19/04/1990
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 prill 1990

DEMOKRATIZIMI I JETËS EKONOMIKO - SHOQËRORE FUQIZON MENDIMIN DHE VEPRIMIN E POPULLIT

— Fjala e shokut Ramiz Alia në Plenumin e 10-të të Komitetit Qendror të Partisë — Shokë, Gjatë tre muajve që kanë kaluar që nga Plenumi i 9-të vendi ka jetuar një fazë të re ngritjeje revolucionare. Populli i mirëpriti vendimet e këtij plenumi dhe u frymëzua për veprime që synojnë përsosjen e pandërprerë të shoqërisë sonë. U forcua më tej roli i masave dhe u rrit vetëdija e tyre për përgjegjësinë politike që u takon. Nga informacionet që ka marrë Komiteti Qendror del se gjatë kësaj kohe janë vënë më shumë në aktivitet Partia, organet e pushtetit dhe ato të ekonomisë. Pjesëmarrja e masave në tërë veprimtarinë shoqërore ka qenë më efektive. Debati shoqëror për zgjidhjen e drejtë të problemeve është gjallëruar më tej. Gjatë këtyre dy-tre muajve, në zbatim të vendimeve të Plenumit të 9-të, u bënë zgjedhje e rizgjedhje të mjaft kuadrove. Një pjesë prej tyre u riafirmuan, një pjesë u zëvendësuan me shokë të rinj, më të aftë. Vetëm në Tiranë u ndryshuan 266 drejtorë, shefa e funksionarë të ndryshëm. Dëshiroj të vë në dijeni shokët se duke bërë këto ndryshime po gjejmë zbatim më mirë edhe vendimet e Plenumit të 8-të të Komitetit Qendror për vendosjen e një raporti numerik sa më të drejtë midis funksionarëve me parti dhe atyre pa parti në organet shtetërore. Kështu, për shembull, në aparatet e dikastereve e të institucioneve qendrore sot komunistët përbëjnë vetëm 33 për qind të numrit të përgjithshëm të nëpunësve e funksionarëve, ndërsa 67 për qind e tyre janë pa parti. Në rrethin e Tiranës, në numrin e përgjithshëm të kuadrove e të personelit inxhiniero-teknik që drejtojnë ekonominë e kulturën, në kombinatet, uzinat, fabrikat, ndërmarrjet e kooperativat bujqësore, afro 17,5 për qind janë komunistë, ndërsa rreth 82,5 Sukseset tona në të gjitha fushat lidhen me rolin e Partisë, me emrin e Enver Hoxhës, që e udhëhoqën me urtësi e vendosmëri popullin shqiptar nga njëra fitore në tjetrën. Për këtë populli e do Partinë dhe është i lidhur si mishi me kockën me të, për këtë arsye populli e Partia e respektojnë Enver Hoxhën dhe ndjekin me konsekuencë mësimet e tij. Plenumi i 10-të i Komitetit Qendror është themelimi i punës që bëmë në Plenumin e 9-të. Objektivi kryesor në mbledhjen e sotme ishte diskutimi i masave për përsosjen e mekanizmit të ekonomisë. Thelbi i tyre, siç e theksoi shumë mirë shoku Adil në raportin që mbajti, është forcimi i efektivitetit të ekonomisë, krijimi i kushteve për vetëfinancimin në ndërmarrje, për pjesëmarrjen e punonjësve të tyre në shpërndarjen e fitimit mbi plan që krijojnë, për vendosjen e raporteve që kërkon koha midis centralizimit e kompetencave të bazës gjatë hartimit e zbatimit të planeve, për rritjen e rolit të metodave ekonomike e të tregut, për afrimin e çmimeve me vlerat. Për këto çështje themelore është synuar të jepen zgjidhje të reja në rrugë socialiste, si dhe të zbatohen kriteret që kërkon një ekonomi intensive e me zhvillime dinamike. Prodhimi ka nevojë për zgjidhje afatgjata, që u hapin rrugë të gjithëve për kompetenca reale e iniciativë, jo për rregulla e veprime mekanike, që vetëm bëjnë retushe e që të lënë në mes të rrugës. Mekanizmi i tashmë i ekonomisë do të kërkojë rritjen e mëtejshme të rolit të shkencës në përpunimin e politikave të zhvillimit. Përfeksionimet që u diskutuan dhe u miratuan në këtë plenum janë rrjedhim logjik i kushteve objektive të krijuara. Bëjmë ndryshime në front të gjerë, sepse ka evoluar situata ekonomike e vendit, është ngritur përgatitja ideo-kulturore e nje- në organet shtetërore. Kështu, për shembull, në aparat e të personelit inxhiniero - teknik që drejtojnë ekonominë e kulturën, në kombinaten, janë komunistë, ndërsa rreth 82,5 për qind janë pa parti. Zhvillimi i vijës së masave, siç e kishim parashikuar, u shoqërua me ngushtimin e terrenit të burokratizmit. Lidhjet e organeve të Partisë e të pushtetit me punonjësit janë forcuar më tej. Kritika e autokritika bëhen më me guxim. Masat punonjëse manifestuan kulturë, maturi dhe ekuilibër në zgjidhjen e detyrave dhe marrjen e vendimeve. Ky është një inkurajim i madh për Partinë për të ecur me konsekuencë në këtë rrugë. Aftësia e masave për t'i përdorur në funksion të përparimit socialist mjetet, ligjet dhe institucionet demokratike shpreh drejtësinë e vendimit të Partisë. Në të kundërtën, shpërdorimi i tyre do të na bënte të vinim gishtin kokës. Plenumi i 9-të i pasqyroi qartë karakterin luftarak e antiburokratik të Partisë sonë. Zhvillimi i hapur i mbledhjeve të organizatave - bazë, me pjesëmarrjen e lirë të anëtarëve të kolektivit, e vuri veprimtarinë e tyre, të gjithë komunistëve, në kontrollin e drejtpërdrejtë të masës, rriti rolin krijues të punonjësve në përpunimin e planeve e të direktivave të zhvillimit, forcoi unitetin e popullit me Partinë. Duke afirmuar këta hapa inkurajues, duhet të jemi të vetëdijshëm se në këtë fushë kemi e do të kemi shumë për të bërë. Lufta për demokratizimin e jetës së vendit është një proces historik që duhet të shoqërojë hap pas hapi socializmin. Masat aktuale në fakt përbëjnë një cikël të dytë, një fazë të re, të periudhës historike që filloi në prag të viteve '70, me fjalimet e mirënjohura të shokut Enver Hoxha dhe vendimet që mori Partia në atë kohë për revolucionarizimin e gjithanshëm të jetës së saj e të gjithë vendit. Partia jonë do të ecë me vendosmëri në rrugën që i ka caktuar vetes. Vendimet që morëm në Plenumin e 9-të dhe që po i zhvillojmë e konkretizojmë më tej me mbledhjen e sotme, u përgjigjen interesave të popullit e të atdheut. Synojmë në rritjen e rolit e masave, që punëtorët, fshatarët, inteligjencia, rinia, vetë populli, të jetët i vërtetë i vendit dhe të ushtrojë në çdo fushë, në ekonomi, kulturë e mbrojtje pushtetin e sovranitetin e vet. Synojmë të revolucionarizojmë jetën e vendit e të Partisë, nëpërmjet forcimit të demokracisë socialiste, në mënyrë që të zhvillohet mbarë ekonomia, të rritet interesi i punonjësve për çdo fushë të veprimtarisë shoqërore, të përmirësohen pareshtur kushtet e jetesës. Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, duke filluar që nga anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë e të Qeverisë, se zbatimi i detyrave që kemi përcaktuar nuk është i lehtë. Ndryshimet gjithnjë janë të vështira. Këtu ndërthuren shumë faktorë: edhe të traditës, edhe të kulturës, edhe të kushteve materiale. Të marrim çështjen e kompetencave. Të gjithë jemi dakord se nuk mund të rritet roli i masave dhe iniciativa e tyre, pa hequr dorë nga centralizimi i tepruar i kompetencave në organet qendrore ose në komitetet ekzekutive. Por burokratizmi e rutina nuk zhduken lehtë. Që të heqësh dorë nga diçka, duhet të mësosh të bësh diçka tjetër, më të kualifikuar. Të bësh një punë që ia ke marrë dorën me dhjetëra vjet është më lehtë se sa të përshtetosh një mënyrë të re drejtimi. Të mësuar të përdorin të drejta të të tjerëve dhe të sigurojnë autoritetin me urdhra e vendime personale, ka disa zyrtarë që bëjnë pyetjen: «Po ne, me çfarë do të merremi tani?». Harronjë këta shokë që organet qendrore ose komitetet ekzekutive nuk janë për të ndarë fondet dhe bazën materiale, por për t'u marrë seriozisht e me kompetencë me përpunimin e politikave të zhvillimit në fusha përkatëse, me strategjinë e përparimit teknik e teknologjik, me studime e përgjithësime me vlerë, të nxjerra nga praktika, nga kontakti e kontrolli në ndërmarrjet e sistemit të tyre. Në kushtet e sotme është bërë e mundshme një rindarje mbi baza shkencore e detyrave dhe funksioneve në tërë piramidën e aparatit drejtues. Plenumi i 9-të i Komitetit Qendror të Partisë kërkoi një rregullim të ri të jetës shoqërore dhe ekonomike, të mbështetur mbi një disiplinë, mbi norma e ligje të njëhsuara, që nuk njohin përjashtime. Masat janë inkura­juar për të vënë nën kontroll çdo veprim që kryhet. Por rruga që duhet të përshkojmë për të arritur objektivat që kemi është e gjatë. Ajo do të ndihesh në rezistencë si nga elementë që nuk kuptojnë zhvillimin, ashtu edhe nga elementë që përpiqen të dëmtojnë socializmin. Të mos harrohet se edhe në këtë fushë zhvillohet luftë klasore. Kështu, duket gjë e thjeshtë zbatimi i vendimit për zgjedhjen e kuadrove, të drejtorëve, të udhëheqësve të institucioneve të ndryshme, direkt nga kolektivat. Megjithatë, zbatimi i vijës së masave u ka shkaktuar telashe disa organizmave të Partisë, të pushtetit e të ekonomisë. Për pasojë, bëhen veprime procedurale që e pengojnë artificialisht zbatimin e vullnetit të popullit, ka presione mbi kolektivat për të zgjedhur përgjegjësin e mëparshëm, duke votimet bëhen të hapëta, me qëllim që të aprovohet kandidatura e përfshirë nga presidiumi i mbledhjes, diku sa ngatërrohet e dembelë përfitojnë nga e drejta demokratike e zgjedhjes nga poshtë për të diskredituar ata kuadro që kërkojnë llogari e disiplinë etj. Ja një shtirësi tjetër që duhet kapërcyer me durim, me punë edukative këmbëngulëse, por edhe me vendosjen e rregullave të qarta e të sakta. Gjithë punën që zhvillohet për zbatimin e vendimeve të Plenumit të 9-të Partia duhet ta ndjekë në proces. Në qoftë se në Tropojë në ndonjë rreth tjetër kolektivët i refuzojnë disa rekomandime të organeve përgjegjëse për zgjedhjen e poste drejtues, kjo duhet të shqetësojë komitetin e Partisë dhe atë ekzekutiv të rrethit që të njohin më mirë gjendjen dhe të frekuentojnë kontaktet me popullin. Në qoftë se në rrethin e Beratit thuhet se Komiteti i Partisë mund të kryejë detyrat dhe vetë edhe me aysëm e efektivit, tani duhet kaluar në veprime. Në qoftë se, më në fund, në gjithë vendin u diskutua për njësimin e kërkesave të çdo vendi pune dhe u ripërcaktuan kriteret e nevojshme, ky diskutim duhet të shtrihet edhe në organet qendrore, duke përfshirë këtu edhe aparatin e Komitetit Qendror. Të kemi parasysh se forumet zgjidhen e përterihen periodikisht, sipas statutit e rregullave të brendshme të Partisë, kurse aparatet ngelen po ato. Edhe pas Plenumit të 9-të, aparatet, në mjaft drejtimi, në qendër e në rrethe, vazhdojnë thuajse si më parë, të kërkojnë nga të tjerët. Kurse elementara për të zbatuar vendimet e tij duhet të jetë: «ta fillojmë nga vetja». Kërkesat për instruktorët duhet t'i përshtaten kohës. Vendimet e Plenumit të 9-të shtrojnë detyrën e ngritjes në një nivel më të lartë të punës edukative bindëse të Partisë e të organizatave të masave. Tërë propaganda, me gojë e me shkrim, duhet t'u përgjigjet kërkesave të kohës. Ajo duhet të flakë tej formulat e slogane­t dhe të përdorë më shumë argumente, të përballojë me durim e kulturë pyetjet e problemet që dalin. Partia e organizatat e masave duhet të sqarojnë njerëzit, ashtu siç duhet të hedhin poshtë çdo ndikim të propagandës armiqësore që zhvillohet kundër vendit tonë e socializmit. Është e nevojshme të punohet pa u lodhur për forcimin e unitetit të popullit përreth Partisë, që është arma jonë e sprovuar. Të punohet me punëtorët e fshatarët, me inteligjencien e sidomos me rininë, që është e ardhmja e atdheut. Të punohet që të ruhen e të zhvillohen më tej vlerat njerëzore që ka krijuar socializmi, si dashuria për atdheun e lirinë e tij, ndershmëria e pastërtia morale, fryma revolucionare e r[?]primtare. Kurrë nuk është e tepërt që t'u shpjegohet masave se jo larg, por 45 vjet më parë, gati 85 për qind e popullsisë ishte analfabete. Ndërsa sot 75 për qind e rinisë ndjek shkollat e mesme. Nuk duhet harruar se më 1945 mosha mesatare e jetës së shqiptarit ishte 38 vjet. Tani i kalon të 70-tat. Jo larg por edhe 25 vjet më parë, vajzat e gratë shqiptare konsideroheshin si gjerë të dores së dytë. Tani mbi 60 për qind e arsimtarëve apo të mjekëve janë gra e vajza. Në Shqipëri s'ka papunësi, sikur nuk ka drogë e terrorizëm, s'ka pabarazi shoqërore, siç nuk ka papunë shqetësim kombëtar. Vendi zhvillohet e përparon para borxhe e vargonj skllavërues. Populli është i lirë në atdheun e vet sovran. Asnjë vështirësi a mungesë e përkohshme nuk mund të errësojë këto fitore të popullit e të socializmit. Transformimet e mëdha ekonomike, politike e sociale që e nxorën vendin nga stadi feudal në jetën moderne, nuk mund të arriheshin në asnjë rend tjetër shoqëror, veç shoqërisë socialiste, ku populli e pushtetin janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Këto arritje nuk mund të bëheshin realitet nëse në Shqipëri nuk do të kishte një jetë të lirë e demokratike, ku të drejtat e detyrat e qytetarit janë të harmonizuara me interesat e mbarë shoqërisë. (Foto: ATSH) sh[e] e që të lenë ka evoluar situata ekonomike e vendit, është ngritur përgatitja ideo - kulturore e njerëzve, është akumuluar përvojë e pasur dhe lidhjet midis subjekteve ekonomike janë të qëndrueshme. Këto ndryshime Partia i nxit dhe i orienton për të hapur perspektiva të reja zhvillimi, për ta vënë sistemin ekonomik e financiar në shërbim të progresit teknik dhe për t'ia nënshtruar atë strukturave më racionale në prodhim, për të vjelur më shpejt pasuritë tona natyrore dhe për të ngritur mirëqenien e popullit. Forca mobilizuese e planit duhet të përforcohet kudo me nxitjen dhe interesin ekonomik. Ndryshimet që ka frymëzuar Partia në fushë të marrëdhënieve në prodhim dhe që po i ligjërojmë në këtë mbledhje të Plenumit të Komitetit Qendror janë një kontribut me vlerë edhe në vetë shkencën e ekonomisë politike socialiste. Konceptet teorike ekonomike duhet të zhvillohen e pasurohen bashkë me transformimet që ndodhin në ekonomi. Ato marrin një përmbajtje të re sidomos në stadin intensiv të zhvillimit të saj. Mund të thuhet pa gabuar, ashtu sikurse socializmi është një proces i gjatë zhvillimi, po ashtu, dhe teoria ekonomike e tij është vazhdimisht në perfeksionim. Ajo kurdoherë duhet t'i hapë rrugë aktivizimit me frytshmëri më të lartë ekonomik-shoqërore të gjithë resurseve të zhvillimit që zotëron vendi. Masat për të cilat diskutuan do të shoqërohen me norma të reja të edukatës ekonomike e morale, me një psikologji e një qëndrim tjetër, më aktiv, ndaj punës dhe pronës shoqërore. Të gjitha këto kërkojnë një ndryshim të synimeve në frontin e edukimit, me qëllim që të bashkërendohen puna e tij me veprimin e mekanizmit ekonomik. Kjo duhet të fillojë që nga tekstet shkollore, shtypi e propaganda, deri tek puna edukative e Partisë. Kështu, edukimit nuk i humbet, por i rritet pesha në jetën e shoqërisë. Levat dhe metodat ekonomike nxitin mendimin, interesimin dhe përgjegjësinë e çdo punëtori e specialisti, të çdo organizmi ekonomik. Në kushtet kur nevojat e riprodhimit të zgjeruar do të financohen nga burimet e ndërmarrjes dhe me kredi; kur një pjesë e të ardhurave të punonjësve e të drejtuesve do të kushtëzohet e do të përcaktohet nga shkalla e realizimit të së ardhurës neto në qendër; kur detyrimin ndaj organeve qendrore për prodhimin në natyrë do të jenë kryesisht furnizimet jashtë repartit dhe drejtimeve, të përcaktuara me llogari më vete i ndërmarrjes merr peshë reale. Në këto kushte, secili punonjës e kuadër është drejtpërdrejt i interesuar të thotë fjalën e vet për mbarëvajtjen e punës në ndërmarrje e të kërkojë llogari për organizimin sa më të ndershëm të prodhimit, për zbatimin e një teknologjie sa më të përparuar, për disiplinën e rregullat nga punëtorët, për administrimin me nikoqirllëk të vlerave, për kursim të lëndës së parë, për të patur në drejtim njerëz sa më të aftë e numër sa më të vogël. Kështu, masat revolucionarizuese për zgjerimin e demokracisë socialiste nuk do të mbeten parime në përgjithësi, por do të të lihen edhe me interesin material të punonjësve, sepse këta, nga fitimi mbi plan që mund të sigurojë ndërmarrja, -ka në drejtim të shpërblehen deri me tri paga plus në vit. Për rrjedhim, merr forcë me reale edhe kon- (Vijon në faqen 2)

(Foto: ATSH)

Shoqëria jonë i ka të gjitha mundësitë për progres. Këto mundësi në ekonomi e në fusha të tjera të jetës shoqërore do t’i vëmë në zbatim e do t’i kthejmë në arritje të reja me forcën e bashkuar të popullit, në interes të tij e të ndërtimit socialist.