SHOKU RAMIZ ALIA TAKOHET ME EKONOMISTË TË KRYEQYTETIT
Dje mbasdite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, Sekretari i Parë i KQ të PPSH dhe kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, shoku Ramiz Alia, pati një takim me ekonomistë të ndërmarrjeve dhe institucioneve qendrore të kryeqytetit.
Në takim merrnin pjesë planifikues, financierë e kuadro drejtues të ndërmarrjeve ekonomike, specialistë të institucioneve e sektorëve shkencorë të ekonomisë, pedagogë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës e të Institutit të Lartë Bujqësor, kuadro të dikastereve qendrore etj. Ndodheshin edhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë Xhelil Gjoni e Abdyll Baçka dhe ministrat, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Niko Gjyzari. Gjatë takimit, i cili zgjati disa orë, përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë e të gjallë, u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme të ekonomisë, të punëtorëve e të kooperativistëve, të specialistëve në bazë, në institucionet e dikasteret qendrore. Në këtë kuadër, shoku Ramiz Alia, duke çmuar e vlerësuar rolin e madh të mendimit ekonomik, shtroi para ekonomistëve një sërë detyrash. Prej tyre kërkohet mendim i kualifikuar, më shumë krijimtari, me shumë iniciativë e guxim, duke qenë përherë në kërkim të përsosjes e rrugëzgjidhjeve më të frytshme. Mekanizmi i ri ekonomik, porositi shoku Ramiz, zbatohet kur punohet më shumë, kur zbatohen ligjet dhe rregullat, kur i hapet rrugë më me fantazi e iniciativa të reja. Duhet një rikonceprim i planeve të degëve, rretheve e ndërmarrjeve, i metodave të drejtimit, i evidencës e statistikës. Kudo të mendohet e të punohet për ndërrmarje e aktivitete të reja që të shtojnë prodhimin e shërbimet e popullin, për fronte pune pune të reja e të ardhura më të mëdha. Lidhur me këtë shoku Ramiz nënvizoi rëndësinë shumë të madhe që ka kuptimi dhe zbatimi i detyrave që ka shtruar Partia për organizimin e shërbimeve duke tërhequr vëmendjen se ato nuk iu përgjigjen e nuk i përmbushin si duhet kërkesat e popullit. Për këtë dhe për mjaft çështje të tjera mekanizmi i ri nënkupton me shumë lirishmëri veprimi e dhënien e më tepër kompetencave bazës nga dikasteret. Të gjithë, e në radhë të parë ekonomistët, porositi shoku Ramiz, duhet të kuptojnë e përdorin drejt kategoritë ekonomike si koston, rentabilitetin, çmimet pagat, sistemin fiskal etj. Zbatimi i detyrave të mëdha që kemi përpara për zhvillimin e fuqizimin e ekonomisë, për furnizimin e popullit e rritjen e mirëqenies së tij, u tha në takim, lidhet me faktorët objektivë e subjektivë. Duke nënvizuar vështirësitë e pengesat mes të cilave ka ecur e ecën zhvillimi ynë, shoku Ramiz Alia shtroi një seri detyrash për rritjen e militantizmit e të frymës luftëtare të organizatave të Partisë, të organeve të pushtetit e të organizatave të masave, të komunistëve e të kuadrove, për forcimin e disiplinës e të kontrollit. Vërtet, tha ai, kemi vështirësi, por duhet më shumë punë, të vëmë më mirë në lëvizje tërë mundësitë dhe rezervat e shumta që kemi. Duhet tha ai, më shumë dinamizëm e nerv në punë, më tepër luftë ngadhënjese e javëshlluket. Kërkohet veprim më aktiv i organeve drejtuese qendrore, luftë kundër rutinës, burokratizmit e metoda të vjetëruara që ato shfaqen.
institutive të Partisë Xhelil Gjoni e Abdyl Baka dhe ministrat, Sekretar e të gjallë, u shkëmbyen mendime të shumta rreth kuptimit dhe zbatimit të mekanizmit të ri ekonomik, sidomos për probleme që ka nxjerrë përvoja e deritanishme në ato ndërmarrje ku ai ka nisur të zbatohet, ose që duket se do të lindin në të ardhmen. Mekanizmi i ri ekonomik, u tha në takim, do të ecë përpara kur gjithçka në ndërmarrje të bazohet në ligje e rregulla ekonomike, kur të harmonizohen problemet që në njësinë bazë të prodhimit. Po krijojmë dicka të re ndaj jo çdo gjë mund të kuptohet e të zbatohet menjëherë, jo çdo gjë mund të zgjidhet në perfeksion qysh tani.
Mekanizmi i ri ekonomik, u tha në takim, përfshin të gjitha fushat, - drejtimin me llogari e planifikimin, pjesëmarrjen e punëtorëve në ndarjen e fitimit dhe rentabilitetin e ndërmarrjes, rendimentin e kostos, pagat dhe shpërblimet e ndryshme etj. Prandaj, u theksua, që ky mekanizëm të fillojë të zbatohet me frytshmëri. Në radhë të parë duhet të krijohet bindja për efikasitetin e tij te punëtorët, te drejtuesit, te specialistët. Diskutantët që e morën fjalën në takim folën për përvojën, por edhe për mangësitë që vihen re në punën e tyre.
Në ndërhyrjet e në fjalën përmbyllëse të tij shoku Ramiz Alia, vuri në dukje, ndër të tjera, se për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomistët duhet të jenë në guximtarë, - guximtarë në ide, në mendime për lëvizjen dhe cuarjen përpara të sektorëve ku punojnë.
Ekonomia, tha ai, është bazë e tërë zhvillimit të shoqërisë sonë. Këtij zhvillimi do t’i japë impuls të ri mekanizmi i ri ekonomik. Kushti i parë për të realizuar këtë është të kuptohen drejt vendimet dhe direktivat e Partisë. Duhet të kuptohen mekanizmat e ri ekonomik është një kërkesë e kohës, e zhvillimit intensiv të ekonomisë sonë, një nga rrugët më efektive për zgjerimin e prodhimit e ripërtritjen e teknologjisë, për harmonizimin e nxitjen e interesave.
Ky mekanizëm, vazhdoi shoku Ramiz Alia, është kompleks e ka të bëjë me vetëfinancimin, me pjesëmarrjen e punëtorëve në shpërndarjen e fitimit, me organizimin e shërbimeve dhe të aritizanatit, me oborrin kooperativist, me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e tjera etj.
Për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik, u tha në këtë takim, ka një interesim e angazhim të madh përherë në kërkim të përsosjeve dhe rregullat, kur u hapet rrugë më me fantazi e iniciativë të re së. Duhet një rikoncep tim punohet për ndërmarrje për popullin, për fronte
Optimizmi për të ardhmen përshkoi tërë diskutimet, tërë këtë bashkëbisedim të ngrohtë që u zhvillua me udhëheqësin e dashur të Partisë e të popullit. Ky optimizëm mbështetet në ekonominë që kemi krijuar, në resurset e mëdha që ka vendi ynë, në potencialin tonë të fuqishëm, intelektual e njerëzor, në faktin se jemi vend pa borxhe se jemi një vend i vogël ku ashtu si e keqja dhe e mira ndihet shpejt. Këto, tha shoku Ramiz Alia në mbyllje të fjalës së tij, na japin mundësi për zhvillime të mëdha e të gjithanshme. Por për t’i bërë realitet këto mundësi, duhet të punojmë e luftojmë me vendosmëri, me krijimtari e iniciativë, duke ruajtur gjithnjë të paprekur lirinë, pavarësinë e socializmin.
(ATSH)
(Foto: ATSH)
NGA VENDIMET NË ZBATIM
Zgjidhje të mira
— Elbasan —
Zgjerimi i oborrit kooperativist, plotësimi i tij me sasitë e nevojshme të tokës, sipas vendimit të Byrosë Politike, është një nga problemet që këtë ditë po ndiqet me përparësi, na thonë në seksionin e bujqësisë të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit të Elbasanit. Sipas përllogaritjeve, 250.38 familje kooperativiste që ka rrethi, do t’u shpërndahen rreth 53 mijë ha tokë. Deri tani 2020 ha tokë u janë dhënë 7800 familjeve. Deri në fund të gushtit të gjithë familjeve kooperativiste do t’u jepet sipërfaqja e caktuar.
Biseduam për këtë problem edhe me kryetarin e kooperativës bujqësore të Funarit, Adem Dauti, i cili na tha se familjet kooperativiste do të përfitojnë 140 ha tokë, dhe janë ndarë deri tani 60 ha. Pjesa tjetër do t’u jepet atyre deri më 15 gusht.
— Dhe si po veprohet për shpërndarjen e saj?
— Në sektor, pas diskutimit fshatçe, u vendos që toka t’i jepet për rreth shtëpisë, si të gjellojë, nën ose mbi ujë. Ndërsa në fshatin Bixëllonjë u vendos që të jepet një dynym nën ujë dhe një dynym tjetër mbi ujë. Pranë çdo sektori është ngritur njëkohësisht edhe komisioni që ndan tokën, ku bëjnë pjesë një ose dy kooperativistë, kryetari i këshillit popullor i fshatit, përgjegjësi i sektorit, një specialist nga dega e prodhimit dhe brigadieri i brigadës përkatëse.
— Me ngastrat që janë të mbjellë, ç’do të bëhet?
— Edhe për të është vendosur fshatçe. Toka e mbjellë do të matet e do t’u jepet familjeve kooperativiste që tani. Misri apo duhani, me të cilën ajo është mbjellë, do t’i lihet nën kujdestari kryefamiljarit. Kur të vilet prodhimi, sipas rendimentit të planifikuar brenda ngastrës, ai do të dorëzojë prodhimin.
— Nga biseda me kooperativistë, gëmendonjë ata për mbjelljen e kësaj sasie toke që do t’u jepet?
— Ne jemi kooperativa malore, kështu që bën edhe dimër. Prandaj kooperativistët thonë që tokën ta mbjellin me elb dhe lakër foragjere për bagëtinë, si dhe me perime, të stinës së dimrit. Ne si kooperativë do t’i ndihmojmë ata me pendët e qeve për punimin dhe mbjelljen e tokës.
Me këto masa bëhet e mundur që kooperativistët e Funarit t’i plotësojnë sa më mirë nevojat e tyre jetike.
SEJDIN CEKANI
korresp i «Zërit të popullit»
Punë konkrete për strehimin e qytetarëve
— Sarandë —
Në këshillin popullor të Bashkuar të NB Delvinës mëson se po punohet me përparësi për ndërtimin e banesave nga vetë familjarët me ndihmën e ndërmarrjes dhe me kredi.
Kryetari i KP të fshatit Bajkaj Thanas Kapurani na thotë se deri tani zgjidhet i prisnim vëmendjen nga ndërrmarrjet e ndërtimit. Ajo bënte sa mundet, por kjo ishte zgjidhje jo e plotë. Përgjegjësia për strehimin e qytetarëve mbetej anonime. U shtrua me njerëzit ky problem. Vetë familjarët rekomanduan rrugët e zgjidhjes. 100 familje kërkuan menjëherë sheshe ndërtimi. Epsëria që krijojnë vendimi i Qeverisë për ndërtimet nga vetë ndërmarrjet me kredi e nga familjarët, — thotë Koron Korona, — kryetari i KP të NB Delvinës, në përgjegjësi për t’u marrë realizt me këtë problem. Brenda 10-15 ditëve në këshillat popullore të fshatrave, Rusan, Bajkaj, Vllahat, Palavli e Bamatat u evidentuan kërkesat, duke vendosur një radhë të caktuar në përparësinë e ndërtimit sipas nevojave. Shtëpitë vërtet do të ndërtohen nga familjarët po kjo s’do të thotë që këshilli popullor të mbetet në hije. U bë logari çdo të merrte përsipër drejtoria e si do të bashkërendoheshin puna me ... bashkërendohej puna me sektorin e investimeve. Por zgjidhja u kërkua edhe më tej, në sek-sionin e urbanistikës e në ZUP. Sektori i investimeve të ndërmarrjes u riorganizua, u krijuan skuadrat sipas fshatit me muratorë, marangoz, karpentar. Gjithsej 6 skuadra. Tu ngarkuan detyra edhe sektorit të mekanikës ku u angazhuan hekurthyes, kovaç e njësi të tjera të veprimtarive ndihmëse, të cilët u vunë në shërbim të nevojave të qytetarëve. Midis familjarëve e këshillit popullor
u lidhën kontrata. U përcaktuan përgjegjësitë reciproke se çfarë do të sigurojë ndërmarrja e perë se do të sigurojë qytetari. Po dalin edhe vështirësi. Kështu në fshatin Bajkaj ishte e domosdoshme rishikimi i planit rregullues. U vu detyrë projektimi brenda pak ditësh. Pas kësaj u dhanë 40 sheshe ndërtimi. Po kështu sheshe ndërtimi u dhanë edhe 15 në Rusan e po kaq në Bamatat e në Vllahat. Po sigurimin e bazës materiale? Po drejtimi teknik? Ndërmarrja mori përsipër prodhimin e gëlqeres. U ngritën 8 kamina ku u prodhua 2400 kv gëlqere. Gëlqere prodhohet edhe nga vetë fshatarët. Për transportimin e materialeve janë caktuar dy mjete që punojnë për ditë për furnizimin me materiale të banesave. Sipas nevojave herë pas here vihen edhe mjete të tjera. Veç skuadrave të specializuara të ndërmarrjes në ndërtimin e banesave vetjake shpërhet dukshëm edhe solidariteti i vetë muratorëve të fshatit. Për kryerje me cilësi të këtyre ndërtimeve ndërmarrja ka përgjegjësuar duke ngarkuar me detyra konkrete inxhinier, teknik e brigadier. Me objektiv punohet në këtë NB për ndërtimin e shtëpive nga vetë fshatarët? Refat Zervolli në fshatin Rusan që është duke ndërtuar shtëpi për djalin të thotë të zgjidhi brenda vetes por është me shumë vend e kërkon mbështetje furnizimi me materiale ndërtimi.
Pa humbur kohë
— Shkodër —
Në të 30 kooperativat bujqësore të rrethit të Shkodrës, punohet në mënyrë intensive për zgjeruar oborrin kooperativist, sipas vendimit të Byrosë Politike të KQ të Partisë.
Janë 28 mijë e 629 familje, që do të marrin deri në 2 dynymë tokë. 11 mijë e 745 nga këto familje janë në fushë e 16 mijë e 884 në zonën kodrinore-malore. Këto familje kanë patur në oborrin vetjak 498 ha në fushë e 990 ha në zonën kodrinore-malore, gjithsej 1 478 ha. Në zbatim të detyrave të Plenumit të 10-të të KQ të Partisë u shpërndanë për zgjerim të oborrit kooperativist 1 091 ha. Në vijim të kësaj pune ishte menduar të shpërndaheshin edhe disa qindra hektarë të tjerë. Por në këtë proces pune do vi vendimi i ri i Byrosë Politike të KQ të Partisë, që e zgjeron edhe më tej sipërfaqen e tokës të oborrit kooperativist, nga 1 deri në 2 dynym. Tani është zgjeruar e intensifikuar edhe më shumë puna për zbatimin e vendimit të fundit, pasi është fjala për sipërfaqe edhe më të mëdha toke. Tani në shkallë rrethi janë shpërndarë mbi 800 ha tokë për zgjerimin e oborrit kooperativist. A ka probleme që shqetësojnë? Sigurisht që ka. Në disa zona kooperatore malore thuhet se mundësitë e hapjes së tokave të reja janë tepër të kufizuara. Në disa ekonomi të tjera ka kooperativistë që i duan tokat në afërsi të shtëpisë dhe nën ujë. Për zgjidhjen e këtyre problemeve po merren edhe organizatat e Partisë në fshatra e sektorë deri dhe Komiteti i Partisë i rrethit. RIFAT DA?T korresp. i «Zërit të popullit»
Përkujtohen ngjarje të Luftës
Pardje në rreth të ndryshme të vendit u festuan ngjarje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pardje në rrethe të ndryshme të vendit u festuan ngjarje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Populli i zonës së Kavajës në rrethin e Durrësit, festoi 47-vjetorin e krijimit të batalionit partizan «Kavaja». Në Grupit e Pezës, Prajo Kapajkati? i Grupit të Pezës nga lapidari që përkujton këtë ngjarje në fshatin Çetë të kooperativës bujqësore të Kavajës, u vendosën kurora në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit të Partisë të rrethit, të Komitetit Ekzekutiv të KP dhe të organizatave të masave të rrethit.
Në ceremoninë e organizuar kanë përshëndetur sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Nazim Shukqi, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Haxhi Lleshi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Luan Babameto e shokë të tjerë.
Në emër të Komitetit Qendror të Partisë, Këshillit të Ministrave dhe të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, të pranishmit i përshëndeti anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Lavdish Hametaj.
Në Donie të Kalivaçit në rrethin e Tepelenës u festua pardje 47-vjetori i krijimit të batalionit partizan «Baba Abaz». Tek lapidari kushtuar kësaj ngjarjeje Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP, të organizatave të masave të rrethit dhe të popullit të këtij krahinës së Lopësit dhe Krahësit.
Në mitingun e organizuar këtu merrnin pjesë edhe sekretari i parë i Partisë të rrethit, Gramoz Ruçi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, Gjergji Velo dhe të përshëndetën i pranishëm anëtari i Komitetit Qendror të Partisë, Tefta Çami.
Nga mitingu u dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, shokut Ramiz Alia.
(Sipas ATSH-së)
Për të filluar mbarë vitin e ri shkollor
Në rrethin e Kukësit po merren masa të gjithanshme për të filluar mbarë vitin e ri shkollor. Mbi 80 për qind e lokaleve shkollore janë pajisur me bazën e nevojshme materiale – mësimore si mjete për lëndët e biologjisë, të kimisë, pajisje laboratorike, orendi etj. Gjithashtu, praktikisht të mesme bujqësore në Shemri, Fajza, dhe Golaj, janë dë-ruzuar tre komplekse blegtorale dhe po vazhdon puna për të ndërtuar edhe tre të tjera.
Me ritme të shpejta po punohet për ndërtimin dhe pajisjen e pesë shkollave të reja tetëvjeçare në fshatrat Qinamake, Xhafera, Kolesjan, Vrrj etj. si dhe të shkollës së mesme të arsimit të përgjithshëm në qytetet me 28 dhoma mësimi e mjedise të tjera të nevojshme. Në shkollat 8-vjeçare të fshatrave Xhafera dhe Kolesjan kanë përfunduar ndërtimi, suvatimet dhe po kryhen punimet e shtresave. Në shkollën e mesme dhe atë 8-vjeçare që po ndërtohen në qytet është siguruar ngrohja e klasave dhe e mjediseve të tjera me kaldaja.
(Sipas ATSH-së)
Për bukuritë e rralla, ujërat e freskëta me bimësi të dendur e gjelbërim të përhershëm, Syri i Kaltër pranë fshatit Muzinë është i dëgjuar jo vetëm në rrethin e Sarandës, po në tërë vendin. Shpesh, nga qyteti dhe fshatrat vijnë punonjës, kooperativistë dhe të rinj për të kaluar çaste të këndshme pushimi a një të dielë. Më 22 korrik, ditën e dielë, ne u takuam këtu me banorë dhe familjet e tyre nga Saranda, Delvina, nga Vurgut e Dropulli, që pushonin e kënaqeshin në hijet e rrëpeve e freskinë joshëse. Veç ata bëjnë një vërejtje të përbashkët: pse nuk ka shërbim nga shtegtat?
Megjithëse flitet, shkruhet dhe jepen porosi për të organizuar kalimin e kohës së lirë në mënyrë sa më të kulturuar, nga rrethi nuk janë marrë masa. Këtë boshllëk, kooperativistët dhe të rinjtë, që kishin ardhur nga Sofratika në Dropullin e Poshtëm të rrethit të Gjirokastrës, atë ditë e kishin zgjidhur vetë duke marrë me vete ushqime të paketuara. Sepse këtu nuk ka asnjë barakë shitjeje, pikë ambulante apo dyqan.
Për Syrin e Kaltër drejt menjëherë ndërmarrja e Albturizmit, që ka parashikuar të ngrejë «Fshatin Turistik». Idea u konkretizua me projektimin e tij dhe, brenda një kohe të shkurtër, u shpall vendi e u ndërtuan 5 kabinat e para. Eterniti i kuq që mbulon çatitë tip alpine, llampat e ndricimit, deri te baravat e dyerve, janë të tëra të importit. Përpara tyre është hapur një hauz i ujit të veshur, jashtë e brenda, me mermer të bardhë, veç disa pllaka kanë zënë të bien. Pak më tutje, janë hedhur bazamentet për 3 kabina të tjera dhe kështu, Syri i Kaltër në ndërmarrjen e albturizmit figuron, me siguri, si «Fshati Turistik».
Deri këtu mirë e bukur. Mirëpo një një problem fare i vogël, Tërë këto shpenzime sa efektive kanë qenë? Deri tani asnjë! Sepse kabinat nuk janë ende gati. Atje u mungojnë pajisjet hidrosanitare, me to nuk është futur uji, energjia elektrike e tij. Sic na tregoi roja i objektit, këto 5 kabina ishin planifikuar për t’u vënë në shfrytëzim që më 15
ndërtor të vitit që shkoi. U interesuam në rreth. Drejtori i hotelit «Turizmit» Agron Xhama:
- Këtë problem e ka drejtorja e ndërmarrjes së Albturizmit në Tiranë. Ata e dinë. Ne, vetëm kemi caktuar një roje për të mbrojtur objektin.
Ndërsa drejtori i ndërmarrjes së «Albturizmit» Ruhi Sheqi thotë:
- Në ngritëm fshatin turistik te Syri i Kaltër, ashtuam rrugën për atje, por kabinat na i ka bllokuar shëndetësia e Sarandës për puseta. Problemin do ta zgjidhim me Ministrinë e Shëndetësisë. Kështu që gati ato do t’i kemi në tetor, atëherë po, në tetor...
Dhe, ashtu të bukura e të hijshme, mes atij deti gjelbërimi, kabinat pa njerëz duken si të braktisura. Ato që ishin planifikuar për t’u fituar nga ekonomia, kanë humbur. Shteti ka vënë në dispozicion fonde të posaçme, investimet janë bërë, por të ardhura nga kabinat te Syri i Kaltër akoma nuk po sigurohen.
Kush përgjigjet?
PETRIT KOÇIAJ