Përparësi produkteve e shërbimeve për furnizimin e popullit
- Intervistë me ministrin e Industrisë së Lehtë, BASHKIM SKYJA -
Masat e rëndësishme që mori Partia dhe Qeveria për të rritur pagat e ulta, në punonjësve të industrisë së lehtë ia shtojnë detyrimet. Jemi përballë kërkesave të rritura të tregut dhe disa vështirësive për burime energjetike e fonde valutore, ndaj del e nevojshme të bëjmë ç’është e mundur për të rritur më tej prodhimet e mallrave të konsumit të gjerë, jo vetëm në sasi, por edhe në llojshmëri e me cilësi më të lartë. Në këtë mënyrë do të krijohen mundësi që nëpërmjet tregut të thithët sasia e parave që hidhet në qarkullim nga rritja e pagave. Kjo, natyrisht, kërkon një mbështetje më të mirë të sektorëve të industrisë së lehtë me bazën materiale teknike për të shfrytëzuar plotësisht aftësitë prodhuese ekzistuese.
Në projektplanin e vitit 1991 parashikohet që mallrat e konsumit të gjerë të rriten krahas të pritshmit të këtij viti rreth 200 milionë lekë.
Një punë më e kujdesshme për thithjen e monedhës shtesë në qarkullim do të bëhet edhe për zgjerimin e sektorëve të riparim-shërbimeve në popull, jo vetëm nga zgjerimi i lokaleve dhe shtimi i numrit të njësive, por edhe shtimi i llojshmërisë së shërbimeve në popull dhe i mbështetjes së tyre si nga ana organizative, edhe për furnizimin materialo-teknik nëpërmjet shfrytëzimit të mbetjeve teknologjike të kësaj industrie.
Zbatimi i mekanizmit të ri ekonomik do të të nxitë shfrytëzimin e plotë të rezervave që janë në gjirin e kolektivave punonjës për të shtuar mallrat e konsumit të gjerë dhe të shërbimeve në popull.
Zbatimi i sistemit të pagave të përmirësuara në sektorët e industrisë së lehtë (përfitojnë rreth 50 për qind e punonjësve me një rritje page 30-80 lekë në muaj ose me një shumë vjetore në fondin e pagave rreth 60 milionë lekë), pa dyshim, që do të nxitë interesimin e tyre për të punuar më me mobilizim në punë, kryesisht në disa sektorë të vështirë, siç është industria e tekstilit, qilqit dhe e qilim-sixhadeve. Për këta sektorë përveç përmirësimit në pagat e ulta, nga dikasteri dhe ndërmarrjet janë bërë edhe përmirësime në rritjen e kategorizimit të vendeve e proceseve të punës për t’i dhënë më mirë me sektorët e tjerë, ku edhe intensiteti i punës është më i ulët.
Shpreh bindjen e plotë se punonjësit e industrisë së lehtë detyrat e rëndësishme për furnizimin e popullit me mallra të konsumit të gjerë do t’i kanë në qendër të vëmendjes duke i dhënë, siç thotë Partia, përparësi më të mëdha.
Vendim që do të nxitë prodhimin
- ELBASAN -
Qysh në stacionet e autobusëve ku hipin metalurgët e kombinatit «Çeliku i Partisë» dhe nëpër reparte të uzinave të ndryshme, ndjen copëza bisedash e vlerësimesh që i merr si mbresat e para të jehonës së vendimit të Këshillit të Ministrave.
Në fabrikën e konvertitorëve, respektimin e kushteve teknologjike, për disiplinën e lartë etj. do të jetë e njëjtë për këdo dhe paralelë. - Këto dhe të tjera përmirësime do ta shoqërojnë natyrshëm zbatimin e vendimit të Qeverisë, - thotë Skënder Dubali, drejtor i NB-së së Peqinit. Në ndërmarrjen tonë, për disa procese pune, ngaqë ato kishin pagë më të ulët, siç na shpjegon deputeti Rrapush Bahja, punëtorët do të marrin më shumë edhe afro 30 për qind të pagës së deritanishme. Doemos kjo rritje më tej interesin për punën dhe për prodhimin. Në repartin e derdhjes së pandërprerë, p.sh., ka vende pune ku punëtorët janë me kategori të ndryshme personale. Tani edhe punëtorët me kategori më të ulët, që do të marrin pagë afërsisht të njëjtë me ata të kategorisë personale më të lartë, do të nxiten të japin më shumë çelik, të rritin cilësinë e tij, të sigurojnë rendiment më të lartë. Rrjedhimisht, edhe kërkesa e llogarisë si për paga ishte më e lartë. Tani edhe në proceset e punës deri sot më pak të ulët, raportet ndryshojnë, interesimi është më i madh, numri i punëtorëve të rinj, gjithashtu, do të shtohet. Synimi për të prodhuar më shumë se tani, pa pritur 1 tetorin, kur do të nisë të zbatohet vendimi, tregojnë se punonjësit e kanë të qartë ligjësinë... më parë se të kërkojmë nga ana e shtetit, duhet punuar për ta mbushur atë.
(Vijon në faqen 2)
Do të kërkojmë më shumë nga vetja
- BISEDE ME DISA PUNETORE NE DURRES -
- Vendimi i Këshillit të Ministrave, - thotë punëtorja Lefteri Vushi në ndërmarrjen e plastikës, - na gëzoi, natyrisht. Por ky gëzim nuk duhet të mbetet, vetëm me ngritje dollie. Ç’dua të them?
Në zonat e thella të Dibrës
(Fotoreportazh)
Vajzat kooperativiste të fshatit malor të Ilniçës. Minatorët e Tërnovës. Gjeologët e Lurës. Këtu, në burimet e Sopanikës, nis vepra më e madhe e ujit të pijshëm të kësaj zone, që përfshin fshatrat përtej Drinit. (Fotot: Abdurrahim Ashiku)
Program i gjerë shkëmbimesh kulturore me jashtë
Nga veprimtaria e dikastereve
Në bisedë me drejtorin e zyrës së marrëdhënieve me jashtë të Komitetit të Arteve dhe të Kulturës, Viktor Sharra, mësuam se periudha deri në fund të këtij viti është e ngjeshur me shkëmbime kulturore me jashtë.
- Këto ditë, - na tha ai, - u nis për në Zvicër trupa e estradës së Tiranës, e cila të martën dha shfaqjen e parë që u prit me interes nga artdashësit atjeshëm. Deri në fund të turneut kjo trupë do të japë rreth 20 shfaqje në këtë vend. Po për në Zvicër, do të niset më 18 shtator grupi folklorik i rrethit të Mirditës. Ky grup do të japë disa shfaqje me një program të pasur e të zgjedhur dhe shpreh bindjen se do të pëlqehet.
Veçanërisht tetori do të jetë muaj më i mbushur me veprimtari tona kulturore jashtë shtetit. Këto veprimtari do të jenë të gjithanshme: panaire libri, festivale filmi, ekspozita të arteve figurative, shfaqje teatri. Vlen për t’u përmendur panairi i madh ndërkombëtar i librit në Frankfurt, ku kemi pavionin tonë dhe do të marrim pjesë me stendën e librit shqip dhe me një grup pune. Gjithashtu, do të jemi pjesëmarrës në panairin ndërkombëtar të filmit në Milano. Në ndryshime me vitet e tjera, këtë radhë jo vetëm do të blejmë filma, por edhe do të shesim. Një veprimtari tjetër ndërkombëtare kinematografike ku do të paraqitemi, është Festivali Ndërkombëtar i Filmit Medshdnetar në Monpelie të Francës. Atje, përveç filmave tanë për konkurrim, si veprimtari më vete do të jetë dhe retrospektiva e filmit shqiptar. Një veprimtari tjetër e rëndësishme është dhe festivali ndërkombëtar i teatrove të kukullave, që do të zhvillohet në Mistelbah të Austrisë, ku do të paraqësohemi me teatrin e kukullave të Tiranës. Po në kuadrin e shkëmbimeve kulturore me jashtë, në muajin nëntor presim të vijë dirigjenti i njohur italian i muzikës klasike, Vitorio Parizi. I cili do të dirigjojë operën «Berberi i Seviljes». Lajtur nga trupa jonë e Teatrit të Operës dhe të Baletit.
Natyrisht, këto janë disa nga shkëmbimet më të rëndësishme kulturore me jashtë. Për vitin e ardhshëm këto shkëmbime do të zgjerohen më tej, qofte edhe në sfera të tjera të artit, qoftë gjeografikisht dhe shpreh besimin se do t’i shërbejnë njohjes e vlerësimit të ndërsjellët të artit dhe kulturës midis vendeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit, miqësisë e paqes në gadishullin tonë e në Evropë.
KRISTAQ ÇOKA
Kronikë kulturore
• Biblioteka e shtetit «Marin Barleti» e qytetit të Shkodrës ka një fond të pasur, që arrin në rreth 230 mijë libra, një e katërta e të cilëve janë tekniko-shkencorë. • Pas gërmimeve të bëra në një shesh të lagjes «Teuta» të qytetit të Durrësit, janë nxjerrë përmasa. Specialistët arritën në përfundimin se këtu ka funksionuar një punishte qeramike, që i përket mesjetës së mesme. • Me punëtorët e NB «29 Nëntori», asaj Savër etj., në rrethin e Lushnjës janë bërë pasdite tematike kushtuar u zbulua një mjedis me enë qeramike të larmishme në tipe, motive dhe pasditë tematike kushtuar të dalluarve, ku janë dhënë stimuj moralë e materiale, si dhe shfaqje nga grupet amatore.
- BISEDE ME DISA PUNETORE NE DURRES -
- Vendimi i Këshillit të Ministrave, - thotë punëtorja Lefteri Vushi në ndërmarrjen e plastikes, - vetëm me ngritje dollie. Ç’dua të them? Mua, për shembull, vërtet më rritet paga, po unë si punëtore duhet ta rrit prodhimin sa më tepër. Ja, për këtë po diskutojmë edhe me shoqet në repart, sepse kjo është baza për ta bërë jetën tonë sa më të bukur.
- Nuk dua të flas sa fitoj unë nga rritja e pagës sipas vendimit, sa përfitojnë mjaft punëtorë në ndërmarrjen tonë, - thotë punëtori Ardjan Gjoka në UMB. - Këto llogari janë bërë tani. Po dua të flas për diçka tjetër. Edhe ky vendim flet edhe një herë se Partia dhe shteti nuk kanë inte-
Përcaktohet shkalla e riaftësimit të metaleve të rralla në bakër
Kohët e fundit një grup i institutit të Fizikës Bërthamore, që merret me zbatimin e gjurmuesve radioaktivë në industri, në bashkëpunim me përgjegjësin e katedrës së proceseve - aparateve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT «Enver Hoxha», si dhe me teknologët e shkrirjes së bakrit në Laç, përfunduan studimin për përcaktimin e shkallës së riaftësimit të mikroelementeve bashkë shoqëruese të bakrit mjaft të dobishëm, si ari e kobalti, në furrën e shkrirjes së bakrit në Laç.
Nga ky studim u përcaktua shkalla e riaftësimit të arit në metalinen e bakrit është shumë e mirë, mbi 99 për qind, ndërsa shkalla e riaftësimit të kobaltit e kënaqshme, rreth 73 për qind. Kështu i gjithë ari i mineraleve bakërmbajtës duhet të riaftësohet me frytshmëri të lartë në linjën e mëtejshme të pasurimit të bakrit. Ndërsa për kobaltin janë mundësitë që shkalla e riaftësimit të rritet më tej. Nga diagnostikimi që iu bë kësaj furre, doli se me meremetimet e vogla ajo punon mjaft mirë edhe është në gjendje të shkrijë sasi shumë më të mëdha bakri se ekzistuesja, duke rritur aftësinë të paktën 50 për qind.
Duke qenë se kjo është furra më e mirë që kemi për pirometalurgjinë e bakrit, jemi të mendimit që të shihet mundësia e përqëndrimit të kësaj dege në Laç, duke furnizuar atë me sasi më të madhe minerali e koncentrati, që tashtmë shkojnë në uzina të tjera për shkrirje, si në Gjegjian e Rubik, ku përpunohet pa frytshmëri e duhur. Skorjet që prodhon kjo furrë s’kanë asnjë leverdi në shfrytëzimin e tyre të mëtejshëm.
JOVAN TERESKA
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor, përgjegjës i sektorit të gjurmimeve në IFB.
Prodhohen 1000 m tuba polietileni të rrezitur e me efekt kujtese
Në Institutin e Fizikës Bërthamore, nga sektori i rrezitjes, është ndërmarrë studimi i modifikimit radiacional të fletës së polietilenit dhe është në vazhdim studimi i modifikimit të tubave dhe përçjellësave të hollë prej polietileni.
Nga futja e fletës me polietilen të rrezitur dhe me efekt kujtese (e prodhuar në IFB) në izolimet elektrike e hermetike të makinave elektrike (elektromotore, gjeneratorë) dhe mufeve të kabllove elektrike TU dhe TN, ekonomia ka kursyer direkt rreth 1.300 mijë lekë. Krahas kësaj, përdorimi i këtij materiali ka zëvendësuar materiale të importit, si: naftostromika, nastrolingato, kallaj, plumb etj. Për nevojat e mbrojtjes janë prodhuar rreth 1000 metra tub i hollë prej polietileni të rrezitur e me efekt kujtese për izolimin e kabllove të telefonisë. Përdorimi i këtij materiali sipas pohimeve të specialistëve është sot për sot e vetmja metodë me përparësi teknike, lehtësisht e zbatueshme në praktikë.
Në sektorin e rrezitjes është në vazhdim studimi, për prodhimin e tubave të trashë prej polietileni të rrezitur dhe i përçjellësave të hollë të rrezitur, të cilët do të përdoren përcaktësisht në izolimet e kabllove elektrikë të tensionit të ulët dhe të tensionit të lartë dhe në ato vende ku kërkohet izolacion që duron temperaturë të lartë.
ANDON DODDIBA
përgjegjës i sektorit të rrezitjes në IFB.
Kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, priti delegacionin e senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane
Kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, priti dje paradite, në selinë e Kryeministrisë, delegacionin e senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, të kryesuar nga senatori, Alfredo Toski Fernandez de Lara.
Kryetari i Këshillit të Ministrave, shoku Adil Çarçani, priti dje paradite, në selinë e Kryeministrisë, delegacionin e senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, të kryesuar nga senatori, Alfredo Toski Fernandez de Lara, dhe të përbërë nga senatorët Alvaro Salazar Lozano dhe Hustino Delegado Caloca.
Në takim merrnin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, dhe shokë të tjerë.
Shoku Adil Çarçani, pasi uroi mirëseardhjen, zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë. Ai u shprehët mirë që nga Meksika në emër të Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Ramiz Alia, gjatë këtij takimi, ndër të tjera, ai vuri në dukje marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Meksikës dhe mundësitë për zgjeruar e konkretizuar ato më tej në të ardhmen në të gjitha fushat. Vizitën e delegacionit në Shqipëri, për një dukje lëvizje të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor etj. Duke u ndalur në politikën e jashtme paqësore dhe të bashkëpunimit të Shqipërisë, ai foli për veprimtarinë ndërkombëtare të vendit tonë, për kontributin e tij në krijimin e një atmosfere paqeje, bashkëpunimi e mirëkuptimi në Ballkan. Shoku Adil Çarçani përshëndeti zhvillimet pozitive në Evropë dhe angazhimin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian, për të dhënë ndihmën e vet në këtë proces.
Kryetari i delegacionit të senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara, falënderoi për pritjen dhe u ngrohtë që ju rezervua kudo në Shqipëri atyre, dhe solli përshëndetjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Meksikane Dr. Karlos Salinas.
(Vijon në faqen 4)
Delegacioni i senatit meksikan bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha
Delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, dje paradite, bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e shokut Enver Hoxha.
Kryetari i delegacionit, senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara, vendosi tufa me lule pranë monumentit të Shqipërisë, në shenjë nderimi e respekti për popullin shqiptar. Në këtë ceremoni, delegacioni i senatit Meksikan shoqërohej nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Eleni Selenica e Kristaq Rama dhe shefi i protokollit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Veprid Borici. (ATSH)
U largua nga vendi ynë delegacioni meksikan
Dje, u largua delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, i kryesuar nga senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara.
Dje, u largua delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane, i kryesuar nga senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara, i cili me ftesë të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bë-
(Vijon në faqen 4)
Ekspozitë kombëtare e karikaturës
Qendror të Partisë, shoku Foto Çami, anëtari i KQ të Partisë dhe drejtor i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, prof. Sofokli Lazri, sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Petro Kokushta, kryeredaktori i revistës «Hosteni», Niko Nikolla, dhe shokë të tjerë.
Ishin të pranishëm edhe kryeredaktori i revistës «Hosteni», Ertim Projovski, dhe drejtori i Galerisë Ndërkombëtare të Karikaturës, Ana Vasilevski, nga Shkupi i RS të Maqedonisë (Jugosllavi).
Fjalën e rastit e mbajti skulptori i Popullit, Muntaz Dhrami.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur 170 punime të 30 karikaturistëve më të mirë të vendit. (ATSH)
Në kuadrin e Javës së Satirës dhe Humor it, dje pasdite në Galerinë e Arteve Figurative në kryeqytet u hap ekspozita kombëtare e karikaturës.
Merrnin pjesë punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, njerëz të artit e të kulturës, bashkëpunëtorë të revistës «Hosteni», karikaturistë, humoristë shkencëtarë etj.
Nëndoheshin edhe anëtarë të Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit