17/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 gusht 1990

PËRGJEGJËSIA E LARTË PËR DETYRAT – CILËSI E NJERËZVE TË PARAROJËS

– Rrethi i Përmetit plotëson planin e prodhimit të grurit – SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH – Rrethi i Përmetit plotëson planin e prodhimit të grurit – SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH TIRANË I dashur shoku Ramiz, Në atmosferën revolucionare që ka përfshirë mbarë vendin për të vënë në jetë ato që vendosi Plenumi i 11-të i KQ të Partisë, kooperativistët e punonjësit e tjerë të rrethit të Përmetit, me komunisten në ballë, me gëzim ju njoftojmë se arritën një sukses të ri: plotësuan planin e prodhimit e dorëzimit të grurit në masën 100 për qind, duke marrë 3.4 kv/ha më shumë se viti i kaluar, e barabartë kjo me 14.000 kv. Në 1300 ha në lugina u morën mbi 40 kv/ha. Realizimi i prodhimit të grurit e ka bazën te mobilizimi e përgjegjësia e lartë për detyrat, që janë cilësi e militantizmit të njerëzve tanë, e ka burimin tek hovet e reja që kanë ngjallur vendimet e Partisë për demokratizimin ekonomik e shoqëror të jetës. Ky rezultat forcon bindjen se nuk janë kushtet e motit, por puna e palodhur e njerëzve, ajo që përcakton prodhimin. Zbatimi i vendimeve të Plenumit të 7-të të KQ të Partisë për përdorimin më të mirë të stimujve materiale dhe shpërblimin sipas punës e të ardhurave dha efekte pozitive. Punonjësit e bujqësisë përfituan shpërblim suplementar nga gruri 380 mijë le- nistëve dhe kuadrove, e mekanizatorëve jo vetëm të rrethit tonë, por edhe të rrjeteve të Korçës, Lushnjës, Fierit e Sarandës, si dhe e punonjësve të transportit e të grumbullimit. Për tejkalimin e prodhimit të grurit në pararojë qëndrojnë kooperativat bujqësore Këlcyrë dhe Kosinë që dhanë përkatësisht 2500 kv dhe 2000 kv mbi planin, kooperativa bujqësore malore e Malëshovës, ajo e Odrieanit. Rendimente të larta arriti NB-ja «Kongresi i Përmetit», ku në të gjithë sipërfaqen u realizua një rendiment 47 kv/ha etj. Rezultate të mira u shënuan edhe në plotësimin e detyrave të 7-mujorit. E ardhura e buxhetit u realizua 110 për qind, e ardhura e centralizuar e shtetit 107 për qind. Prodhimi i përgjithshëm industrial u realizua 105.7 për qind. Plani i eksportit u tejkalua, duke dhënë 900 mijë lekë më shumë. Volumi i ndërtimeve e shërbimet ndaj popullit u realizuan 102 për qind. U dha më shumë se plani i dorëzimit 5000 kv qumësht. Fryma optimiste e punëve ngrithet më lart, kur ato shoqërojnë rezultatet. Ndaj kur flasim për këto arritje kemi parasysh ato mundësi e rezerva të reja që kemi në çdo sektor, të cilat po i mobilizojnë, i bëjnë KQ të Partisë dhe porositë tuaja dhënë gjatë vizitave në rrethin tonë në maj të këtij viti, kanë rritur më shumë optimizmin dhe besimin e patundur të masave punonjëse për drejtësinë e vijës së Partisë, për thellimin e mëtejshëm të demokratizimit të jetës së vendit. Në dy ndërmarrje e në një repartesh po punohet me drejtimin ekonomik me llogari më vete e ndjekimi në shërbimet ndaj popullit ka refleks pozitiv në llojshmëri, afat e cilësi. Edhe këto ditë të thasëtirës së madhe klasa punëtore e fshatarësia kooperativiste e rrethit po tregojnë shembuj mobilizimi për të zbatuar në minimum efektet negative të saj. Kudo, në rreth ka një gjendje të shëndoshë moralo-politike. Ju premtojmë shoku Ramiz, duke zbatuar porositë tuaja do të ngremë më lart gatishmërinë e vigjilencën për të mbrojtur fitoret tona, do të plotësojmë çdo detyrë për të ecur të sigurtë në rrugën që kemi zgjedhur vetë, ku na udhëheq Partia. AKTIVI I PARTISË I RRETHIT PËRMET Përmet, më 11.8.1990 Të rrojë sa malet Partia e Punës me ju në krye i dashur shoku Ramiz! Të rrojë Partia!

Arritën objektivat dhe zhvilluan veprimtari të ndryshme

Dje, në «Ditën e Enverit», kolektivave punonjëse në rrethin e Tiranës, duke punuar me frymë sublime për të zbatuar vendimet e Plenumit të 11-të të KQ të Partisë dhe porositë e shokut Ramiz Alia, objektivat e caktuara në prodhim i arritën e tejkaluan. Ndër më të dalluarit në rajonin nr. 1 janë punonjësit e kombinatit të autotraktorëve «Enver Hoxha» që prodhimin industrial dhe detyrat për eksport për ditën e djeshme i realizuan mbi 100 për qind. Në të dy repartet e farkëtarisë u përgatitën mbi 20 për qind më shumë malio, boshte urash për traktorë e automjete mbi planin. Punëtorët e uzinës mekanike të gjeologjisë, të cilët qysh më 1 korrik po zbatojnë mekanizmin ekonomik dhanë 5 për qind prodhime më tepër, ndërsa planin e eksportit e tejkaluan me 10 mijë lekë. Gjatë ditës u përgatitën me cilësi 500 copë flanxha, përfunduan 3 sondaj shpimi etj. Edhe treguesi i mallit të shitur për dje u tejkalua me 40 mijë lekë etj. Prodhime mbi planin dha edhe kolektivi i ndërmarrjes së qilimave etj. Në rajonin nr. 2 për punë me rendiment e cilësi u shquan veçanërisht mekanikët e ofiçinës së riparimit të mjeteve të transportit, që kryen një vëllim prej 5 për qind mbi objektivin, riparuan një motor nafte më shumë e me gunnga. Objektivat e ditës i arritën edhe minatorët e Valiasit, kolektivi i ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve që planin e tejkaloi 5 për qind. 20 kolektiva në rajonin nr. 3, që realizuan e tejkaluan detyrat e 15 ditorit të parë të gushtit, dje shënuan arritje të reja. Në pararojë janë punëtorët e fabrikës së këpucëve, që dhanë mbi planin ditor 1 mijë palë këpucë, të ndërmarrjes së montimeve industriale që tejkaluan prodhimin industrial me 5 mijë lekë, të kombinatit të material-ndërtimit «Josif Pashko», të cilët detyrat i tejkaluan 1.5 për qind, duke dhënë 20 metra katrore dyer e dritare më shumë. Punonjësit e sektorit të montimeve në kantierin nr. 1 (Vijon në faqen 2)

Telefonat vazhdojnë...

Pak ditë pas një kritike — 37 ndërmarrjeve në kryeqytet iu ndërprenë telefonat. Biseda të shumta jashtë orarit zyrtar. Mungesë kontrolli në shkolla e kopshte fëmijësh — Pak ditë pas një kritike Telefonat vazhdojnë... — 37 ndërmarrjeve në kryeqytet iu ndërprenë telefonat. Biseda të shumta jashtë orarit zyrtar. Mungesë kontrolli në shkolla e kopshte fëmijësh — Para pak ditësh në gazetë u botua shkrimi «Biseda private nga telefoni zyrtar». Pritej që pas kësaj kritike, sapo të merrej gazeta, çdo drejtues të mblidhte kolektivin, të ballafaqonte me faturat a ta shkëljë në sektorin e tij dhe të merrte masa të rrepta ndaj qëndrimeve të tilla me lekun e popullit. Kjo nuk u bë as në ditën e parë, as më pas. Në drejtorinë e përgjithshme të PTT-ve në Tiranë, u takuam me zëvendësdrejtorin e saj, Met Rreli. Ai na tha: «Ka një fare ulje të ritmit të bisedave ndërkombëtare nga telefonat e qendrave të punës, por kjo është ende shumë larg asaj që kërkohet. Me nisëm e Komitetit të Partisë të Rrethit dhe të drejtorisë sonë, për këtë qëllim ngritëm gjashtë grupe të kontrollit punëtor dhe atij shtetëror të cilët për dy ditë me radhë ushtruan kontrolle të befasishme në mbi 50 ndërmarrje e institucione dhe në të gjitha rojet operative të dikastereve. Rezultoi se përgjithësisht drejtuesit, administrata dhe organizatat bazë pak ishin shqetësuar për t'i ndalur abuzimet me telefonat e shtetit. Pa dashur të japim listën e plotë të të gjithë telefonave, po citojmë ata më kryesorët: Këtu, telefoni 220-50 dhe 270-92, nga ora 18.30 deri në 22.00, kontaktorët telefonikë kishin regjistruar 2400 impulse, në ndërmarrjen e riparim-shërbimeve nr. 2 me numur telefoni 243-36 u regjistruan 1284 impulse, në ndërmarrjen e bonifikimit nr. 1.45 në telefonin 249-93 u regjistruan 1133 impulse. Ndërsa «rekordin» në këtë drejtim e mban OMT-ja me nr. telefoni 228-70 me 11.576 impulse. Biseda të tilla sidomos gjatë natës janë vërejtur edhe në çerdhe, kopshte e shkolla(!). Vetëm në kopshtin shkolla tetëvjeçare të kryeqytetit në këto ditë pushimi u kryen gjatë natës midis së martës dhe të mërkurës biseda telefonike me jashtë që kapin shifrën 7500 impulse, ndërsa në 6 çerdhe fëmijësh po gjatë këtij turni u regjistruan 6500 impulse. Po aq befasuese e tronditëse tingëllojnë impulset e regjistruara për poliklinikat e disa lagjeve. Janë regjistruar telefona që kanë punuar pa pushim edhe me orë të tëra. Që nuk mund të bëhet fjalë për sens kursimi e ndjenjë qytetare, kjo është e qartë edhe për këto raste. Por a e kuptojnë këta hovardën e zhymërterse me dijersen e popullit çdo impuls i regjistruar është djerse e këtij populli e rrjedh të huajve? Ta themi troç: kjo është një rrugë për të futur dorën në xhepin e shtetit, është vjedhje. Grupi i kontrollit punëtor arriti në përfundimin se pak ishte punuar nga ana e administratave që të ndaloheshin këto abuzime. Nga të gjithë punonjësit që u kapën me shkelje rezultoi se ata nuk ishin vënë në dijeni të vendimit nr. 182 datë 26.5.1990, të Këshillit të Ministrave, që sanksionon pagimin në 6-fish të vlerës në rast përdorimi të telefonit të zyrës për biseda private. Si rrjedhojë e një qëndrimi të tillë 37 ndërmarrjeve iu ndërprenë telefonat deri sa drejtoritë, administratat, dhe organizatat e Partisë ta marrin siç duhet në dorë këtë problem, pra arka e shtetit të çdëmt[ohet], dhe personat përgjegjës t'ia japin llogari. Të tilla probleme e qëndrime janë vërejtur edhe në rrethin Korçë, Durrës dhe Elbasan, megjithëse jo në ato përmasa si në kryeqytet. Me këtë rast do të theksonim se problemi qëndron edhe më te gjithë ata që besojnë në linjat ndërkombëtare për çështje pune. Është e nevojshme që këto biseda të jenë sa më të sakta, të shkurtra dhe konkrete.

Nga vendimet në zbatim

NË BERAT: Me kujdes, po edhe pa u vonuar Në rrethin e Beratit, janë afro 20 mijë familje kooperativiste që do t'u shpërndahen afro 4000 ha tokë. Deri tani kanë marrë atë rreth gjysma e familjeve. Ndërkohë objektivi është që kjo detyrë të përfundojë brenda muajit gusht. Më mirë po ecet në zonën kodrinore-malorë, ku edhe ngastrat janë të lira. Ndërsa në ato ekonomi ku toka është e zënë me bimë si: pambuk, duhan, foragjere etj., kooperativistëve është përcaktuar ngastra përkatëse dhe do ta marrin atë pasi të mbillet prodhimi. Atje ku është ndarë toka, kooperativistët kanë filluar punimin e saj. Kooperativat bujqësore u kanë afruar ndihmësën e tyre familjeve për punimin me traktorë, me farëra, fidane etj., sipas pagesës. Në Paltal kooperativa ka ndarë çdo familjeje farë tërshëre. Komisionet përkatëse në çdo ekonomi bujqësore po kujdesen që të lufohet ndonjë prirje uniformiteti. Ka edhe probleme të tilla: si do të ndahet toka kur brenda një ekonomie bujqësore ka sektorë në fushë, por edhe sektorë në zonë kodrinore? Në raste të tilla, «komisioni» më i mirë është quajtur vetë fshati. Për këto e probleme të tjera janë përfshirë edhe organizatat-bazë të Partisë në fshat, edhe komiteti i Partisë i rrethit. ASLLAN SARACI korresp. i «Zërit të popullit» NË PUKË: Në përshtatje me veçoritë e çdo fshati Për zbatimin e vendimit të Byrosë Politike për zgjerimin e oborrit kooperativist, në të gjitha fshatrat e rrethit të Pukës është diskutuar për fshatçe. Për rreth 8 mijë familje është vendosur të shpërndahen afro 1600 ha tokë. Në seksionin e bujqësisë e komitetit ekzekutiv të KP të rrethit tonë se kanë kaluar në oborre deri 140 ha tokë, të liruara nga gruri, thekra, patatet. Gjithashtu, komisionet e krijuara kanë nisur nga matja e tokës që është vendosur t’u jepet kooperativistëve. Ato toka që tani janë të mbjella me misër, janë matur si oborr, por prodhimi i tyre do të villet nga kooperativa bujqësore. Kështu është vendosur në fshatrat. Ndërsa për t’u ardhur në ndihmë kooperativistëve në plotësimin e nevojave për bazën ushqimore të blegtorisë të përgatkur, masa të ndryshme. Psh, në Fierze është vendosur grumbullimi i gjethëve të thata dhe atyre që kanë më pak se 1 dynym deri tani, do t’u jepet kashtë misri nga kooperativa. Ne përgjithësi zbatimi i këtij vendimi do të vazhdojë shkallë-shkallë, sipas lirimit të tokave, duke u bërë në përpjekje që të përputhen kërkesat e fshatarëve për ta pasuruar sa më afër tokën që përdor. HALIL BUÇPAPAJ korresp. i «Zërit të popullit»

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË INDONEZISË

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Indonezisë, Soeharto: «Me rastin e festës kombëtare të Indonezisë, 45-vjetorit të Shpa-lljes së Pavarësisë, në emër të popullit shqiptar si dhe në emrin tim, Ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira për lumturinë e popullit indonezian dhe begatinë e vendit.» (ATSH)

Shqipëria aderon në Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore

Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me dekret vendosi aderimin e vendit në Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Instrumentet e aderimit do të depozitohen së shpejti pranë qeverive të SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë që janë palë depozituese të Traktatit. Ky traktat, në të cilin bëjnë pjesë 140 shtete, parasheh angazhimin e mospërhapjes së armëve atomike dhe marrjen e masave efektive për ndalimin e garës së armatimit bërthamor. (ATSH)

Sigurimi i bazës ushqimore – detyrë e ngutshme

ÇËSHTJE DITË Në shumë rrethe ka rënë prodhimi i qumështit e në disa raste prodhimi ditor po i largohet shumë grafikut të planifikuar. Para kësaj gjendje mjaf[t] kuadro e specialistë po veprojnë ngathët për të marrë masat e nevojshme. Aty ku ka ujë e mjaftueshëm (si në Shkodër, Lezhë, Krujë, Lushnjë, Sarandë etj.) duhet të intensifikohet puna për ujitjen e të gjitha foragjereve. Kjo është e domosdoshme edhe për sipërfaqet e mbjella me jonxhë, që në shumë raste po shpërdorohen duke i prerë du-lherë si «musha», ku lëshohen në kullotë të gjitha bagëtitë. Këshillën e thotë dhe sporohet që jonxhat nuk ushtakmi ujitur me përparësi dhe njëlloj si bimët e tjera? Kush dhe cilat teknologji mohon që duke u ujitur dhe e plehëruar jonxhen, nuk arrihen e merren edhe 3 kosa të tjera? Edhe në mbjelljen e misrit hamullor, të lakrës foragjere e në grumbullimin e barit në mjaft rrethe, sidomos në Dibër, Berat, Elbasan, Gramsh, Krujë, Lezhë, Librazhd, Mat, Pogradec, Pukë e të tjera vërehet një prapambetje e theksuar. Kërkohet që pa humbur kohë të punohet me aksion, me të gjitha mjetet e forcat e mundshme për grumbullimin dhe ruajtjen e bazës ushqimore. Rezerva ka kudo. Të përfitohet nga përvoja e të përparuarve, ku janë ngritur brigada të veçanta që merren me korrjen, grumbullimin e barit të thatë në pyll e në mal, të kasitës të lashtave, e nëndproduktëve bujqësore të bimëve të tjera. Në mjaft ekonomi në këto ditë si ushqim për blegtorinë po shfrytëzohen edhe bocet e luleve të dellit pas shirjes, po rrlvihen në punë qendrat e përpunimit të ushqimeve të ashpra. Ndërkohë në disa kooperativa, për të kursyer ushqimet, një pjesë të tufave i kanë kaluar në kullota të lira, larg stallave e fshatit, në kullota malore ose në pyll. Duke e vlerësuar objektivisht gjendjen, duhet thënë hapur se me masat e marra, me mbjelljet e dyta hamullore dhe rezervat ushqimore të siguruara deri tani, që janë mjaft më pak se ato të vitit të kaluar, gjendja nuk është e mirë. Me to nuk mund të përballohet dimërimi i bagëtisë dhe vështirë të mbahet niveli i prodhimit blegtoral i arritur në periudhën tetor-prill të vitit 1989-1990. Për të përmirësuar gjendjen është e nevojshme që me problemet e bazës ushqimore të merren të gjithë e në mënyrë konkrete, për detyrat që u takojnë, kuadrot drejtues dhe specialistët e ekonomive, të rretheve dhe deri në Ministrinë e Bujqësisë. Kërkohet që të luftohet mendësia se mbarështimi e bagëtisë në oborre nuk është e vështirë e dimërohen tufat e përqëndruara. Në mënyrë të veçantë tani kujdesi dhe vëmendja duhen përqendruar në grumbullimin, transportimin dhe përpunimin e të gjitha bimëve dhe nëndhprënimeve të tjera që mund të përdoren për ushqimin e bagëtisë. Çdo zvartje i zhvlerëson ato, i bën më pak të përdorshme dhe shton fitot e dëmtimet. Tashmë forcat janë më të lira nga punët e shumta. Prandaj të organizohen aksione për t’u kapërcyer prapambetja në grumbullimin e gjethëve të dushkut, jo vetëm për të realizuar planin, por dhe për të përtëkallim e tij. Kudo të mendojmë e të përligatitemi se dimrit nuk i dhatë, se mund të jetë i ashpër. Për bagëtitë e imëta gjethet janë ushqimi-bazë për to. Në të njëjtën kohë, kjo periudhë e deri nga fundi i shtatorit është vendimta[r]e për mbjelljet e hashave të përziera: perzierjeve të tërave me leguminoze, të tërfit, të loliumëve etj. STAVRI MITEZI

Nga puna në fabrikën e birrës të kombinatit ushqimor «Ali Kelmendi» në Tiranë. (Foto: N. Xhulka)