10/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 gusht 1990

KUR BËHET NJË MBLEDHJE KONTROLLUESE E PLENUMIT

Ka një parim organizativ në Parti. Kjo është disiplina në radhët e saj. Zbatimi deri më në fund i detyrave që vë një organizatë ose forum partie është nga pikat më të rëndësishme të disiplinës së Partisë. Ndaj dhe flitet e këmbëngul ngulët gjithnjë për vendime e kontrolle të zbatimit të tyre, këmbënguljet që duhet të vihen të sakta e të qarta, që në të të përfshihen mundësisht gjithë komunistët e, sipas rastit, shokët e forumit. Gjithnjë në këtë kontekst: që këto të bëhen mirë, atëherë synohet që dhe format organizative të shkathtësohen, të zhdërvjellësohen, nga organizata-bazë deri në plenum të rrethit. Marrim, për shembull, atë që po praktikojnë këto kohët e fundit plenumi i Komitetit të Partisë të Tiranës. U mblodh ai më 23 korrik. Aty u morën vendime të rëndësishme për Tiranën. Sa për t’i kujtuar: aksion i madh për të dorëzuar 3 200 apartamente banimi deri në fund të vitit; zgjidhje konkrete për të zënien me punë të forcave të lira; përmirësime rrënjësore të furnizimit e shërbimeve në popull; kthesë në disiplinën e punës. Nuk janë të pakta e as të lehta këto detyra. Përkundrazi. Nga ana tjetër, Tirana po i ndien për mirë efektet e fillimit të këtyre punëve. U morën masa të menjëhershme që ndërmjet të fillojnë në front të gjerë. U zgjidhën probleme të bazës materiale etj. Tjetër. Vetëm gjatë këtyre ditëve filluan punën 2400 vetë, ca më shumë nga ç’ishte detyra. Pamje më të mirë ka në treg, janë zgjeruar njësitë e shërbimit etj. etj. Është e qartë: kjo do të thotë se janë vënë në lëvizje organe dhe organizata partie. Po a u mblodh përsëri. Me të vërtetë arsye: ç’treguan këto dy javë, ç’u bë e ç’nuk u bë?... Për kontrollin e punëve rrugët nuk janë një e dy. Një ndër to është edhe kjo mbledhje kontrolluese që forumi e sheh frytdhënëse. Megjithatë kjo rrugë është e veçantë. Ajo nuk u ngjan analizave të tjera të forumit, madje në këto raste analiza zë fare pak vend. Dika tjetër është më e pranishme: një tensionim i vërtetë që është pasojë e jetës së përditshme intensive, po dhe e përgjegjësisë për të raportuar për gjëra që ka përket. Në këtë pikë mund të bëhet më shumë. Fjala s’është për të rritur vlerat e një mbledhjeje, po për të bërë atë «koluadime» të domosdoshme sot, nesër, ditë për ditë që këto punë të mëdha të ndihen kudo me peshën e tyre të vërtetë. Kryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit 2 raportoi se detyrën për apartamentet si 7 mujor e ka zbatuar. Shumë mirë. Por është fakt se në 5 muajt që vijnë duhet të dorëzohen 3 herë më shumë nga ç’u dhanë në 7 muaj. Ai thotë se do të punohet masivisht për ngritje karabinash dhe në kohë shirash të bëhen punime të brendshme. Mbase kjo është rrugëzgjidhja më e mirë. Rajoni 3 nuk dha 98 apartamente për korrikun. Gushti është edhe më i ngjeshur. Por plenum nuk e pranoi dyshimin e kryetarit të komitetit ekzekutiv të rajonit se qen­ka vështirë të plotësohet detyra me argumentin se «nuk u gjendka një copë tub». Atëherë rri rrimë, kur tuba gjenden po dhe mund të derdhen në bazat prodhuese, siç bëhet normalisht. Në këtë çështje ka një dukuri: Komitetet ekzekutive kanë ngritur vetëm pak ndërtime. Por në fjalën e ndonjë shoku edhe kjo fymë: «Furnizimi me ujë i kombinatit ushqimor nuk duhet të ndërpritet. Nuk mjafton kjo autobus për vajin. Fabrika e bukës duhet të arrijë rezervën e planifikuar...». E të tjera «duhet». A s’ka ardhur koha të largoheni përfundimisht kësaj gjuhe e të thuash: Këto 15 ditë u zgjidh kjo, ajo tjetra e tjetra. Kompetencat nuk të mungojnë, ndaj dhe duhet të veprosh. Një mbledhje kontrolluese plenumit këtë gjuhë ka të domosdoshme e jo të zbrazën kërkesa e të lëshohen detyra pa adresë. Shoku i shërbimeve komunale «bombardon» me lumë shifrash. Atëherë ndërhyhet: - A keni studim për gjendjen? - Po, për gjendjen dhe për nevojat. - Po për mundësitë? - Me hollësi, lagje me lagje. - Atëherë, sa janë nevojat e mundësitë? ... Kjo ngritje supesh nuk e tregon aq të studiuar punën. E pra kjo është e-a-ja. Merre me mend kur përmendësh duhet të dish gjëra të alfabetit... Ose diçka tjetër. Ka filluar drejtimi me llogari më vete në 16 ndërmarrje plus në disa njësi tregtie e shërbimesh. Po ç’diskutojnë për këtë organizatat-bazë, a ka kuptime të plota nga komunistët? Ç’përgatitje bëhen nga ndërmarrjet e tjera? Me fjalë të tjera, këto që diskutohen e vendos plenum, venë në shumën e shtabe apo atyre që janë njerëzit, kolektivët, organizatat e Partisë, për t’u ngritur në këmbë, me vetëdijshëm e frymë aksioni? Këtu ka çështje, përderisa mungesat në punë vazhdojnë, normat nuk arrihen etj. Pra punë ka shumë, për organizatat e Partisë, organet shtetërore, për të vënë në lëvizje organe dhe organizata partie... organizma të tërë, organizata partie, drejtuese, kuadro, masa e komunistëve. Megjithatë ky është vetëm një fillim e s’mund të jetë më shumë se aq. Detyrat kanë peshë shumë më të madhe. Pikërisht për këtë, është e patolerueshme që të vendosësh për punë të këtyre përmasave sot e të presësh 3 muaj sa të vijë mbledhja e ardhshme e zakonshme. Prandaj nuk kaluan më shumë se 15 ditë e më 6 gusht plenumi u … nor dyshimin e kyretalit të komitetit ekzekutiv të rajonit se qënka një copë tub». Atëhere rri të rrijmë, Komitetet ekzekutive kanë ngritur shtabe për këto ndërtime. Por nuk ndodh rrallë që disa makina llaçi të mungojnë, rajonet përplasen në rreth me ankesa. Duke sikur në rrëth janë gjithë kompetencat, kur është kështu. Shpërgjegjësimet e rajoneve janë me pasoja. Vështirësi ka, po dhe dikasteret, sidomos i ndërtimit, po tregojnë shumë gatishmëri. Kjo për Tiranën është mbështetje. Ta vijë… ke këtë mendim. U duk HALIL LALAJ jetë vendos plenumi, venë më shumë në shtabe apo aktivitete ku janë njerëzit, kolektivitat, organizatat e Partisë, për t’u ngritur në këmbë, me devotshmëri e frymë aksioni? Këtu ka deficite, punë ka shumë, për organizatat e Partisë, organet shtetërore, organizatat e masave. Këto kërkojnë disiplinë të fortë, disiplinë të vërtetë partie. Këtë shqetësim plenumi i Partisë për Tiranën synon ta rrënojë thellë në vetëdijen e çdo anëtari të forumit e më tej të ndihet kudo në çdo organizatë partie, tek gjithë komunistët, kuadrot e punonjësit e tjerë të kryeqytetit.

1 SHTATORI PO TROKET. SA JEMI TË PËRGATITUR?

Emërime të vonuara Në drejtorinë e kuadrit në Ministrinë e Arsimit njohimi me një fakt të tillë që të bën të mendohesh: në zonat verilindore të vendit janë emëruar 33 kuadro më pak se planifikimi. Këto shifra lëvizin sipas rretheve, ku më shumë e ku më pak. Kështu për rrethin e Kukësit nuk janë emëruar 12 mësues të profileve të ndryshme, në atë të Pukës 10, të Mirditës 5 dhe kështu me radhë edhe në rrethet e Librazhdit, Matit, e Peshkopisë. Përveç këtyre, organizatat e rinisë kanë bërë rekomandime edhe për 67 studentë të tjerë që, për një arsye apo për një tjetër të mos shkojnë në rrethet ku janë emëruar, kryesisht në zonën verilindore. Pa dashur të bëjmë parashikime mund të mendohet se edhe një pjesë prej tyre mund të mos paraqiten në punë në vendet e caktuara, të paktën deri më 1 shtator. Kjo e shton akoma më shumë numrin e vendeve të punës të paplotësuara me kuadro. Siç e shikojmë kjo gjendje nuk është aspak normale dhe ndodhemi para një problemi me dy pamje: nga njëra anë, në rrethet e sipërpërmendura, do të kemi mungesë mësuesish dhe në anën tjetër, Tiranë do të na shtohet numri i mësuesve në pritmëri. Në seksionin e kuadrit në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës takuam punonjësen e këtij seksioni Zhuljeta Riska. Ajo na thotë se kërkesat për mësues në rrethin e Tiranës janë shumë të pakta. Në pritmëri janë shumë të pakta. Në pritmëri mund të mbahen vetëm gra të martuara por jo vajza dhe djem të rinj. Kjo është një panoramë e gjendjes së emërimeve të sivjetshme. Në Ministrinë e Arsimit të tregojnë një procedurë të gjatë të punës: ata kanë bërë që në mbledhjet e para të organizatave të rinisë për emërimet rekomnimet e ndryshme. Por nga të gjitha ato, në mbledhjet e dyta nuk u mor parasysh asgjë. Informacione nga vetë drejtuesit kryesorë të këtij dikasteri u bënë komiteteve të rinisë të UT «Enver Hoxha» dhe atyre të Institutit të Larta Pedagogjike në Gjirokastër, Elbasan, dhe Shkodër. Përfundimi? Përsëri asgjë. Mbeti përsëri gjendja e fillimit duke thënë «Kështu vendosi rima». Është e nevojshme që për të analizuar këtë problem t’u rikthehemi edhe njëherë mbledhjeve të organizatave të rinisë, kësaj mase demokratike e të drejtë që u pret rrugën hatërve të ndërhyrjeve të ndryshme dhe që rrit ndjeshmërinë autoritetin e rinisë. Mësa kjo që u prit me entuziazëm nga gjithë rinia universitare. Mos vallë ka diçka të vërtetë në zërat që-aja ku na quan këto mbledhje, rinia nuk është emancipuar sa të përballojë një hap të tillë? Fakte të shumta flasin se kjo nuk tregon këtë, por të kundërtën. Është tjetër gjë puna e dobët e disa organeve drejtuese të rinisë, se organizimi i këtyre mbledhjeve në disa raste nuk u bë si duhet. Në organizatën e rinisë bë së gjuhës dhe letërsisë shqipe, për shembull, nga katër studentë që duhet të emëroheshin në Pukë nuk u emërua asnjë. U la bosh një vend për pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës në një kohë kur studentë cilësorë nga Vlora emërohen në Tiranë e ata cikloserë nga Tirana lihen të paemëruar, në dispozicion. A nuk kemi rast se emërimi të kryer pa qenë i nevojshëm? Anëtarë të kësaj organizate ishin drejtues të komitetit të rinisë të fakultetit dhe të Univer- (Vijon në faqen 3)

Shkolla dhe mekanizmi i ri ekonomik

Arsimi i mesëm, si hallkë nevralgjike e sistemit tonë arsimor, luan një rol të rëndësishëm për përgatitjen e brezit të ri për jetën e prodhimin. Zhvillimet e vrullshme që ka marrë ky lloj arsimi, kërkojnë që, krahas rritjes së nivelit ideshkonkret të përmbajtjes të ngrihet niveli i konceptimeve e masave që duhen marrë nga i tërë opinioni ynë shoqëror, nga organet shtetërore e, në veçanti, nga sektori prodhues e social-kulturor edhe për aftësimin praktik e profesional të nxënësve. Në këtë drejtim sidomos vitet e fundit ka arritje të rëndësishme në fushën e legjislacionit përkatës. Në zbatimin praktik të tij, në punën e organeve të arsimit në qendër e në bazë, të dikastereve, të komiteteve ekzekutive e të ndërmarrjeve ekonomike etj., ka një kuptim më të drejtë për planifikimin e nxënësve, si fuqi punëtore për punë prodhuese e praktike profesionale në prodhimin e gjerë. Kjo arrihet më mirë nëpërmjet miratimit të grafikëve të kësaj veprimtarie në ndërmarrje e komitete ekzekutive dhe lidhjes të kontratave të përbashkëta shkollë-ndërmarrje. Nga viti në vit treguesit sintetike të pjesëmarrjes së nxënësve në punë janë në rritje. Kështu për vitin kalendarik 1989, në shkallë vendi të ardhurat e planifikuara nga ky aktivitet janë realizuar në masën rreth 85 për qind. Është dashur shumë punë për të arritur deri këtu. (Vijon në faqen 3)

Si do të veprohet me korrespondencën?

- Intervistë me shoqen Makbule Çeço, drejtore e drejtorisë së arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit. - Kohët e fundit është përmendur shpesh problemi i tërheqjes së studentëve me korrespondencë, ndryshimet që do të bëhen në sistemin ekzistues. Cili është qëllimi i këtyre ndryshimeve? Tani i jepet mundësia një mase shumë të madhe studentësh që të provojnë aftësitë dhe nivelin e përgatitjes së tyre mbasi të gjithë kandidatët që kanë kryer shkollën e lartë ... ... përgjithshëm e me notën 7.5 e lart kanë të drejtë të shkojnë në sistemin e korrespondencës, pavarësisht nëse janë ose jo në marrëdhënie pune. Më parë, në bazë të planit që i jepej komitetit ekzekutiv të rrethit bëhej përzgjedhja e kandidatëve që ishin në marrëdhënie pune sigurish mbi bazën e mesatares. Por kishte shumë kandidatë që plotësonin këto kritere e mbeteshin... ... kësaj janë krijuar mundësi më të gjera përsa i përket përkatësisë së profilit të shkollës së mesme që ka mbaruar kandidati për të cilin sistemi pa shkëputje nga puna nuk funksionon. Kështu p.sh, kandidatët e shkollave profesionale: konkretisht kandidatët e profileve teknike kanë të drejtë të regjistrohen e të provohen në fakultetin ekonomik dhe matematikë – fizikë, apo kandi- i jep në marrëdhënie pune sigurisht këto kritere e mbeteshin pa u trajtuar për mungesë plani. Tani në procedurën e re nuk niset nga plani për rizgjedhjen. Veç… … bëhet fjalë për kandidatët që dëshirojnë - fizikë, apo kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm ekonomik kanë të drejtë të re… (Vijon në faqen 3) mbasi të gjithë kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme me notë 8 e lart në të gjitha kategoritë e shkollave ose që kanë mbaruar shkollën e mesme të sistemit të ri u jepet komitetit të pranimit, që ishin një përzgjedhje e kandidatëve që ishin në marrëdhënie pune sigurisht rizzgjedhjen. Veç… … shpe sh të bëhen në sistemin gjegjës. Cili është qëllimi i këtij ndryshimi? të ri u jepet komitetit të pranimit…

...Të «deh» shiu i beharit

E enjte, 8 gusht, ora 13.45. Në xhamin e dritares të zyrës një rrapëllimë e bërë trokëtish. Qetësinë e zagusht e prish një bubullimë. Papritur ja nis shiu. I shtruar, i qetë. Qetësim. Ndërkohë na bie ndërmend të bëjmë humor me Kicon, stenografin e «Zërit». - U dogjën shkirmet që more për thatësirën! - i themi. - I ruajmë për pasnesër! - përgjigjet, i bindur nga përvoja se s’ka vend për eufori. Thatësira ka patur ndikime të gjëra gjithandej. Shumë xhiro ka bërë këto ditë tregtia me pije freskuese. Njerëzit kanë bërë shumë biseda me mjekë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj të sëmurëve me tension, me zemër... Dielli përvëlon e ka shtuar njerëzit në plazhe. Po dhe pyetja në bërë tepër të preferuara. Bagëtitë kanë zbritur buzë lumenjve, pranë burimeve. Njerëzit kanë përpjekur orët e gjumit. Ballkonet dhe parvazet janë plot me njerëz. Rendimenti në punë ka rënë. Instituti Hidrometeorologjik ka regjistruar kulmet maksimale të temperaturave e ato minimale të reshjeve, të nivelit të ujrave nëpër burime, nëpër lumenj. Kemi parë në televizion Fierin, Koma- nin e kemi pëshpëritur, jo pak. ... Pas tërë këtyre është fare e natyrshme të gëzohesh si fëmijë për shiun e shumëpritur që ra. Fare normale të ecësh me veshje verore nëpër shi. Se kur diçka e pret gjatë, e do me fort. Edhe kur ai të «digj» shkrimet, edhe kur të gjen pa çadër në rrugë, edhe kur të detyron ta braktisësh plazhin. ... Pas tre orësh nga pikat e para, pra, pra në ora 17.00 u lutem 262-62, të na ndihmonte për të marrë një informacion nga rrethet. Mari-ca Tojani, përgjegjëse e turnit të dytë e tërë centralistët e rretheve na lidhën brenda 20 minutash me tërë vendin. - Centralistja e Erështënit, Bardha Gega: - Tani për tani s’po bie. Më parë ra rënjë 13 mm. - Klementina Geci, Tropojë: - Çfarë të ra me se! Na kënaq! - Centralistja e Lezhës, tërpi-këllim: - Në Shkodër është bërë nami. Tek na vetëm diell! Ah! harruam Tiranën. Nimete Zahja në shërbimin sinoptik na jep këtë të dhënë: deri në orën 17-17 mm shi. Dhe informacionet vazhdojnë: - Në Kukës e Pukë: goxha shi. - Në Elbasan e Peshkopi: vazhdon të bjerë. - Në Durrës, në Fier... nuk ka rënë (ndoshta bie gjatà natës): Se gusht e gunë, thotë populli. Po thotë edhe tjetër populli: Po u nxi rrushi mbi degë, u nis shiu që të bjerë. Duam s’duam po e presim atë. Po jo duke ndj.ur. Se e vërteta është që një shi shumë i pritur edhe të deh. Po për një çast. Dehja ashtu si vjen ashtu dhe duhet të ikë, në pak çaste. Ndonjëherë pak shi edhe të vë në gjumë, të çmobilizon, të huton. Po s’duhen harruar lëngjet e hidrocentraleve e liqejt artificialë të ujitjes, bimët e bagëtitë, ujësjellësit e qyteteve e të fshatrave, s’do harruar që uji është jetë për këdo. Se kur kujtojmë shtabet qendrore, e shtabet e rretheve, tërë atë luftë e punë kundër thatësirës ndërgje-rësuese si shiu që ra, është i pakët, tejet i pamjaftueshëm për ta vënë kapelën mbi sy. Kemi ende shumë punë për t’i bërë ballë thatësirës së zgjatur. Kanë punë në Fier e në Durrës, në Sarandë e në Lezhë. Po kanë edhe të privilegjuarit e dijshëm. Se thatësira nganjëherë dënton më tepër atë që e harron! AVDUL DUIE

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË EKUADORIT

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Ekuadorit, Rodrigo Borja Cevallos: «Me rastin e festës suaj kombëtare, përjetësisht të Shpalljes së Pavarësisë së Ekuadorit, në emër të popullit shqiptar, Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve Zoti President, përshëndetjet e sinqerta si bashku me urimet më të mira që formuloj për lumturinë e begatinë e popullit mik ekuadorian». (ATSH)

Punë cilësore për edukimin aldhëar të masave

Në rrethin e Fierit organizata e FD në përgjigje të detyrave të reja të plenumeve të fundit të KQ të Partisë dhe porosive të shokut Ramiz Alia kanë ndërmarrë veprimtarinë e tyre për edukimin atheist e revolucionar të masave (Vijon në faqen 3)

BJESHKËVE TË OROSHIT

Oroshi. Si nëpër dallgë të blerta duket se ngjitet valë-valë prej lumit të Fanit në majat e Malit të Shejt. Këtu koha ka bërë historinë e tij të qëndruar Oroshi del si simbol i Mirditës. Mashterkori është fshati i parë pastaj Gryka e Oroshit, Bulhari, Ndërshenë dhe Nënshenjtë, Secili bukuri e histori më vete që bashkohen e kundrohen në rrjedhën e jetës. Së pari ndalon në Mashterkorin. Gjithë fshati ka shtëpi të bukura, të kohës e karakteristike. Nëpër një urë të varur kalojmë në anën tjetër të lumit. Ndodhemi midis telë Pal Tuci, pinjol të minierën e Spaçit. Është mesditë e ai nuk ndodhet aty por Prëna Tuci, e sho-qja e tij, është zonjë shtëpie që e nderon. Nënë e 8 fëmijëve plot gjallëri e mirësjellje e bën bujarinë krejt të natyrshme. Në odën e madhe e komode të kuvendon djali i vogël Gjovalin. Ka mbaruar shkëlqyeshëm e gjashtë. I pëlqen shumë matematika. Historinë e vendit e don dhe dëgjon me interes ato që thuhen. Prëna, kjo zonjë shtëpie plot shëndet, gjen kohën të bisedojë. Është e kënaqur me jetën që bëhet aty. - Vjet më dhanë pension para kohe, se kisha fëmijë shumë. Ata tash janë rrit, janë në punë. Kanë gëzimet e tyre po edhe me sa i shërbej në përditë. - thotë Prëna dhe i kënaqton nipin e herë mbesën që kanë emrat e bukur Gëzim dhe Genta. Ajo flet thjeshtë për jetesën e fshat. «Njerëzit nuk kanë qenë kurrë më të kënaqur se tash. As jetë më të mirë s’ka pas kurrë» - thotë ajo me gjithë shpirt. Këtë e mendojnë edhe të tjerët e ura me të rinjtë. Nuk është vetëm shkollani që ka sjellë zhvillimin ndarë herën anën (vijeti u festua 90 vjetori i shkollës së Oroshit dhe kjo zonë ka tre shkolla 8-vjeçare). Oroshi komuni- (Vijon në faqen 3)

Në librarinë e qytetit të Tepelenës lexuesit njihen menjëherë me botimet e reja. (Foto: N. Xhufka)