Zëri i Popullit
4 gusht 1990
Ujë kërkojnë të gjitha bimët
\n— Sipas bisedës me specialistin e Ministrisë së Bujqësisë, Zamir Beliu\n— Kushtet e thatësirës së zgjatur, të shoqëruara me temperatura të larta dhe lagështi ajrore tepër të ulët, kanë nxjerrë në plan të parë ujitjen e bimëve. Cila është gjendja?\n— Nevoja për ujë kanë të gjitha bimët e mbjella e që janë në vegjetacion: misri, pambuku, perimet, foragjeret etj. Ujë kërkojnë, madje është nevojë e domosdoshme, bimët e dyta të sapombjella dhe ato që vazhdojnë të mbillen.\n— Konkretisht për cilat bimë kjo periudhë është me pasoja më të rënda?\n— Përparësi merr ujitja e sipërfaqes së mbjellë me perime. Pse? Sepse këto bimë, përveç rritje biologjike që kanë, e ndjejnë më shumë mungesën e ujit. Kjo edhe për faktin se me prodhimin e perimeve lidhet drejt për së drejti furnizimi i tregut të brendshëm, i industrisë dhe plotësimi i detyrave të eksportit.\n— Po me bimët e tjera çdo të bëhet?\n— E thashë, ujë kërkojnë të gjitha bimët. Rëndësi ka që specialistët të njohin gjendjen për përdorimin shkencor të ujit. P.sh. në sipërfaqet e mbjella me misër, më parë duhen ujitur ato që janë më të vona, tokat me aftësi ujëmbajtëse të vogël, ato gurishtore e skeletike. Logjoria është: ku humbasim më shumë e ku humbasim më pak, atje kërkohet të ujitet më parë. Me këtë llogari po ecet në disa ekonomi bujqësore të rretheve Gjirokastër, Shkodër, Lushnjë. — Thathësira po krijon gjithnjë probleme të reja, vështirësitë gjithnjë e më të mëdha. Në cilat rrethe po ndihen ato më shumë? — Kuptohet, atje ku rezervat ujore janë më të pakta si p.sh., në rrethin e Tepelenës, të Kukësit, në zonën e Shijakut në Durrës, në atë të Durrësit dhe Elbasan, në Dibër, Mat etj. Përpara kësaj situate të jashtëzakonshme dhe masat kërkohen të tilla. — Për çfarë masash e keni fjalën? — Të përdoren kudo norma më të ulta nga çdo ujitës, duke shtuar numrin e tyre. Jo kudo ujitës por ata që e kanë zanat, ata që e përcjellin ujin me shat nga kreu deri në fund të ngastrës. Sidomos kërkohet të vihen në punë të gjithë shhidhedhësat. Dhe kjo jo vetëm për të kursyer ujin, por edhe për të krijuar lagështi ajrore. — Është pasqyruar këto ditë në televizion përvoja e disa eko- (Vijon në faqen 2)
Rënie e ndjeshme e rezervave
Me syrin e specialistit
\nRënie e ndjeshme e rezervave\nGjatë muajit korrik në vendin tonë, në përgjithësi, ka ndikuar një mot me natyrë tipike anticiklonare me trysni të lartë atmosferike e cila dallon për temperatura të larta të ajrit si dhe për reshje të pakta atmosferike, stacionare. Reshjet atmosferike të rëna në shkallë Republike gjatë këtij muaji në përgjithësi kanë qenë në sasi shumë më të vogla sesa është normale përkatëse e reshjeve atmosferike për muajin korrik, si mesatare shumëvjeçare. P. sh., Vlora, Korça e Lushnja, gjatë muajit korrik nuk ka pasur reshje; ndërsa në Berat, sasia e reshjeve të rëna ka qenë vetëm 0.2 mm, në Gjirokastër 0.4 mm në Kukës 0.6 mm, në Shkodër e Peshkopi 1 mm, në Fier 1.6 mm, ndërsa në Tiranë 15 mm. Këto sasi janë vetëm rreth 5 për qind të mesatares shumëvjeçare për muajin korrik në shkallë Republike, e cila në bazë të të dhënave statistikore arkivale të Institutit Hidrometeorologjik, lëkundet rreth vlerave 20 deri 50 mm.\nGjatë kësaj periudhe edhe temperaturat e ajrit kanë qenë të larta, duke arritur deri 35-37°C.\nReshjet e pakta atmosferike dhe temperaturat e larta të ajrit, kanë ndihmuar në mënyrë të ndjeshme e të dukshme procesin e avullimit, duke e bërë atë shumë më intensiv. Kjo gjendje ka ndikuar në pakësimin e lagështisë së tokës dhe në zvogëlimin e shkallës së ujëshmërisë të rrjetit tonë ujor, siç janë zvogëlimi i prurjeve të lumenjve, ato të burimeve të ujërave nëntokësore etj. P.sh., në vendmatjen Drini i Zi - Skavicë, prurja e ujit nga 60 m3/s që ka qenë mesatarja shumëvjeçare për muajin korrik, është 25-30 m3/s, në Shkumbin-Papër nga 16.2 m3/s është 9.9 m3/s, në Vjosë - Përmet nga 23.2 m3/s është 12 m3/s etj.\nEdhe në rrjetin e burimeve nëntokësore të vendit tonë gjatë këtij muaji janë vërejtur prurje të ujërave që janë shumë më të ulëta se normat përkatëse shumëvjeçare. Psh. burimet e Selitës, furnizojnë me ujë të pijshëm Tiranën, kanë pasur një prurje 285 litra në sek, nga 420 litra-sek që është mesatarja e këtij burimi, për muajin korrik. Në përgjithësi, në bazë të llogaritjeve të kryera shkalla e ujëshmërisë në rrjetin ujor të vendit tonë gjatë muajit korrik është rreth 50-60 për qind e aftësisë ujore të këtij muaji si mesatare shumëvjeçare. Në bazë të ligjeve natyrore, mundësia ujore nëntokësore e pellgut të vendit tonë, që ushqen me ujë rrjetin në muajt e ardhshëm, pritet që në kushte normale të ketë prirje për shterje të mëtejshme. Kjo gjendje e jashtëzakonshme natyrore është shqetësuese për të gjithë veprimtarinë që zhvillohet në vendin tonë: për ujin e pijshëm të popullsisë së fshatit dhe të qytetit, furnizimin me ujë të industrisë, ujitjen e tokave bujqësore, hidroenergjetikën, ruajtjen e barazpeshimit ekologjik etj.\nThatësira që po vazhdon prej javësh, me temperatura të larta dhe reshje të pakta, ka shkaktuar rënie të ndjeshme të rezervave ujore, të burimeve të ujit të pijshëm, të nivelit të ujit në ujëmbledhës, nëpër lumenj etj. Kjo ndikon përveç të tjerash, edhe në barazpeshimin ekologjik të objekteve ujore, që përbëjnë rrjetin tonë ujor. Kjo bën të nevojshme që në veprimtarinë tonë ujore të këtyre ditëve të merren masat e nevojshme për të mos cenuar këtë barazpeshim. P.sh., nga shfrytëzimi i ujërave të lumenjve për ujitje, të mos arrihet që të preken prurjet minimale biologjike etj. Ky problem duhet pasur parasysh edhe në ujërat e liqeneve tona natyrore e artificiale, në kënetat bregdetare etj.\nNIKO PANO\nbashkëpunëtor i vjetër shkencor
Në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.\n(Foto: N. Xhufka)
Në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. (Foto: N. Xhufka)
NOVATORIZËM EDHE NË SHPËRBLIM
\nNë vendimin e Plenumit të 7-të të KQ të Partisë u theksua: “Të zbatohen propozimet për të dhënë shpërblimin e kooperativistëve dhe të kuadrove në raport më të drejtë me prodhimin e për ta kushtëzuar atë më mirë me sasinë, cilësinë dhe shpenzimet e prodhimit”.\n— Ka një fushë të gjerë veprimi për përdorimi i formave të shpërblimit që ato të jenë nxitëse, stimuluese të prodhimit bujqësor e blegtoral, — na thotë Banush Gozhdari, përgjegjës i seksionit të bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit të Pogradecit. Këto forma nuk po mbeten statike. Nga dita në ditë mendojmë i punonjësve e specialistëve i ndryshon ato gjithnjë më kërkesën që rrjedhojat ekonomike të jenë sa më pozitive. Ja disa shembuj të ditës.\nDihet se në rrethin e Pogradecit për vetë natyrën e terrenit, nga 8 mijë ha të lashta gjithsej, gjysma e tyre duhet të korrët me krahë. Një volum jo i vogël pune. Si të shpëtohej fushata? Viç më parë është ndjekur përgjithësisht rruga e patronazhit të kooperativave nga kolektivat e ndërmarrjeve ekonomike. Kishte të mirat e veta edhe kjo formë. Por a ishte më efektivja? Ekonomia malore a nuk kishin krijuar një farë shkëputjeje dhe lënie stafete “presim forca për ndihmë”?\nKëtë vit u veprua ndryshe. Pas njëri shkollari. Por kundrejt shpërblimit si familje në këtë rast dhanë ndihmesë në ditët e diel dhe në kohën pas pune edhe ata punonjës të ndërmarrjeve që banojnë në fshat.\nTë ndjeshme janë efektet nxitëse të shpërblimeve në blegtori. Në blegtorinë e imët, na shpjegon Guri Tola, specialist në seksionin e bujqësisë, kemi zbatuar këtë formë shpërblimi: detyra vjetore e planifikuar për çdo krerë është detajuar muaj për muaj. Për 1 kg qumësht tejkalim mbi detyrën mujore, duke zbritur akumulimin dhe shpenzimin, bariu shpërblehet me lekë në dorë nga 1-1.5 lekë. Kjo ka bërë që të kemi tejkalime në prodhim. Vetëm për periudhën 6-mujore nga tufa e blegtorisë së imët si rreth u dorëzuan mbi 2 mijë kv qumësht. Vitin e kaluar me këtë formë shpërblimi bariu si Mysterhak Mazelli morën një pagë mujore mbi 1100 lekë, veç stimujve të tjerë materialë.\nJa edhe një shembull tjetër që e mësuam nga drejtori i ndërmarrjes së ujërave, Spiro Deti: “Nuk ecnin mirë punimet në ndërtimin e ujëmbledhësit të Stropckës. Kishte probleme të mungesës së mjeteve, por edhe në organizim. Pas Plenumit të 7-të, dy faktorë u vunë në veprim: u mbështetëm me mjete dhe përdorëm forma nxitëse në shpërblim. U vendos kështu: çdo shofer që do të tejkalonte detyrën tremujo-
NE SHKODËR:
\nAta që kanë mjaft ujë, pak merakosen për cilësinë
NE SARANDË:
\nNetë të pagjuma ...\nËshtë mesnatë. Sapo jemi nda-
Ata që kanë mjaft ujë, pak merakosen për cilësinë
NË SHKODËR:
Sot në rrethin e Shkodrës ujiten rreth 1 200-1 300 ha të mbjella me të gjitha llojet e bimëve misër, duhan, perime e foragjere. Thuajse të gjitha ekonomitë realizojnë grafikën. Ujë rrethit i Shkodrës ka boll. Përdoret ujitja me rrjedhje të lirë në zonën e Mbishkodrës e Nënshkodrës që shkon nga 12-25 metër kub ujë në sekondë, nëpërmjet kanaleve të Rragamit i fuqizuar përmes rezervuarit të Shtodrit dhe dega tjetër përmes kanaleve të Nënshkodrës që marrin ujë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Megjithëkëtë punojnë të gjitha motopompat dhe elektropompat. Këto marrin ujë nga liqeni dhe Buna. Vetëm elektropompat harxhojnë mijëra kilovatërë energji elektrike në ditë.
Pra, siç shihet gjithçka është vënë në dispozicion të bujqësisë. Harxhohet uji, harxhohet energji elektrike, harxhohet fond pagash për t’u dhënë sa më shumë ujë bimëve. E megjithatë shtrojnë pyetjen: a vlerësohen të tëra këto? Mendojmë se jo sa duhet. Problemi kryesor qëndron në atë se jo të gjitha ekonomitë ujitin natën.
Është ky një fakt që shpreh mosvlerësim. Më datën 30 korrik grupet e kontrollit të ngritura nga komiteti ekzekutiv i KP të rrethit ushtruan kontrollin në 7 ekonomi të mëdha të fushës në Mbishkodër e Nënshkodër dhe u konstatua se në to nuk ujit natën. Madje aty-këtu ujitje me cilësi të dobët. Në Bajzë uji futjej nga kanali ujitës përmes parcelave pa ujitur bimët dhe uji derdhej në kanalet kulluese. Në mënyrë të veçantë uji nuk shfrytëzohej mirë as në Koplik e Dajç, në Bushat e Barbullush. Nga specialistët e drejtorisë së ujërave është hedhur ideja se me meqenëse natën është vështirë të ujitet e meqenëse mësimi është i dëndur dhe krijohen mjaft vështirësi, ujitja natën të bëhet në bimët e tjera si foragjere, jonxhën e duhanin, kurse ditën të hidhen të gjitha forcat e mjetet për misrin, i cili kërkon ujitje me cilësi të lartë.
E themi këtë, se vërehen ujitje me përmbytje. Kjo është rruga më e lehtë që ndiqet, por shpenzon më shumë ujë dhe bima e
(Vijon në faqen 2)
Netë të pagjuma ...
NË SARANDË:
Është mesnatë. Sapo jemi ndarë me ujitësit Vasil Pasko e Telha Mëllenja në agrumishtet e Ksamilit, të cilët po ndërronjnë turnet. Që nga Butrinti vështrojnë fushën e NB Vrinës në të cilën që nga Anëdeti deri në malin e Stilos e Milesë çajnë errësirën natës drita të zbehta e dëgjohet zhurmë motorash. Punohët në ndërprerje në ujitjen e bimëve. Thatësira e jashtëzakonshme është e papërballueshme vetëm me 12-13 orë të ditës, ndaj si të çaron brigadier Vasil Kolo ujitja natën është parë si domosdoshmëri për të fituar mbi thatësirën e realizuar doemos prodhimin.
Janë netë të pagjuma që i mbajnë zgjuar ujitësit, të cilët kanë merakun që as pika e ujit të mos shkojë kot. Ndërral mes dy grupe ujitësish në sektorin e Frangjeve Xarrë, që kanë shënuar treguesit më të lartë në këtë detyrë.
— Me ç’obiektivi punoni sonte, i pyesim?
— Të ujitim secili më shumë se dyara 2 ha, sqarojnë.
— Po si kontrollohet cilësia e
(Vijon në faqen 2)
DEKLARATË E ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME PËR NDËRHYRJEN USHTARAKE TË IRAKUT NË KUVAJT
Sulmi ushtarak irakian kundër Kuvajtit dhe pushtimi i territorit të tij është një veprim i dënueshëm, deklaroi dje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Veprimi irakian, shtoi ai, nuk mund të justifikohet në asnjë pikëpamje. As më parë, e aq më tepër sot në kushtet e reja të krijuara në botë, është e palejueshme që ekzistojnë midis vendeve të ndryshme të zgjedhen nëpërmjet përdorimit të forcës. Vetëm rrugë, mendojmë ne, duke përfshirë edhe konfliktin Irak - Kuvajt është ajo e dialogut paqësor e konstruktiv.
Popullit shqiptar që është mik me gjithë popujt arabë, i vjen shumë keq që zgjedhja e konflikteve në Lindjen e Mesme të krijohen pengesa të reja. Prandaj ai shpreh se në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Irak-Kuvajt, do të triumfojë arsyeja e urtësia. Tërheqja e shpejtë e trupave ushtarake irakiane brenda territorit të tyre kombëtar dhe respektimi i lirisë, pavarësisë e sovranitetit të shtetit të Kuvajtit është një kusht i domosdoshëm. Çdo vonesë mund të krijojë komplikacione me pasoja të paparashikueshme në rajon e më gjerë. (ATSH)
Shqipëria pranohet si vëzhguese në bisedimet e Vjenës për «Krijimin e masave të Sigurimit dhe Besimit» në Evropë
Shqipëria u pranua si vëzhguese në bisedimet e Vjenës për «Krijimin e masave të Sigurimit dhe Besimit» në Evropë, që po zhvillohen në Vjenë, në kuadrin e Konferencës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian. Në këto bisedime shqyrtohen ma-
... sat konkrete për problemet e çarmatimit, të heqjes dorë nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në marrëdhëniet midis shteteve, të zgjidhjes paqësore të konflikteve, etj. (ATSH)
ME ANGAZHIMIN SI TA BËJMË ME TË MIRË JETËN
Një mori problemesh kanë dalë përpara shoqërisë sonë, duke filluar nga më të thjeshtat, siç është shtimi i autobuzëve urbanë dhe më kompleksit: rritja e mirëqënies së popullit dhe rinovimi teknologjik. Fakti që për këto po diskutojmë të gjithë, jo vetëm udhëheqja partiake e shtetërore, është dëshmi e sigurtë e demokratizimit të thellë të gjithë shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë mund të pohohet me gëzim se shoqëria jonë socialiste, përditë e më shumë po çlirohet nga dogmat dhe ligjet e vjetëruara, nga praktikat dhe mendësitë që iu ka kaluar koha. Nuk ka më gjëra tabu; burokracia është në ditë të vështira, ajo po humbet poste e privilegje të pamerituara, ndërsa progresi dhe njerëzit që po i paraprijnë atij po japin tonin jetës politike, ekonomike dhe shoqërore. Eshte në udhëheqjen e Partisë që po e udhëheq me dinjitet e mençuri ...
Një mori problemesh kanë dalë përpara shoqërisë sonë, duke filluar nga më të thjeshtat, siç është shtimi i autobuzëve urbanë dhe më kompleksit: rritja e mirëqënies së popullit dhe rinovimi teknologjik. Fakti që për këto po diskutojmë të gjithë, jo vetëm udhëheqja partiake e shtetërore, është dëshmi e sigurtë e demokratizimit të thellë të gjithë shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë mund të pohohet me gëzim se shoqëria jonë socialiste, përditë e më shumë po çlirohet nga dogmat dhe ligjet e vjetëruara, nga praktikat dhe mendësitë që iu ka kaluar koha. Nuk ka më gjëra tabu; burokracia është në ditë të vështira, ajo po humbet poste e privilegje të pamerituara, ndërsa progresi dhe njerëzit që po i paraprijnë atij po japin tonin jetës politike, ekonomike dhe shoqërore. Eshte në udhëheqjen e Partisë që po e udhëheq me dinjitet e mençuri.
[logo: Reportazh]
...ri këtë progres kaq të vështirë. Shqetësimi është kombëtar: si të bëhet më mirë Shqipëria. Por Shqipërinë, atdheun tonë të shtrenjtë nuk e bëjmë dot të përparuar vetëm me epitete, me ligje, apo me diskutime. Be, Begatinë, progresin, mirëqënien e lartë e sjellin njerëzit e punës, çdo njeri prej të cilëve vlen më shumë se duzina llafazanësh dhe thashethexhinjsh.
Huj në zyrën e drejtorit të ndërmarrjes elektroteknike, në Tiranë Arion Matit. Drejtori është i zënë, me sa duket me shefen e administratës, sepse ndërlikohë që ulem në një karrike dëgjoj fjalët që i thotë. Çështje shkresash. Arioni i dikton përmbajtjen, se si duhet formuluar ...etj. E shoh këtë skenë dhe mendoj «Pse edhe me këtë punë duhet të merret drejtori i një ndërmarrjeje me rreth 1000 punëtorë?». Pastaj mendoj për drejtorët e tjerë, të cilët patjetër duan një sekretare që t’u shtypë shkresat, një shofer t’u ngasë veturën, një tjetër kërkon edhe një ndihmës... Drejtorët tanë nuk dinë të ngasin vetë veturën, nuk dinë makinën e shkrimit... Për secilën nga këto duhet të paguhen njerëz të veçantë me paga fikse. A thu a do të mbajë mekanizmi i ri ekonomik e dhe këto? Mendja ma do të mos ndodhë kështu.
Po t’i lemë meditimet dhe të njohim me drejtor Arionin. Në fakt Arioni nuk qen ka drejtor i parë shkrova më lart. Ai është inxhinier i ri, energjik, me një stil pune të kohës, dhe do të skuqej po ta karakteri ...
(Vijon në faqen 3)
... tërësisht fruga e paronizuar të kooperativave nga kolektivët e ndërmarrjeve ekonomike. Kështu shkueshmërie dhe lidhje stafete «presim forca për ndihmë»?
Këtë vit u veprua ndryshe. Pas rishikimit të normave në ekonomi bujqësore malore u vendos që për çdo metër katror të kalojnë në korrje me krahë, të jepet brenda ditës një shpërblim për çdo kooperativist nga 0.1-0.3 lekë. Rezultati i përgjithshëm? Përballimi i detyrës nga vetë ekonomitë. Shkurtim i ndjeshëm i afatit të korrjes, ulje e humbjeve, bilanci pozitiv. Po individët çfarë përfituan? Kooperativistët me rendiment të kënaqshëm në korrje kanë marrë metashartist gjatë çdo ditë të fushatës nga 20-30 lekë. Në këtë proces nuk mbeti pa dhënë ndihmesë çdo banor i atij fshat, edhe pensionistët, edhe të
Grumbullojnë bazë ushqimore
Mbi 2 mijë kooperativistë dhe punonjës të ndërmarrjeve bujqësore në rrethin e Kukësit po punojnë me mobilizimin e frymë aksioni për grumbullimin e bazës ushqimore për bagëtinë. Janë siguruar mbi 3 mijë tonë bar e jonxhë, nga 7 mijë e 600 tonë që është detyra. Kooperativistët e Bushtricës dhe Arrnit, duke shfrytëzuar të gjitha burimet dhe rezervat, kanë plotësuar rreth 70 për qind të detyrës. Edhe në kooperativën bujqësore me drejtim blegtorial të Gjinajt janë grumbulluar 160 tonë, nga 263 tonë që është planifikuar.
Gjithashtu janë grumbulluar mbi 1 300 tonë kashtë gruri dhe po vazhdon puna për ta shtuar këtë sasi. (ATSH)
NË KËTË NUMËR
● E VËRTETA UA MBYLL GOJËN THASHTHEMXHIJVE (f. 2).
● TA FILLOJMË NGA VETJA (f. 3).
● AGRESIONI IRAKIAN KUNDËR KUVAJTIT — FAKTOR I RËNDËSISHËM NË LINDJEN E MESME (f. 4).