetar të Këshillit të Ministrave dhe ministër të Punëve të Brendshme.
7. Shoku Simon Stefani të lirohet nga detyra e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Brendshme rekomanduar Presidiumit të Kuvendit Popullor emërimin e tij si kryetar të Komisionit të Kontrollit të Shtetit.
8. Shoqja Lenka Çuko të lirohet nga detyra e sekretares së KQ të Partisë dhe t’i rekomandohet Plenumit të Komitetit të Partisë të rrethit të Fierit për ta zgjedhur sekretare të parë të tij. [vazhdon jashtë kornizës]
Më shumë hapësirë veprimi interesave të ndërmarrjes
Mekanizmi i ri ekonomik do të fillojë të zbatohet vitin e ardhshëm. Por në diskutimet që zhvillohen janë shfaqur disa kuptime të përcipta të cilat meritojnë vëmendje. Kështu, disa mendojnë se me mekanizmin e ri ekonomik u jepet zgjidhje menjëherë të gjitha problemeve. Jo, shokë, ky mekanizëm, kjo reformë, nuk është shkop magjik. Për masa të tilla me karakter kompleks e të shumanshëm është shpejt të bëhen vlerësime, jo më tani, pa filluar nga zbatimi, kur ende asnjë ndërmarrje i mund të mangësitë që burojnë nga praktikat e deritanishme, por edhe pasi të ketë kaluar një farë kohe.
Vendimet që janë marrë për drejtimin ekonomik përcaktojnë kuadrin themelor brenda të cilit duhet të zhvillohet ndërmarrja, rrugën kryesore që ajo të çrrënjosë format e punës burokratike dhe të metat subjektive. Pra, ligji i aprovuar dhe vendimet që janë marrë duhet të shërbejnë si mbështetje për iniciativë krijuese, për zgjidhje konkrete e kapërcim të vështirësive që hasen në ndërmarrje, në sektorë e institucione të ndryshme. Pa pjesëmarrjen aktive të punëtorëve, ekonomistëve e drejtuesve të qendrës së punës, pa mendimin e tyre konkret për atë se si duhet të punojë ndërmarrja, nuk mund të arrihet as kthesa, as rezultati që pritet. Prandaj këtu, në ndërmarrje duhet përqendruar vëmendja. Aty punëtorët, specialistët e kuadrot duhet të gjejnë rrugët më racionale për rritjen e prodhimit e të fitimit.
Po ngrihet me forcë në shtyp e në diskutime, çështja e bazës materiale - teknike. E kam thënë edhe më parë se baza materiale e teknike do të garantohet nëpërmjet çdo ndërmarrje realizon planin e saj të prodhimit e të eksportit. Po u realizuan këto, plotësohen edhe kontratat, edhe importi. Veç kësaj, është kuptuar gabim nëse mendohet se me mekanizmin ekonomik supozohet që çdo gjë, qysh më 1 janar të vitit të ardhshëm, do të jetë në dispozicion të drejtuesve të ndërmarrjes: edhe makineritë, edhe lënda e parë, edhe fuqia punëtore, edhe personeli inxhiniero - teknik, edhe kontratat e shitjes, edhe transporti, edhe depot e çdo gjë. Cili do të ishte ai drejtor e ai ekonomist, ai furnitor e ai inxhinier që nuk do të realizonte planet në kushtet të këtilla? Cili diktaster do të mund të qah ej nëse çdo gjë, furnizimi materialo - teknik, importi, fondet, kuadrot, do t’i rridhnin si me rubinetë?
Mekanizmi i ri ekonomik kërkon punë, bile shumë punë; kërkon iniciativë, bile shumë iniciativë, që të sigurohet lënda e parë e transporti edhe atëherë kur për këtë duhet rendur nga jugu në veri; që të ndryshohet struktura e prodhimit sipas kushteve që krijohen e kërkesave që bëhen; për ta nxjerrë ndërmarrjen me fitim dhe për t’u siguruar punëtorëve shpërblime suplementare edhe kur kjo duket e pamundur etj.
Në këto përpjekje gjen shprehjen e vet konkrete parimi i mbështetjes në forcat e veta, jo në teori, jo në plan kombëtar, por a-
PËR ATDHEUN - GJITHË MENDJEN E FORCAT TONA
Gjithë komunistët e punonjësit e vendit tonë pritën me interesim të madh fjalën e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 11-të të KQ të Partisë, në të cilën shohim thellimin e mëtejshëm të procesit të demokratizimit të jetës së vendit, perspektivat e qarta të Atdheut tonë në rrugën e lirisë e të përparimit. Ata mbështesin vijën e Partisë, detyrat e reja që shtrohen dhe në unitet me Partinë shprehin gadishmërinë e të përballojnë çdo situatë, për të çuar përpara rritjen e socializmit.
«Demokracia jonë i ka themelet te atdhetarizmi»
Haki Kola, inxhinier në stacionin bujqësor të Peshkopisë:
- Sa dëgjova fjalimin e shokut Ramiz në plenum, më shkoi mendja tek shtypi dhe literatura e huaj që - kam shfletuar kohë e fundit, tek disa shkrime që «revoltojnë», shkrime që «filozofojnë».
(Vijon në faqen 2)
Ndryshimet i bëjmë për vete, jo për botën
Në bisedën e Ylli Blanit në portin detar, të rrethit të Vlorës, opinion i kolektivit i shfaqur gjatë gjithë këtyre ditëve, me mendimin e vet;
(Vijon në faqen 2)
PËRSE MBAHEN QYTETARËT TANË NË AMBASADAT E HUAJA NË TIRANË?
Dekreti që nxori dje Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe që ne po botojmë ka një rëndësi të veçantë për zgjidhjen e problemit të njerëzve që këto ditë janë futur në ambasadat e huaja në Tiranë për t’u larguar jashtë shtetit.
Ai e qartëson dhe e sanksionon se cilido që është futur në ambasadë në qoftë se dëshiron të dalë prej andej dhe të kthehet në shtëpinë e tij nuk do të ketë ndjekje penale për veprimin që ka bërë.
Gjithashtu dekreti sanksionon se këta njerëz do të pajisen me pasaporta të rregullta në qoftë se do t’i kërkojnë dhe nuk do të kenë asnjë pengesë për të marrë vizat e daljes nga ambasadat e huaja.
Pengësat për daljen jashtë shtetit të qytetarëve tanë nuk vijnë nga autoritetet shqiptare. Deri tani këta qytetarë nuk kanë bërë kërkesë për pasaporta. Po kështu as ambasadat nuk kanë kërkuar që qytetarët e strehuar në selitë e tyre t’u jepen pasaporta të rregullta. Prandaj spekulimet që bëhen se gjoja këta pengohen nga autoritetet shqiptare dhe zhurma e shtypit të huaj që bazohet në to janë pa bazë.
Shtrohet pyetja: përse i mbajnë këta njerëz në ambasada, kur nuk ndiqen penalisht për hyrjen në përfaqësitë e huaja dhe as pengohen për t’u pajisur me pasaporta të rregullta?
Të r e për të dalë jashtë shtetit? Është e qartë se i mbajnë për të krijuar një gjendje tensioni e kundërshtimi ndaj ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar. Kjo vërtetohet dhe nga fakti që nga disa vende kërkohet të dërgojnë këtu ushqime, çadra, ilaçe, etj., me qëllim që t’i kthejnë oborret e ambasadave në kampe refugjatësh.
Ndërhyrje të tilla brutale dhe veprime antinjerëzore janë të panueshme e të dënueshme. Siç do të jemi të gjithë të qartë e të vendosur: Shqipëria nuk është një vend të cilit mund t’i diktohet. Te ne është zot populli shqiptar dhe vetëm ai.
Vendimet e Partisë për revolucionarizimin e jetës nëpërmjet rritjes së rolit të masave e demokratizimit të gjithanshëm janë kuptuar drejt nga ana e popullit dhe gëzojnë përkrahjen e masave punonjëse.
DEKRET
Për përjashtimin nga procedimi penal të shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në përfaqësi e huaja diplomatike
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës;
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shtetasit shqiptarë që kanë hyrë në përfaqësi të huaja diplomatike të akredituara në vendin tonë dhe që dalin prej andej nuk i nënshtrohen procedimit dhe gjykimit penal për vepra të kryera që kanë lidhje me këtë akt.
Neni 2
Këta shtetas, në rast se kërkojnë, pajisen me pasaportë të rregullt për të dalë jashtë shtetit si çdo shtetas tjetër shqiptar në bazë të dispozitave të parashikuara në dekretin nr. 7393, datë 12.6.1990 “Për lëshimin e pasaportave për jashtë shtetit dhe dhënien e vizave”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 7.7.1990
Nr. i dekretit: 7397
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
SEKRETARI SHIAT TOZAJ
KRYETARI RAMIZ ALIA