29/09/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 shtator 1990

SHQIPËRIA – PJESËTARE AKTIVE E PROCESEVE DEMOKRATIKE QË NDODHIN NË BOTË

Fjala e shokut Ramiz Alia në sesionin e 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Është një kënaqësi e veçantë për mua të marr fjalën në këtë sesion të Asamblesë së Përgjithshme, që shënon edhe 45-vjetorin e krijimit të OKB-së. Njëkohësisht është një ndër të drejtat juve përshëndetjet e mia me rastin e zgjedhjes suaj në postin e lartë të Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe t’ju uroj sukses në kryerjen e kësaj detyre fisnike. Në vëmë në këtë mbledhje të rëndësishme me dëshirën për të kontribuar, sipas mundësive tona, që fryma e bashkëpunimit ndërkombëtar të forcohet, që të paqja dhe siguri të garantohen për të gjithë vendet e popujt, qofshin këta të vegjël ose të mëdhenj. Viti që ka kaluar nga mbledhja e asamblesë së mëparshme ka qenë i mbushur me ngjarje të shumta, të cilat kanë qenë herë shpresëdhënëse e herë kërcënuese. Por ajo që rezulton është ngjallja e një shprese se më në fund njerëzimi i këtij pragu të shekullit njëzetenjë mund të udhëhiqet nga arsyeja dhe jo nga forca në zgjidhjen e konflikteve, nga bashkëpunimi dhe jo nga konfrontimi, nga mirëkuptimi dhe jo nga mosbesimi. Është mjaft inkurajues fakti se me gjithë vështirësitë po i çan rrugën vetes koncepti që sigurinë i popujve e i kombeve mund të jetë real e i qëndrueshëm, nëqoftëse krijohet një sigurim i përgjithshëm e për të gjithë, ashtu siç detanta politike mund të ketë një bazë të qëndrueshme në se ngushtohet hendeku i pabarazisë së zhvillimit ekonomik, midis vendeve të ndryshme, nëse ndihmohen vendet e varfra që të futen në rrjedhën e përgjithshme të zhvillimit modern e të shfrytëzimit të të mirave materiale e shpirtërore të kohës sonë. Sigurisht, konfliktet e ndryshme politike, ideologjike, ekonomike e shoqërore nuk kanë pushuar së luari, as janë eliminuar shkaqet e faktorët që i kanë lindur. Megjithatë e rëndësishme është se po krijohet një mendim i përgjithshëm se me konceptet e metodat e vjetra problemet ndërkombëtare nuk zgjidhen, kërcënimet e rreziqet për paqen e sigu- sigurinë e përgjithshme nuk eliminohen. Procesin e uljes së tensionit, nëqoftëse do të kristalizohet e afirmohej më tej, me pjesëmarrjen aktive të tërë komunitetit ndërkombëtar, do të na pengonte ta konsideronim, jo vetëm si një arritje të madhe, por edhe si kthesën themelore pozitive për ndërtimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare. Ma duket se ajo që po ndodh në Evropë dhe që ka marrë emrin procesi i bashkëpunimit dhe sigurisë evropian, ecën në këtë drejtim. Evropa, situata në këtë kontinent, marrëdhëniet midis kombeve e popujve të tij, kanë qenë, të paktën deri më sot, gjeneratori i shumicës dërrmuese të zhvillimeve pozitive e negative në botë. Këtu kanë qenë vatrat e konflikteve të mëdha që kanë përfshirë pastaj mbarë botën, siç kanë qenë dhe burimet kryesore të rrjedhave politike, ideologjike e kulturore që kanë sunduar gjithë shekujt. Mbi bazën e luftërave të mëdha evropiane, të vuajtjeve e sakrificave mbinjerëzore, të reflektimit të të gjitha tragjedive evropiane, iluzioneve e deziluzioneve, kanë lindur edhe iniciativa e guximshme e fisnike, për të arritur që popujt e kombet e Evropës të rrojnë në paqe e miqësi midis tyre. Vendi im është një vend i vogël. Por populli shqiptar është një nga banorët më të hershëm të kontinentit evropian. Në mbarë jetët e ekzistencës së tij, ai kurrë nuk ka sulmuar ndokënd, kurrë nuk ka nxitur konfliktet luftarake, kurrë nuk ka kërcënuar ose cenuar sigurinë e fqinjve të tij. Përkundrazi, ai është djegur e vrarë për të ruajtur qenien e vet dhe për të ndihmuar të tjerët. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu – Heroi ynë Kombëtar i shekullit të XV-të, që qe dhe mbetet simbol i luftëtarit të ndritur jo vetëm për mbrojtjen e popullit të vet, por edhe të mbrojtjes i parë i madh i humanizmit e i qytetërimit evropian. Historia nuk e ka përkëdhelur popullin shqiptar, as në kohët e vjetra, as në këto moderne. Por ajo ka mesuar edhe shumë. I ka mësuar atë që për të ruajtur lirinë, pavarësinë, sovranitetin kombëtar, origjinalitetin së përgjithshme. Nga kjo domosdoshmëri, nga ky realitet e nga ky objektiv jemi nisur kur kemi kundërshtuar politikat e blloqeve ushtarake e të ndarjes së zonave të influencës, të tregjeve të mbyllura e të politikave neokolonialiste, të garës së armatimeve dhe përfitimeve politike e ekonomike, të arbitraritetit e të diktatit. Kemi qenë dhe jemi për demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare ku të dëgjohet e të merret në konsideratë zëri i të gjithëve vendeve. Vërtetë që bota e fuqitë e mëdha kanë një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e forcimin e paqes. Por kjo nuk mund të justifikojë e drejtojë diktaat e imponime, por mund të japi atyre të drejtën e diktimit. Normat dhe kriteret e tyre politike ose ideologjike, arritjet e zhvillimeve të tyre politiko-shoqërore, sjellja e shteteve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, ruajtja e paqes, duhen bërë në mënyrë të ndërsjellë, e barabartë, në të gjitha vendet. Historia e ka mësuar popullin shqiptar që për të ruajtur lirinë, pavarësinë, sovranitetin kombëtar, originalitetin e identitetin e vet, të luftojë e kundërshtojë me guxim çdo përpjekje për t’ia cenuar ato, ashtu siç e ka mësuar të përkrahë e mbështesë të gjitha veprimet e iniciativat ndërkombëtare që kontribuojnë në forcimin e paqes e të sigurisë së përgjithshme. e paqes e të sigurisë së përgjithshme. që procesi i bashkëpunimit ballkanik të përparojë në rrugë demokratike dhe t’u shërbejë interesave jetike të popujve të këtij gadishulli. Aktualisht një nga problemet më të mprehta e më shqetësues në Ballkan është ai i shqiptarëve në Jugosllavi, ndaj të cilëve qeveria e Serbisë po ndjek një politikë të hapët genocidi, gjë që është verifikuar edhe nga mjaft forume ndërkombëtare dhe është bërë i njohur edhe për opinionin publik botëror. Në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë ku banojnë shqiptarët, po bëhen krime që edhe për mesjetën e errët do të ishin të shëmtuara. Çështja kryesore nuk është që shqiptarëve nuk u njihen vetëm të drejtat standarde të njeriut. Tashmë dihet nga të gjithë se këto shkelen në mënyrën më barbare. Themelore është se shqiptarëve u mohohet e drejta e ekzistencës, e drejta e të jetuarit. Shpërndarja e jashtëligjshme e Kuvendit të Kosovës nga Serbia, pushtimi me dhunë nga policia i Radios dhe Televizionit, ndalimi i shtypit në gjuhën shqipe, pushimi nga puna i mijëra shqiptarëve e zëvendësimi i tyre me serbë, shprehin qartë qëllimin e autoriteteve zyrtare serbe për të zgjidhur problemin e shqiptarëve me forcë e terror dhe jo me dialog. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj kësaj gjendjeje. Aq më tepër nuk mund të qëndrojë Evropa, e cila si hartuese e hartës ballkanike në fillim të këtij shekulli, ka jo vetëm përgjegjësinë morale, por edhe historike për martirizimin e shqiptarëve në Jugosllavi. Shqiptarët në Jugosllavi, që përfaqësojnë popullsinë autoktone më të vjetër nga të gjithë popujt e këtij shteti, që zënë vendin e tretë për nga numri i popullsisë midis kombeve që formojnë Jugosllavinë, që rrojnë prej shekujsh në trojet e veta e në një territor kompakt, nuk kërkojnë asgjë të drejtë më shumë nga ç’kanë serbët, sllovenët, kroatët ose maqedonasit. Por ata nuk kanë pranuar e nuk do të pranojnë të kenë edhe më pak. Ata duan të jenë subjekt i barabartë si dhe kombet e tjerë që përbëjnë Jugosllavinë. Shqiptarët duan t’u njihet e drejta të vendosin vetë për fatin e tyre. Ata dëshirojnë të rrojnë në një federatë ose konfederatë jugosllave, nëqoftëse edhe kombet e tjera janë për këto forma qeverisjeje. E drejta e vetëvendosjes së kombeve është një nga të drejtat më të mëdha që ka fituar njerëzimi, prandaj është sanksionuar edhe në Kartën e OKB-së, dhe aktualisht është shndërruar në një nga parimet themelore të proceseve demokratike që po ndodhin në Evropë dhe në botë. Përsa i përket Shqipërisë, ajo është për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Jugosllavinë, për një bashkëpunim të gjerë e të gjithanshëm me të. Ne do të punojmë në këtë drejtim edhe në të ardhmen dhe do të urojmë që në zgjidhjen e problemeve të Kosovës të mbizotërojë arsyeja, e urtësia, që ai të mos shndërrohet nga Serbia në një konflikt që do të ishte i rrezikshëm për paqen e sigurinë jo vetëm në Jugosllavi, por edhe në Ballkan e më gjerë. Populli shqiptar gjithnjë ka dashur e dëshirron sinqerisht të jetojë në miqësi me të gjithë popujt fqinjë. Marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Jugosllavinë, me Greqinë e Italinë, si dhe me të tjerët, bashkëpunimi sa më i ngushtë mbi bazën e respektit e të dobisë reciproke, përbëjnë një nga drejtimet themelore strategjike të politikës së saj të jashtme. Zoti Kryetar, Në këtë përvjetor të shënuar të formimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria bashkohet me urimet më të mira për forcimin e përparimin e saj, do të dëshironim të konfirmonte edhe një herë angazhimin e vet ndaj OKB-së, dhe Kartës së saj, si dhe përkrahjen për veprimtarinë e zhvilluar në dobi të paqes, të sigurimit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Respekti dhe vlerësimi ynë për Kartën e OKB-së, vjen nga fakti se ajo përmban një ideal demokratik për rregullimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, një ideal të reflekton eksperiencën tragjike të luftërave shkatërrimtare që patën përfshirë Evropën e botën gjatë këtij shekulli në mënyrë të veçantë të luftës së popujve kundër fashizmit, midis të cilëve ishte rreshtuar edhe populli shqiptar. Karta e OKB-së dhe «abthimi i saj korrekt, për mendimin tonë përbën kuadrin më të mirë për mbrojtjen e harmonizimin e interesave të shteteve e të popujve sovranë, të mbarë komunitetit botëror. Nëqoftëse do t’i përmbahemi kësaj Karte, konfliktet e ndryshme që lindin mund të zgjidhen në rrugë paqësore e në dobi si të palëve, ashtu edhe të paqes e sigurisë së përgjithshme. Rëndësia e OKB-së, na duket se rritet akoma më shumë në kohët aktuale kur mjaft probleme të tilla si çarmatimi, ruajtja e ambientit, lufta kundër drogës, përparbimtja e zhvillimin ekonomik të mbarë vendeve, mbrojtja e fëmijëve, zhvillimi i arsimit, shkencës e teknologjisë, janë kthyer në probleme globale, të cilat nuk mund të zgjidhen me përpja- (Vijon në faqen 2) Në këtë kontekst nuk mund të mos vlerësohen dhe të mos konsiderohen si premtuese ndryshimet që kanë ndodhur në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Sovjetik, marrëveshjet që ato kanë përfunduar lidhur me çarmatimin, përgjithësisht mënyra si e konsiderojnë ato sigurimin reciprok e atë të përgjithshëm. Ngushtësia midis superfuqive do të bëhej globale dhe do të shtrihej edhe në sektorë të tjerë përveç atyre të armëve, do të çonte në rezultate të dobishme për të gjithë. Megjithëkëte, në gjendjen që ndodhemi nuk mund të themi se politikat e praktikat e lindura nga konceptet e blloqeve janë kapërcyer. Më e keqja është se ende nuk po hiqet dorë nga prepotenca e frymëzura nga politika e forcës, që pasqyrohet në vazhdimin e përpjekjeve për t’u imponuar të tjerëve modele, standarde e skema të ndryshme të zhvillimit politik ose shoqëror. Jeta ka treguar se presionet për t’i bërë këto të detyrueshme për çdo vend, kanë çuar në konflikte, nga të cilat bota vuan e dhe sot. Zoti Kryetar, Shqipëria i ka ndjekur me vëmendje dhe i ka përshëndetur pa mëdyshje proceset demokratike që po zhvillohen aktualisht në Evropë. Të një rëndësie të veçantë, dhe jo vetëm për Evropën, në konsiderojmë procesin e KSBE me të cilin vendi ynë tashmë është bashkuar dhe ka marrë pjesë në një numër veprimtarish të tij. Populli shqiptar në të gjithë kohët e në të gjitha epokat e ka ndarë fatin e vet me atë të popujve të këtij kontinenti. Pikërisht për këtë Shqipëria e ndjen veten pjesëtare aktive të proceseve që ndodhin në Evropë. Ajo pret me interesim mbledhjen e nivelit të lartë që do të mbahet në Paris, e cila, duke u mbështetur në aktet themelore të Helsinkit e të dokumenteve të tjera të KSBE, do të bëjë institucionalizimin e saj. Shqipëria, që dëshiron të marrë pjesë me të drejta të plota në mbledhjen e Parisit, do të punojë në frymën e detyrimeve që do të rrjedhin prej saj. Të gjitha ato përpjekje, iniciativa ose ide, që synojnë likuidimin e ndarjes e përcarjes së Evropës në blloqe e në zona influence ose në format e tjera që i ka lënë trashëgim e kaluara, që synojnë respektimin e lirisë, pavarësisë e të sovranitetit të secilit popull e shtet, kanë mbështetjen pa rezerva të vendit tonë. Çdo propozim e veprim për uljen e tensionit, të forcimit të paqes përmes dialogut e mirëkuptimit, në barazi e respekt të plotë reciprok, çdo vendim e sugjerim që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të lirive kombëtare e demokratike, do të ketë, gjithashtu, tërë përkrahjen tonë. Ndryshimet aktuale që po ndodhin në Evropën Qendrore e Lindore, situatat komplekse e ende të pafundura që po krijohen në këtë rajon të madh, kontradiktat e reja e të shumllojshme që lindin, e cilat nuk diktohen nga format e vjetra, por pasqyrojnë të kohën, kërkojnë nga të gjithë një reflektim serioz dhe një ndjekje të kujdesshme të tyre. Vetëm ekzaltimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut nuk mund të jetë al çelës magjik që do të zgjidhë problemet e mëdha, bile do të thoshim dhe dramatike të këtyre vendeve. Është fakt i dëshmuar që në disa vende këto lëvizje po çojnë në një anarshi, në një rënie e degradim të jetës politike, shoqërore e ekonomike, në ndjeshje e përplasje me karakteristika të luftës civile. Ashtu si gjithë bota, edhe vendet evropiane ndodhen në shkallë të ndryshme të zhvillimit ekonomik, shoqëror etj., që janë rezultat i rrugëve të ndryshme historike të zhvillimit e që të gjitha së bashku kanë përcaktuar e kushtëzuar edhe mënyrën e tyre të jetesës politike. Do të ishte e dëshirueshme që të gjithë vendet evropiane të ndodheshin në të njëjtin nivel ekonomik, politik, kulturor etj. Por vetëm me këshilla, sado të urta që të jenë, sipas mendimit tonë, ky nivel nuk mund të arrihet dhe kontradiktat e konfliktet nuk do të mënjanoheshin. Jeta e ka treguar se pa një zhvillim të të gjithëve nga pikëpamja ekonomike, pa një bashkëpunim të frytshëm që krijon mundësi përparimi e për të tjerët, pa vendosjen e marrëdhënieve të sinqerta e të barabarta midis shteteve, që do të përcaktonin parimet e ndarëdhjen në punët e brendshme në çfarëdo formë qoftë, nuk mund të arrihet asnjë sigurim i vërtetë, ashtu si nuk mund të krijohet një bashkësi demokratike, përparimtare dhe e qëndrueshme e popujve evropianë. Ndryshimet në Evropë çuan edhe në bashkimin e Gjermanisë, i cili hoqi një nga problemet e mprehta që ka dominuar skenën politike evropiane në këto 45 vjetët e fundit. E drejta e kombit gjerman për t’u ribashkuar, është një e drejtë e padiskutueshme. Zgjidhja e problemeve të tilla si bashkimi gjerman në mënyrë paqësore, është një shembull i mirë edhe për probleme të tjera të kësaj lloji që ka lënë trashëgim historia. Ato ndihmojnë shumë edhe për demokratizimin e marrëdhënieve, ndërkombëtare, për forcimin e paqes e të sigurisë, për krijimin e kushteve për një bashkëpunim të sinqertë e të konstruktiv midis popujve. Shqipëria uron sinqerisht që Gjermania e bashkuar, e cila përfaqëson një fuqi të madhe ekonomike e politike, të përbëjë një faktor paqeje e stabiliteti në Evropë e më gjerë dhe t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të kontinentit tonë të vjetër. Në kuadrin e procesit të bashkëpunimit e sigurisë evropian po marrin rëndësi të veçantë edhe bashkëpunimet rajonale. I tillë është edhe procesi i bashkëpunimit ballkanik, të cilit Shqipëria i jep një rëndësi të veçantë. Ajo bën të gjitha përpjekjet për të dhënë kontributin e saj maksimal në përparimin e suksesin e tij. Ne mendojmë dhe përpjekësitë të bindur se ky proces kontribuon jo vetëm për forcimin e sigurisë e të bashkëpunimit, në këtë rajon maft delikat, por i shërben drejtpërdrejt edhe çështjes së paqes e stabilitetit në Evropë e Mesdhe. Por Ballkani ka edhe problemet e tij specifike, të cilat e kanë lënë prapa në mjaft drejtime dhe e pengojnë të bashkohet me rrjedhat evropiane e të bëhet një faktor integrues i kontinentit tonë. Problemi themelor, ose më mirë të themi burimi i të gjithë konflikteve, urindjve e mërive midis shteteve ballkanike gjatë këtij shekulli ka qenë ai i minoriteteve kombëtare. Ka ardhur koha dhe proceset demokratike po ndodhin në Evropë e në gjithë botën e imponojnë që vendet ballkanike këtë problem ta ballafaqojnë me urtësi, racionalitet e objektivitet. Sado i komplikuar e i vështirë që të duket, ne mendojmë se afol zgjidhjet si gjendim dhe minoritetet t’i integrojmë nga një model sherri në një uri lidhje komunimit e bashkëpunimi, afërmi rrugët e minoritarët e zgjidhjes sëndon. Përsa i përket Shqipërisë, ajo ka vullnetin e mirë dhe është e gatshme të japë kontributin e saj