16/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 gusht 1990

PUNA SERIOZE SHKENCORE – BAZË PËR ARRITJE TË LARTA

– Rrethi i Korçës për të tretin vit radhazi realizoi e tejkaloi planin e prodhimit e të dorëzimit të grurit – SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH TIRANË I dashur shoku Ramiz, Mes entuziazmit e mobilizimit për të vënë në jetë vendimet e plenumëve të fundit të Komitetit Qendror të Partisë dhe porosive Tuaja shumëmë të vlefshme për demokratizimin e gjithanshëm të jetës së vendit, për zbatimin e reformave ekonomike dhe rritjen e mirëqenies së masave punonjëse në qytet e në fshat, është kënaqësi e ligjshme për ne që t’ju gëzojmë me njoftimin se plotësuam planin e prodhimit e të dorëzimit të grurit, ndërkohë që në zonën malore nuk ka përfunduar ende shirja. Po vazhdojmë të dorëzojmë grurin tej detyrës së planifikuar me synimin që të plotësojmë edhe planin e dorëzimit të thekrës. Me këto rezultate rrethi ynë, për të tretin vit radhazi, realizon e tejkalon planin e prodhimit e të dorëzimit të grurit. Ndër faktorët që kanë ndikuar për këto realizime në këtë bimë të rëndësishme mund të veçojmë punën serioze dhe ekzigjencën për zbatimin e të gjitha hallkave të teknologjisë, duke gërshetuar përvojën shumëvjeçare të kultivimit të kësaj bime me të dhënat e shkencës bujqësore. Një punë e mirëfilltë shkencore është bërë nga specialistët e rrethit, të cilët në këtë vit morën mbi 35 kuintalë për hektarë, nga 34.6 kuintalë për hektar që ishte plani, rendiment ky më i larti i arritur deri më sot. Në 7800 hektarë të mbjellë në fushë u mor një rendiment prej 55.8 kuintalë për hektar, ndërsa në 2200 hektarë më të intensifikuar të kësaj zone u morën mbi 65 kuintalë për hektar. Gjatë kësaj fusha e dalluan shumë ekonomi, sektorë e brigada, por, mendojmë të veçojmë kooperativistët e zonës së Devollit, të cilët, duke punuar me mobilizim e optimizëm, prodhuan mbi 30 mijë kuintalë grurë mbi planin, duke kompensuar kështu edhe mosrealizimet në disa ekonomi bujqësore të rrethit. Po kështu flamurtare edhe këtë vit janë punonjësit e ndërmarrjes bujqësore “Enver Hoxha” të Plasës, të cilët, në gjithë sipërfaqen prej 844 hektarë, realizuan një rendiment të lartë prej 68 kuintalë për hektar. Në pararojë qëndrojnë edhe të ndërmarrjes bujqësore të Dritashtë të kooperativës së tij të parë të Pojanit me rendiment 64 kuintalë për hektarë në gjithë sipërfaqen, ata të kooperativës së Lumalasit me 58 kuintalë për hektar dhe të disa kooperativave malore si në brigadat më të mira u dalluan brigada e nëntë në Sheqeras me 87,3 kuintalë për hektar, brigada e shtatë në Pojan me 78 kuintalë për hektar, brigada e tretë në Vloçisht me 77,6 kuintalë për hektar dhe brigada e parë në Drithas me 76 kuintalë për hektar, etj. Rezultatet e arritura edhe këtë vit në bimën e grurit nuk na vetëkënaqin, por, përkundrazi, na forcojnë mendimin për të pohuar me bindje të plotë se ato nuk përbëjnë kufirin e fundit. Përvojën e ekonomive, sektorëve dhe brigadave rekordmene po punojmë për ta njohur thellë dhe duke e përgjithësuar ta zbatojmë atë në kushte të krahasuara në gjithë zonat e rrethit, me synimin që rendimentet në bimën e grurit të konsolidohen e të jenë në progres të pandërprerë. Kujdesit të Partisë për rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së popullit, kooperativistët tanë, të lidhur si mishi me kockën me Partinë, Komitetin e saj Qendror me Ju në krye i dashur shoku Ramiz, po i përgjigjen me vrull e mobilizim të jashtëzakonshëm për të përballuar situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga thatësira e tejzgjatur dhe për të minimizuar në maksimum efektet negative të saj. Ndër faktorët që kanë ndikuar për këtë serioze dhe energjike e shkencës bashkëkohore. rrethit tonë për përsosjen e strukturës varietore, në bazë të të dhënave të eksperimentimit në prona dhe në gjerë në zona të ndryshme. Në këtë mënyrë është bërë e mundur që të minimizohen ndikimet klimatike negative dhe për rrjedhojë, rendimenti nga viti në vit të vijë duke u rritur. Sivjet, në gjithë sipërfaqen e korrur prej mbi 19 166.5 kvintalë për hektar grurë etj. 844 hektarë, realizuan një rendiment të lartë prej 68 kvintalë për hektar. Në pararoje qëndrojnë edhe ata të ndërmarrjes bujqësore të Dritashtë e të kooperativës së tipit të lartë të Pojanit me rendiment 64 kvintalë me 58 kvintalë për hektar dhe të disa kooperativave malore si Ligenasit, Goricës, Gurshqipes, që tejkaluan planin e prodhimit e të dorëzimit të grurit. Ndër sektorët më të përparuar në rrethin tonë mund të përmendim: sektorin Burimas në ndërmarrjen bujqësore Plasë, të Vashtëmisë në N.R. Gjedhi, të Pojanit (1), të cilat morën respektivisht 76, 75, 70 dhe 66.5 kvintalë për hektar grurë etj.

Në qendër të vëmendjes: mekanizmi i ri ekonomik

Në aparatin e Ministrisë së Industrisë të Mineraleve dhe të Energjetikës këto ditë po bëhet një punë intensive me moton: “Në vendimet ne zbatim. Synimi është të jepet zgjidhje problemëve konkrete që lidhen me zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik.” NGA VEPRIMTARIA E DIKASTERËVE Në aparatin e Ministrisë së Industrisë të Mineraleve dhe të Energjetikës këto ditë po bëhet një punë intensive me moton: “Në vendimet ne zbatim. Synimi është të jepet zgjidhje problemëve konkrete që lidhen me zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik. RIHARTOHEN ÇMIMET E REJA Vendimet e fundit të Partisë e të qeverisë bënë ndryshime në kriteret e formimit të çmimeve që ato të afrohen me vlerën e prodhimeve. Mirëpo çmimet e reja ishin miratuar para daljes së këtyre vendimeve dhe nuk krijonin kushte për zbatimin e mekanizmit të ri ekonomik. Nga çmimet, mjaft ndërmarrje me prodhimet e tyre dilnin përsëri me humbje. Drejtori i drejtorisë së financës, shoku Arben Isufi, shpjegon se aparati i Ministrisë, së bashku me specialistë të bazës, i ribënë edhe një herë çmimet me shumicë të 40 ndërmarrjeve të degës së kromit, të bakrit, të qymyrave të drurit, të kimisë etj. Kështu nga shpërndarja më e drejtë e akumulimit midis degëve menaxhohet humbja prej 177 milionë lekësh që u rezultonte më parë këtyre ndërmarrjeve e që vinte nga zbatimi i çmimeve të mëparshme dhe sigurohet një rentabilitet më i lartë, deri 15 për qind. P.sh. me çmimet e rihartuara në degën e kromit menjanohen humbja prej 25 milionë lekësh. Në bazë të kritereve të reja, çmimet në industrinë nxjerrëse formohen me koston e plotë mesatare të vendburimeve të varfëra. Duke zbatuar këtë kriter, për degën e qymyreve dhe të nxjerrjes së naftës janë hartuar dhe do të zbatohen çmime vektake për secilën ndërmarrje. Në këtë mënyrë menjanohen humbja për 130 milionë lekësh, krijohen burime për stimulat materialë të punonjësve dhe për riprodhimin e zgjeruar socialist. UDHËZIME FINANCIARE Drejtoria e financës përgatiti dhe dërgoi nëpër ndërmarrje udhëzimet e veçanta për shpërblimet mbi bazë të mekanizmit të ri. Njëri prej tyre sqaron variantet e mundshme të shpërblimit të punonjësve nga e ardhura neto në varësi me nivelin e realizimit të saj: sa është shpërblimi kur tejkalohet e ardhura neto; sa është kur e ardhura neto plotësohet 100 për qind, por ndërmarrja e ka planifikuar me rritje këtë tregues. Cilat janë pasojat në pagë kur nuk realizohet e ardhura neto etj. Këto e të tjera aspekte të pagës sqarohen në udhëzimin e përgatitur. Udhëzimi tjetër financiar, i hartuar e i dërguar, lidhet me njësitë vartëse të ndërmarrjeve që sipas kushteve mbajnë pasqyrë ekonomiko-financiare, nxjerrin bilanc më vete dhe çelin (ose jo) llogari shlyerëse në bankë, si dhe me njësitë vartëse që mbajnë pasqyrë ekonomike e financiare, por nuk nxjerrin bilanc më vete. KOMPETENCA TU DEGRUA BAZËS Drejtoria e planit, në bashkëpunim me drejtorinë e prodhimit, miratoi dhe u dërgoi ndërmarrjeve kompetencën për të shpërndarë deri 20 për qind të prodhimit mall të shitur edhe për artikujt e përqendruar. I vlefësuar në valutë ky prodhim është rreth 10 milionë dollarë eksport (pa llogaritur vlerat në lekë për shitjet e brendshme). Ndërmarrjet e degës së kromit do të shesin vetë, pra do të eksportojnë vetë 22,5 mijë tonë mineral dhe 5300 tonë koncentrat. Vlera në valutë e sasisë së telave dhe kabllove të bakrit që do të prodhohen nga 60 mijë tonë mineral do t’u llogaritet si plan eksporti ndërmarrjeve minerare të bakrit. Kundrejt këtij plani ndërmarrjet minerale kanë të drejtat e përfitimet që gëzojnë edhe ndërmarrjet e tjera që eksportojnë. Po kështu, ndërmarrjeve të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës do t’u llogaritet plan eksporti vlera në valutë e nënprodukteve që dalin nga 23 mijë tonë naftë bruto dhe 2,4 milionë m3 gaz etj. Kështu do të veprohet edhe me ndërmarrjet metalurgjike, kimike, të drurit, uzinat, parqet etj. Kjo kompetencë u është dhënë ndërmarrjeve me përjashtim të diferencuara (shumica deri 5 për qind), në radhë të parë për të vlerësuar e nxitur interesimin material të tyre për të zgjidhur vetë problemet valutore. Por ja në mbajtur parasysh edhe faktorë të tjerë, si rëndësia e prodhimit për ekonominë, shkalla e plotësimit të kërkesave të saj etj. Për këtë kompetencë tani lindur edhe pyetja: si është shumë apo pak kjo përqindje? Ka mendime të ndryshme e të kundërta për këtë edhe në Ministri. Disa thonë se cënohet plani i eksportit. Disa të tjerë thonë se kjo hap perspektiva për të rritur më tej prodhimin dhe eksportin. Baza i ka pritur mirë. ESAT BASHARI

U festua 45-vjetori i Flotës Luftarake Detare

Me rastin e 45-vjetorit të krijimit të Flotës Luftarake Detare, dje paradite në njësinë «N», në Durrës u zhvilluan veprimtari të ndryshme si takimi i të dalluarve në lëvizjen «Flamurtarë të mësimeve» të shokut Enver Hoxha, luftëtarë të zbatimit të vendimeve të Kongresit të 9-të të Partisë, Mërrin pjesë detarë e kuadro të Flotës Luftarake Detare, veteranë të kësaj arme, të rinj dhe të reja dhe të ftuar të tjerë. Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe ministri i Mbrojtjes Popullore, shoku Kico Mustaqi, sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, Nazim Skëqi dhe shokë të tjerë. Takimin e hapi ushtaraku Çapajev Smokthina. Në emër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia, përshëndeti dhe uroi për sukseset më të mëdha për mbrojtjen e vendit, shoku Kico Mustaqi. Midis të tjerash, ai theksoi se Flota Luftarake Detare si pjesë e pandarë e Ushtrisë sonë Popullore është vepër e Partisë dhe e shokut Enver Hoxha. Krijimi i kësaj arme të rëndësishme menjëherë pas fitores së revolucionit popullor, ishte një faktor tjetër për forcimin e aftësisë mbrojtëse të Atdheut tonë socialist për të garantuar lirinë e arritur me gjak e sakrifica të panumërta. Gjatë këtyre katër dekadave e gjysmë, kjo armë, në Flotën Luftarake Detare kanë milituar breza të tërë kuadrosh e detarësh të aftë, të edukuar me ideologjinë marksiste - leniniste të Partisë sonë, që janë shquar për besnikëri të patundur ndaj saj. Me vlera të dukshme është puna e detarëve, kuadrove e punonjësve të kësaj arme për vënien në jetë të vendimeve të Plenumëve të 9-të, të 10-të e të 11-të të KQ të Partisë për demokratizimin e mëtejshëm të vendit e shoqërisë sonë, duke nxjerrë konkluzione nga situatat aktuale për të qenë në kurdoherë në këmbë e syhapët për mbrojtje. Disa reparteve, ndërreparteve, detarëve e kuadrove të dalluar të Flotës Luftarake Detare iu dorëzuan urdhëra e medalje të ndryshme, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Nga ky takim u dërgua një telegram Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, shokut Ramiz Alia. (Sipas ATSH-së)

Ndërtimi i banesave vetjake kërkon veprime të shkathta

NE POGRADEC: Këshillat popullore të lagjeve dhe Këshilli popullor i qytetit të Pogradecit deri tani kanë regjistruar 130 kërkesa për ndërtime banesash vetjake nga qytetarët. Duke zbatuar kriteret e përcaktuara, nga këto deri më sot janë miratuar 87 kërkesa. Prej tyre janë dhënë 47 shehse ndërtimi, nga të cilat në 24 ka filluar puna. Këto banesa po ndërtohen tërësisht me shpenzimet e banorëve të interesuar. Por lind një pyetje: Pse numëri i kërkesave të miratuara të jetë dy herë më i madh se ai i dhënies së shehsve të ndërtimit dhe për më tepër edhe numri i shehsve të jetë më i madh i madh se ai që tregon hapjen e themeleve, fillimin nga puna konkrete ndërtuese? Kryetari i komitetit ekzekutiv të KP të qytetit, Llazi Lako, thotë se me disa masa organizative që po merren këto raporte do të përmirësohen. Ja, psh, një masë e mirë organizative: ndërmarrja e ndërtimit ka hapur dyqane për shitje materialesh inerte për qytetarët që ndërtojnë shtëpi, si rërë, tulla, granil e gëlqere. Gje e mirë, natyrisht. Qytetari i interesuar për ta ndërtuar vetë shtëpinë e tij, di kështu ku të drejtohet për materialet. Por detyrimi i ndërmarrjes së ndërtimit nuk duhet të mbarojë me kaq. Ajo deri më sot ka marrë përsipër ndërtimin e banesave vetëm të dy qytetarëve, kur mendojmë se barrën mund ta ketë më të rëndë së toku me ndërmarrjen komunale banesa. Ka lindur mendimi që për të zgjeruar dhe shpejtuar ndërtimin e banesave vetjake të qytetarëve të aktivizohen gjersërisht edhe brigadat e muratorëve të fshatrave përreth, që aktualisht janë të lira. Natyrisht kjo të bëhet nëpërmjet aktmarrëveshjeve mes kooperativave dhe banorëve të interesuar. Kjo është një formë që vlen të praktikohet.

Tejkalojnë detyrat e eksportit

Klasa punëtore e rrethit të Durrësit prej fillimit të vitit ka dhënë më tepër prodhime nga plani i eksportit. Punëtorët e fabrikës së duhan-cigareve «Iliria» në Noga, i dhanë eksportit më tepër se detyra 8,4 milionë lekë. Kështu u dhanë më shumë 6 për qind cigare të markave të ndryshme si «Tirana», «Apollonia». «Por», më 49 për qind duhan. Rritje të tjera po pësojnë detyrat e eksportit dhe kolektivi i uzinës «Dumil-mike, Krahas tejkalimit të planit të prodhimit të përgjithshëm me 1,5 milionë lekë, u plotësua dhe detyra e eksportit 102,6 për qind. Vetëm sasia e fijuar u dhanë më shumë nga plani 130 tonë. Më shumë prodhime për eksport kanë dhënë Ndërmarrja e vaj-sapun-it në Rrogozhinë, ato të qilimave dhe të materialeve dekorative të ndërtimit në Kavajë, uzina e radios-televizorëve, Elbasan etj. (Sipas ATSH-së)

MYZEQARET E BRIGJEVE TË SEMANIT

Reportazh Në të majtë të rrjedhës së lumit Seman, disa kilometra para se të derdhet në Adriatik, shtrihen një varg fshatrash fushorë. S’të zë syri begore kёtyre anëve përveç kodrave të Pojanit tej në horizont. Banorët janë myzeqarë, me po ato zakone e tradita, me po atë mendësi e psikologji që haset në Myzeqenë e Madhe që haset në vetmin ndryshime se jeta e tyre, sidomos në të kaluarën, lidhjet me detin e lumit. Kooperativa e tipit të lartë në Seman përmbledh gjashtë fshatra rreth tre kilometrave larg njëri-tjetrit. Vetë Semani dhe Topoja me më shumë se 300 shtëpi secili, janë vendbanimet kryesore ku edhe jeta shfaqet më tërësisht e saj. U ngajeta në tërë fshatrat këto dy brigjare të istemuara me shtëpi prandë e pranë, burra më burryl, me rrugë e rrugica të drejta të asfaltuara. Është vërtetë tërësi krasht me idë të bukta për pamjen e fshatrave brigjeve të Semanit. Shtëpitë kanë thënë të hardhive dhe edhe kurorat e pemëve të shumta që ka rritur dora e myzeqarit në kopshte përparkar. Vetëm një mur i lartë i lehtë e aroma e luleve, nëpër shkallë. Shtëpia përbrenda, me tri dhoma dhe një kuzhinë, të befason me tërë atë rehati që të sjell ndërmend apartamentet e qytetit. Edhe më shumë çuditshëm kur Jani thotë se e ka nisur nga zeroja, si tërë myzeqarët. Vetëm moçal, e pylli ishte dikur pellgu i Semanit. - Ne gjedhinn lirisht e pyllit, hapnim një copë tokë e ngremi kasollen. Për vete kasolle, për bagëtinë kasolle. Me kallam, baltë e kashtë që ia merrnim moçalit, i ndërtuam. Po s’rrinim as dhjetë vjet në një vend. Shpërnguleshim me tufë e trojtullin e plehëruam të kasolleve e punonim dhe e mbillnim misër e fasule. S’kishim as ujë të pijshëm. Hapnim puse përpara kasolleve, po më shpesh na duhej t’i kripnim. Dhe e nisnim përseri nga e para. Me rrënjë e shtromim kasollën. «Boto për ne ishte pylli e moçali...» - Pse nuk i ndërtomit me tulla kasollat, t’i mbulonit me tjegulla? - Bate koshte boll Myzeqeja. - Nuk dinim, nuk e njihnim zanatin e të prerit të tullave dhe të tjegullave, - por edhe zanatçinj, tashmë, s’na linin të vetën. Vetëm ai jeto- nte në shtëpi me mure tullash. Vetëm ai kishte oxhak, se gjoja rridhte prej oxhaku... «Nuk u bëmë si këmbët e dhisë», - na e priste shkurt. I pari që mësoi të priste e të piqte tulla e tjegulla, ishte Kristo Stroni. E mësoi zanatin nga një njoton i caktuar përpara të cilitim. Vonë e mësuam edhe ne. Pikërisht kur Xoxi Koti nga Gjokailla ndërtoi shtëpinë e parë me tulla e tjegulla. Muratorët ishin nga Golloborda. Ndërtoi edhe semanjaku Tush Jano, pastaj me radhë. Mësuam t’i bënim me themelë shtëpitë tona. Që të ishin të forta muret, thernim qengjin apo zogun në themele. Mësuam edhe zanatin e muratorit. Todi Gjegi, Llupi e Ngjelo Shopa ishin muratorët e parë. Ata e të tjerë i ndërtonin shtëtrat e Semanit. «Ç’u shohin synë, e ndërtuam në më pak se 30-40 vjet»... Mirëqenia materiale është pak e shumë e njëjtë nga njëra shtëpi në tjetrën. Rrallë ndonjë familje e re është ende pa televizor. Ja, si ajo e Vlladimir Gjecit, sekretarit të byrosë së kooperativës. E re shtëpia e Lazdit, por mikpritëse si tërë shtëpitë myzeqare, si shtëpia e mësuesit Gjerko Lenna. Nëse do të qëndrosh për drekë apo për darkë në këto shtëpi, (Vijon në faqen 3)

Çaste nga puna në fabrikën e këpucëve, Gjirokastër. (Foto: N. Xhufka)