Kujdesi i Partisë për rininë është nga realitetet më të ndjeshme dhe shumë të prekshme në gjithë jetën tonë, në tërë periudhën e ndërtimit socialist të vendit.
Të merren me rininë, të kujdesesh për përgatitjen e saj, do të thotë të merresh me atë që është quajtur me të drejtë ndihmësja luftëtare e Partisë, me atë që është forca më vepruese e jetës, do të thotë të kujdesesh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Sepse siç e tha shoku Ramiz Alia në takimin me një grup të rinjsh shkollarë pas Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror: «Siç është rinia sot, është Atdheu nesër». Gjithnjë mbetet objekt përkujdesjeje dhe temë e ditës se si organet dhe organizatat e Partisë merren me rinisë ç’këndvështrime të reja gjenden. Arritjet në këtë fushë janë të frytshme, ashtu siç janë të shumta përvojat që flasin për punë të afërt me këtë organizatë masive. Por nga koha në kohë, çdo proces që kalon jeta e vendit, dikton të ndryshosh në përshatje me kushtet e ndryshimit mbarëshoqëror, të pasurosh ose të heqësh mënjanë, shumë forma pune që koha i le pas. Si gjithçka tjetër, edhe në punën me rininë, kemi këtë ndryshojmë, të përmirësojmë, që të afirmojmë. Kjo e bën më interesante e më frytdhënëse gjithë punën me rininë, të organizatave të Partisë, në rreth e në bazë. Në tërë këtë punë kryesore e kryesore është përmbajtja e marrëdhënieve midis organizatave dhe organizatave të Partisë me ato të rinisë. Ato janë marrëdhënie të afërta, të ngrohta, plot dashamirësi e të barabarta. I riu dhe e reja më së pari është shoku ose shoqja jote, atje ku punon, në torno e galeri, për përparim e ndryshime në të mirën të jetës së vendit. Të tilla – të ngrohta e dashamirëse dhe aspak ndryshe duhet të jenë edhe marrëdhëniet me këtë organizatë ku militojnë mbi një gjysmë milioni të rinj e të reja plot energji, vrull e pasion. Në marrëdhëniet me organizatën e rinisë është e njohur praktika: thërret sekretari i komitetit, i byrosë ose i organizatës – bazë të Partisë sekretarin e komitetit ose të organizatës së rinisë. Këta të dytët, si rregull, duhet të raportojnë për punët, mund të ngrenë probleme dhe, më në fund, ata do të mbajnë shënime për detyrat që u ngarkohen. A shkojnë më të tilla marrëdhënie? A është ky një lloj kujdesi burokratik, bile – bile, në një farë mase edhe një lloj diktati? Natyrisht edhe do të raportojë rinia, edhe detyra do të marrë. Por para së gjithash, me rininë, me drejtuesit e saj duhet të shtrohesh ndryshe, të thuash «preokupacionet e Partia në rreth, në ndërmarrje, në kooperativë, në ushtri e kudo dhe të kërkosh mendim ç’mund të bëjë rinia që ky ose ai shqetësim, ky ose ai synim, objektiv partie të gjejë zgjidhje sa më mirë e në kohën e duhur. Ketu s’ka kurrfarë diktati, kurrfarë tutele, por marrëdhënie të barabarta për t’u renditur në një front krah për krah, që çon përpara punët e ndryshimet. Sa herë vëprohet kështu, rinia është zjarr e s’ka nevojë t’i jepet porosi: të bëhet kështu e të bëhet ashtu! Mos e ka dëshuar gjë rininë në shkollat e mesme, kur diskutojnë për të drejtat e studimit të shkollëve të tyre për në shkollat e larta! Mos e ka dëshuar gjë atë kur studentët diskutojnë e vendosin për emërimet e kuadrove të rinj? Aspak. Përkundrazi e mundësi që demokratizojnë më tej marrëdhëniet me këtë organizatë dhe rritin ndjenjën e saj të përgjegjësisë për punë më të shumta e gjykime të drejta. Rinia ka moshën e vet, që i përket asaj dhe askujt tjetër, ka interesat e vet, ka kërkesat në rritje. Këto përbëjnë jetën e saj. Për këto flitet e vendoset në organizatë, këto shfaqen në shkollë, në punë e jashtë saj, në familje e shoqëri. Janë këto kërkesa, përbjekjet për zbatimin që përcaktojnë vetëvëprimin e rinisë. Sa më shumë të vetëvëprojë ajo, aq më e pavarur është. Mos kjo i dobëson marrëdhëniet midis organizatës së Partisë dhe asaj të rinisë? Përkundrazi, i pasuron. Kjo duhet kuptuar drejt. Partia në të gjithë nivelet e saj është e interesuar, lufton me këmbëngulje që organizatat e masave, fjala vjen, rinia, bashkimet profesionale, fronti etj., si dhe organet shtetërore dhe ekonomike të kryejnë secili detyrat e veta, brenda normave e kompetencave që kanë. Aty ku dikush nuk i kryen, do të thotë shpesh diçka në këtë mekanizëm kompleks të veprimtarisë shoqërore dhe Partia ndërhyn e duhet të demos të ndëryjë. Në qoftë se dikush organizata e rinisë nuk mblihdhet a mund të qëndrojë mënjanë organizata e Partisë? Jo, sigurisht. Në qoftë se dikush kjo organizatë, vetë komiteti i rinisë, bën jetë të varfër organizative, bën jetë të vakët kulturore e shpirtërore, nuk mund të ndjehet që çetë organizata apo komiteti i Partisë. Në qoftë se në një qendër pune, në fshat ose lagje, ka të rinj që sillen keq, që nuk vënë të punojnë, organizata e Partisë këtu do t’i bëjë problem të masës, të opinionit, duke kërkuar të ngrejë ndaj tyre sidomos bashkëmoshatarët. Dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e rinisë, nuk është tutelë, por është kujdes i domosdoshëm, është vëmendje që kjo organizatë të bëjë jetë të gjallë e dinamike siç është mosha e anëtarëve të saj; të jetë krijuese, siç është përgatitja kulturore; të jetë e qartë, siç është vetëdija ideologjike e politike e një rinie si e jona, që idealet e Partisë e të socializmit i ka idealet e saj. socializmit i ka idealet e saj.
marrëdhënieve midis organeve në fushë e në zyrë. Si të rinj, ata kanë nevojë për mësime, për zërin e përvojës, por s’ka asnjë tërheqje për dore. Me ta ka nevojë të bisedohet, të flitet shtruar për hallet e shqetësimet, t’i bësh të kuptojnë e të jetojnë me situatat, me vështirësitë e kërkesat e kohës, t’i nxitësh për të vënë në përdorim energjinë e moshës, guximin për punë të vështira si rrugë e vetme
prohet dobësuar drejtat e studimit të shkollave të larta? Mos e ka dobësuar kuadrove të rinj? Aspak. Përkundrazi, është forcuar jeta e organizatës. Sa mirë do të ishte që kjo praktikë të zgjerohej më tej në problemet e përmbajtjes së shkollës, të luftës kundër aktivitetit etik? Të zgjerohej në problemet e forcimit e të mbrojtjes së pronës së përbashkët shtetërore e kooperativiste, të disiplinës proletare në punë e deri në përvetësimin aktiv të mekanizmit të ri ekonomik etj. Janë plot
Mangësi në tregun e fruta-perimeve në Tiranë
Brigada e shtypit e «Zërit të popullit»
E kemi përjetuar thatësirën e fuqishme. Jemi njohur edhe me përkushtimin e punonjësve të bujqësisë për t’i bërë ballë asaj, edhe me zotimet për të zvogëluar dëmet.
Megjithatë pasojat, për mosrealizimet janë të ndjeshme, të shumollëta. S’po bëjmë analizën e tyre, veç në bujqësi «mbillet» e «korret» përsëri dhe këtë të përditshme e ndjejmë dhe e shikojmë realisht në vitrinat e tregtisë. E vërejmë si...
1. Ç’ndodh blerësit?
E filluam nga fundi, se në fund edhe prodhuesi, edhe tregtia si «ndërmjetës», këtë ka për qëllim: të plotësojë nevojat e popullit. Por jemi në shtator, në pikun e prodhimit, në stinën e begatë të frutave e ato janë në treg në pikun më të vogël. U takuам me blerës te Pazari i Ri. Ora 9.30. Ecim nëpër sallën e gjelbër, mbushur në të dy anët me njësi tregtimi. Një boshësi që të shqetëson. Mungojnë frutat, patatja, domatja. Bamjet, patllixhanet, etj., kanë hyrë nën «delikatesat»! Rrushi në shitje nuk ka, se është mbaruar. Dy ditë më parë të tregtoria pranë ndërmarrjes së porcelanit shiste rrush vetëm një shitëse. Radha e njerëzve ishte e gjatë.
- Ky rrush që është, a s’mund të tregtohet nga disa shitëse?
- Përgjegjësi i sektorit të Tregtës dha intervistë në televizion e tha se ka boll rrush. Pse s’vjen në treg?
- Kur s’gjej rrush në treg, detyrohem ta blej me 5 lekë tek privati.
- Te rruga «Ferid Xhajko», te njësia e NTSH-2, rrushi shitet direkt nga makina me arka...
- Shkoni në mbrëmje vonë pranë disa njësive të fruta-perimeve dhe vëzhgoni! Do të shihni karroca etj., që «furnizohen» nga mbrapa me arka me rrush. Bëjnë raki në apartamente e kopsht. Si do të bëhet këtyre allishverishxhiëve që i thanë banakët e dyqaneve?!
Biseda të tilla me blerës flasin për mangësi në punën e punonjësve të tregtisë.
Vërehen edhe raste të tilla: më 15 shtator, nëndojë njësia të NTFP-1 është shitur rrush me 3.5 lekë kg. Në të njëjtën ditë në njësi të tjera, rrush i një cilësie më të mirë, shitet 3 lekë kg. Ndryshime të tilla mes NTFP-ve, mes rajoneve vërehen edhe për qepën, domatet, specat.
Pas këtyre dukurive opinioni do të dijë përse kjo aritmi në furnizimin e njësive të fruta-perimeve në shtator. Nuk ka prodhim? Nuk ka organizim? Mungon kontrolli? Kërkesa e llogarisë? Bashkërendimi? Janë shumë pyetje që lindin. Të mundohemi të sqarohemi.
2. Gjendja e tregut.
Biseduam me drejtorin e NTFP-1, Bujar Qoshja.
- Thatësira tani po e tregon veten. Jemi në në gjashtë? më tepër kritik. Mungojnë qepët e thata, kemi mungesa në patate.
- Shkuam në një nga magazinat e fruta-perimeve.
- S’vijët ka pasur kërkesa të mëdha për rrush. S’kemi quar në punishtet asnjë kg, - thotë shitësi Flamur Disha.
- Po rrush për raki, a është shtitur?
- Kemi pushuar katër shitës për shkelje të rregullave, - thotë drejtori.
Në NTFP-3, biseduam me drejtorin Petrit Golemi; kryetaren degës së tregtisë, Flore Zeqo etj.
- Shkëputja e kooperativave bujqësore nga detyrimi kontraktual ka ndikuar majft për varfërimin e...
(Vijon në faqen 2)
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I PUNËS SHKENCORE NË GJYKIMIN E TYRE
DIALOGE ME PERSONALITETE
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I PUNËS SHKENCORE NË GJYKIMIN E TYRE
Investimi për shkencën – investim për të ardhmen
- Me doktor Besnik Bekteshin -
- Shoku Besnik, investimet për shkencën janë edhe investime për të ardhmen. Çfarë mendimi keni ju për punën e deritanishme për këtë dhe çfarë sugjeroni për më tej?
- Politika e Partisë dhe e shtetit tonë në investimet për shkencën është e drejtuar, në radhë të parë dhe mbi të gjitha, në përgatitjen e njeriut tonë shkencëtar, duke e konsideruar atë si investimin më kryesor që i përgjigjet realizimit të detyrave të prodhimit për sot dhe në perspektivë. Është një tregues kuptimplotë që sot në vendin tonë një kuadro të lartë që u japin zgjidhje shumë problemeve që nxjerr jeta. Këtyre u duhet shtuar edhe dhjetëra mijëra specialistë e punonjës shkencorë e të tjerë pranë prodhimit, novatorë e racionalizatorë, për të cilët përsëri ka investuar jo pak shoqëria jonë. Në mjaft fusha shkencëtarët tanë ballafaqohen me dijet e arenën ndërkombëtare. Por koha e sotme kërkon edhe më shumë nga këta shkencëtarë dhe nga vetë shkenca, sepse rritja e rendimenteve në industri e bujqësi, futja e teknologjive të reja bashkëkohore, ulja e shpenzimeve të prodhimit, futja e mekanizmit të ri ekonomik kërkojnë, veç të tjerash, ende më tepër një bashkërendim dhe bashkëveprim të të gjitha disiplinave shkencore.
Në të njëjtën kohë diakasteret, institucionet duhet dhe kanë mundësi për të mbështetur më shumë materialisht studimet e mirëfillta shkencore. Dita të tilla, këtu se edhe shkencëtarët mesimdhënës të Universitetit e të instituteve të kontribuojnë më mirë si në përgatitjen cilësore të shkencëtarëve të ardhshëm, ashtu edhe në lidhjet e drejtpërdrejta të tyre me prodhimin.
Fakti që investimet për shkencën janë pjesë përbërëse e planit unik shtetëror, flet qartë se këtij problemi i është dhënë një rëndësi e madhe. Por unë mendoj se në mënyrë të veçantë mekanizmi i ri ekonomik krijon mundësi konkrete për ndërmarrjet e institucionet që t’i rritin këto investime mbi ato të planifikuara nga shteti.
Zgjidhjet duhen dhënë pas diskutimeve të gjera
- Me doktor Kastriot Seitin -
- A u duket një zgjidhje e drejtë që të jenë «nën një çati» shkencat shoqërore e historike me ato natyrore zbatuese? - Përgjigjja e kësaj pyetjeje unë mendoj se duhet të jepet në një çast të dytë. Në radhë të parë, duhet të bëhet e qartë për të gjithë se Akademia e Shkencave duhet të jetë një vend dinamik pune që do t’u jepte përgjigje problemeve shkencore që nxjerr koha. Për të realizuar këtë objektiv, ndoshta do të duhej të rishikohej edhe struktura e ndërtimit të Akademisë. - Ju për një kohë të gjatë keni studiuar në Francë. Ç’përvojë sillni? - Nga mënyra si është strukturuar Akademia jonë e Shkencave, ku në përbërje të saj janë të gjitha shkencat, i ngjan Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore (CNRS) në Francë, e cila gjithashtu mbulon në një strukturë të vetme nga shkencat natyrore teknike e deri tek ato shoqërore historike. Kjo strukturë kohët e fundit është kritikuar rrreptë nga personalitete të ndryshme, si një strukturë jo e gjallë, me inerci të madhe, gatigati e scleruozar. - Çfarë sugjeroni ju për organizimin e Akademisë sonë? - Në planin teknik nuk mund të sugjeroj asgjë që të ishte më e pjekura. Një mendim përfundimtar duhet të dalë nga diskutime të gjera midis specialistëve. Veçse për organizimin e sotëm të kësaj strukture është me inerci të madhe. Do të theksoj se kryesorja nuk është forma e organizimit. Dinamizmin e vërtetë të Akademisë e sigurojnë shkencëtarët e rinj dinamike vetëveprues dhe me gjerësi pamje e formim të vërtetë shkencor. A është vërtet mosha burim përvoje? Për mendimin tim përgjigjja e kësaj pyetje do të ishte: një njeri që ka moshë relativisht të madhe, di t’i bëjë gjërat në një farë mënyre. Por kjo s’është e thënë të jetë më e mira. Në fi- (Vijon në faqen 3)
PËR PËRVETËSIMIN AKTIV TË DIJEVE
Për ngritjen e nivelit të mësim-të institutin e lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani» Elbasan...
Për ngritjen e nivelit të mësim-të institutin e lartë Pedagogjik «Aleksandër Xhuvani» Elbasan, në Gjuhësorëve të rinj ... në mënyrë ... metodike ... përvetësimin aktiv të dijeve nga ana e studentëve. ... një sistem pyetjesh formuese që ndihmojnë për të nxjerrë në pah arsyetimin logjik të materialit teorik të dhënë, përgjithësitë e të cilave nuk gjenden në forma të gatshme tek tekstet. Kjo ka zgjeruar një bashkëbisedim të gjallë të pedagogut me studentët. (Sipas ATSH-së)
RRJEDHAVE TË QYTETËRIMIT
ME RASTIN E 2400-VJETORIT TË THEMELIMIT TË BERATIT
Në mes të neolitit bri bulevardit të madh në Berat, hijeshojnë flamurët e vegjël, stema e simbole të familjeve fisnike që lidhen me emrin e kalasë. Qytetarët më të rinj të Beratit, pionierët nisin të imitojnë maratonën e lashtë sportive, ndërsa në një orë të natës do të shuhen krejt dritat e qytetit, për të rrjedhur nga kalaja zjarri i pishtarëve.
Nga qytetarët rreth vijnë lajme edhe më tërheqëse, për shembull, do t’u jepet titulli i qytetarit të nderit shumë personaliteteve, vepra e të cilëve është lidhur në vite me Beratin. Ka edhe lajme të tjera. Por çdo gjë do të bëhet në kohën e vet. Ngado që të kthesh sytë në qytet, do të ndesh «pushtimin» e 2400-vjetorit. Por ne jemi nisur për të shkruar rreth Beratit të ditëve tona. Ja një njeri me të vërtetë i qytetëruar: Xhevahir Njeqari, burri i pjekur 40-vjeçar, kryeinxhinier ndërmarrjes së ujërave, përgjigjendhet edhe një herë mbi hartën dhe shpjegon prerë idenë e tij: «Brenda që lagjet nga tre lumenj, arrin vetë 50 për qind aftësinë ujitjes! Kjo është ngjallë si të gjendesh pranë burimit, dhe prapë të thash për ujë. Ujiten vetëm 20 mijë ha tokë dhe prapë për 50 për qind të kësaj sipërfaqe shpenzohen energji elektrike, 7 milionë kubh energji elektrike në vit harxhon pompistia e qytetit, 11 milionë metë ndërrmarja e ujërave. Rrjedh prej vitesh si lumë leku i shtetit, se rruga më e shkurtër është gjetur gjithnjë ujitja me elektro pompëmba. Kjo është gjendja dhe që prej 8 vitesh lëshohet inxhinieri i ka paraqitur këshillë me një studim, të ujiten me rrjedhje të lirë 20 mijë ha tokë në krahun e majtë të tre lumenjve, nëpërmjet një digë në Qafë-Hoxhaj ose Uznova që kërkon vetëm një të katërtën e shpenzimeve të Bajasë e me shpronësime fare të vogla. Llogaritë janë bërë dhe del se nga rrjedhja e lirë kursehen 15 milionë kwh energji elektrike, përveç pompave të importit e linjave të tjera. Me ngritjen e digës do të duhej më pak tokë, por do të prodhohen dhe 100 milionë kwh energji elektrike për qytetin e fshatrat. Mundet që ndërmarrjet nga tubacioni të marrë ujë dhe kombinatit, konsumatari më i madh në rreth, dhe të zgjerohen qyteti nga shtrati i lumit, ndërsa për krerë mund të ngriten dhe pishim. Mendimi duket tërheqës, ca më tepër se nuk është thjesht fantazi, por llogari e bërë me këmbëngulje, për t’i sjellë kursime edhe ekonomisë, për të cilën shteti po blen gjithnjë e më tepër miliona kilovat-orë energji me çmim të lartë. Inxhinieri ka 8 vjet që merret me këtë, është këshilluar dhe me specialistët më të mirë në Tiranë, të cilët ia kanë përcjellë punën dhe prapë është lënë në heshtje... Kështu thotë me një lloj nervoziteti në zë, Ngan tip i rrëmbyer, kryeinxhinieri, por po ta vëresh nga afër, prapa kësaj «ngacmueshmërie» qëndron një vullnet e durim i fortë. Tani qesh me vete, kujton netë pa gjumë, punën e gjatë, rajonet, ndërmarrjes, që i sillen ndonjë fjalë sa për të lagur gojën, si dhe letrat anonime në komitet, se «s’bën kryeinxhinieri vetëm natën në zyrë». Pastaj duke përsëritur syhë, thotë me atë nuancën e tij karakteristike se në vend të endë. Kështu flet ky specialist, Nesa neve, na shkojnë ndërmend sa e sa emra të njohurish (Vijon në faqen 3)
Çast nga puna në kombinat e drurit në Elbasan. (Foto: G. Xhengo - ATSH)
Mbi ndryshimin e orës në vendin tonë
Duke filluar nga ora 1.00 e datës 30 shtator 1990, ora do të shkojë 60 minuta prapa. (ATSH)