Cili është roli i dikastereve në zbatimin dhe zbërthimin e vendimeve të Plenumit të 11-të të KQ të Partisë për zgjerimin e shërbimeve ndaj popullit? A po bëhet Tirana një laborator i përvojës së përparuar në këtë drejtim, siç e ka kërkuar Partia me kohë, por veçanërisht tani?
Me këtë preokupim ju drejtuam dje shokëve drejtues të dikastereve përkatëse: ministrit të Industrisë së Lehtë, shokut Bashkim Syja dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme shokut Robert Gjini.
E vërteta është se nga bisedat që bëmë me këta shokë drejtues, si edhe me punonjës dhe specialistë të këtyre fushave, mëson se gjër tani është bërë një punë e mirë për kuptimin dhe zbërthimin teorik të detyrave dhe vendimeve përkatëse, si dhe, në një kuadër më të gjerë, për mekanizmin e ri ekonomik. Janë bërë për këtë seminare e aktive në bazë zonash. Në bazë kanë vajtur drejtorë drejtorish e specialistë të dikastereve. Ndërmarrjet dhe rrethet u janë dërguar udhëzimet dhe kriteret përkatëse të veprimtarisë së ndërmarrjeve dhe të njësive të shërbimeve me llogari më vete. Kjo është alfa. Por, sigurisht, ajo që kërkohet, ajo që është kryesorja, lidhet me ndryshimet e shpejta në shërbimet ndaj popullit me çeljen njësish të reja, me larmi shërbimesh, me mundësi të tilla që njerëzit të mbeten të kënaqur kur hyjnë në lokalet e tregtisë e në njësitë e shërbimeve komunale.
Populli nuk kënaqet thjesht me nga 150 njësi shërbimesh komunale, që është vënë detyra, të çelurat deri tani maten me gishta?
Thuhet se me kalimin në mekanizmin e ri do të përmirësohet e do të gjallërohet tregu shtetëror i perimeve. Shumë mirë për synimin dhe arritjet e gjertanishme, por të mos harrojmë se numri i njësive të perimeve që funksionojnë me llogari më vete në ndonjë ndërmarrje numërohet gjithashtu me gishta! Futësh në disa lokale të ushqimit social si te «Drini», «Muzeu», apo «Rinia» ku thuhet se punojnë sipas drejtimit me llogari më vete, duke përdorur më mirë edhe levën e çmimeve. Shumë mirë që e kanë filluar, por qytetarët edhe në to vazhdojnë të mbeten të pakënaqur.
Jo më për të plotësuar më shpejt e më me kulturë një kërkesë apo nevojë, por thjesht për kureshtje, në një per Tiranë, dhe, thuajse, askund nuk dallon dot një njësi të re shërbimesh, pra edhe fytyra të reja e të punësuarish, në këto njësi artikuj të rinj të prodhuar sipas kërkesave e gustove të njerëzve. Dëgjon të flitet shumë për këto, sidomos nëpër mbledhje, por ende larmia e njësive, «uëlëzon», nëpër relacion e dosje.
Është vërtet fillimi, ka vërtetë vështirësi, ka vërtetë shumë probleme që duhen zgjidhur e përballuar njëherësh. Por të gjitha këto nuk e justifikojnë javashllëkun, mungesën e veprimit e të iniciativës, si të organeve të pushtetit ashtu edhe të ndërmarrjeve ekonomike të rrethit. Dhe fjala këtu nuk është vetëm për Tiranën. Por në organet e pushtetit e ato ekonomike në rreth, të cilat e kanë për detyrë zgjerimin e shërbimeve komunale, nga drejtimet dhe detyrat që u dalin punonjësve tanë, organeve të pushtetit dhe ekonomisë në këtë situatë të ekonomisë në këtë situatë të morën shokut PALI MISKA këtë intervistë:
shërbimet ndaj popullit me çelje kënaqet thjesht me raportimet globale të dikastereve se kaluan p.sh. 42 ndërmarrje komunale me llogari më vete e, aq më pak, kur bëhet fjalë për 20 ndërmarrje tregtare në të gjithë vendin. Shumë njësi të ndërmarrjeve komunale të Tiranës janë futur në këtë mekanizëm e për këtë i meritojnë përgjegjësimet. Por ky është vetëm një fillim. Ku janë njësitë e reja që thuhet se do të hapen në Tiranë, kur lulëzimi, ku ka vërejtje, ku duhet zgjidhur e përballuar. është vetëm për Tiranën. Por nëse organet e pushtetit e ato ekonomike në rreth s’dinë ose s’mundin të bëjnë atë që duhet e kërkohet, ç’bëjnë dikasteret përkatëse? Mos e quajnë të mjaftueshme detyrën e tyre me seminarët që kanë organizuar, me udhëzimet e urdhëresat që lëshojnë për bazën? Kaq herë është thënë e thuhet që Tirana të jetë laborator për gjithë vendin. Le ta bëjmë të tillë edhe për zbatimin sa më shpejt e sa më mirë të vendimeve për njësitë e shërbimeve komunale e ato të tregtisë!
kanë njerëzit tanë për të përballuar e jetuar me derdhjen e ballit, për të fituar më shumë për vete e për shoqërinë, me nevojën që kemi si për shërbime më të larmishme e më të lehta, ashtu edhe për të punësuar sa më shumë të rinj e të reja, për të krijuar hap pas hapi brezni të reja mjeshtrash, brezni të reja njerëzish të veprimit. E për të gjitha këto dikasteret nuk duhet të mendojnë se përgjegjësia e detyrat e zbatimit u takojnë vetëm komiteteve ekzekutive, ndërkohë që edhe këto s’kanë pse të presin që gjithçka t’ua zgjidhë ministria. Kërkohet konceptim i ri e kthesë rrënjësore për shërbimet komunale e gjallërimin e rrjetit tregtar. Mbi të gjitha më shumë veprim, më shumë krijim, më shumë raportime për arritje konkrete.
Përballimi i thatësirës – çështje e të gjithëve
INTERVISTË E DITËS
Me masa konkrete, me disiplinë e kontroll të fortë
– Dje në Aparatin e Këshillit të Ministrave –
Dje në Aparatin e Këshillit të Ministrave, me kryetarët e komiteteve ekzekutive të KP të rretheve u analizua gjendja e krijuar dhe u përcaktuan masa për t'u bërë ballë kushteve të jashtëzakonshme të krijuara nga moti mjaft i nxehtë dhe i thatë. Mbledhjen e drejtoi shoku PALI MISKA, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Bujqësisë. Për t’u njohur me disa nga drejtimet dhe detyrat që u dalin punonjësve tanë, organeve të pushtetit dhe ekonomisë në këtë situatë të morën shokut PALI MISKA këtë intervistë:
Dje në Aparatin e Këshillit të Ministrave, me kryetarët e komiteteve ekzekutive të KP të rretheve u analizua gjendja e krijuar dhe u përcaktuan masa për t'u bërë ballë kushteve të jashtëzakonshme të krijuara nga moti mjaft i nxehtë dhe i thatë. Mbledhjen e drejtoi shoku PALI MISKA, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Bujqësisë. Për t’u njohur me disa të pushtetit dhe intervistë:
– Është i njohur nga të gjithë fakti që situata për rezervat ujore në tërësi është nga më të rëndat që është vërejtur në vitet e fundit dhe çdo ditë bëhet akoma më kritike. Ajo është e tillë për ujin e pijshëm, për shëndetin e bagëtive, për ujitjen e bimëve, për ujitjen industrial e për prodhimin e energjisë elektrike. Ky realitet duhet njohur e kuptuar ashtu siç është dhe si i tillë duhet vlerësuar me një preokupacion e ndërgjegje shumë të lartë.
Në këtë situatë të krijuar, është e kuptueshme se ka vetëm një alternativë: Të përdoret në mënyrë racionale dhe me llogari rigoroze uji që disponohet në ato drejtime dhe në ato raporte që sigurojnë zgjatjen sa të jetë e mundur më shumë të përdorimit me efikasitet të tij.
Për të zbatuar në praktikë këtë kriter bazë në përdorimin e ujit, nuk mjaftojnë vetëm fjalët e porositë e përsëritura. Përkundrazi kërkohen masa konkrete, punë me mend, disiplinë dhe ndërgjegje të lartë. Në radhë të parë, kudo të ngrihen shtabe të situatës së jashtëzakonshme. Në to të mënjanohen formalizmi që është vërejtur shpesh herë. Në to të vendosen kuadro, specialistë e punonjës me përvojë, nga më kompetentët. Shtabe të ngrihen në shkallë rrethi, qyteti, ekonomie, në bazë fshati të bashkuar dhe fshati të veçantë. Ato të funksionojnë rregullisht pa ndërprerje, ditë për ditë dhe orë për orë. Kryesorja e punës së tyre, të këmbëngulin që porositë që japin në çdo kusht të zbatohen në mënyrë të detyrueshme nga të gjithë. Është nevojë e domosdoshme që këto shtabe të drejtohen nga shokë më kompetencë, duke filluar që nga kryetari i komitetit ekzekutiv për shtabin e rrethit e kështu me radhë. Nuk ka sot për sot detyrë më të madhe, problem më shqetësues për ekonominë, për prodhimin, se problemi i ujit.
Punë e veçantë kërkohet të bëhet për të krijuar një bindje të tillë në popull, tek kooperativistët, tek punëtorët, specialistët e kuadrot, që të mos lënë të shkojë kot asnjë litër ujë. Për këtë qëllim të përdoren në çdo rreth, ekonomi, fshat, uzinë, fabrikë, në lagje e kudo gjithë format e mjetet e punës propagandistike. Kudo të punohet me moton: Situata e jashtëzakonshme kërkon bindje, ndërgjegje, e masa të jashtëzakonshme.
Shtabet e ngritura, të bëjnë e të ribëjnë llogari të sakta sipas gjendjes që ndryshon për ditë. Të zbatojnë masa të tilla e me kompetencë për të mënjanuar në radhë të parë, shqetësimet që mund të krijohen sidomos në popull dhe në gjënë e gjallë. Po ashtu të merren masa për të mënjanuar sa të jetë e mundur pasojat dhe dëmet në bimët bujqësore. Për këtë është e nevojshme që të vendosen në praktikë kritere të drejta e të sakta për përdorimin e ujit në atë bimë që kanë kërkesa më të mëdha e më të domosdoshme, si janë perimet, patatet, misri, panxh ari etj. Në krye të kësaj pune, në çdo sektor, brigadë të vendosen specialistë, mjeshtra prodhimi, brigadierë që të drejtojnë me kompetencë procesin e ujitjes, me qëllim që me norma sa më të kursyera të sigurohet zhvillimi normal i bimëve.
Në metodën e punës kontrolli rigoroz dhe kërkesa e llogarisë të jenë motoja kryesore.
Për të shpëtuar çdo bimë nga tharja
– Tepelenë –
50 për qind të sipërfaqes së misrit që nuk mund të marrë më ujë ka filluar të korret për t’u përdorur për bazë ushqimore për blektorinë.
Në pjesën tjetër që mbetet, po bëhen të gjitha
Që të mos themi nesër «s’e arritëm planin, se...»
– Vlorë –
Temperaturat e larta dhe sasia e pakta ujore – përballë nevojave të mëdha që kanë bimët për lagështirë – krijojnë një gjendje mobilizimi të veçantë.
Motua e punonjësve të bujqësisë të rrethit
Themi ujë të pijshëm, po a furnizohen normalisht tërë blloqet e banimit?
– Elbasan –
Falë burimeve të pasura ujore, Elbasani nuk ka probleme për sigurimin e ujit të pijshëm. Veçse, edhe pse ka një gjendje të tillë, mjaft familje të qytetit ndjejnë
- Tepelenë -
përdorur për bazë ushqimore për blegtorinë. Në pjesën tjetër që mbetet po bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar çdo rrënjë nga tharja. Gjashatë ujëmbledhës në rreth janë tharë fare, kurse 8 të tjerë kanë vetëm 600 mijë metër kub ujë nga 8 milionë që është kapaciteti i tyre. Vazhdon të jenë nën ujë vetëm 400 ha me misër, në luginën e Vjosës që ujiten me elektropompa. Pikërisht në këtë sipërfaqe bëhen përpjekje jo vetëm për të realizuar detyrat e planifikuara, por për t’i tejkaluar ato me qëllim që të ulet deficiti i pritshëm në këtë kulturë. Më mirë në këtë drejtim paraqitet kooperativa e Dukajt. Në këtë ekonomi vazhdojnë të jenë nën ujë 55 ha misër, e cila është ndarë në 8 parcela që janë marrë me akord nga kooperativistët. Deri tani këtyre parcelave u janë dhënë 5 ujitje dhe parashikohet të marrin edhe nga tri ujitje të tjera. Sivjet marrja e misrit me akord ka bërë që të rritet kujdesi për përdorimin e energjisë elektrike, me qëllim që të ulet edhe kostoja e prodhimit të misrit.
JORGO ZHONGA
- Vlorë -
Temperaturat e larta dhe sasia e pakta ujore - përballë nevojave të mëdha që kanë bimët për lagështirë - bujqësisë të rrethit të Vlorës është përdorimi sa më me frytshmëri i ujit. Sa ujë more, sa ujitje? - me këtë kërkesë bëhet dhe kontrolli. Këtë e kërkon dhe gjendja e rezervave ujore. Duke ujitur me sasi të tanishme, edhe pse kërkesat rriten, rezervat ujore janë të mjaftueshme deri në gjysmën e gushtit. Kuptohet sa kritike është gjendja dhe sa e madhe është përgjegjësia për të përdorur me kritere të sakta ujin. Edhe tani ka kuadro në Lubonjë, në Sevaster, në Risili e në ndonjë ekonomi tjetër që lejojnë shpërdorime, kalim të ujit nga kanali në kanal; disa të tjerë lejojnë që t’u fryhet në hak ekonomive që vinë më pas. Kështu sektori të qendrës të NB Lakatundit i krijohen vështirësi për ujë dhe nga Lubonja e Risilia. Çerkovina dhe Panajaja përdorin rezervat ujore të llogaritura për Bestrovën e Zvërnecin etj. Këto veprime dhe janë të palafabër, por, por në situatën e tanishme ndaj tyre nuk mjafton vetëm shqetësimi, por zbatimi i masave të tilla që t’i presin rrugën shpërdorimeve. Tani ka vlerë shqetësimi për ujitjen, jo pas të vjelave.
VANGJEL STEFA
korresp. i «Zërit të popullit».
- Elbasan -
gjendje të tillë, maftalimi të qytetit ndjenjë mungesën e ujit. Janë mbi 50 apartamente që kanë probleme në furnizimin me ujë. Ndërkohë disa blloqe e zona janë më të privilegjuar për këtë, pasi atë e marrin gjatë gjithë ditës apo nga tre herë në ditë, po në rreth 500 familje të tjera, uji vjen vetëm një herë, në mëngjes ose në drekë.
Pse të ndodhin këto shpërpjestime kur rezervat mjaftojnë për gjithë qytetin? Së pari, nga që lidhjet e disa pallateve me degëzimet kryesore janë bërë diku më të buta më të ngushta, diku më të gjera; dhe së dyti, sepse në rrjet ka mjaft shpunje. Sasi të konsiderueshme uji shpërderdhen nëpër kopshtet dhe bahçet e qytetarëve, për të ujitur portokallet. Këtë e shton edhe përdorimi i tij për ujitjen e lulishteve të qytetit, ku harxhohen rreth 15 litra ujë i pijshëm në sekondë. Janë të gjitha mundësitë që kjo të realizohet me ujë industrial ose të lumit Shkumbin, për të mos e prekur ujin e pijshëm. Prandaj edhe pse ka rezerva të mjaftueshme, uji s’ka pse të mos kursehet. Madje të merret edhe masa të forta për administrimin e tij.
korresp. i «Zërit të popullit».
Veprimtari edukuese e shlodhëse me të rinjtë
Organizatat e BR në rrethin e Beratit, në përkrahje të Lëvizjes «Si është rina sot, do të jetë Atdheu nesër» po zhvillojnë veprimtari të shumta edukuative e shlodhëse të kohën e lirë.
Veprimtaritë të këtij organizatave nga ndërmarrjet e Qytetit Stalin, të kombinatit të tekstileve, kanë përfshirë në pikën e lulishtes, kalanë Kapinovës, rrëzë malit Tomor. Së bashku me të rinjtë artistët janë bërë mbasdite tematike, ku kanë shfaqur përvojën për punët e organizatës dhe të prodhimit. Në kooperativën bujqësore të Perondisë, veç takimeve e bisedave me veteranë e punëtorë të dalluar, ku të rinjtë njihen me përparimet ekonomike në vitet e pushtetit popullor, janë organizuar edhe veprimtari kulturore e artistike. Ditët e fundit me të rinjtë e rrethit është bërë një mbasditë tematike, ku ata sollën përvojën në shfrytëzimin e kohës së punës, kujdesin që tregojnë gjatë eksperimentimit shkencor etj. Të rinjve më të dalluar iu dhanë stimuj moralë e materialë.
(ATSH)
NJERËZIT E MIRË TË SAZANIT
Duke iu qasur ishullit gjithnjë e më të dallueshme bëhen konturet e tij masive shkëmbore e me brigje të thepisura që i rreh deti në të katër anët.
Afërsia bën të dallosh mirë edhe luginën që e ndan ishullin gati në dy pjesë të barabarta, duke nisur nga Gjiri i Xhenemit, në Perëndim e deri i Shënkollës në Lindje. Ngushtica e Mezokanalit e ndan nga gadishulli i Karaburunit dhe Kepi i Gjuhëzës. Një tufë shpendësh, ndoshta pëllumba të egër, fluturojnë nga pylli me pisha e qëndrojnë mbi degët e selvive në anë të rrugës së asfaltuar që të shpije për në qytet. Në qendër të saj ngrihen disa pallate, rreth tërhequr objekti social-kulturore, që e bëjnë të enë qytetës të pulsit e të lëvizjes banorëve të saj. Në gjysmë ditët e vitti. Banorët e parë që na shfaqen janë fëmijët. Nuk mund ta kuptosh jetën e një qy-qyti apo fshati, pa praninë e tyre. Ata vrapojnë para syve të kinoklubit si një tufë pëllumbash të gëzuar.
Sazan. Në burimet e hershme, dy mijë e 600 vjet të shkuara, një autor i kohës, Skilaksi, e përmend me emrin Sason. Ku ta dish, mbase ishulli ka qenë i banuar që në lashtësi. Çështje tjetër kjo. Ndoshte arkeologjia ka vend të thotë diçka më shumë. Megjithatë njërihem me banorin më të vjetër të ishullit, punëtorin Abdyl Kamberi. I ardhur nga Përmeti para 25 vjetësh me gruan e tij Zenepen, ka krijuar këtu prej kohësh familjen. Edhe të pesë fëmijët këtu i kanë lindur. Disa i thërrasin «babagjyshi i ishullit». Dhë kanë të drejtë. Një çerek sheku-
lli nuk është një moshë e pakët për të të quajtur «veteran» e qytetës, nga më të veçantat në të gjithë vendin. Kur ne e pyetëm se ç’solli atë nga Përmeti, djepi i muzikës popullore, vendlindja e Frashërllinjve të shquar, vendi ku rrjedh Vjosa e kaltër dhe ngrihet mali Trebeshinës me aromat e çajit dhe të trendelinës, ai vë buzën në gaz e flet shtruar: - E dua Përmetin si sytë e ballit. Ai që nuk do vendlindjen, nuk do vetveten. Pale të tjerat! Për Abdyl Kamberin, si Përmet, është çdo cep e pëllëmbë e Shqipërisë. Ja, edhe ky det, që herë është i trazuar e plot dallgë, e herë i qetë e i kaltër si sytë e një vajze të qeshur, atu i kujtojnë Vjosën, edhe këto shkrepa me shkilmbënj i sjellin ndërmend Trebeshinën. Që të gjitha kanë hyrë thellë në zemrën e tij.
(Vijon në faqen 3)
Duke diskutuar për një proces të ri pune në ndërmarrjen elektroteknike në Tiranë.
(Foto: N. Xhufka)
Duke diskutuar për një proces të ri pune në ndërmarrjen elektroteknike në Tiranë. (Foto: N. Xhufka)