29/08/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 gusht 1990

KURDOHERË MILITANTE PËR IDEALE TË LARTA PATRIOTIKE E SOCIALISTE

SHOKUT RAMIZ ALIA SEKRETAR I PARË I KOMITETIT QENDROR TË PPSH I dashur shoku Ramiz, Ashtu si në mbarë vendin edhe në kolektivin e Institucionit tonë artistik të Kinostudios, vendimet e Plenumëve të fundit të KQ të Partisë, kanë ngjallur një frymë të lartë mobilizimi e vendosmërie. Në kolektivin tonë diskutohet, shpesh, me gjallëri e me shqetësim qytetar, me kurajo e me përgjegjësi për gjithçka që ndodh në jetën tonë të përditshme, si një kontribut modest që dëshirojmë të sjellim në rrjedhën e proceseve të sotme të zhvillimit ekonomik, politik dhe të demokratizimit të jetës shoqërore të vendit. Aty ku zjen mendimi, ku ka dialog dhe çiltërsi ku ka kritikë e autokritikë të hapur, nuk ka vend për tashethem e për meskinite. Ky është një mësim i vyer që ne e nxjerrim nga ai mekanizëm i gjerë i mendimit popullor që është vënë në lëvizje nga vendimet e Plenumëve të fundit dhe fjalimet Tuaja programatike. Kjo frymë e shëndetshme e ka vënë kolektivin tonë në pozita aktive. Të gjitha diskutimet i karakterizon një radhë të parë vendosmëria për të qenë kurdoherë militante për idealet tona të mëdha. Siç është e kuptueshme, diskutimet për letërsinë e artin, veçanërisht për kinematografinë që është një art aq masiv e i dashur për popullin, zënë vendin e parë. Veprat me vlera të larta cilësore, siç e meriton koha dhe njeriu ynë i kulturuar, janë ata gurë të çmuar që ne do t’i përpiqemi të shtojmë në gjerdanin e artit tonë kombëtar e socialist. Thellimi i realizmit, gërshetimi i përvojës së filmave me shtrirje epike të viteve ’70 me atë të trajtimeve psikologjike në vitet ’80, domosdoshmëria e ndryshimeve konceptuale në filmin dokumentar, përgjithësisht forcimi i karakterit kombëtar të kinematografisë, kanë qenë dhe do të jenë në qendër të përpjekjeve krijuese të kinostudios. Dëshirojmë t’Ju njoftojmë me këtë rast se veç disa filmave që janë pritur mirë gjatë vitit të kaluar si «Kthimi i ushtrisë së vdekur», «Pranvera e hidhur verës», «Fluturat në kabinetin tim», «Treni niset në shtatë pa pesë», etj., shpresojmë se do të priten me po atë jehonë disa krijime tona të reja si «Balada e Kurbinit», që evokon sakrificat shekullore në altarin e lirisë së atdheut, «Vitet e pritjes» që sjell tragjizmin e plagës së mërgimit ekonomik, «Vetmia», ku jepet drama e njeriut që për komoditete personale shkëputet nga shokët, «Një djalë dhe një vajzë», që trajton probleme bashkëkohore të moshes së re etj. Në filmin dokumentar ka një lëvizje për mbarë për të pasqyruar me realizëm e pa ilustrime problemet ekonomiko-sociale të kohës, për të ndikuar edhe me mjetet e artit në njohjen e zgjidhjen e tyre. Ndërsa filmi vizatimor po tërheq edhe vëmendjen e shikuesit të huaj me trajtimin e veçantë figurativ të legjendave, përrallave e baladave të tragjegjisë sonë të pasur popullore. Megjithatë ne mbetemi gjithmonë të detyruar ndaj shikuesit tonë dhe ndaj dashamirësisë dhe kujdesit të papravije të tërë specialistësh e punëtorësh. Ndoshta më shumë se në çdo degë tjetër, ne e ndjejmë dhe prekshëm se ç’përfundojmë të bukura sjellin qartësia e ideve, dialogu me frymë konstruktive, shpirti i sakrificës, ndihma shoqërore, harmonia e marrëdhënieve dhe të çfrytëzimit të dhurata bart e kundërta e tyre. Vetvetiu në vetëdijen e secilit bëhet një paralelizëm me atë dheun. Liria e pavarësia e tij, ëndërrat e dëshirat më të larta e më të shenjta të shqiptarit, atributet të cilave brez i ynë i udhëhequr nga Partia iu shtoi edhe atë dashurinë për shoqërinë socialiste janë të siguruara e të pashlyeshme kur ekziston uniteti i plotë e i qëllimeve, ku mbi çdo motiv bëhet zotërues ai i Atdheut dhe mbi çdo synim ai që shkon në të mirë të përparimit dhe emancipimit shoqëror, të demokratizimit pa ndalshëm të jetës së vendit. ...dhe me mjete të artit ne figurativ të legjendave, përrallave e baladave të tregojë shëgjimësisë ndaj shikuesit tonë dhe ndaj dashamirësisë dhe kujdesit të madh që tregon Partia dhe shteti për ne, ashtu siç jemi të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë çmos për të zgjeruar shpenzimet e mëdha që bën shoqëria për këtë art. Ne jemi një kolektiv i madh me një specifikë të veçantë ku veprat e artit kinematografik që prodhojmë janë frut i punës së përbashkët të krijuesve të disa gjinive e të një- ... Kolektivi i Kinostudios «Shqipëria e Re» ...Koha jonë na kërkon që të jetojmë e të punojmë çdo ditë me militantizmin e luftëtarit që është në vijën e parë të frontit për të mbrojtur atë çka më të shtrenjtë – lirinë, atë që ka më të çmuar – atdheun, atë që e ka ngritur me gjakun e djersën e vet – socializmin. Kinëastët tanë do të venë në gjirin e forc at që veprat e tyre të bëhen ushqim i shëndetshëm shpirtëror për masat punonjëse që t’i frymëzojë e të ndikojë fuqishëm për formimin e tyre me ideale të larta patriotike e socialiste.

PUNË SULMUESE PËR TË MBYLLUR 6-MUJORIN E DYTË

PERBALLE DETYRAVE, PERBALLE ZOTIMEVE PUNË SULMUESE PËR TË MBYLLUR 6-MUJORIN E DYTË Ku është Tirana me aksionet e veta? Eshtë folur jo një herë për aksionet e rëndësishme që janë ndërmarrë në Tiranë: për strehimin, zënien me punë të forcave të lira dhe furnizimin e mirë të tregut. Probleme kyçe këto në jetën e çdo individi, familjeje, gjithë shoqërisë. Po ç’u bë për to gjatë gushtit? Nga një informacion që komiteti ekzekutiv i rrethit firmosur nga shoku Llambi Gegprifti, Kryetari i këtij Komiteti, thuhet se këtu muaj u morën masa të mira sidomos për t’u zgjidhur problemet e bazës materiale për ndërtimet, ashtu siç janë shtuar përpjekjet për zënien me punë të forcave të lira, zgjerimin e rrjetit tregtar, komunal etj. Ka një grafik për apartamentet e rinj që do të jepen çdo muaj. Sipas tij deri në shtator duhet të jepen 1114 apartamente. Në të vërtetë siç thuhet në informacionin që përmendëm, shifra e 8-mujorit, është 1410, pra 296 apartamente më shumë se detyra. Sigurisht këto plusе janë njëxitje për tekalime të tjera. Për punësimin detyra ishte të ziheshin me punë 4700 forca të lira. Në të vërtetë janë zënë 3 mijë e pritet të vëre 3300 për dy-tre ditë. Një detyrë ende e paarritur. Pse? Nuk ka vende pune? Jo. Në kombinatin e tekstileve ende janë 900 vende pune të lira, në kombinatin e autotraktorëve 200, në miniera 250 etj. Gjithsesi rreth 2 mijë vende të lira që presin. Zgjerimi i rrjetit tregtar e shërbimeve të tjera është pikësynim i ngutshëm. Nuk janë pak, do të hapen gjatë këtij viti edhe 210 njësi të tjera tregtie e 216 njësi komunale. Deri tani jemi tek një e treta e detyrës. Po si do të ecin më tej këto detyra? Nuk hedhim asnjë dyshim, por ndonjë dyshi e vërejtur në kushtet kur koha ngushtohet mund të ndikojë për keq. Thuhet, për shembull, se në pallatet e rinj rrallë punohet me dy turne. edhe atje ku baza materiale është e plotë. A mund të lejohen më tej kjo? Të mos harrojmë: Nga viti në vit mbetur vetëm 4 muaj dhe ende detyrës vjetore nuk i është dhënë vajtur një gjysmë. Komentet bëhen të tepërta. Tani përgjegjësisht nuk ka njerëz, të cilëve nuk ju gjendet punë, po njerëz që nuk venë të punojnë atje ku u thuhet. Shoqërisë i intereson që njerëzit të punojnë të tërë, se kjo është në të mirën e tyre, të familjeve e të vetë shoqërisë. Pra është një front ku ende do mbajtur vëmendja e përqëndruar. Më shumë shkathtësia mund të ketë në sfërën e shërbimeve. Për çfarë konkretisht? Edhe për hapjen e njësive të reja, po edhe për t’u dhënë disa rregulla të domosdoshme njësive private, pa folur që ato duhen zgjeruar e vënë në baza më të organizuara e të kontrolluara. E të tjera nevoja. Shkurt, detyrat janë të mëdha, puna kërkohet intensive. Kësaj kërkese dikush i përgjigjet më mirë e dikush jo aq mirë. Tani kërkesat janë që të larta sa dobësitë e deficitet e ndokujt s’i mbulon dot askush. Korresp. i «Zërit të popullit»

8-mujorin para afatit

- LIBRAZHD - Klasa punëtore e rrethit të Librazhdit, plotësoi 7 ditë para afatit detyrat e 8-mujorit në prodhimin e përgjithshëm industrial, në prodhimin ripërteritjen e makinerive, pajisjeve e pjesëve të ndërrimit, në qarkullimin e mallrave, vëllimin e punimeve të mekanizuara, transportin hekurudhor të mallrave, në pyllëzime etj. Detyrat e periudhës u dhanë mbi 9 mijë tonë hekur-nikel, 6 mijë tonë krom dhe materiale të tjera. 16 kolektiva nga 20 që ka rrethi plotësuan e tejkaluan detyrat e 8-mujorit. Me përparësi janë ndjekur detyrat e eksportit, të cilat u tejkaluan mbi 20 për qind. Miniera e kromit dhe e hekur-nikelit i dhanë eksportit së bashku 8 milionë lekë prodhime më shumë. Në ballë të plotësimit të detyrave qëndrojnë kolektivat e minierës së hekur-nikelit, Heroinë e Punës Socialiste, të minierës së kromit dhe të kantierit të ndërtimit të minierave në Përrenjas, të grumbullim-përpunimit, të SMT-së, etj., të cilët lufojnë të plotësojnë e tejkalojnë para kohe edhe detyrat e 5-vjeçarit. E veçanta e kësaj periudhe është se të gjitha tejkalimet janë pasojë e rritjes 3.6 për qind e rendimentit shoqëror të punës. Puna e bërë për zbatimin në mënyrë efektive të mekanizmit të ri ekonomik, po ndikon për mirë edhe në treguesit financiarë. Kjo ka bërë që klasa punëtore detyrat e periudhës t’i plotësojë duke kursyer rreth 2 milionë kw orë energji elektrike. Vetëm gjatë gushtit u kursyen mbi 600 mijë kw orë energji elektrike e materiale të tjera. E ardhura neto e ndërmarrjes u plotësua 107 për qind, të ardhurat e buxhetit të shtetit 101 për qind, kostoja u ul tej detyrës 936 mijë lekë dhe të ardhurat e arkës u plotësuan 102 për qind. Por jo të gjitha ndërmarrjet i plotësojnë detyrat e periudhës sipas planit. Ndërmarrja e përpunim-drurit që për 4-vjet i ka plotësuar ritmikisht detyrat, rrëzikon plotësimin e detyrave të këtij viti, se parku i mallrave në Përrenjas nuk zbaton kontratat për transportin e lëndës drusore nga pyjet. Në parkun e mallrave për 8-mujorin një pjesë e shoferëve nuk kanë punuar kryesisht për mungesë të gomave, por dhe të karburantit. Me mosplotësim të detyrave është edhe ndërmarrja e ndërtimit, e cila po i thellon deficitet për mungesë furnizimi me cimento e materiale të tjera. Edhe ndërmarrja gjeologjike e rrethit që u ngrit këtë vit, për mungesë të mjeteve të transportit, të disa materialeve e të bazës teknike, ka krijuar disa deficite. Mundësitë janë që edhe këta kolektiva, duke u mbështetur në shpirtin luftarak të punëtorëve, por dhe me një ndihmë të diferencuar nga dikasteret përkatëse, të dalin nga kjo gjendje. XHEVDET ALMETA

Mbërriti në vendin tonë një delegacion parlamentar i Republikës së Finlandës

Me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare delegacioni parlamentar i Republikës së Finlandës. Me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare delegacioni parlamentar i Republikës së Finlandës, kryesuar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Markus Aaltonen. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga kryetari i Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, deputetë të Kuvendit Popullor, funksionarë të Presidiumit të Kuvendit Popullor etj. (ATSH)

Shoku Foto Çami priti delegacionin parlamentar të Republikës së Finlandës

Kryetari i Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, Foto Çami, dje pasdite delegacionin parlamentar të Republikës së Finlandës, të kryesuar nga kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Markus Aaltonen. Kuvendit Popullor, Foto Çami, dje pasdite delegacionin parlamentar të Republikës së Finlandës, të Parlamentit, Markus Aaltonen. Gjatë bisedës, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, shoku Foto Çami ndër të tjera vuri në dukje marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Finlandës dhe mundësitë për t’i zgjeruar e konkretizuar ato më tej, që është në interes të dy popujve tanë. (Vijon në faqen 4) ...shtë e kuptueshme, diskutimet për letërsinë e titullit, ynë i kulturuar, janë ata gurë të çmuar që në do të përpiqemi të shtojmë në gjerdanin e artit tonë kombëtar. Kinematografia edhe në të kaluarën ka krijuar filma që kanë vënë në vendin e rolin e tyre të veçantë në artin tonë si për mesazhet ideore, ashtu dhe për vlerat e tyre artistike të spikatura, por ne jemi të ndërgjegjshëm se ato duhej dhe mund të ishin më shumë, ashtu siç u theksua edhe në analizën që ju bë kinematografisë në Sekretaria- ... ...i nga kryetari i Komisionit të Përhershëm të Punëve të Jasht- ... që është në interes të dy popujve tanë. ...me etj.

Vëzhgim për kontratat

Nënshkruhet si ligj, realizohet si dëshirë Më 9 gusht 1990, parku i mallrave në Gjirokastër bën kërkesë-padi për ndërmarrjen e përpunim-drurit për dru tranzit dhe ato që duhen transportuar në Ballsh. Dy ditë më vonë, më 11 gusht, përpunim-druri hedh në arbitrazh parkun për drutë e zjarrit direkt dhe për shtyllat e minierës e vozat. Çështja gjykohet. Dënohen të dyja ndërmarrjet, se të dyja nuk kanë shfrytëzuar mundësitë dhe rezervat për të zbatuar detyrat. Po pse kanë vrapuar në arbitrazh? Për të zënë «portat», kush e kush më parë dhe për t’i dalë së keqes përpara kur të vijë dimri dhe të ndihen mungesat në furnizimin e qytetarëve me dru zjarri. Ka mungesë përgjegjësie në zbatimin e detyrave, janë nënshkruar kontratat, që në fillim quhen ligj e pastaj kthehen në dëshirë. Kjo gjë është e papranueshme, veçanërisht tani në kushtet e punës dhe me mekanizmin e ri ekonomik. Roli i marrëdhënieve kontraktore me të do të jetë më për- ... - GJIROKASTËR - ...kaktuеs, siç e dinë ata që janë futur në të, por siç duhet ta vlerësojnë edhe të tjerët, që thonë se po përgatiten për 1 janarin, duke vlerësuar ndikimet e drejtpërdrejta që japin marrëdhëniet kontraktore në realizimin e prodhimit dhe të ardhurave të punonjësve. Ç’ndodh? Prodhimi i përgjithshëm industrial si rreth është plotësuar 104 për qind, por kanë mbetur pa realizuar 34 lloje. Megjithatë, me përjashtim të ndërmarrjes tregtare të shitblerjes, në të tjerat nuk ka shqetësim për realizimin e tyre, dhe pse janë nënshkruar kontrata e mungesat përkin furnizimin e popullit. Minierat e fosforiteve në Kushatbardhë, që është futur në mekanizmin e ri ekonomik dhe punon me treguesin «prodhim i shtitur», planin e qershorit e ka plotësuar vetëm 13 për qind, atë të korrikut 20 për qind. Po parku që e pengon, nuk e ka hedhur në arbitrazh dhe ka gjendje stok prodhimi të shumtë. Kontratat e kthyera në dëshirë duken si të «kulluara» kur vlerësimi për to nuk merr formën e detyrimit ligjor, që në miratim. Dhoma e tregtisë e rrethit ka biseduar me ekonomia si NB «Muzafer Asqeri», NB Libohova e NB Lunxhërisë për të prodhuar 9000 kv shalqinj për eksport, po për këtë nuk ka lidhur fare kontratë. Problemi as mund të gjykohet, gjersa nuk është nënshkruar e ligjëruar marrëveshja. Me gjithë konsumin e tregut të rrethit dhe të fqinjëve, ka prodhim që mbetet e shkon dëm. Dhe kulmin e arrin ndërmarrja komunale basnesa, e cila për ujë dhe energji elektrike nuk lidh kontratë me asnjë nga ndërmarrjet konsumatore dhe ato shpenzojnë pa ditur dhe pa llogari edhe në kushte të tilla të jashtëzakonshme. Kontrata është ligj, por nga disa kjo më shumë përdoret si formulë e zbatohet si dëshirë. Që të mos zgjatë kështu, duhen shtrënguar më fort vidat ekonomike. Dhe duhen përdorur edhe masat zhдënuese ligjore për ndërmarrjet, por dhe për shepin e drejtuesve përgjegjës. THANAS DINO

Shoku Adil Çarçani i dërgon telegram kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Kuvendit të RSF të Jugosllavisë

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Adil Çarçani, i dërgoi këtë telegram kryetarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Kuvendit të RSF të Jugosllavisë, Ante Markoviç: «Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për aksidentin e rëndë në minierën e Dobrnjas të Bosnjë-Hercegovinës, ku pati viktima të shumta. Në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe në emrin tim, Ju dërgojmë Juve dhe familjeve të viktimave ngushëllimet tona të sinqerta.» (ATSH)

Një delegacion zyrtar tregtar i RPS të Shqipërisë mbërriti në Moskë

Mbërriti në Moskë një delegacion zyrtar tregtar i kryesuar nga zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme të RPS të Shqipërisë, Kostandin Hoxha. Në aeroportin e Moskës delegacioni u prit nga zëvendësministri i Ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me Jashtë të BRSS-së, Osad Çuk dhe fu- ... (Vijon në faqen 4)

Çaste nga puna në fabrikën e llampave në Vlorë. (Foto: N. Xhufka)

...ciklo-...hina...ajmet, ditës... certi i...pedik: 8.00...s dhe...vala...lën e...nga...Fati... “Për...Për...lor; 2) Përra...profes...tizmi...15 Nga...me ma...progr...regjimi...shëm...popu...11.00...11.24...lajmet...metra)...kës...ditës...Limoz...Oshafi...nes...transmisioni...16.00...minj...biz...18.00...këtë...ekstrat...pullor;...21.00...Biseda...