BRENDA DITES MUND TE FITOHEN MILIONA LEKE PRODHIME
Në ndërmarrjen kartografike të Tiranës ka afro gjashtë vjet që është montuar e ka filluar nga puna një linjë e posaçme për prodhimin e tubetave prej alumini.
(Është fjala për tubetat e ambalazhimit të salcës, qumështit të kondensuar, pastës së dhëmbëve etj.) Po të shohësh katalogët shoqërues të linjës mëson se ajo ka një kapacitet prodhimi prej 17 milionë tubeta në vit, ndërkohë që nga biseda me drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje mësuam se asnjëherë nuk janë prodhuar më shumë se 4 milionë tubeta të tilla! Pra gjatë kësaj kohe që ka kaluar nga dita e vënies në punë të linjës, nuk është realizuar as 1/4 e prodhimit vjetor të planifikuar nga firma prodhuese. Pasi mëson këtë fakt, dikush mund të mendojë se kaq (pra 4 milionë) janë nevojat e ekonomisë. Mirëpo në të vërtetë problemi qëndron krejt ndryshe. Për plotësimin e nevojave të disa prej konsumatorëve të këtij produkti siç janë fabrika e qumështit në Shkodër, ndërmarrja e prodhimeve farmaceutike në Tiranë, fabrika e salcës në Kombinatin Ushqimor etj. kërkohen nga importi rreth 10 milionë tubeta të tilla që kushtojnë gjithsej 1 milion dollarë dhe ndërkohë që po të prodhen në vend duke importuar vetëm lëndën e parë, kuptohen shpenzimet do të jenë më të vogla (Sa raste e shembuj të tillë mund të gjenden në sektorë të ndryshëm të ekonomisë?) Po të arrihet vënia në punë e linjës me kapacitetin e plotë prodhues, jo vetëm plotësohen nevojat e vendit duke çuar njëkohësisht në menjanimin e importit të këtij produkti, por krijohen edhe kohësh edhe drejtorin e ndërmarrjes kartografike të Tiranës, Shpëtim Shgina, i cili flet me optimizëm dhe i bazuar në llogari të sakta. Shpenzimet për të realizuar sasinë e nevojshme të prodhimit janë shumë më të vogla nga ato që nevojiten për blerjen e tubetave në tregjet e huaja. Atëherë lind pyetja: çfarë pengon në realizimin e kësaj ideje? Edhe këtë e ka menduar drejtori dhe kolektivi i kësaj ndërmarrjeje. Është e domosdoshme sigurimi lëndës së parë, çka do të mundësonte kalimin në punën me dy ndërrime. Kjo do të bënte të mundur që në kushtet konkrete, të dyfishohet prodhimi ekzistues. Sigurisht është i nevojshëm edhe një organizim më shkencor e më efikasitet i punëve që gjithashtu nuk lyp ndonjë shpenzim të veçantë. Përveç kësaj krijohen edhe mundësi të reja për punësimin e forcave të lira. Siç shihet pra leverdia është e madhe. Ndaj të braktiset pritmëria e të fillohet menjëherë nga puna. Problemi i shfrytëzimit me kapacitet të plotë i linjave apo i ndërmarrjeve të ndryshme nuk i përket vetëm ndërmarrjes kartografike. Edhe gjetiu me pak shpenzime, por me llogari të sakta, mund të arrihen përmirësime e përfitime të ndjeshme e të menjëhershme. Në kombinatin e pijeve «Ali Kelmendi» mbetet problem i hapur rikonstruksioni i linjave të brendshme të ujësjellësit. Thatësira e sivjetme ka ndikuar në një masë të ndjeshme në rënien e prodhimit të shumë produkteve e nënprodukteve që prodhohen në këtë kombinant. Mirëpo pak është menduar për ta shfrytëzuar linjën me kapacitetin e plotë, veçanërisht vjet kur u desh të prodhoheshin sasi të mëdha të një produkti që duhej të përgatitej me lëndë të para që mungonin... [teksti vijon i prerë në skajin e poshtëm të imazhit] në mënjanimin e importit të këtij produkti, por krijohen edhe mundësi për të eksportuar një sasi të konsiderueshme (rreth 3 milion), pasi siç na thanë drejtuesit e ndërmarrjes, interesimi i firmave të huaja nuk ka munguar, madje ato kanë ofruar edhe bashkëpunimin për përmirësimin e teknologjisë dhe zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve prodhuese dhe llojshmërisë. Pikërisht, arritja e këtij qëllimi e preokup[?]on prej… preokup[?]on prej…
… hjeshme. kombinat. Mirëpo pak është menduar për ta mënjanuar sa më shumë mungesën e sasive së nevojshme të ujit. E theksojmë këtë pasi humbjet në prodhimin e birrës, të vajit vegjetal apo të pijeve alkoolike e freskuese do të ishin më të pakta po të arrihej një bashkërendim më i mirë i punëve midis vetë kombinatit dhe ndërmarrjes komunale të ujësjellësit. Edhe këtu nuk ka nevojë për asnjë lloj…
ARTUR ÇANI
LUAN M. RAMA
Kushtet e krijuara kërkojnë të përshpejtohen ritmet e mbjelljes të të lashtave
Specialistët e IKB Lushnjë na këshillojnë
Analiza e faktorëve të arritjeve të viteve të fundit në grurë në vendin tonë më të përparuara të vendit, nxjerrin në dukje edhe një rrethanë të rëndësishme që ka përgatitja dhe mbjellja në afate të përshtatshme.
Me të drejtë kultivuesit e kësaj bime quajnë këtë faktor bazë për rendimente të larta. Hendhja e «themeleve» të forta, pa nënvlerësuar shërbimet gjatë vegjetacionit, është siguri për prodhime të mbara dhe me kosto të ulët. Madje frytshmëria e shërbimeve të mëvonshme është e lartë. I përmendëm këto fakte jo se nuk dihen, por për të tërhequr edhe një herë vëmendjen. Periudha në të cilën ndodhemi kërkon përshpejtimin e ritmeve. Nuk duhet të qëndrojmë në pritje. Praktikisht, në tokat më skajore të zonës malore të vendit jemi futur në afate të tilla, që nuk mund të quhen të parakohshme për mbjelljen e grurit. Kushtet konkrete dhe prania në strukturën e kultivareve të vonshëm e bëjnë të domosdoshme një gjë të tillë. Edhe në zonat e tjera të vendit, çdo punë që bëhet për plugimet e deri tek lirimi i ngastrave nga parabimet, u shërben mbjelljeve të vjeshtës. Kujdesëzimi me sukses i kësaj fushate, me synim për të marrë rendimente të larta, kërkon në radhë të parë, zbatimin e teknologjive të veçanta për kushtet dhe ekonomitë e veçanta.
Është për t’u theksuar se në shkallë vendi tani në pluguimin e tokave që do të mbillen me grurë e thekër ka prapambetje. Një punë krahasimisht më të mirë kanë bërë rrethet Lezhë, Vlorë, Mirditë, ndërsa rrethet Durrës, Gramsh etj., janë më prapa. Lidhur ngushtë me ecurinë e plugimeve është lirimi i ngastrave nga parabimët, në mënyrë të veçantë nga misri që zë një pjesë të mirë të sipërfaqes. Së bashku me plugimin e tokave ekonomitë bujqësore të marrin masa dhe për plehërimin-bazë me superfosfat. Të përdorim ato sasi që kemi, pa pritur premtimet e prodhuesve. Në mënyrë të veçantë për tokat acide dhe me kripëzim magnezial, të përdorim gëlqerën, gipsin etj.
Struktura e mbjelljeve të grurit dhe të lashtave të tjera ka kohë që është përcaktuar. Por tani është periudha që të rishikohet edhe një herë sigurimi i farës së mjaftueshme, sidomos për kultivarët e rinj që kanë tregues të lartë jo vetëm në kushte eksperimentale, por edhe në prodhim të gjerë. Kjo kërkon një bashkërendim më të mirë të punëve midis degëve të farërave dhe ekonomive bujqësore. Sepse në varësi të prodhimit do të ketë edhe ndryshime në strukturë. Krahas kultivarëve me peshë, si Dajti, C-22, Agimi etj. me aftësi të mira prodhuese janë edhe IKB-35, Clanox, Jubileu etj.
Në zonën verilindore mbjellja e grurit sapo ka filluar, ndërsa për thekrën është afati më i përshtatshëm. Çdo ditë që kalon e bën edhe më të mprehtë problemin e mbjelljes. Të dhënat eksperimentale dhe ato të prodhimit të gjerë tregojnë se rendimentet më të larta për zonën malore dhe paramalore janë arritur në mbjelljet e muajit tetor, për ekonomi të veçanta të këtyre zonave edhe mbjelljet e 10-ditëshit të fundit të muajit shtator. Specialistët i njohin mirë karakteristikat e kultivarëve që kanë në strukturë. Në bazë të tyre të përcaktohet edhe radha e mbjelljes. Kuptohet që mbjellja duhet të fillojë me kultivarë të vonshëm të tipit të «Korabit» dhe të vazhdojë me radhë me kultivarët e tjerë si L-2, L-22, C-22 e në fund ato të tipit të «Dajtit».
Duke pasur parasysh problemet e përmendura më lart është e domosdoshme që të merren kudo masa të plota. Mjetet që janë në gatishmëri kërkohet të shfrytëzohen pa ndërprerje. Po qe nevoja, në tokat malore edhe pendët e qeve janë një rezervë që nuk duhen nënvlerësuar. Çdo vështirësi që krijohet kërkon masa të reja. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë të pakësojmë pasojat për mbjellë në kohë.
VLADIMIR MALO
FOTO KASHTA
Vakana që s’mund të vazhdojnë pa mbarim
Bashkëbisedojmë me juristin
— Bisedë me juristin THIMJO KONDI, drejtor i drejtorisë së studimeve në Ministrinë e Drejtësisë —
Siç është bërë e njohur edhe për lexuesit muajt e fundit, sidomos pas daljes së dekretit të Kuvendit Popullor për pasaportat, është rritur shumë numri i atyre shqiptarëve që dalin jashtë shtetit si vizitorë tek të afërmit e tyre etj. Mirëpo vëmë re se ka jo pak raste që këto vizita zgjasin për javë të tëra, edhe pse ata që dalin jashtë janë në marrëdhënie pune me shtetin. Ç’mund të na thoni, shoku Thimio, për këtë? - Vërtet ky problem ka nevojë të sqarohet e saktesohet. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë se dekreti i Kuvendit Popullor për pasaporta page. Pra, qytetari mund të qëndrojë jashtë si vizitor dy javë dhe në raste të veçanta, edhe dy javë të tjera. Veçse duhet theksuar se punonjësi ose nëpunësi mund të përfitojë 12 ditë leje pa të drejtë page, vetëm kur ndërmarrja, institucioni ose organizata shoqërore e çmon të përgjegjshme punën e qytetarit për të mos dalë në punë dhe kur kjo gjë nuk sjell ndonjë dëm punës. Tek ne interesat e qytetarëve të shtetit janë të harmonizuara dhe të rregulluara me ligj. Kështu, dikush mund të ketë dëshirë të qëndrojë më shumë se dy javë, por marrëdhënia punë me shtetin, si pensionistët etj., mund të qëndrojë jashtë jo vetëm një muaj, por edhe më tepër, aq sa e lejon dokumenti i garancisë. Përjashtime bëhen dhe për shkak shëndetësore dhe ngjarje të jashtëzakonshme, si vdekje etj. Në rastin e fundit, sipas Kodit të Punës, qytetari i jepen pesë ditë leje pa të drejtë page. - Pra, në të gjithë rastet kur qytetarët qëndrojnë jashtë për javë të muaj të tërë, kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të ligjit. - Po. Në këto raste përgjegjësi ... [teksti i prerë në skajin e poshtëm të imazhit] kanë, në radhë të parë, ata që shkelin ligjin. Por jo më pak përgjegjësi kanë edhe drejtuesit, të cilët u japin leje punonjësve, tej caqeve të afateve që përcakton Kodi i Punës. Për këto shkelje të gjithë duhet të përgjigjen para ligjit. E theksoj edhe një herë, tjetër është dekreti për daljen jashtë shtetit të qytetarëve e tjetër Kodi i Punës. Askush s’ka të drejtë të keqinterpretojë dhe të ngatërrojë këto dy dispozita ligjore të ndryshme njëra me tjetrën, sepse ato janë të qarta dhe të kuptueshme për të gjithë. MUSA ULQINI
… tërave. Deri kur do të vazhdohet vetëm me mendime e sugjerime?! Sehirxhinj të tillë i sjellin dëm të mëdha ekonomisë.
Situata është e atillë që nuk e duron pritshmërinë e avashllëkun. Realizimi i kritik e në të gjithë treguesit e planit kërkon më tepër operativitet e këmbëngulje në punë. Kërkon që gjithsecili të vrasë mendjen, t’i bëjë mirë llogaritë e t’i kërkojë zgjidhjet e shumë problemeve brenda mureve të repartit a fabrikës, brenda kooperativës apo uzinës. Përpara se gjithash kërkon shqetësim qytetar e ndërgjegje të lartë në punë, me qëllim që gjithsecili t’i dalë zot punës së vet.
- Vërtet ky problem ka nevojë të sqarohet e saktësohet. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë se detyra e Kuvendit Popullor për pasaportat, që i jep të drejtë çdo qytetari, (me përjashtim të njohura) të dalë jashtë shtetit, nuk duhet të ngatërrohet me kërkesat e Kodit të Punës. Këto janë dy akte ligjore të ndryshme. Sa mund të qëndrojë jashtë shtetit si vizitor një qytetar, i cili është në marrëdhënie pune me shtetin? Kësaj pyetje i jep përgjigje të saktë Kodi i Punës dhe mendoj se s’është e nevojshme që tani për tani të bëhen ndryshime në legjislacion për këtë problem. Sipas këtij kodi, drejtuesi i qendrës së punës, veç lejës së zakonshme vjetore, mund t’i japë punonjësit në bazë të nenit 40, paragrafi 1, gjërën 12 ditë leje në vit pa të drej…
Librazhd: Mekanizmi i ri nxit për kursime
Nga fillimi i vitit në rrethin e Librazhdit sistemit unik energjetik i janë kursyer 2 milionë e 700 mijë kilovat-orë energji elektrike.
Vetëm për 25 ditët e shtatorit detyrat i përmballuan me mbi 600 mijë kilovat-orë, më pak se kurrsimi ditor rreth 25 mijë kilovat-orë, nga 12 mijë që u kursyen mesatarisht çdo ditë gjatë gushtit.
Kursimet më të ndjeshme i kanë ato ndërmarrje që kanë filluar me mekanizmin e ri ekonomik si miniera e hekur-nikelit në Përrenjas, kantieri i ndërtimit të minierave, miniera e kromit etj.
Më parë kishte tejkalime të energjisë elektrike nga disa ekonomi bujqësore. Por me ndjekjen më të mirë ditore të këtij problemi, ka kursime të dukshme. Një pjesë e mullinjve të blojës me korent u zëvendësuan me ujë. Një punë e kujdesshme është bërë pas rënies së shirave të ditëve të fundit me rivënien në punë të hidrocentraleve lokale. Për shtatorin u krahasuan me gushtin prodhimi i energjisë elektrike u rrit mbi 2,5 herë. Megjithatë ata akoma nuk punojnë me kapacitet të plotë.
XHEVDET ALMETA
Përmet: Përballë vështirësive – masa konkrete
Pas tejkalimeve të 6 muajit të parë, është pozitiv fakti se që të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike për t’ëmujroin e tretë janë me kursim.
Kuptimi i situatës së krijuar për energjinë elektrike ka bërë që jo vetëm në kohë pik, por në vazhdimësi të tregohet kujdes për kursimin e tij. Futja e mekanizmit të ri ekonomik ka ndikuar pozitivisht edhe në uljen e harxhimit të energjisë elektrike, sepse lidhet drejtpërdrejt me uljen e shpenzimeve. Kjo ka sjellë që ndjenja e përgjegjësisë të rritet jo vetëm në drejtues e specialistë, por nga çdo punëtor. Përballimi i detyra nuk është justifikuar me kushtet e vështirësisë, po me masat konkrete për t’i kapërcyer vështirësitë. Kështu mund të përmendim ndërmarrjen e ujra-bonifikimit, që për këtë periudhë harxhon 50 për qind të energjisë elektrike në shkallë rrethi. Puna është organizuar në mënyrë të tillë, pa penguar ujitjen, të mos tejkalohet energjia elektrike në të 100 stacionet e elektropompave.
PËRPARIM MUSTAFAJ
Kukës: Të vetëdijshëm për detyrën
Deri më 25 shtator në këtë rreth janë kursyer 2 milion e 555 mijë kilovat-orë energji elektrike.
Vetëm gjatë shtatorit me gjithë uljen e planit 10 për qind, u kursyen 175 mijë kilovat-orë.
Në krye të atyre që kursejnë janë punonjësit e minierës së Kalimashit me 354 mijë kilovat-orë, pastaj të ndërmarrjes gjeologjike, të uzinës së bakrit e të NP Drurit. Përveç kursimeve të ndërmarrjeve të mësipërme edhe sektori elektrik i ndërmarrjes komunale banesa ka shtuar kujdesin dhe humbjet në rrjet nga 6.3 njësi të planifikuara, kanë rënë në 6.7. Gjithashtu është rritur prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet lokale, duke prodhuar tej planit 63 mijë kilovat-orë.
Por nuk do të ishim realist po të paraqisnim vetëm këtë situatë të shëndoshë, pasi ka edhe nga ata që e tejkalojnë planin. Si gjithnjë problem është sistemi i bujqësisë. Edhe i tregtisë, por edhe ndërtimi. A ka rrugëzgjidhje që këta të paku të mos mbishpenzojnë? Ka. Edhe brenda për brenda tyre ka shembuj që e tregojnë rrugën dhe mundësinë e kursimit.
HALIL BUÇPAPAJ
Shtimi i prodhimit të grurit – një nga detyrat themelore të punonjësve të bujqësisë
Prej disa ditësh në zonat e larta malore të vendit ka filluar mbjellja e grurit dhe së shpejti ky aksion i rëndësishëm do të shtrihet edhe në zonën fushore.
Për të arritur punën e bërë dhe arritjet në prodhimin e grurit, si dhe për të përcaktuar detyrat që dalin për këtë vit, në zbatim të vendimeve të plenumit të këtyre të fundit të KQ të Partisë, Ministria e Bujqësisë organizoi një aktiv kombëtar të Institutit të Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë. Merrnin pjesë përgjegjësia e kryeagronomëve të seksioneve të bujqësisë e stacioneve bujqësore, si dhe specialistë të institucioneve kërkimore shkencore.
Ndodheshin edhe anëtarë i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë, shoku Pali Miska, sekretarja e parë e Komitetit të Partisë të rrethit, Themije Thoma, kryetari i …
(Vijon në faqen 2)
MENDIME QË M’I ZGJOI DRINI SOT
Sot pashë Drinin. Kam përsëmbëdhjetë vjet pa e parë. Që atëherë Drini nuk ishte më Drin; ai ishte kthyer në liqen, në det.
1.
Sot pashë Drinin. Kam pesëmbëdhjetë vjet pa e parë. Që atëherë Drini nuk ishte më Drin; ai ishte kthyer në liqen, në det. Por sot e …
Përshkrim
… nit. Në çastet e fundit kur po e linim Kukësin e Vjetër të fundosoej … tonë e për dobínë tonë. Me këtë përmbutie dishekutuese tokë, do të fitonte ditë gjithë toka jonë shqiptare, do të ngrihej edhe një qytet dhe disa fshatra krejt të rinj. Megjithatë Kukësin e Vjetër nuk do ta…
(Foto: L. Lika)
Këtu kalon pamja e futurueshme?… Me pamje reale në Kukësin e Vjetër. Përshkrim këtu ku dhjetë vjet më radhë, jo vetëm kuksianët, por një popull i tërë e përjeton, përmendjen e tij në apoteozën e Drin…
… në liqen, u çmallëm edhe pak me të, lexuam dhe mendonim pikët loti dhe, teksa i kthyem krahët përjetësisht po e afronim drejt pallatëve të Kuksit të Ri, gati gjithë rrugës kokën e mbanim prapa.
Si në një ceremoni. Por ajo ishte ndarje me të kaluarën, natyrisht me dhimbje, por e bëmë me dëshirën tonë, e për dobinë nuk do ta shikonim më… Disa djem gjimnazistë, duke shtrydhur ditë e natë me radhë mallin e tyre për qytetin, që ishte mënyra për ta shprehur pafundësinë e ribashkimit të tij. Morën e shkishen me të gjithë një letër ku shkruanin emrat e tyre dhe shishen …
(Vijon në faqen 3)
Rishfaqja e Kukësit të vjetër. (Foto: L. Lika)
ME PËRGJEGJËSI PËR ÇDO VATË TË ENERGJISË ELEKTRIKE